-
Kroacia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës
Zagreb, 3 shtator – Kroacia vazhdon të ndjekë politikë konsekuente ndaj Kosovës edhe në kuadrin e KB, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme në Zagreb.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, ka deklaruar në bisedë me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, se Kroacia është konsekuente: nga njohja e pavarësisë përmes dëshmisë para GJND-së.
Bashkëbiseduesit, njoftojnë mediet, janë pajtuar se është e domosdoshme të gjendet modalitete për përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale, që do t’i kontribuonte shumë stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Në këtë kontekst, Kroacia është e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale në procesin e forcimit të institucioneve të Kosovës që merren me çështjet e integrimeve evropiane./KOHA/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt