Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    Mado: Kur iki nuk kthehem mė


    Ndahet nga jeta nė moshėn 59-vjeēare poeti Jamambėr Marko.
    Amaneti i fundit ėshtė njė titull pėr poezitė e pabotuara. Bashkėkohėsit flasin pėr krijimtarinė e Markos sė ri

    Kjo ėshtė fjalia e fundit qė tha Jamarbėr Markoja (1951-2010), biri i shkrimtarit Petro Marko, mesnatėn e sė shtunės, pak para se ora tė lajmėronte fillimin e ditės sė re. E motra, Arianita, e kish pyetur sesi donte qė ta titullonte vėllimin tjetėr me poezi tė pabotuara, qė ajo i ruan nė disa blloqe. Pasi iu pėrgjigj, mbylli sytė dhe i dha fund lėngatės 4 mujore nė apartamentin qė ndodhet nė bulevardin "Zogu I", aty ku kanė jetuar gjithė jetėn Markot. Muret e dhomės sė vogėl ku ai rrinte, lexonte, shkruante, vuante, janė plot me objekte. Shihet aty korniza e vogėl qė mban njė pikturė tė Rilindjes, trofeu nė qeramikė i Ēmimit tė Letėrsisė (1995), njė flamur me stemėn e Juventusit, njė fotografi me fėmijė.

    Kjo ėshtė ajo botė e bukur e Mados, qė rri kundruall me atė tė vuajtjes.
    Gruaja qė i ka shėrbyer 9 muajt e fundit, tregon se ai dje ka kėrkuar tė dalė nė dritare, tė shoh atė copėz botė qė gjallon nė rrugicėn e "Dervish Hatixhesė". Tė dyja gratė, ajo bashkė me Arianitėn, nuk arritėn t'ja plotėsonin kėtė dėshirė. Ceroza nė mėlēi e kishte rėnduar shumė kohėt e fundit, aq sa i mori jetėn nė moshėn 59-vjeēare.
    Safoja 85-vjeēare, e ėma, hahet prej kohėsh me sėmundjen e alzheimerit dhe nuk e di qė i biri po largohet pėrgjithmonė prej saj. Arianita ka vendosur ta durojė vetėm edhe kėtė shuplakė tė rėndė tė fatit. Ka preferuar qė nė kėtė "shfaqje tė fundit" tė jetė me rrethin e ngushtė tė tė afėrmve dhe fqinjėve, qė kanė qenė pėrherė aty.

    Komshinjtė kujtojnė ēdo detaj tė jetės sė Mados, ēapkėnllėqet nė vogėli, rezultatet e shkėlqyera nė shkollėn e mesme, pasionin pėr gazetarinė gjatė studimeve tė larta (qė i pėrfundoi mė 1974). Mė tej filli kėputet. Ēehrja u ndryshon dhe sikur bezdisen tė flasin. Nė moshėn 24-vjeēare Jamarbėr Markoja u dėnua me 7 vite burg nga regjimi i Hoxhės, pėr "propagandė antikomuniste". Arianita tregon se jeta nė Spaē i shkatėrroi jetėn. Asaj I godasin si ēomangė nė kokė fjalėt e fundit nė agoni tė tė vėllait: "Shkuan ta arrestonin, po ai pati fat, kishte vdekur". Tani ajo po i merr vesh kuptimin.
    Veē historive tė bukura qė u thoshte miqve tė tij, kur pinin nga njė gotė te bari i qoshes nė rrugėn "Fortuzi", Madoja kishte qindra tė tjera tė trishta pėr kohėn e burgut. Ata i tregonte me ironi qė ther nė shpirt.

    Fqinjėt kishin qejf ta kishin pranė kėtė njeri "qė siē prodhon toka bimėn, i prodhonte truri poezitė", "qė thoshte fjalė magjike", "qė i jepte mend tė gjithėve".
    Mirė fqinjtėt, po tė tjerėt, ku ishin dje? Ku janė bashkėkohėsit, njerėzit dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tė kulturės?
    Ata qė e marrin vesh rastėsisht, mbeten tė ēuditur qė Madoja nuk ėshtė mė.
    Ka prej tyre qė nuk ngurrojnė tė thonė dy fjalėt pėr krijimtarinė e tij pas 90-ės, duke iu referuar dy veprave: "Rastėsisht me dashje" (1995) dhe "Pro Nobis" (2001).
    Ka tė tjerė bashkėkohės qė nuk i njohin veprat.
    Shkrimtari Agron Tufa, e shpjegon pėrse-nė.
    "Nuk ka lakmuar as lavdi, as vend nė poezinė shqipe. Prandaj dhe mbeti fare pak i njohur, sikundėr edhe shkalla karakteristike e indiferencės sė kritikės sonė letrare jofunksionale. Mbetet njė autor jashtė referencial, i papėrsėritshėm nė zėrin e vet dhe i pakrahasueshėm".
    Pėr poetin Arjan Leka "Maduja shkruante i shkėputur nga ritmi i botimit dhe lexuesit tė tij".
    Njė tjetėr njeri i letrave, romancieri Zija Ēela e vlerėson poezinė e Mados pėr sinqeritetin. "Jamarbėri nuk shkruante arsyeshėm, nuk shkruante pse poeti duhet tė shkruajė, ai derdhte nė letėr klithmat e veta", shprehet Ēela.
    Pėr kėta njerėz, vetmia dhe jeta plot vuajtje e tij kanė lindur poezinė. Ai thjesht i hapte udhėn dhe i zbrazte nė letėr.
    Tė gjithė janė nė njė mendje, qė vlera mė e madhe e Markos sė ri, si poet, ėshtė fakti se ai nuk derdhi helm nė poezinė e tij, e la atė tė bukur e tė pastėr. Kur e pyesim Tufėn se ēfarė tiparesh e bėjnė krijimtarinė e Mados tė qėndrojė veēmas nė poezinė e pas 90-ės, ai pėrgjigjet: "Drama e qetė meditative, puna e tendosur e mendimit, metafora asketike. E pėrsėris nė formė tjetėr: ai ėshtė njė shpend krejt i pangjashėm nė peizazhin e poezisė shqipe".
    Nuk mund tė rrihet gojė kyēyr pėrpara vlerėsimit qė merr shkrimtari dhe artisti shqiptar si nė tė gjallė tė vet, por edhe kur largohet nga jeta. "Ata nuk e njohin njė kafe njerėzore nė shtėpinė e shkrimtarit tė vdekur", thotė Zija Ēela pėr politikanėt dhe qeveritarėt dhe pėr qėndrimet e ftohta qė jo rrallė mbahen nė kėsi rastesh.


    http://www.shekulli.com.al/2010/09/0...thehem-me.html

    __________________________________________________ __________________

    Cfare emri ti vesh ketij palo shteti te udhehequr historikisht nga provinciale qe kurre nuk i ktheu syte nga nje familje e rralle qytetare ?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Krimet qė ka bėrė Enver Hoxha dhe Komunizmi Shqiptar ndaj kėsaj figure janė makabre. E kanė lėnė tė katandiset familja e vet sikur tė jenė pabuksa. Biri i Petro Markos, njėri i cili qe mik i ngushtė i figurave mė tė njohura botėrore si Ernest Hemingway, Giuseppe Saragat, Sandro Pertini, Pablo Picasso, Antonio Gramsci, Pablo Neruda, Palmiro Togliatti e shumė tė tjerė qė i ka njohur dhe nė Spanjė. Pamvarsisht idealeve tė tija ka qenė intelektual i jashtzakonshėm. Nuk ke ctė thuash, keq tė vjen.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Krimet qė ka bėrė Enver Hoxha dhe Komunizmi Shqiptar ndaj kėsaj figure janė makabre. E kanė lėnė tė katandiset familja e vet sikur tė jenė pabuksa. Biri i Petro Markos, njėri i cili qe mik i ngushtė i figurave mė tė njohura botėrore si Ernest Hemingway, Giuseppe Saragat, Sandro Pertini, Pablo Picasso, Antonio Gramsci, Pablo Neruda, Palmiro Togliatti e shumė tė tjerė qė i ka njohur dhe nė Spanjė. Pamvarsisht idealeve tė tija ka qenė intelektual i jashtzakonshėm. Nuk ke ctė thuash, keq tė vjen.

    Ke te drejte, por edhe keta qe jane sot pasardhesit e tyre i kane lene ne pike te hallit!

    Ngushellime familjes dhe i lehte qofte dheu!

    Do ishte teper e denje kush te kete mundesi te dergonin dicka me kete rast nenes se gjore dhe motres qe ka shkrire jeten per ta, mbasi jane ne kushte jo te mira!

    Ketu keni nje video kur u be thirrje para disa muajsh per kete familje te ndihmoej me sa te kishin mundesi! Ketu eshte numri i bankes:

    Raiffeisen Bank
    Ne Leke ose Euro-0000251473


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _AuLoNa_ : 05-09-2010 mė 22:13
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ke te drejte, por edhe keta qe jane sot pasardhesit e tyre i kane lene ne pike te hallit!

    Ngushellime familjes dhe i lehte qofte dheu!

    Do ishte teper e denje kush te kete mundesi te dergonin dicka me kete rast nenes se gjore dhe motres qe ka shkrire jeten per ta, mbasi jane ne kushte jo te mira!

    Ketu keni nje video kur u be thirrje para disa muajsh per kete familje te ndihmoej me sa te kishin mundesi! Ketu eshte numri i bankes:

    Raiffeisen Bank
    Ne Leke ose Euro-0000251473


    http://www.youtube.com/watch?v=1YKqFjIzjtc
    Eh mor shoku, e kam parė kėtė me kohė, por sa para bėn, kėta mbetėn pa pinjollė. Familje tė tilla nė perėndim do kishin lulėzuar dhe do kishin vėndin qė meritonin nė shoqeri, e jo kėshtu. Mė pak Benza e BMW e mė shumė solidaritet do bėntė qė edhe pronarėt dhe biznesmenat shqiptarė tė lejnė njė tė ardhme mė kuptimplotė pėr fėmijėt e tyre. Nuk e kanė hic gjė tė ndihmojnė tė tillė njerėz. Petrua apo i biri nuk janė as tė parėt e vas tė fundit nė kėtė varg tė madh viktimash tė shoqerisė sonė, qė nuk duhet tė rrijė mė e ftohtė por tė tregohet solidare. Kur them solidare nuk kam parasysh asnjė ideologji politiko-sociale, kapitaliste apo komuniste, thjeshtė solidare si shqiptarė me njėri tjetrin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Ndėrroi jetė nė moshėn 59-vjeēare, pas njė sėmundje tė rėndė, poeti Jamarbėr Marko. Bir i shkrimtarit Petro Marko dhe i piktores Safo Marko, la pas fletore tė tėra me poezi tė pabotuara, tė cilat e motra Arianita Marko kishte vendosur t’ia botonte nė njė pėrmbledhje.

    Vetėm pak para se tė ndėrronte jetė, mesnatėn e sė premtes, ai i tha se e kishte vendosur titullin: “Nuk di tė kthehem”. Njė titull qė vjen si njė mesazh, si varg i fundit poezie pėr tė gjithė

    Ajo zbriti nė fund tė shkallėve tė ngushta. Njerėzit pėrreth i bėnė vend tė kalonte. Qėndroi e vetme dhe e priti tė vėllain. Pėr tė fundit herė e pėrcolli. Ai doli nga shtėpia dhe mė nuk do tė kthehet. Vėllai, Jamarbėri nuk jeton. Motra, Arianita e pėrqafoi, e puthi, e pėrkėdheli, foli dhe u pėrkujdes pėr tė fundit herė.

    Mesnatėn e sė premtes, (diēka mė shumė a mė pak), ai u largua nga kjo botė. I heshtur. Ashtu e fortė, ajo nuk bėri zė. As nėnės sė sėmurė nuk i tha. Ia fshehu Safos vdekjen e tė birit. Por nėna diē ndjeu. Me gjithė sėmundjen nxori zė e tha: “Zot, si do ta gdhijmė kėtė natė deri sa tė vejė ora 3 (e pasdites)”.

    E paratha Safoja orėn kur do e pėrcillte pėr nė banesėn e fundit birin, dhe Nita e respektoi vendimin e saj. “E shkreta unė, e kam sėmurė Madunė”... ajo e ndiente, edhe pse tė gjithė heshtėn para saj. Safo Marko vazhdon tė qėndrojė shtrirė nė shtrat dhe nė ndonjė ēast kthjellimi ndoshta edhe ėshtė ēuditur sa shumė njerėz hyjnė e dalin nė dhomėn e saj. Ndoshta edhe e ka kuptuar se diēka nuk shkon me Madunė e saj...

    Miqtė e tė afėrmit, vetėm ata venė e vijnė nė familjen Marko. Por janė tė paktė. E ēuditshme se si pret qė kur largohet nga jeta njė njeri, njė bir arti, njė poet, artist si ai, pret qė njerėzit tė derdhen lumė e qė bulevardi “Zogu i Parė” deri te shkallėt e shtėpisė ku banoi shkrimtari Petro Marko tė jenė tė mbushura plot. Mungojnė njerėzit e kulturės. Ata qė emrin e kėsaj familje e zėnė nė gojė kur ua do puna tė mbahen me tė madh e qė i harrojnė sa kthejnė krahėt. Sot ata janė kaq tė paktė, sa tė zė trishtimi.

    Ėshtė njė trishtim qė i shtohet mortit qė ka rėnė, zymtėsisė sė kohės, e asaj tė apartamentit tė vogėl tė Markove tė mėdhenj. Poeti Xhevahir Spahiu, aktoret Rajmonda Bulku e Yllka Mujo janė personalitetet e vetme tė pranishėm. Ministri i Kulturės Ferdinand Xhaferaj, ka dėrguar vetėm njė mesazh ngushėllimi, dhe atė pėrmes zėdhėneses pėr shtyp... Mbi trupin e pajetė tė Jamarbėrit, nė njė kurorė me lule tė bėn pėrshtypje mesazhi i shkruar nė shirit: “Mirėnjohje pėr sakrificėn e familjes suaj. Me respekt ‘Bota e luleve’”. Ndonjėherė prej atyre qė nuk njeh vjen edhe respekti mė i madh.

    Jamarbėr Marko u nda nga jeta dje nė moshėn 59-vjeēare. Vuante poeti, jo vetėm prej sėmundjes, (diagnoza: cerozė nė mėlēi), por mė shumė prej tė kaluarave. Ngulmonte tė mos kurohej. Ishte njė vetėdorėzim, pėr tė cilin zor se mund t’ia ktheje mendjen. Diēka tej imagjinatės ndoshta kish ndodhur nė shpirtin e tij, shpirt poeti, dhe ai nuk kthehej dot mė. Iu dorėzua fatit, mendimeve tė tij, kėshtu hoqi dorė prej jetės apo prej vetes, ku i dihet. Madu nuk diti tė kthehej mė. Me gjithė pėrpjekjet, as Arianita nuk e ndryshoi dot vendimin e tij. Nuk i mbeti tjetėr veēse ta respektonte deri nė fund, t’i qėndronte pranė, se ai ashtu e zgjodhi ta kishte fundin, nė shtėpinė e babait, nė duart e motrės, pranė nėnės sė sėmurė. E patėn pyetur njė herė nė kishte frikė nga vdekja, dhe ai ishte pėrgjigjur: “Dy herė mė shumė dhe njė herė mė pak. Sepse kur ajo vjen, s’e dallon dot. Po iku, ti ke njė moment zhgėnjimi”. Por dje nuk u zhgėnjye, ajo e priti, nuk iku. Madu zgjodhi ta ndiqte pas. E nėse besonte nė njė botė tjetėr, kushedi, ndoshta ka fatin qė tė paktėn tani tė jetė “njė pemė pa lule, pa frutė, me vetėm pak qiell”. Tė shijojė lirinė, atė qė i pat munguar gjatė viteve tė burgut nė Spaē e ndoshta edhe gjatė burgut prej sė gjalli qė pėrjetoi ashtu i tėrhequr dhe i lėnė nė harresė.

    Ajo qan nė heshtje, ashtu siē ėshtė mėsuar tė jetojnė Markot. Edhe britmat i ka tė tilla, tė heshtura. “Ai ishte vėllai im”, vetėm pėr tė thėnė kėtė nxori zė. Si pėr tė thėnė se tani e qara ishte e pėrligjur, se tani mund ta hidhte poshtė petkun e “tė fortės” pėr tė shprehur dhimbjen. Ajo i qėndroi pranė deri nė fund, ashtu si vetėm njė motėr qė e do shumė vėllain mund ta bėjė. E me gjithė vuajtjen, prapė e fortė ajo gjen kurajė tė flasė pėr tė vėllain, pėr ēastet e tij tė fundit e mbi tė gjitha pėr pėrmbledhjen e fundit me poezi, tė cilės pak para se tė vdiste, Jamarbėr Marko ia vendosi vetė titullin: “Nuk di tė kthehem”.

    Arianita Marko: “Donte tė jetonte dhe tė vdiste pa bėrė kompromise”

    Pyetje: Arianita, si ishte gjendja e Jamarbėrit, sidomos kohėt e fundit?
    Arianita Marko: Gjendja e tij kohėt e fundit ishte e mjerė, donte asistencė, donte ndihmė, tė cilėn unė si motėr ia kam dhėnė. I kam dhėnė aq ndihmė sa mund t’i japė njė motėr njė vėllai qė e do shumė. Por ndihmė tjetėr nuk ka pasur.

    Ai nuk pranonte tė kryente vizita mjekėsore. Ishte sikur tė refuzonte tė jetonte, sikur e kishte vendosur fundin...

    Sepse ai kishte parė dhe ka parė tė gjitha gjėrat qė mund tė ndodhnin. Madu nuk gėnjehej kollaj. Ai donte tė vdiste nė shtėpi. Unė nuk bėra asgjė kundėr vullnetit tė tij, e mbajta nė shtėpi, i ndjenja afėr deri nė momentin qė ai iku.

    Pyetje: Ē’mendonte ai pėr gjendjen, sidomos tė kohėve tė fundit tė familjes Marko. Ēfarė thoshte gjatė bisedave qė keni pasur?

    Arianita Marko: Ne nuk bisedojmė, se s’jemi aq tė vegjėl pėr tė biseduar pėr gjendjet. Ne gjendjet i dimė, sepse prindėrit kanė kaluar disa periudha kohe, qė janė disa regjime, me disa ndryshime. Ne dimė se si vuajnė njerėzit, se si vuajnė artistėt, tė ndershmit, tė pasurit dhe i pranojmė. Ne dimė tė vuajmė dhe tė ikim nė heshtje.

    Unė pėr vete bėra njė thirrje, e theva heshtjen dhe nuk pendohem pėr kėtė. E bėra pėr tė kėrkuar ndihmė pėr kėtė familje qė meritonte pak mė shumė vėmendje, sepse u ka dhėnė shumė njerėzve si familje, si artistė. Ata i deshėn njerėzit, jetėn, panė zhgėnjimet qė kėrkonin tė vėrtetėn dhe qė pastaj... Kėrkova ndihmė jo pėr veten, por pėr tė mbajtur ata. Erdhi njė ndihmė modeste kohėt e fundit. Por dashuria ime si motėr dhe si nėnė pėr mamanė time nuk u ka munguar edhe nuk do t’u mungojė asnjėherė. Pėr vete jam sakrifikuar me gjithė shpirt pėr tre artistėt qė kam pasur nė shtėpi.

    Pyetje: Madu, siē i thėrrisnin tė gjithė, nė njė farė mėnyre edhe refuzonte t’i botoheshin krijimet e tij. Pėrse?

    Arianita Marko: Madu nuk ka dashur tė botoheshin shkrimet e tij, sepse ne qė fėmijė jemi mėsuar me botimet. Nuk ishim nga ata qė gėzoheshin kur botohej diēka pėr herė tė parė, e rėndėsishme apo e parėndėsishme qoftė. Ne ishim pėr botime me vlerė. Jo se ai ka refuzuar tė botonte por nuk e di, ndoshta...

    Pyetje: A ka lėnė dorėshkrime?

    Arianita Marko: Po. Madu ka lėnė pas shumė blloqe me poezi, qė them se ndoshta po tė jem gjallė do t’i botoj. Dje (tė premten) para se tė vdiste i thashė: Kam vendosur t’i botoj poezitė e tua. I kėrkova tė vendosnim njė titull dhe ai mė tha se e kishte njė nė mendje: “Nuk di tė kthehem”. Ėshtė njė titull qė ka shumė krah mendimi. Do tė thotė nuk di tė kthehem nga vdekja, nuk di tė kthehem nė jetė, nuk di tė kthehem nga fillimi, nuk di tė kthehem nė shpresė...

    Pyetje: Gjatė kohės kur ai ishte gjallė, a keni bėrė ndonjė pėrzgjedhje tė poezive qė do tė donit tė botonit?

    Arianita Marko: Nuk kam bėrė asnjė pėrzgjedhje poezish. Kam bėrė pėrzgjedhjen e asistencės mjekėsore. Ėshtė mė njerėzore tė pėrcjellėsh ata duke i pėrqafuar, duke i puthur, duke ndier afėrsinė si njeri se sa njė botim. Botimi vjen mė pas. Unė i ndjenja afėr tim vėllai si njeri.

    Pyetje: A vazhdonte tė shkruante gjatė kohėve tė fundit?

    Arianita Marko: Kohėt e fundit nuk mund tė shkruante, sidomos pas aksidentit.

    Pyetje: Si ishin momentet e fundit tė poetit?

    Arianita Marko: Momentet e fundit tė Madus... vdiq njė njeri duke vuajtur shumė. Zgjodhi tė vdiste nė dorėn time dhe unė ia mbajta dorėn deri nė fund duke e puthur, duke e pėrqafuar, duke i shtrėnguar dorėn deri nė grahmat e fundit. Se ishte mė mirė tė ndodhte nė krahėt e motrės se sa nė krahėt e ēdo njeriu tjetėr.

    Pyetje: Lexuesi e njeh si poet, bir i shkrimtarit Petro Marko dhe piktores Safo Marko, por si ishte Jamarbėri njeri?

    Arianita Marko: Madu ishte njė njeri qė vuajti gjatė gjithė jetės. Ishte shumė i veēantė. Ishte njė artist i lindur nė njė familje artistėsh. Donte tė jetonte dhe tė vdiste pa bėrė asnjė kompromis.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ndarje e trishtueshme me Jamarbrin!

    Ndarje e trishtueshme me Jamarbrin!


    Violeta Murati

    05/09/2010 09:55:00



    Nė moshėn 59-vjeēare Jamarbri la shtėpinė e tij tė vjetėr, rrugės sė trenit, dhe dritaren ku lėshonte ditėt mbi vėshtrimin e mbetur nė rrugicėn aty

    Ka qenė njė ndarje e trishtueshme, dje, me poetin Jamarbėr Marko. Nė moshėn 59-vjeēare Jamarbri la shtėpinė e tij tė vjetėr, rrugės sė trenit, dhe dritaren ku lėshonte ditėt mbi vėshtrimin e mbetur nė rrugicėn aty. Pas njė gjendjeje dėshpėrimi tė thellė, nė tė pamundurėn pėr tė pasur koha kthim mbrapsht, me shpresėn e humbur nė ditėt e jetės sė tij dhe dėshirėn e katranosur prej diktaturės pėr tė qenė sėrish djali i ri, rinia e tij rebele, e vrullshme, heretike - Jamarbėr Marko shkroi poezi me ndjenja tė ashpra, por pa pėrēmim. I lindur nė Tiranė, nė vitin 1951, biri i Petro Markos dhe piktores sė njohur, Safo Marko, tregoi mė se njė herė se kishte trashėguar shpirtin artistik tė prindėrve. Jamarbri apo “Madu”, siē e thėrrisnin prej vitesh tė gjithė (pseudonimi i ka mbetur nga njė vajzė e vogėl, e cila s’mund tė shqiptonte tė gjithė emrin dhe e thėrriti Madu), djali i vetėm i shkrimtarit tė cilėsuar “peshkop i letėrsisė”, Petro Marko, mbajti mbi shpinė qė nė rininė e vet shumė sprova tė vėshtira.

    Pas pėrfundimit tė studimeve pėr gazetari nė vitin 1975, filloi edhe pėrndjekja e tij nga regjimi i kohės pėr mendimet qė shfaqte kundėr diktaturės, duke e burgosur nė Spaē tė Mirditės, pėr tė pėrfunduar mė pas i lirė si hamall i thjeshtė. Kur e pyesnin pėr jetėn dhe peripecitė qė kaloi, ai pėrgjigjej: “Unė e dija se ēfarė mė priste, isha i pėrgatitur”, - ndėrsa kujtonte njė shprehje tė Shopenhauerit: “Ai qė ėshtė i ri, e parandien tė ardhmen, ai qė ėshtė i rrjedhur, jeton me tė kaluarėn, pjesa mė e madhe e njerėzve jetojnė tė tashmen”...

    Ashtu sikurse i ati, Madu punoi fillimisht si gazetar, ndėrsa mė pas iu pėrkushtua letrave. Pėr herė tė parė poezitė e tij u botuan nė vitin 1990 nga Fatos Lubonja, ndėrsa u nderua vitet e fundit me disa ēmime kombėtare. Jamarbėr Marko ėshtė autor i disa botimeve nė vargje: “Rastėsisht me dashje” (Tiranė 1995), “Pro nobis” (Tiranė 2001) dhe shumė poezive, poemave e artikujve tė botuara nė mediat e ndryshme tė vendit.

    Me librin e dytė, “Pro nobis”, botuar mė (2001), ai rikonfirmon atė qė ėshtė mė e mira nė poezinė e tij: njė formė tė shkurtėr, njė ritėm tė brendshėm tė qėndrueshėm, njė mendim tė thellė, tė lirė tė metaforės, njė dhimbje tė zjarrtė se kurrė nuk bie nė pėrēmim.

    Para pak kohėsh, njė grup intelektualėsh lėshuan alarmin “SOS” pėr gjendjen financiare ku ndodhej familja Marko, nė lidhje me njė kontribut financiar pėr tė dalė nga gjendja e rėndė. Vajza e vetme e familjes Marko, Aranita, prej vitesh ka sakrifikuar ēdo gjė nga jeta e saj, pėr t’iu kushtuar tre njerėzve: Jamarbrit, pasi prej vitesh ishte zhytur nė njė jetė plot dėshpėrim dhe shpesh gjendej i vetėm, i mbyllur nė shtėpi pa dalė me ditė tėra. Pasoja si duket nga ndjeshmėria e lartė, qė diktatura ia la gjurmė nė gjithė ditėt e jetės; tjetėr njeri ėshtė bashkėshortja e shkrimtarit, piktorja Safo Marko, e gjendur edhe kjo shpesh nė shqetėsimet shėndetėsore, po ashtu e mbyllur dhe kjo nė vetvete; dhe barra e tretė pėr tė cilėn Aranita ėshtė kujdesur gjithėn kohėn, ka tė bėjė me letrat e shkrimtarit, babait tė saj, Petro Marko, duke pėrgatitur pėr botim ēdo dorėshkrim tė tij. Ndonėse Aranita ka treguar se nė bodrumin e shtėpisė sė tyre letrat janė pa fund, pavarėsisht kushteve mizerje nė tė cilėn janė katandisur nga varfėria.

    Nė kėtė mizori jetese, Jamarbri sa vinte dhe rėndohej nga njė gjendje psikologjike qė vėshtirė tė dilte me shpresė. Ndaj, ikja e tij ėshtė ndėr mė tė trishtueshmet.

    Ditėt e tij ishin pranė dritareve tė njė pallati tė vjetėr, diku nė rrugėn e trenit, qė lėshojnė vėshtrimin mbi njė nga rrugicat qė ka qėlluar aty. Jeta e tij nė tė ri, dashuria e humbur, bisedat e fundit me babain e tij, shkrimtarin Petro Marko, janė labirinte qė e pėrballėn nga diktatura poetin, ēfarė i shkaktoi emocionalisht, psikologjikisht intelektualit, aq mė tepėr njė karakteri si kjo e Jamarbrit, rebel, kritike e kundėrshtues.

    Po dje, pėrkthyesi i letrave shqipe nė gjermanisht, Hans-Joachim Lanksch, do tė shprehej pėr humbjen e poetit: “Vdiq nji poet i shkėlqyeshėm, nji nga ma tė mirėt qė i ka Shqipnia e ditėve tona. Jamarbri ka kenė poet pafundimisht ma i mirė nga tė gjithė kėta qė e mospėrfillnin. Vdekja e tij mė trishton. Ngushllime nanės dhe motrės”.

    Nuk fliste nė media, as shoqėri nuk dukej se kishte, por Jamarbri ndėr pranimet e rralla pėr tė folur shfrynte dufmėn psikologjike, aq tė paimagjinueshme pėr njė shpirt tė prekur e tė mbyllur nė dėshpėrim.

    Reagimet e tij na ngjajnė filozofike, por nė tė vėrtetė janė “eksperimente” shpirtėrore ku e kishte ēuar mendja, pasi ka kaluar ndrydhjen dhe mungesėn e lirisė nga diktatura.

    “Ndjesia e lirisė nė njė vend tė ndrydhur ėshtė mė e plotė se nė njė vend tė hapur. Po tė mos kisha qenė i burgosur nė Spaē, s’do e kisha kuptuar kurrė ēfarė ėshtė liria e vėrtetė. Mė merr malli ndonjėherė pėr galeritė e Spaēit... Nė momentet e ndrydhura e ndieja lirinė si ndjeshmėri romantike. Ndėrsa nė momentet mė tė lira, liria bėhet njė kukumjaēkė qė u kėndon fqinjėve”, - ėshtė ndėr zbrazjet e Jamarbrit, si reflektim i kėtyre viteve nė njė nga intervistat e tij tė rralla pėr mediat. Ndėrsa lidhjen me babain e tij, Petro Markon, e ka shpjeguar nė mėnyrė po kaq tė mistershme, duke lėnė botėn nė sfidėn me vetveten: “Mė ka ndihmuar gjithmonė tėrheqja tek vetvetja pėr ta kuptuar. Kur fillova ta kuptoja, mendova se kjo ishte kaq pak, saqė duhet ta filloja jetėn jo mė nė kėtė glob tė ndyrė, por nė galaktika tė tjera. Petro Marko s’mė ka treguar asnjėherė pėr torturat e vėrteta. Ato i kuptova kur u torturova vetė”.

    “Unė e dija fatin tim. Isha bir i Petro Markos”, - ėshtė ky destinacioni i takimit tė fundit mes babait dhe tė birit, qė e ka shprehur nė mėnyrė tė prerė Jamarbri, duke e rrėfyer dėnimin nė diktaturė si pjesė e pritshmėrive dhe ndarjes me tė kaluarėn. Por ndjeshmėritė e Jamarbrit nuk janė rrėfyer gjithnjė kaq tė ashpra, kaq tė egra me jetėn. Poeti, i ēmuar dhe pėr forcėn e vargjeve, mendimin nė to, e ka pasur shumė lehtė tė tregojė mbresėn mė romantike nė jetėn e tij: “Mbaja nė dorė njė trėndafil. Filloi era dhe trėndafili u rrėzua te bluza e njė vajze. Ajo me siguri do tė bėhej e dashura ime”. Ndėrsa platonizmi i tij shkonte pėrtej njė realiteti dhe njė psikologjie normale pėr tė pėrjetuar dashurinė, kjo qė mund ta ketė ēuar dhe nė zhgjėndėrr, nė njė botė qė nuk ia lejoi ndjenjėn, por ia zbukuroi atė nė mendim. Dhe ja si thotė Jamarbri nė njė intervistė: “Unė kam dashur ēdo femėr qė kam takuar e qė ndiente mė shumė pėr veten e saj se pėr mua. Dėgjo, unė mendoj qė po tė biesh nė dashuri si fizik, dashuria do tė shndėrrohet nė pleh. Po tė biesh nė dashuri si mendim, ti do tė ngihesh edhe kur tė kesh vdekur...” E kaluara ėshtė gjurmė pėr poetin, por pa e pėrēmuar. Tani nuk dihet se sa pasuri, krijimtari poetike ka lėnė Jamarbri dhe nė ditėt e ardhshme sėrish do t’i bjerė barra Aranitės tė kujdeset edhe pėr to. Nė njė intervistė tė fundit, Jamarbri ėshtė shprehur se pas dy librave, po bėnte gati njė tjetėr, botim poetik, pa pasur ndonjėherė mendje se do tė shkruante prozė, duke e konsideruar jo fort tė madhėrishėm pėr shpirtin e tij dhe ngritur lart poezinė si “hap i parė drejt afėrsisė me gjithēka”.

    Poezi nga Jamarbėr Marko



    Sot ėshtė e shtunė...


    Pėr mua dhe pėr ty

    Pėr tė gjithė.

    Pėr tė gjithė ata

    Qė patėn diēka nė tokė.

    Sot ėshtė e shtunė

    Edhe pėr ata qė janė mėrzitur

    Pėr ata qė nuk dinė tė jetojnė.

    Ėshtė e shtunė edhe pėr ata

    Qė nuk janė mė.

    Sot ėshtė e shtunė

    Pėr kuajt qė tėrheqin karrocat nė errėsirė

    Pėr lodrat qė u luajtėn

    Dhe pėr vendet bosh nė sallat e lavdisė.

    Sot ėshtė e shtunė

    Edhe pėr ata qė nuk e dinė kėtė gjė

    Qė vuajnė e s' janė tė lumtur.

    Vetėm sot ėshtė e shtunė,

    E dėgjova nė rrugė

    Nė derėn e spitalit.

    Sot ėshtė e shtunė

    Edhe sikur askush tė mos e kujtojė...

    Jo vetėm sepse unė sot jam mėrzitur,

    Por pėr madhėshtinė e njė dite

    Qė veshi mbi vete pelerinėn e vjetėr tė botės.

    Ėshtė e shtunė

    Sepse nuk ekziston asnjė ditė tjetėr

    Si kjo e sotmja

    Dhe dikush mund tė thotė

    Se asnjėherė nuk ka qenė e shtunė,

    Se asnjėherė, asnjė ditė

    Nuk ka shpėnė buzė greminės kuptimin e madh

    Jetėn e madhe pėrpara njė bluze

    Tė thjeshtė dite

    Siē ėshtė dita e shtunė.

    Ditė e shtunė sot

    Qė u pėrsėrit aq shumė

    Mbi atė ēka bėnė ata qė nuk jetojnė sot

    Me lehtėsinė e atyre qė jetojnė

    Tė mbėshtjellė nga e shtuna

    Qė si letėr karamelesh

    Bie mbi butėsinė e vjetėr.

    Sot e shtuna bie mbi kėrcėnimin e vjetėr

    Dhe thuhet nga tė gjitha buzėt kudo

    Edhe atje ku dita ėshtė ngatėrruar me njė tjetėr

    Edhe atje ku dashuria ėshtė zėvendėsuar me njė tjetėr.

    Kudo sot e shtuna pėrkėdheli plagėt dhe buzėqeshi

    Pėr t' ua bėrė mė njerėzore,

    Pėr t' ua larguar sadopak nga pesha e kohės,

    Qė e veshur me hijen dhe dritėn e njė tė shtune

    Ndaloi lozonjare dhe tha:

    Sot ėshtė e shtunė

    Kur filluam tė kuptojmė

    Se vetėm nė botėn tonė ėshtė diēka

    Tė rrish pak mė shumė nė tė ftohtė

    Pėr tė larguar diku drejt pafundėsisė

    Nyjen e vėrtetė,

    Qė lėkundet me pėrkėdheli

    Brenda thellė sė shtunės

    Qė duket se nuk do tė ndėrrohet me asnjė ditė tjetėr.

    Sot ėshtė e shtunė

    Pėr tė vetmen thjeshtėsi dhe mendim

    Pėr tė vetmen kėnaqėsi dhe trishtim

    Pėr tė bėrė njė hap

    Nė botėn e vogėl tė njerėzve.

    standart.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Ngushellime Familjes e miqve te tyre!!

    A u martua i ngrati?
    A la femije?

    Kishte nje emer te bukur e kuptim plot.
    Jam Arber..



    I madhi Petro Marko ishte dhe nje atdhetar i madh..
    ka qene martuar nga fillim vitet 80 me motren e Ivoni Batallit, qe lu me nji film brar,

    hap arkivin e gocave te tiranes, ta kujtosh...

    por duhet te jene ndare pas 90,....

    nderkohe qe ne burg e futi ish e dashura, zysh Nila, edhe kjo elidh me filmin ku lunte ivoni...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    ka qene martuar nga fillim vitet 80 me motren e Ivoni Batallit, qe lu me nji film brar,

    hap arkivin e gocave te tiranes, ta kujtosh...

    por duhet te jene ndare pas 90,....

    nderkohe qe ne burg e futi ish e dashura, zysh Nila, edhe kjo elidh me filmin ku lunte ivoni...
    kat,s'ka qene I martuar ndonjehere madu-ja. Une keshtu e di...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    kat,s'ka qene I martuar ndonjehere madu-ja. Une keshtu e di...
    MI CORAZON,

    une e kam pas ne shkolle ate mirelen,...

    ishte nji goc elegante, tip francuskinje,....ca i thonin edhe akullore...lol

    ps,

    gjendjen civile sja di, por

    s'di qe ne ate kohe te bashkejetonin robt....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Njeri i mire, por pijanec. Tape e shikoje gjithe kohen.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •