Close
Faqja 28 prej 49 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 487
  1. #271
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    kush te tha se Khalifa eshte profet?
    kush te tha qe shehadeti "la ilahe il Allah" nuk eshte shehadeti sipas Kuranit?
    Kush te tha qe ajetet 128 dhe 129 te sures 9 i hoqem neve sipas deshires?


    Nuk eshte e plotesuar deshmia : La ilahe il Allah, Muhameden Resulullah !

    Kjo eshte deshmia e te qenurit musliman !

    Un po them, ju bet vrasje duke ndryshuar keshtu kuptimin e Kur'anit vetem per lojrat e juaja matematikore qe s'keni lidhje as n'formulat me bazike te matematikës, e le me dicka me te komplikueshme !

  2. #272
    Citim Postuar më parë nga Hamza ! Lexo Postimin
    Nuk eshte e plotesuar deshmia : La ilahe il Allah, Muhameden Resulullah !

    Kjo eshte deshmia e te qenurit musliman !

    Un po them, ju bet vrasje duke ndryshuar keshtu kuptimin e Kur'anit vetem per lojrat e juaja matematikore qe s'keni lidhje as n'formulat me bazike te matematikës, e le me dicka me te komplikueshme !
    deshmine e ke ne Kuran ne shume vende , por qe ne asnje vend nuk eshte ashtu si e thua ti..
    sa per ajetet qe mungojne ne suren 9 duhet me pare te shikosh mrekulline matematikore te bazuar ne numerin 19 , pastaj t'a krahasosh me ajetet e Kuranit qe bejne fjale per numerin 19 ne suren 74 dhe pastaj te shikosh qe fjala rrenje e emrit te zbuluesit qe eshte "Rashada" eshte e shkruar ne Kuran 19 here dhe pastaj te shikosh ajetin 3:81 qe profetizon nje te derguar qe vjen pas profetit Muhamed dhe pastaj te kuptosh qe ne ate ajet nuk behet fjale per ardhjen e profetit Muhamed , por te nje tjetri , pasi ne 33:7 edhe profeti Muhamed ishte pjesmarres i beslidhjes qe thuhet ne 3:81,
    kur t'i shikosh te gjitha keto , te duhet te shikosh edhe datelindjen e zbuluesit qe eshte me date 19, ose edhe te tjera , si psh vrasesi i tij u kap nga policia kanadeze pas 19 vjetesh , ose edhe shume mrekulli te tjera qe u zbuluan pas vdekjes se Khalifes , por qe kane te bejne me mrekulline matematikore ,
    ne fund te gjithe ketyre dhe shume te tjerave si keto do te duhet te konkludosh se shenjat e Zotit nuk mund te shperfillen dhe se aty nuk ka kurrsesi rastesi,
    pershendetje !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #273
    shehadeti:

    Profeti Ibrahim (Abrahami) i cili, ndonëse nuk ishte Çifut apo i Krishterë, ishte shembulli më i mirë .




    Zoti urdhëroi *Profetin Muhamed që t’i nënshtrohet Atij. Dhe Profeti iu përgjigj duke thënë:




    "Unë thjeshtë ia kam nënshtruar veten Perëndisë…” 3:20




    *




    Pse atëherë miliona njerëz ngatërrohen në ndjekjen e mësimeve të Ebu Hurejrës, një përson misterioz nga hija e literaturës se Hadithit? A mund të jetë që ata kanë hedhë poshtë mësimet e Kuranit përderisa besojnë se nuk po veprojnë ashtu?




    Zoti thotë:




    [3:23-24] A i ke vërejtur ata që u është dhënë një pjesë e shkrimit dhe si ata ftohen që t‟i përmbahen këtij shkrimi të Perëndisë, dhe ta aplikojnë në jetët e tyre, pastaj disa prej tyre refuzojnë me neveri? Kjo është për shkak se ata thanë, "Nuk do të na kapë zjarri, përveç disa ditësh." Ata pra janë mashtruar në fenë e tyre nga trillimet e veta.




    *




    *




    *




    Për të shprehur besimin e tyre në Islam, Sunitët e bëjnë këtë deklarim: “Unë dëshmojë se nuk ka zot tjëtër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”. Ky pohim quhet Shahadet dhe sipas besimit sunitë, kjo duhet të recitohet nga çdo Musliman si vërtetim të besnikërisë në Islam. Si pasojë, ndonjë person i cili nuk thotë “…dëshmojë se…” nuk pranohet si Musliman nga ata.




    Megjithatë, kjo dëshmi, nuk është sanksionuar nga mësimet e vërteta të Profetit Muhamed, të cilat gjinden në Kuran, fjalës së vërtetë të Zotit.




    Shumë njerëz mund të mbesin të shtangur nga ky formulim, veçanërisht se si Shahadeti është konsideruar të jetë themel i besimit Sunni. Kjo është pse është kaq e rëndësishme të mirret me kujdes dhe me shikim kritik, para se të arrihen konkluzione të nxitura.




    *




    Për Sunitët, qëllimi i Shahadetit është me shumë arsye. Për shembull, pa e recituar Shahadetin, Sunitët konsiderojnë se lutjet e tyre shfyqizohën. Gjithashtu para se një i sapo konvertuar të pranohet në sektin Sunni, duhet të bëhet deklarata publike duke e recituar Shahadetin në prani të dëshmitarëve. Në disa vende, të sapo konvertuarve iu jipen “çertifikata” pas recitimit të Shahadetit, për të konfirmuar se ata janë pranuar në Islam. Megjithatë, nuk dihet nëse këto “çertifikata” vlejnë për të kaluar në Parajsë.




    *




    Të shoqërosh diçka apo dikë me Zotin, njihet si “shirk”, shkalla më e lartë e blasfemisë, të cilën Zoti nuk e falë. Kjo është bërë e kjartë:




    *




    [4:48] Perëndia nuk falë idhujtarinë, por Ai ia falë krimet më të vogla kujtdo që Ai do. Kushdo që ngrit idhuj përkrah Perëndisë, ka sajuar një krim të madh.




    *




    Kurani gjithashtu përcakton se Muslimanët duhet deklarojnë besimin e tyre në Zotin e vetëm dhe jo të thërrasin dikë tjetër. Prandaj, Shahadeti nuk mund të jetë në formën korrekte për të deklaruar besimin, nëse përmendet emri i Muhamedit përkrah emrit të Zotit gjatë dëshmisë, apo gjatë kryerjes së lutjeve.




    Njerëzit që verbërisht ndjekin fenë e tyre janë rrënja e besimit të gabuar. Ky pranim i Shahadetit nuk është i ndryshëm. Nëse njerëzit e lexojnë dhe kuptojnë Kuranin, ata do ta kuptojnë se Zoti zbriti ajetin e mëposhtëm, tek Profeti, të cilin vetëm duhet ta aplikojmë sot ashtu siç i zbriti atij.




    *




    [17:36] Të mos pranosh asnjë informatë, në mos e verifikofsh vetë. Ju kam dhënë dëgjimin, shikimin, dhe trutë, dhe ju jeni përgjegjës për tii përdorur.




    *




    *




    Ebu Hurejra




    *




    Pohimi i Shahadetit që recitohet nga Sunitët, nisë nga Ebu Hurejra dhe transmetohet në “Hadith” – tradita gojore që i atribohen Profetit Muhamed. Hadithi i dhënë më poshtë është nga “Mishkat-ul-Masabih, përkthim i Fazlul Kerim, Volumi 1, Kapitulli 1, numër 27.




    *




    Sa i përket Shahadetit, hadithi thotë: Një ditë Ebu Hurejra shkoi tek njerëzit dhe u tregoi atyre se i Dërguari ka autorizuar atë tu tregoj atyre që të recitojnë Shahadetin "ash hadu anlaa ilaha illallhu ëa ash hadu anna muhamadar-rasulullah". Një tjetër version thotë " muhamadan abduhu ëa rasuluhu". Personit të parë që Ebu Hurejra i tha për Shahadetin, ishte Omeri. Kur Omeri ndëgjoi për këtë, e goditi Ebu Hurejrën në krahërorë dhe e përplasi në tokë. Pastaj Omeri vendosi këmbën e tij në qafën e Ebu Hurejrës dhe e pyeti atë se si guxoi të shqiptoj një blasfemi të tillë?




    *




    Ebu Hurejra (i cili regjistroi në hadith se si pranoi rrahje disa herë nga Omeri gjatë jetës së tij) pastaj qau dhe emëroi të Dërguarin si autoritet të vetin. Kur prap u sfidua nga Omeri, Ebu Hurejra tërhoqi një palë pantofle lëkure dhe i tregoi ato Omerit. Pantoflet, tha ai, i ishin dërguar atij nga Profeti, si provë për atë që ai po thoshte. Duke njohur pantoflet e Profetit, Omeri u qetësua. Të gjithë pastaj të lumtur filluan ta recitojnë Shahadetin. (përfundon hadithi).




    *




    *




    Historia më e çuditshme është prapavija e Shahadetit të Ebu Hurejrës, i cili u adoptua nga miliona Sunitë.




    Në Kuran Zoti thotë:




    *




    [5:54] O ju që besoni, nëse ia ktheni shpinën fesë suaj, atëherë Perëndia do t‟ju zëvendësoj me njerëz që Ai i do dhe që e duan. Ata do të jenë të dashur me besimtarët, të ashpër me mosbesimtarët…”




    *




    Prandaj librat e haditheve janë plot me tregime se sa të mrekullueshëm ishin shokët e Profetit dhe te sa të dashur dhe dashamirë u treguan me njëri tjetrin.




    *




    Këtermbëdhjetë shekuj nga atëherë, sot, misionarët sunni çdoherë përshëndesin njëri-tjetrin me përqafim dhe puthje, gjoja për të ngjarë me sahabët vëllazëror. Por në këtë hadith, ne kemi një goditje të sahabëve ndaj njëri tjetrit dhe një tjetër të përplasur në tokë, për të sjellur diçka të rëndësishme si Shahadeti.




    *




    Në një tjetër llogari të kësaj ngjarje, Omeri është raportuar si sfidues i të Dërguarit, nëse me të vërtetë Ebu Hurejra i kishte dërguar pantoflet e tij për të lexuar Shahadetin. Kur i Dërguari tha po, Omeri nuk u pajtua me të dhe i tha se Shahadeti do ti bëjë njerëzit “dembel”! Çfarëdo logjike të këtij hadithi duhet ti lihet njohësve të hadithit për ta shpjeguar. Por, përsëri transmetues i këtij fabrikimi është Ebu Hurejra.




    *




    Për besimtarët dhe Sahabët (shokët) e Profetit, Omeri ishte njëri nga ta, Kurani thotë:




    [24:51] Shprehja e vetme e besimtarëve, sa herë që thirren te Perëndia dhe lajmëtari i Tij që të gjykojnë në çështjet e tyre, është të thonë, “Dëgjojmë dhe bindemi.” Këta janë fituesit.




    *




    Fabula qesharake e Ebu Hurejrës, jo vetëm që është në kudnërshtim me ajetin e mësipërm, por edhe në kundërshtim me surën 6:51, ku Perëndia i thotë të Dërguarit: Përdor Kuranin për të paralajmëruar ata që kanë frikë që të mblidhen para Zotit të tyre, ata nuk do të kenë askënd përpos Tij që t’i shpëtoj dhe askënd që t’i ndërmjetësoj, kështu që ata të ruhen.




    Në vend të kësaj, Ebu Hurejra tha se Profeti I ja dorëzoi palët e pantofleve të tij dhe i tha atij për të predikuar me pantofla në dorë si dëshmi e vërtetësisë. Nga ky rrëfim Ebu Hurejra u rrah nga Omeri, i cili argumentoi me Profetin dhe tha se Shahadeti ishte i Pamatur. Sigurisht kjo nuk mund të jetë pjesë e Islamit, i cili është i bazuar në arsye dhe logjikë.




    *




    Si duket, askush nuk e din identitetin e saktë të këtij Ebu Hurejrës, bile as studiuesit sot nuk pajtohen me emrin real të tij. Edhe pse ekziston një hadith (gjithashtu i atribuohet Ebu Hurejrës) që nuk duhet t’i thërrasim njerëzit me pseudonime (nickname), Ebu Hurejra në vetvehte është një pseudonim që do të thotë “Babai i Maceve”. Pra, autori i Shahadetit Sunni ishte një njeri i panjohur i cili u sulmua nga një shok i Profetit. Tani është e kjartë se ka dëshmi të rëndësishme për të treguar se Shahadeti i Sunnive ka një sfond shumë të dyshimtë në bazë të hadithit qesharak, që gabimisht i atribuohet Profetit Muhamed, të cilin ata pretendojnë se e duan.




    *




    Si atëherë Shahadeti i Ebu Hurejras kundërshton mësimet e vet Profetit? Kurani ishte shpallur nga vet Zoti Profetit Muhamed i cili pastaj përcolli këtë mesazh, së pari për shokët e më pas për pjesën tjetër të njerëzve. Përveç të qenit shpallje e Zotit, Kurani reprezenton qka aktualisht u tha nga Profeti Muhamed. Ndokush i cili nuk pranon këtë fakt të thjeshtë, nuk mund as të pretendoj se është Musliman.




    *




    Pra, çfarë e urdhëroi Zoti Profetin të na thotë? 72:18 Vendet e adhurimit i takojnë Perëndisë; mos thirrni në askënd tjetër përkrah Perëndisë”.




    *




    Megjithatë, në Shahadetin e Ebu Hurejrës, Sunitët thërrasin në të Dërguarin sikurse në Zotin. Shkollarët Sunni do të argumentojnë se përmendja e emrit të të Dërguarit është vetëm për shkak të respektit. Por pastaj në të njëjtën frymë, ata do të insistojnë që lutjet janë të pavlefshme nese emri i Profetit nuk është përmendur në Shahadet gjatë Namazit. Kjo është e barabartë me idhujtarinë, pra shoqërimi i një personi tjetër krahas emrit të Zotit është “shirk”.




    *




    Zoti, i vetmi




    *




    *




    Njeriu ka një të metë të madhe. Ai e ka të vështirë të besoj në të padukshmin, Zotin. Njeriu kërkon diçka të prekshme, prandaj të krishterët së pari ngritën Isain (Jezusin) në Birë të Perëndisë, dhe më pas në vetë Perëndinë. Hindusët adhurojnë njeriun si Rama dhe Krishna të cilët thonë ata, janë Zota. Ngjajshëm, Sunitët idolizuan Profetin Muhamed dhe i kan dhënë atij status hyjnor, duke shtuar emrin e tij në Shahadet dhe përshtatshmërisht Sunitët mund të quhen Muhamedanë.




    *




    Tu përkujtosh atyre për këtë, vetëm do të rrisni zemërimin e tyre. Ndoshta ata nuk e dinë se Profeti Muhamed vet e tha këtë në vazhdim:




    *




    [39:45] Kur VETËM Perëndia përmendet, zemrat e atyre që nuk besojnë në Përjetësi tkurren me neveri. Por kur të tjerët përmenden përkrah Tij, ata janë të kënaqur.




    *




    Vëreni se sa të zemëruar bëhen Muhamedanët kur ju përmendni Zotin të vetëm. Zemërimi i tyre përfundon vetëm atëherë kur ju pajtoheni të shtoni emrin e Muhamedit në pjesën e dytë të Shahadetit të Ebu Hurejrës i cili vazhdon “…dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Allahut.




    *




    Zoti i zbriti të Dërguarit se në të vërtetë ky është Shahadeti i hipokritëve:




    [9:101] Mes Arabëve mes jush, ka hipokritë. Gjithashtu, mes banuesve të qytetit ka që janë të mësuar me hipokrizi. Ju nuk i njihni ata, por ne i njohim. Do të dyfishojmë ndëshkimin për ta, pastaj ata përfundojnë të parashtruar në ndëshkim të tmerrshëm.




    *




    Këtu, Zoti i tregon të Dërguarit se hipokritët janë përreth tij dhe ai nuk e din se kush jan ata. Vetëm Zoti i njeh hipokritët.




    *




    Hipokritët ekspozohen




    *




    *




    Zoti gjithashtu thotë se hipokritët mund të njihen nga mënyra se si ata angazhohen në gjëra të kota:




    [47:30] Nëse dëshirojmë, mund t‟i ekspozojmë për ty, që të mund t‟i njohësh vetëm duke i shikuar. Megjithatë, mund t‟i njohësh nga mënyra e të folurit. Perëndia është tërësisht i vetëdijshëm për të gjitha punët tuaja.




    *




    Prandaj, Zoti premton që do të ekspozoj hipokritët. Një metodë e tillë tregohet në Kuran: [63:1] Kur hipokritët vijnë te ti thonë, “Dëshmojmë që ti je lajmëtari i Perëndisë.”* Perëndia e din që ti je lajmëtari i Tij, dhe Perëndia dëshmon që hipokritët janë gënjeshtarë.




    *




    Gjëja e rëndësishme për të vërejtur në këtë ajet është se fjalët formojnë pjesën e dytë të Shahadetit të Ebu Hurejrës, i cili lexohet sot nga të gjithë Muhamedanët. Kjo, siç e shohim ne nga ajeti 63:1 është shahadeti i hipokritëve! Çka hipokritët thonë, është bisedë e kotë, sepse Zoti me të vërtetë e din se Muhamedi është i Dërguar i Tij. Zotit nuk i nevojitet dikush që t’ia konfirmojë Atij çka Ai tashmë e din rreth të Dërguarit të Tij.




    Kurani thotë:




    [4:79] …Të kemi dërguar si lajmëtar te njerëzit,* dhe Perëndia mjafton si dëshmitar.




    Dhe kjo është saktësisht çfarë i Dërguari u tha shokëve të tij. Nuk ka nevojë të shprehësh dëshmi ndaj tij sepse Zoti tashmë e ka bërë dhe kjo mjafton.




    *




    *




    [4:166] Por Perëndia dëshmon në lidhje me çka të ka shpallur ty; E ka shpallur me dijen e Tij. Dhe engjëjt dëshmojnë po ashtu, por Perëndia mjafton si dëshmitar.




    Prap, kjo është çka i Dërguari u tha Shokëve (sahabëve). Zoti mjafton si dëshmitar.




    *




    Pjesa e parë e Shahadetit të Ebu Hurejras është “Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përpos Allahut”. Kurani thotë:




    [3:18] Perëndia dëshmon se nuk ka perëndi përveç Tij, e ashtu dëshmojnë edhe engjëjt dhe ata që kanë dije. Sinqerisht dhe me të drejtë, Ai është perëndia absolut; nuk ka tjetër perëndi pos Tij, të Plotfuqishmit, Më të Mençurit.




    *




    *




    Deklarata e vërtetë




    *




    Çfarë në të vërtetë është dëshmia, të cilën Muslimanët mund ta recitojnë për të konfirmuar besimin e tyre? Ndoshta kur Sahabët pyetën të Dërguarin këtë pyetje, ai do t’u jetë përgjigjur: [6:115] Fjala e Zotit tënd është e plotë,* në të vërtetë dhe drejtësi. Asgjë të mos i shfuqizojë fjalëte Tij. Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.




    *




    Prandaj përgjigja është definitivisht në Kuran dhe për të treguar dëshminë korrekte të besimit, Profeti Ibrahim është një shembull i shkëlqyeshëm. [4:125] Kush është më mirë i udhëzuar në fenë e tij se ai që i nënshtrohet plotësisht Perëndisë, çon jetë të drejtë, sipas kredos së Ibrahimit: monoteizmit? Perëndia e ka zgjedhur Abrahamin si shok të dashur.




    *




    Mbani mend se ky ajet i ishte zbritur të Dërguarit dhe kjo është çka i Dërguari pastaj u kujtoi Sahabëve (shokëve) të tij dhe të gjithë njerëzve përmes Kuranit. Prandaj ne gjithashtu duhet të ndjekim besimin e Ibrahimit.




    *




    [2:130] Kush do të braktiste fenë e Ibrahimit, përveç dikujt që e mashtron veten? E zgjodhëm atë në këtë botë, dhe në Përjetësi ai është me të drejtit.




    *




    Vetëm budallenjtë do të braktisin fenë e Ibrahimit. Prandaj nëse njerëzit nuk dëshirojnë të tregohen budallenjë, do të ishte më mire të bënin çfarë bëri Ibrahimi.




    *




    Tani është e qartë se Myslimanët nuk mund të deklarojnë besimin e tyre duke dëshmuar të Dërguarin apo Zotin, veqanërisht pasi ata nuk mund të shihen. Dëshmimi mbi pejgamberllëkun e Muhamedit është vetëm idhujtari në një Profet. Dallimi i njërit Profet mbi Profetët tjerë është saktësisht e ndaluar në Kuran, siç përmendet në ajetet 2:285 dhe 4:150-152




    *




    Kjo është e vërteta se si Ibrahimi nënshtroi vetën ndaj Zotit, ashtu siç i zbriti të Dërguarit përmes Kuranit. Dhe i Dërguari është urdhëruar të ndjek Ibrahimin:[2:135] Ata thanë, "Duhet të jeni Jahudi ose të Krishterë, që të udhëzoheni." Thuaj, "Ne ndjekim fenë e Ibrahimit – monoteizmin – ai nuk ishte idhujtar." [2:136] Thoni, "Besojmë në Perëndinë, dhe në çka na u shpall neve, dhe në çka iu shpall Ibrahimit…




    *




    Dhe mesazhi që i është zbritur Ibrahimit, është zbuluar shumë herë në Kuran dhe ruajtur me kujdes për brezat e ardhshëm. Sa për ata që i refuzojnë këto të vërteta, Zoti thotë: [2:140] A thoni se Ibrahimi, Ismaili, Isaku, Jakupi, dhe Patriarkët ishin Jahudi ose të Krishterë? Thuaj, "A e dini më mirë se Perëndia? Kush është më i keq se ai që e fsheh një dëshmi që e ka mësuar prej Perëndisë? Perëndia nuk është i pavetëdijshëm për çfarëdo që bëni."




    *




    Atëherë, pse e fshehin njerëzit këtë dëshmi? Ibrahimi deklaroi “Aslamtu li rabbil aalameen” (Nënshtrohem tek Zoti i botëve) dhe ai urdhëroi këtë në fëmijtë e tij dhe në Jakubin.




    *




    Profetit Muhamed dhe Sahabëve (shokëve) u është dhënë e njëjta dëshmi. Pra, pse e fshehin ata këtë dëshmi dhe e zëvendësojnë atë me Shahadetin e hipokritëve?




    *




    Nuk ka dyshim se Profeti Muhamed ndjeku fenë e Ibrahimit. [16:123] Pastaj të frymëzuam ty (Muhamed) që të ndjekësh fenë e Abrahamit, monoteistit; ai nuk ishte adhurues idhujsh.




    *




    *




    Profeti dhe Sahabët (Shokët) thjeshtë iu nënshtruan Zotit të Botëve. Nëse Ebu hurejra, apo ndonjë person tjetër, vjen dhe pyet një Mysliman që t’i bashkohet atij duke dëshmuar mbi Zotin dhe të Dërguarin e Tij, përgjigja duhet të jetë JO! Ne jemi urdhëruar që t’i nënshtrohemi Zotit të Botëve.




    *




    Prandaj tani është e kjartë se misteriozi Ebu Hurejra në të vërtetë ka bërë shumë njerëz të gabuar në shpirtrat e tyre. Çdo herë që provoni të dëshmoni mbi të Dërguarin e Zotit, jo vetëm që gaboheni me shpirtërat tuaj, por gjithashtu ju frikësoni vetën tuaj, sepse ju braktisni besimin e Ibrahimit (surja 2:130).




    *




    Për të afirmuar besimin e tyre, Muslimanët duhet të përdorin shembujt e dhënë në Kuran. Ajo që ata duhet të thonë është: “Unë i nënshtrohem Zotit të botëve”. Të tjerë që kanë afirmuar besimin e tyre në këtë mënyrë janë Profetët Ibrahimi, Is’haku, Ismaili, Jakubi, Sylejmani dhe natyrisht Profeti Muhamed (Surja 40:66). Gjithashtu mbretëresha e Shebës dhe shokët e Profetit bënë të njëjtën. Nese ju miratoni rrugën e tyre, ju do të jeni në rrugë të drejtë.




    *

    SHEHADETI

    Duke qene se profeti Muhamed ndoqi fene e Abrahamit , ashtu sikur edhe thuhet shpeshhere ne Kur'an , atehere

    si ka mundesi që të ketë shprehur Shehadet(Deshmi) tjetër nga ajo e Abrahamit(Ibrahimit) !?

    Gjithashtu Shehadeti i saktë jepet në Kur'an dhe aty nuk përmendet nje shtesë e tillë që;Muhamedi është i derguari i tij!

    Te gjithe e dime per principin e Teuhidit(Njeshmerise) dhe te mos berit Zotit Shirk(Shoqerim),

    a nuk behet Shirk dmth nuk i shoqerohet Zotit emër tjetër kur ne Shehadet dhe ne Ezan thirret pergjithmone emri i Muhamedit!?





    Profeti Muhamed ndoqi fene

    e Ibrahimit(Abrahamit)





    [2:135] Ata (ithtarët e librit) thanë:

    “Bëhuni jehudi ose të krishterë, e

    gjeni rrugën e drejtë”! Thuaj: “jo,

    (asnjërën) por fenë e drejtë të

    Ibrahimit që ai nuk ishte nga

    idhujtarët.

    [2:135] وَقَالُوا كُونُوا هُودًا أَوْ نَصَارَى تَهْتَدُوا قُلْ بَلْ

    مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ





    [3:95] Thuaj: “Allahu e tha të

    vërtetën, pra ndiqne fenë e

    pastër të Ibrahimit, sepse ai

    nuk u ta konte idhujtarve.

    [3:95] قُلْ صَدَقَ اللَّهُ فَاتَّبِعُوا مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ

    حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ





    [4:125] Kush ka fe më të mirë se ai i që

    sinqerisht i është bindur All-llahut dhe,

    duke qenë bamirës, e ndjek fenë e

    drejtë

    të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi

    Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.

    [4:125] وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًا مِمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ

    مُحْسِنٌ

    وَاتَّبَعَ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَاتَّخَذَ اللَّهُ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلًا





    [6:161] Thuaj: “Vërtet Zoti im më

    udhëzoi në rrugë të drejtë, që

    është fe e drejtë, fe e Ibrahimit, që

    ishte larg besimeve të kota. Ai

    (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!

    [6:161] قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَى صِرَاطٍ

    مُسْتَقِيمٍ دِينًا قِيَمًا مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ

    الْمُشْرِكِينَ







    [22:78] Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-

    llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar

    për rrugën e TIj) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë

    vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe



    parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të

    qenë i dërguari ëshmitarë juaji dhe për të qenë ju

    dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht

    namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se

    Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa

    ndihmëtarë i madh që është.

    [22:78]وَجَاهِدُوا فِي اللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِ هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي

    الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ مِلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرَاهِيمَ هُوَ سَمَّاكُمُ الْمُسْلِمِينَ مِنْ قَبْلُ وَفِي

    هَذَا لِيَكُونَ الرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيْكُمْ وَتَكُونُوا شُهَدَاءَ عَلَى النَّاسِ فَأَقِيمُوا

    الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلَاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ

    النَّصِيرُ







    Si e shprehte

    Abrahami(Ibrahimi) valle

    SHEHADETIN!?





    Po ashtu shtrohet pyetja edhe

    per Profetet e tjere qe kane

    lindur para Profetit Muhamed ?





    A ka mundesi qe te kene

    perfshire ata ne Shehadetin e

    tyre Muhamed resulullah!?

    patjeter qe jo , sepse

    Muhamedi nuk kishte lindur

    ende...!





    Sa Shehadete ka ! ,

    Pasi ne shehadetin Muhamedan

    perfshihen dy shehadete ne te

    njejten fjali , nje shehadet per

    Zotin dhe nje per Muhamedin ,

    Kjo e barazon ne nje fare menyre

    Muhamedin me Zotin , perderisa

    Shehadeti eshte formule adhurimi dhe

    perdoret ne Lutje(namaz) dhe Ezan(thirrjen

    per namaz)





    Vete profeti Muhamed si ka deshmuar!?





    A ka deshmuar Muhamedi qe;

    Nuk ka zot tjeter vec Zotit dhe

    Muhamedi eshte i derguari i tij !?

    ..kjo nuk eshte e logjikshme ,

    pasi , ai vete ishte Muhamedi





    po ashtu duke e ditur qe pas 1400 vjetesh

    profeti Muhamed tashme ka vdekur dhe nuk

    mund te jete me i derguar pasi ai e kreu

    misionin e tij dhe shprehja e deshmise

    se ;Muhamedi "eshte" i derguari i tij nuk

    mund te qendroje per faktin e thjeshjte se

    nje njeri i vdekur nuk mund te jete me i

    derguar , ai ishte i derguar sic ishte edhe

    Abrahami , Moisiu, Jezu Krishti etj;





    Duke e pare që qartazi behet dallim ne permendjen e profetit Muhamed ne shehadet(deshmi) dhe nuk arrihet te behët deshmia me profetë të tjerë si Abrahami, Moisiu, apo Jezu krishti etj, kur studiuesit e Kur'anit e

    dinë shume mire se ndalohet me Kur'an te behet nje dallim i tille;

    Nga Kurani mesojme qe nuk

    duhet te bejme dallim me

    profetet e Zotit sepse te

    gjithe jane te njejte





    [2:136] Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam

    All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu

    shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe

    pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në

    dymbedhjetë kabile), atë që i është dhënë

    Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga

    Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë

    dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij

    i jemi bindur.

    [2:136] قُولُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ

    وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى

    وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ

    مُسْلِمُونَ





    [2:285]I derguari i besoi asaj që iu shpall

    prej

    Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i

    besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe

    të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim

    në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe

    thanë: “Dëgjuam dhe respektuam.

    Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti

    është ardhmëria (jonë). ”

    [2:285] مَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ

    آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ

    وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ





    [3:84] “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj

    që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur

    Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe

    pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë

    Musait dhe Isait,edhe asaj që i është zbritur

    të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne

    nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe

    ne vetëmAtij jemidorzuar.

    [3:84] قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ

    وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى

    وَعِيسَى وَالنَّبِيُّونَ مِنْ

    رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ





    [4:150] S’ka dyshim se ata që nuk

    besojnë All-llahun dhe të dërguarin e

    Tij, dëshirojnë të bëjnë dallim mes All-

    llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë:

    “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë

    disa të tjerë” e mes këtij duam të

    marrin rrugë. إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ

    وَيُرِيدُونَ أَنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ

    بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ

    سَبِيلًا





    [4:151] Të tillët lanë jobesimtarët e

    vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të

    fortë e nënçmues për jobesimtarët.





    أُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ حَقًّا وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُهِينًا





    [4:152] E ata që besuan All-llahun dhe

    të dërguarin e Tij dhe nuk bënë

    kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të

    tillëve do t’u jepet shpërblim i

    merituar. All-llahu falë shumë dhe

    është mëshirues.





    وَالَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَلَمْ

    يُفَرِّقُوا بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ أُولَئِكَ سَوْفَ يُؤْتِيهِمْ أُجُورَهُمْ وَكَانَ

    اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا





    Nga ana tjeter , ne Kur'an nuk

    shprehet nje shehadet tjeter

    pervec se;

    LA ILAHE IL ALLAH,





    [37:35] Për arsye se kur u thuhej atyre:

    “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut,

    ata e mbanin veten lart.

    [37:35] إِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

    يَسْتَكْبِرُونَ





    [47:19] Atëherë, dije se nuk ka Zot

    tjeter pos All-llahut, kërko falje për

    mëkatin tënd, për të besimtarëve e të

    besimtareve, All-llahu edi për

    lëshimet tuaja (për vepra) dhe për

    vendin tuaj.

    [47:19] فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ

    وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مُتَقَلَّبَكُمْ وَمَثْوَاكُمْ





    [3:18] All-llahu vërtetoi se nuk ka zot

    tjetër përveç Tij, e dhe engjëjt e ata që

    kanë dijeni, se Ai është Zbatues i

    drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij,

    Fuqiplotit, të Urtit.

    [3:18] شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلَائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ

    قَائِمًا بِالْقِسْطِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ





    Ndalohet me Kur'an qe te thirret ne

    xhami emer tjeter vec emrit te Zotit !





    [72:18] Dhe (mua më shpallet) e

    vërtetë xhamitë janë veçant për të

    adhuruar All-llahun, e mos adhuroni

    në to askë tjetër me All-llahun!

    [72:18]وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدً





    Emri i Muhamedit thirret pandare

    sic e dime perkrah emrit te Zotit si

    ne

    ezan(thirrjen per lutje) ashtu edhe

    ne

    vete Lutjen(namazin)ا





    “Thuaj (O Muhamed), „Dëshmia e kujt

    është më e madhe?‟ Thuaj „Allahu

    është dëshmitari im që KY KURAN më

    është dhënë mua që t‟ua predikoj

    juve, dhe kujtdo që i arrin.‟ Prapë se

    prapë, ju dëshmoni që ka zota të tjerë

    përkrah Allahut (duke iu përmbajtur

    burimeve tjera përveç Kuranit). Thuaj,

    „Unë nuk dëshmoj ashtu.‟ Thuaj,

    „Është vetëm NJË ALLAH, dhe unë e

    mohoj idhujtarinë tuaj.‟” (6:19)
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 20-02-2012 më 11:54
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #274
    shikoni hamza edhe keto gabime ne printimin e Kuranbit , ato jane thjesht boje ne leter;


    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #275
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    U kepute krejt se kush nuk eshte kah ti lexon,lere ma se kurani ska asnje mrekulli ,eshte liber I THATE!!
    i pe apo nuk i pe fare ato mrekulli matematikore , nqs nuk i ke pare te keshilloj t'i shikosh dhe nese i ke pare atehere argumentoje se pse sipas teje nuk jane mrekulli , apo perse nuk mund te konsiderohen te tilla,..sipas teje natyrisht...
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #276
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    deshmine e ke ne Kuran ne shume vende , por qe ne asnje vend nuk eshte ashtu si e thua ti..
    sa per ajetet qe mungojne ne suren 9 duhet me pare te shikosh mrekulline matematikore te bazuar ne numerin 19 , pastaj t'a krahasosh me ajetet e Kuranit qe bejne fjale per numerin 19 ne suren 74 dhe pastaj te shikosh qe fjala rrenje e emrit te zbuluesit qe eshte "Rashada" eshte e shkruar ne Kuran 19 here dhe pastaj te shikosh ajetin 3:81 qe profetizon nje te derguar qe vjen pas profetit Muhamed dhe pastaj te kuptosh qe ne ate ajet nuk behet fjale per ardhjen e profetit Muhamed , por te nje tjetri , pasi ne 33:7 edhe profeti Muhamed ishte pjesmarres i beslidhjes qe thuhet ne 3:81,
    kur t'i shikosh te gjitha keto , te duhet te shikosh edhe datelindjen e zbuluesit qe eshte me date 19, ose edhe te tjera , si psh vrasesi i tij u kap nga policia kanadeze pas 19 vjetesh , ose edhe shume mrekulli te tjera qe u zbuluan pas vdekjes se Khalifes , por qe kane te bejne me mrekulline matematikore ,
    ne fund te gjithe ketyre dhe shume te tjerave si keto do te duhet te konkludosh se shenjat e Zotit nuk mund te shperfillen dhe se aty nuk ka kurrsesi rastesi,
    pershendetje !
    Jo oj numratore, gabim e ke. Ne Kur'an, ajetin qe ke cekur nuk eshte permendur ardhja e kurfar Profeti pas Muhamed Mustafas s.a.w.s. ! Ke halucinacione, !

    Lexo me sy hapur ! Muhamedi a.s. eshte vula e Proftesis !,.. pas tij, do te vie Imam Mehdia, dhe pas tij,.. ne prag të Kiametit, do te kthehet Isa a.s. per ta sqaruar tye kete pune dhe per te deshmuar Se nuk ka Zot tjeter pos Allahut, dhe se Muhamedi, eshte vetem Rob ! Dhe i dërguar i Allahut !

  7. #277
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Hamza ! Lexo Postimin
    Pyetjes numër 1, nuk ju pergjigjet asnjeri e as tjetri.

    Pyetjes numër 2, po ashtu !

    Kerkuat debat, ja, jua dhash shansin qe te sqaroheni ! Dhe nese me pergjigjeni prap me kesi lloj shkrrablash, un nuk do ju citoj me !!

    PS: Sunni, jemi per tu dalluar nga ata qe nuk praktikojn Sunnetin e Muhamedit a.s. Ne jemi musliman, sikurse ishte i dërguari i Allahut svt. e jo si i Reshati i Halitve te romve egjiptas.
    Po kush je ti Hamez beu qe i jep shans dikuj te sqarohet? Te duket vetja Zot?
    Ti per mua je nje vogelush, qe vetem me 2 pyetje te bej te mendohesh me veten. Hap teme te re atje tek grupi juaj, dhe do te te pergjigjem, me kusht qe mos te fshihen postimet.

    shnet!

  8. #278
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Po kush je ti Hamez beu qe i jep shans dikuj te sqarohet? Te duket vetja Zot?
    Ti per mua je nje vogelush, qe vetem me 2 pyetje te bej te mendohesh me veten. Hap teme te re atje tek grupi juaj, dhe do te te pergjigjem, me kusht qe mos te fshihen postimet.

    shnet!
    Nese nje "voglush" si un, ua mbyll gojen. Beso, qe nuk i'a vlen qe te flliqët ajo rubrik me budalleqe te tilla.


    Vazhdoni e besoni ju ne numrin 19.

  9. #279
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Hamza ! Lexo Postimin
    Nese nje "voglush" si un, ua mbyll gojen. Beso, qe nuk i'a vlen qe te flliqët ajo rubrik me budalleqe te tilla.


    Vazhdoni e besoni ju ne numrin 19.
    Sa qesharak. Une bej thirrje per hapje te debatit, e ky thot ua mbylla gojen

    Oj shqipe, hap teme atje ku mund te diskutojme vetem une dhe ti, pastaj te shoh se cilit po i mbyllet goja

  10. #280
    ne lidhje me ajetet 128 dhe 129 te sures 9:





    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 28 prej 49 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •