Close
Faqja 48 prej 49 FillimFillim ... 3846474849 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 487
  1. #471
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Ja qe po pergjigja shkurt edhe pse mendoj se jam pergjigjur ne shume pyetje dhe rreshta qe keni shkruar, ani pse nuk eshte tema per keto qe pyet dhe shkruan.

    Pra, shkurt miku im, vet jeta ime dhe kthimi im në Zotin eshte nje mrekulli e Krishtit ne mua dhe para syve te mi. Deshmia ma e mira ne botë per njeriun eshte kur ai kthehet duke iu kushtuar Zotit dhe duke kerkuar vullnetin e Tij. Unë kam pa mrekulli te Jezusit, ama ato jane te miat - te atyre qe me sinqeritet e kerkojnë dhe jo per secilin. Krishti ka bë dhe bën shumë mrekullira gjate gjithë historisë, vet Jezusi eshte MREKULLI - është ZOT dhe JETË, Jezusi është FJALA e Perendisë qe ne secilen ditë FJALA dhe nepermes FJALES ndodhin mrekullite e ZOTIT qe fatkeqsisht ti nuk po e kupton.

    per ndryshe po te flas me gjuhen e Jezusit:

    “Sepse ju e morët dhuratën t’i njihni fshehtësitë e Mbretërisë së qiellit” thotë Jezusi dhe vazhdoj: “ndërsa ata nuk e morën. Për të vërtetë, atij që ka (besim) do t’i jepet edhe më dhe do të ketë me shumicë, kurse atij që s’ka (besim), do t’i merret edhe ajo pakicë që ka. Për këtë arsye atyre u flas në shëmbëlltyra, sepse shikojnë e nuk shohin, dëgjojnë e nuk ndiejnë as nuk kuptojnë. Mbi ta plotësohet profecia e Isaisë që thotë:
    “Mirë do të dëgjoni ‑ por s’do të kuptoni, mirë do të shikoni ‑ por nuk do të shihni.
    Vërtet zemra e këtij populli s’ka më ndjenja, u bë i rëndë ndër veshë, sytë i janë mbyllur, që të mos shohë me sy, të mos dëgjojë me veshë, që të mos kuptojë shpirti i tyre e
    të mos kthehen.E unë i kisha shëruar!
    Lum sytë tuaj që shohin e veshët tuaj që dëgjojnë! Përnjëmend po ju them; shumë profetë e të drejtë dëshiruan të shohin çka ju po shihni, por nuk e panë, të dëgjojnë çka ju po dëgjoni e nuk e dëgjuan.”........"





    PO, Jezusi është FJALA - nepermes te CILIT Zoti krijoj dhe trajton botërat. Keshtu qe Hyji i padukshëm, ne malin qe pershkruajne shkrimet e shenjta, kur Zoti bisedoj me Moisiun profet, Zoti foli nepermes JEZUSIT - FJALA e Tij.

    Pergjigje eshte pra se Jezusi ishte aty - FJALA, nepermes FJALES foli Hyji.
    e mora pergjigjen toni, une jam i qarte deri diku per besimin tend , megjithate mendoj qe me shume argumentuese eshte mrekullia matematikore si argument , ..jo pse e solla une , por pse ashtu mendoj se eshte ,
    Dhe sa i perket asaj qe(sipas jush) i foli Jezusi ne mal Moisiut , mendoj qe eshte e jashtzakonshme t'a paramendosh nje gje te tille dhe une nuk pajtohem kurrsesi me kete mendim,
    kam argument te fuqishem qe Zoti eshte unik dhe se vetem ate duhet te adhurojme absolutisht...kjo mendoj une se eshte rruga e drejte , e megjithate secili i ka veprat e tij per vete , ashtu sikur edhe une , edhe ti ...dhe te gjithe do te gjykohemi ne diten e caktuar dhe te gjithe do t'a njohim te verteten , edhe pse per shume do te jete teper vone...

    Pershendetje !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  2. #472
    Citim Postuar më parë nga SatanMyMasterSS Lexo Postimin
    Mire historie na kenaqet krejt, keto cka flisni ketu eshte nje perralle e mire qe u tregohet femijve por jo nje te rrituri i cili mundet te gjykoj me koken e vet e jo me friken nga nje fuqi mbinatyrore e quajtur ZOT
    kur te te vije ndonje rrufe nga nje qiell i paster dhe pa re ...atehere do te pyesesh veten se nga me erdhi....ka jeta shume.. dhe do t'i shohesh alegorite per te cilen flas...eshte ceshtje kohe...!
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #473
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Edhe une njekohesisht shpresoj ne DASHURINË, MËSHIREN DHE FALJEN E ZOTIT , por kjo nuk mund te me beje te abuzoj me mendimin qe cdo mekat do te me falet!...per faktin e thjeshte se ne rradhe te pare une nuk jam Zoti! dhe e dyta : shpresa nuk eshte garanci..
    !
    Kjo thënje nuk duhet te buron nga zemra e nje njeriut qe beson Zotit !!

    Zoteri unë i besoj Zotit, besimi im nuk është thjeshtë një “shpresë apo...”, por besimi im është BESIM i gjallë në Zotin e gjallë, në FJALEN e gjallë qe me thotnë Shkrimin e Shenjt:

    "Jezusi është flia pajtuese për mëkatet tona" (1 e Gjn 2; 2)

    Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur. (Gjoni 3 , 16)

    Sepse me hir, në saje të fesë, jeni shëlbuar! Dhe kjo s’vjen prej jush, por është dhuratë e Hyjit! (Efesianëve 2:8)

    Jezusi, duke parë fenë e tyre, tha: “O njeri, të janë falur mëkatet!”.... I paralizuari, aty për aty, para syve të tyre, u ngrit në këmbë, mori vigun dhe shkoi në shtëpi duke e lavdëruar Hyjin.
    (Lk 5: 20-25)


    pra ju Toni mendoni qe nuk do gjykohemi ne diten e caktuar??.. prandaj dhe po ju kujtoj qe;
    “Unë jam dera” thjotë Jezusi: “kush hyn nëpër mua, do të shëlbohet”. (Gj 10;9)

    “Unë jam Ringjallja dhe Jeta” thotë Jezusi: “kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë". (Gj 11,25)

    Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të.
    Kush beson në të, nuk dënohet, ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani, pse nuk besoi në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit. (Gjn 3; 16-18)

    Matthew 23:33 O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas?
    Kjo qe keni shkruar këtu është një reagim i Jezusit ndaj atyre qe nuk iu binden fjalës se Tij, d.m.th, ne ket rast Jezusi nuk po flet me nxënësit e Tij - ata qe i besojnë por me me ata qe nuk i besuan(besojnë). Secili mund ta lexoj se ne ketë rast qe ti përdorë ishte kur Jezsui mbajti një fjalim kundër farisenjve dhe atyre qe akuzonin, ky veprim i yti është shume e poshtër, këto fjalë te Jezusit vlejnë për ty-qe nuk i beson Jezusit -BIR i Perëndisë. Klikojeni këtu dhe shikojeni si ti perdore rreshtat e Jezusit qe flet kundër atyre qe nuk e besuan duke ia drejtuar nxënësve – atyre qe i besojnë Jezusit: http://www.bibla.net/?cid=1,949

    Pasi qe po citon nga Ungjilli i Krishtit, pa tjeter se po shpjegoj me qellim qe ta kuptosh se si u thot Jezusi atyre qe i besojnë:

    “Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën:
    hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.” (Gjn 3;36)

    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: kush e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më dërgoi, ka jetën e pasosur dhe ai nuk del në gjyq, por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë. (Gjn 5; 24)

    “...dhe atë që vjen tek unë, s’do ta qes jashtë, sepse zbrita prej qiellit, jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi. E vullneti i Atij që më dërgoi është të mos humbë asnjë prej atyre që më dha, por t’i ringjall në ditën e fundit. (Gjn 6; 37-39)


    ju thate qe ; Siguria është Zoti...jam dakord me ty, ..por ne po diskutojme qe ..A e kemi Zotin me vete??? dhe pastaj natyrisht qe siguria eshte Zoti,absolutisht e vertete kjo..
    Nëse dyshon në Zotin e Lavdisë atëherë sigurisht se nuk “e ke me veti”, Unë per ty nuk e di, ndërsa unë e kam Zotin me veti. Krishti eshte Zot dhe në Jezusin njeriu e takon Zotin e JETES. Në Jezusin njeriu e takon Atin qiellor. Në Jezusin njeriu e takon përsosmërinë – JETEN e pasosur.


    ti thua qe : fitova faljen e mëkatit në JEZUSIN Zot dhe Njeri..
    nje pyetje: a e fitove faljen per cdo mekat ..edhe ne te ardhmen??


    Atëherë Jezusi i tha gruas:
    “Të janë falur mëkatet!”
    Ata që ishin në tryezë me të, filluan të mendonin me vete: “Kush është ky që po fal edhe mëkatet?!”
    Por ai i tha gruas:
    “Feja jote të shpëtoi. Shko në paqe!” (Lk 7; 48 – 50)

    “As unë nuk po të dënoj i tha Jezusi Shko, por tani e tutje mos mëkato më!” (Gjn 8; 1-11)

    Kush nga njerëzit mund të jetë pa mëkat? Qëndrimi i besimtarit të krishter nuk është ai i “të drejtit” por të vetdieshem se të gjithë jemi mëkatar, kemi nevojë gjithmonë për faljen e të cilës eksperimenton fuqinë dhe gëzimin. Mirepo te vetdieshem Zoti e fal njeriun qe vendosë te kthehet te Ai – kthimi dhe falja eshte ne emrin dhe gjakun e Krishtit.

    “Paqja me ju!" u tha Jezusi, "Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”
    Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:
    “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.”

    Kisha katolike ka Sakramentin e pendimit dhe rrëfimit, beson ne faljen e mëkateve. Ungjilli i Krishtit është lajm i gëzueshëm që kthimi është i mundur, që falja e Hyjit është për të gjithë dhe gjithçka në njeriun mund të jetë i shpaguar dhe i shëlbuar.

    Pastaj mori kelkun, u falënderua, ua dha e tha: “Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im ‑ gjaku i Besëlidhjes ‑ që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve.”.

    Pra kjo nenkupton qe ti je i sigurte qe do te shkosh ne parajse ne jeten e perjeteshme Toni?
    “Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.” (Gjn 3;36)

    Neve nuk e kemi njohur me syte tane as Jezusin e as mrekullite e tij , pasi ai jetoi 2000 vjet me pare ne kete bote, e tani eshte ne boten e pertejme...


    Sigurisht se ti jo, jam i sigurt, fytyrën e Krishtit ti nuk e sheh duke shpërnda mësime kundër te VERTETES së Tij. Unë e shoh Krishtin dhe e jetoj, shikimi im është ne SHPIRT dhe JETË, për ata qe nuk e pranuan Jezusin nuk mund te jap përgjigje, jo ne asnjë mënyrë për ata qe nuk e kanë HIRIN e Shpirtit te Hyjit qe bën te shihet Krishti. Njeriu pa Krishtin është në errësirën e ADAMIT i cili u dëbua nga prania e Zotit.
    Krishti nuk është një Histori edhe pse është edhe Histori – por jo vetëm e kohës se kaluar, por Jezusi është aktual, Krishti është JETA – dje, sot dhe nesër, Jeta është e përjetshme.
    “Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë ‑ deri në të sosur të botës!”


    Edhe une besoj qe Jezusi eshte i gjalle..me ndryshimin qe une nuk e kam pare kurre ate(dhe kjo eshte fakt) , une di pikpamjet e Jezusit sipas asaj qe kam lexuar dhe kam konkluduar, ..por une kurre nuk di fytyren e vertete te tij , dhe une nuk besoj qe Jezusi mund te jete ne ty e ne as nje njeri ne bote, pasi Jezusi per mua eshte ne shpirtin e vet , a mendon qe duhet t'i shfuqizojme vargje te tilla nga Bibla? :

    “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”. Jezusi iu përgjigj, “Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç të vetmit Perëndi.” [Marku 10:17-18]


    Kjo është mënyra e jote qe ke zgjedhur për qëllime tua, por e vërteta mbi Krishtin është krejt ndryshe nga ajo qe thua.

    1. Te besoj njeriu se Jezusi është i gjallë nuk mjafton, kështu beson edhe djalli i mallkuar dhe bile ka ka friken, “dridhet para tij’ thonë shkrimet. Por njeriu – ai qe dëshiron ta shijoj JETEN në Krishtin, duhet ti besoj fjalës se Tij dhe te pagëzohet ne emër te Tij. (pagëzimi është RILINDJE).

    2. Krishti është i pranishëm dhe secili qe i beson e JETON dhe e sheh Krishtin. Ti nuk i kupton këto gjera pasi qe këto shihen ne FRYMË. Njeriu nuk jeton Zotin nga mishi por nga FRYMA. Pasi qe nuk e ke ti FRYMEN e Zotit qe merret ne emër te Jezusit, edhe nuk mund ta kuptosh as nuk e njeh “fytyrën” e Krishtit.

    3. Jezusi nuk është “në shpirtin e vet” siç e thua ti apo i imagjinon ti, por Jezusi është:
    “Pse po trembeni? Pse po dyshoni në zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” (Lk; 24;38)

    Dhe Jezusi është:

    Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!” (Zb 1, 17-18)

    4. “Mësues i mirë”
    E pra, kjo është një gabim i myslimanëve qe shumher përpiqen qe të akuzojnë dhe të thonë diçka lidhur me ketë thënë te Jezusit. Jezusi tha se askush nuk është i mirë dhe unë them AMEN. Vetëm Zoti është i mirë, e pra Jezusi është ZOT , është diçka tjetër nëse ti nuk e beson. Ndërsa njeriu “mësues” normal qe nuk është i mirë.
    Në at kohë njerëzit mendon se farëzinjtë dhe skrëbet – mësues dhe...., ishin te mirë, Jezusi tregoj se askush nuk është i mirë, hiq, askush pos Perëndisë – mirëpo Jezusi është Perëndi.

    Mendoj qe je gabim dhe do te mundohem qe t'a argumentoj mendimin tim sa me shkurt
    , debati me nje njeri qe beson Kuranin, ne lidhje me Biblen, ose anasjelltas, nuk mund te jete kurre i pafrytshem , nese debatuesit i referohen arsyes dhe jo deshirave ,


    Mik gabimi qëndron aty kur mohohet kjo p.sh:

    “Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë.” (Lk 1; 31)

    Engjëlli iu përgjigj: “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. (Lk 1; 35)

    Engjëlli u tha: “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! 11 Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot! (Lk 2; 10)

    Apo ne rreshtat te fundit te Ungjillit:

    “Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt!” (Mt 28;19)

    Te gjitha këto Kurani i mihon dhe cdo mundësi debati, ne mes Bibles dhe Kuranit lidhur me Jezusin mbyllet këtu.

    ti as nuk ke reaguar e as nuk ke nderhyre ne lidhje me mrekulline matematikore te Kuranit,...por ja qe une po t'a kerkoj t'a besh kete, duke te kerkuar mendimin tend ne lidhje me kete ceshtje , pasi une e perdor kete(mrekulline 19) si argument te fuqishem nga ku mbeshtes edhe besimin tim ,
    nuk e di nese jam gabim po per mrekulline matematikore do te thoja qe ; cdo mrekulli vjen nga Perendia ...dhe si mund te besojme ne mrekullite e Perendise pa besuar ne Perendi???


    O ty te paqa me jetë. Mua ato “matematika” nuk me duken aspak interesant o vëlla. As nuk kan asnjë rendesi, nuk kërkoj matematika te llojit tënd une o mik, une e njoh mrekullin e Zotit ne Krishtin.
    Per mua çdo gjë qe ka krijuar Zoti është mrekulli e Tij.

    kaloja mirë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 27-04-2012 më 18:48
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #474
    Toni
    O ty te paqa me jetë. Mua ato “matematika” nuk me duken aspak interesant o vëlla. As nuk kan asnjë rendesi, nuk kërkoj matematika te llojit tënd une o mik, une e njoh mrekullin e Zotit ne Krishtin.
    Per mua çdo gjë qe ka krijuar Zoti është mrekulli e Tij.
    medoj qe je nxituar ne kete pergjigje toni,
    une nuk kembengul dot me shume ...por ti duhet te kuptosh qe edhe une qe e permend aq shume ate mrekulli nuk jam me te meta ...
    shiko mire se aty ka me te vertete nje mrekulli, ..pasi "te gjitha dhe gjithcka ne Kuran" kuadrohen ne baze te numerit nentembedhjete...a mund te kete rastesi ???
    Ka disa njerez te rralle ne bote qe kane te ashtequajturen "memorie fotografike", te cilet nuk lejohen neper kazino pasi mbajne mend gjithcka ..
    T'a zeme se Muhamedi ishte nje i tille dhe e trilloji Kuranin dhe shpiku edhe nje kod te fshehte ne te te bazuar ne numerin 19 dhe qe e permnedi pastaj tek surja 74..
    por nga e dinte Muhamedi qe emri i zbuluesit do te ishte Rashad Khalifa qe t'a kodonte ashtu?? dhe nga e dinte qe viti i zbulimit te ishte viti 1974 qe t'a kodonte ashtu??/ ...po nga e dinte e jema e rashad khalifes qe t'a lindte te birin e saj(Rashadin) ne 19 nentor?? e te tjera e te tjera si keto...jam i bindur qe cdokush qe do e shikoje kete mrekulli(te numerit 19 ne Kuran) do te mbetet i mahnitur ,..problemi eshte qe njeriu shperfill ate qe ka para syve me mendimin qe eshte pa rendesi..
    desha te them qe : "cfare sheh mendja nuk e sheh syri '

    Paqe !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 28-04-2012 më 15:28
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #475
    Vend-Perdorimet e emrave te Profeteve ne Kuran, shuma gjithesej eshte shumefish i nentembedhjetes,
    Vertetoni vete si me poshte:

    IDRISI
    19:56 21:85


    NOEU
    3:33 4:163 6:84 7:59,69 9:70 10:71 11:25,32,36,42,45,46,48,89 14:9 17:3,17 19:58 21:76 22:42 23:23 25:37 26:105,106,116 29:14 33:7 37:75,79 38:12 40:5,31 42:13 50:12 51:46 53:52 54:9 57:26 66:10 71:1,21,26


    ABRAHAMI
    2:124,125,125,126,127,130,132,133,135,136,140,258, 258,258,260 3:33,65,67,68,84,95,97 4:54,125,125,163 6:74,75,83,161 9:70,114,114 11:69,74,75,76 12:6,38 14:35 15:51 16:120,123 19:41,46,58 21:51,60,62,69 22:26,43,78 26:69 29:16,31 33:7 37:83,104,109 38:45 42:13 43:26 51:24 53:37 57:26 60:4,4 87:19


    LOTI
    6:86 7:80 11:70,74,77,81,89 15:59,61 21:71,74 22:43 26:160,161,167 27:54,56 29:26,28,32,33 37:133 38:13 50:13 54:33,34 66:10


    ISMAILI
    2:125,127,133,136,140 3:84 4:163 6:86 14:39 19:54 21:85 38:48


    ISAKU
    2:133,136,140 3:84 4:163 6:84 11:71,71 12:6,38 14:39 19:49 21:72 29:27 37:112,113 38:45


    JAKOBI
    2:132,133,136,140 3:84 4:163 6:84 11:71 12:6,38,68 19:6,49 21:72 29:27 38:45


    JOSEFI
    6:84 12:4,7,8,9,10,11,17,21,29,46,51,56,58,69,76,77,80, 84,85,87,89,90,90,94,99 40:34


    MOISIU
    2:51,53,54,55,60,61,67,87,92,108,136,246,248 3:84 4:153,153,164 5:20,22,24 6:84,91,154 7:103,104,115,117,122,127,128,131,134,138,142,142, 143,143,144,148,150,154,155,159,160 10:75,77,80,81,83,84,87,88 11:17,96,110 14:5,6,8 17:2,101,101 18:60,66 19:51 20:9,11,17,19,36,40,49,57,61,65,67,70,77,83,86,88, 91 21:48 22:44 23:45,49 25:35 26:10,43,45,48,52,61,63,65 27:7,9,10 28:3,7,10,15,18,19,20,29,30,31,36,37,38,43,44,48,4 8,76 29:39 32:23 33:7,69 37:114,120 40:23,26,27,37,53 41:45 42:13 43:46 46:12,30 51:38 53:36 61:5 79:15 87:19


    AARONI
    2:248 4:163 6:84 7:122,142 10:75 19:28,53 20:30,70,90,92 21:48 23:45 25:35 26:13,48 28:34 37:114,120


    ILJAZI
    6:85 37:123,130


    ELISEU
    6:86 38:48


    JOBI
    4:163 6:84 21:83 38:41


    DAVIDI
    2:251 4:163 5:78 6:84 17:55 21:78,79 27:15,16 34:10,13 38:17,22,24,26,30


    SALOMONI
    2:102,102 4:163 6:84 21:78,79,81 27:15,16,17,18,30,36,44 34:12 38:30,34


    JUNUZI
    4:163 6:86 10:98 37:139


    ZEKERIA
    3:37,37,38 6:85 19:2,7 21:89


    JAHJA
    3:39 6:85 19:7,12 21:90


    JESUSI
    2:87,136,253 3:45,52,55,59,84 4:157,163,171 5:46,78,110,112,114,116 6:85 19:34 33:7 42:13 43:63 57:27 61:6,14


    MUHAMEDI
    3:144 33:40 47:2 48:29

    __________________________



    Emri & Perdorimet
    Idrizi 2
    Noeu 43
    Abrahami 69
    Loti 27
    Ismaili 12
    Isaku 17
    Jakobi 16
    Josefi 27
    Moisiu 136
    Aaroni 20
    Iliazi 3
    Eliseu 2
    Jobi 4
    Davidi 16
    Salomoni 17
    Junuzi 4
    Zekeria 7
    Jahja 5
    Isa/Jesusi 25
    Muhamedi 4
    Totali 456 (19×24)
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #476
    Pese lutjet ditore konfirmohen matematikisht:

    Lutja e pare ka dy rekate , e dyta 4 , e treta 4 e katerta 3 e pesta 4, kemi:

    24434=19x1286
    2 rekate lutja 1 ,pra kemi 2 dhe 1 e keshtu me rradhe deri tek lutja e peste

    21
    42
    43
    34
    45

    2142433445=19x112759655

    Perse duhet te recitohet Al-Fatiha:

    MREKULLIA MBRESËLËNËSE MATEMATIKORE KONFIRMON 5
    LUTJET E KONTAKTIT

    [1] Surja 1 është dhuratë e Perëndisë për ne, për të vënë kontakt me Të (Salat). Nëse shkruani
    numrin e sures dhe numrin e strofave njërin pranë tjetrit del 17, që është numri total i njësive në 5
    lutjet e përditshme.
    [2] Le të shkruajmë numrin e sures, duke u ndjekur nga numri i secilës strofë në sure. Ja çka del:
    1 1 2 3 4 5 6 7. Ky numër është shumëfish i 19-shit.
    [3] Tash, le të zëvendësojmë numrin e secilës strofë me numrin e shkronjave në atë strofë. Ja çka
    del: 1 19 17 12 11 19 18 43 gjithashtu shumëfish i 19-shit. Teorikisht, mund t‟i ndryshojmë
    shkronjat e Sures 1, dhe prapë të kemi numrin e njëjtë të shkronjave, megjithatë, fenomenet
    matematikore në vijim e përjashtojnë një mundësi të tillë. Se vlera germore e secilës shkronjë
    merret parasysh. Ja ku është:
    [4] Le të përfshijmë vlerën germore të secilës strofë, dhe ta
    shkruajmë në vijim të numrit të shkronjave në secilën strofë:
    1 19 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009
    gjithashtu shumëfish i 19-shit.

    [5] Tash, le të shtojmë numrin e secilës strofë, të ndjekur me
    numrin e shkronjave në atë strofë, pastaj vlerën germore të
    asaj strofe. Ja çka del: 1 1 19 786 2 17 581 3 12 618 4 11 241
    5 19 836 6 18 1072 7 43 6009 shumëfish i 19-shit.
    [6] Në vend të vlerës germore të secilës strofë, le të
    shkruajmë vlerën germore të secilës shkronjë individuale në
    Suren 1. Kjo mrekulli vërtetë mbresëlënëse, tregon që numri i gjatë që rrjedh, i përbërë nga 274
    shifra, është gjithashtu shumëfish i 19-shit. ALLAHU AKBAR. 1 7 1 19 2 60 40 1 30 30 5 1 30
    200 8 40 50 1 30 200 8 10 40 2 17 ... 50

    Ky numër fillon me numrin e sures, i ndjekur me numrin e strofave në sure, i ndjekur nga numri i
    strofës, i ndjekur nga numri i shkronjave në këtë strofë, i ndjekur nga vlera germore e secilës
    shkronjë në këtë strofë, i ndjekur nga vlerat germore të secilës shkronjë në këtë strofë, dhe kështu
    me radhë deri në fund të sures. Pra, përbërësi i fundit është 50, vlera e “N”-së (shkronjës së
    fundit).
    [7] Pasi që nuk mund të shkruaj numra shumë të gjatë këtu, le t‟i zëvendësojmë me një[*] këta
    numra që përbëhen nga numri i secilës strofë, i ndjekur nga numri i shkronjave në atë strofë, i
    ndjekur nga vlera germore e secilës shkronjë individuale në atë strofë. Nëse e shkruajmë numrin e
    sures, të ndjekur nga numri i strofave të saj, marrim 17, numrin e njësive (Reqateve) në 5 lutjet e
    përditshme. Afër numrit 17, shkruajmë numrin e lutjes së parë (1), të ndjekur nga numri i Reqateve
    të saj, që është 2, pastaj dy[*], të ndjekur nga numri i lutjes së dytë (2), i ndjekur nga numri i
    Reqateve në lutjen e dytë (4), i ndjekur nga katër[*], dhe kështu me radhë. Jo vetëm që numri i
    gjatë që del është shumëfish i 19-shit, por numri i shifrave të tij përbërëse është 4636
    (19x244)....Vini re që cilido përfaqësim i Sures 1 mund ta zëvendësojë[*] pa e ndryshuar
    rezultatin; të gjitha ato japin shumëfisha të 19-shit. Për shembull, përfaqësimi i shkurtër i “Çelësit”përbëhet nga numri i Sures (1), i ndjekur nga strofat (7), i ndjekur nga numri total i shkronjave në
    Suren 1 (139), i ndjekur nga vlera totale germore e të gjithë sures (10143). Numri që del
    (1713910143) gjithashtu mund ta përfaqësojë[*].
    1712[*][*]24[*][*][*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*]54[*][*][*][*]

    KONFIRMIMI I LUTJEVE TË TË PREMTES
    [8] Pasi që lutja e të Premtes përbëhet nga dy predikime dhe dy Reqate (totali është 4 njësi po
    ashtu), pra lexojmë vetëm 15 “Çelësa” të Premten, në krahasim me 17 ditëve të tjera. Abdullah
    Ariku zbuloi që nëse e zëvendësojmë 17-shin me 15 në numrin e gjatë në [7] dhe heqim dy
    “Çelësa” nga lutja e mesditës, del shumëfish i 19-shit po ashtu. Kjo e konfirmon Lutjen e të
    Premtes, në mesditë, me 2 “Çelësa.” Numri i gjatë i paraqitur më poshtë përfaqëson pesë lutjet e të
    Premtes; është shumëfish i 19-shit.
    1512[*][*]24[*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*][*]54[*][*][*][*]

    "ÇELËSI” (El-Fatiha) DUHET TË
    RECITOHET ARABISHT

    [9] Surja e parë në Kuran është matematikisht e hartuar
    në atë mënyrë që sfidon dhe ndalë matematicientët më të
    mëdhenj në tokë. Tash e çmojmë faktin që kur e
    recitojmë Suren 1, “Çelësin,” gjatë Lutjeve tona të
    Kontaktit, diçka ndodhë në gjithësi, dhe vëmë kontakt
    me Krijuesin tonë. Rezultati është lumturi e përsosur,
    tash dhe përgjithmonë. Duke e kontaktuar Krijuesin tonë
    të Plotfuqishëm 5 herë në ditë, i ushqejmë dhe
    zhvillojmë shpirtrat tonë për t‟i përgatitur për Ditën e
    Madhe kur e takojmë Perëndinë. Vetëm ata që i
    ushqejnë shpirtrat e vet do të jenë në gjendje të
    përballojnë dhe gëzojnë praninë fizike të Perëndisë së
    Plotfuqishëm.


    Të gjithë të nënshtruarit, nga të gjitha kombësitë, i
    recitojnë fjalët e “Çelësit” të cilat u shkruan nga Vetë
    Perëndia, dhe na u dhanë që të vëmë kontakt me Të
    (2:37).
    Zbulimi i Edip Yukselit shton mbresëlënien e “Çelësit”
    dhe tregon qartë që duhet të recitohet Arabisht.
    Kur e reciton “Çelësin” Arabisht, buzët e tua prekin njëra tjetrën saktësisht 19 herë.
    Buzët tua e prekin njëra tjetrën ku ndodhen shkronjat “B” dhe “M”. Janë 4 “B-ja” dhe 15 “M-ja”
    dhe kjo jep shumën 19. Vlera germore e 4 “B-ve” është 4x2=8, dhe vlera germore e 15 “M-ve”
    është 15x40=600. Vlera germore totale e 4 “B-ve” dhe 15 “M-ve” është 608, që është 19x32.

    KONFIRMIMI I 5 LUTJEVE DITORE, NUMRI I PËRKULJEVE
    (Ruku), PËRULJEVE (Suxhud), dhe TESHEHHUDEVE
    [10] Njëri prej sfidimeve të zakonshme...është: “Nëse Kurani është i plotë dhe krejtësisht i
    hollësishëm (siç thuhet në 6:19, 38 & 114), ku janë hollësirat e Lutjeve të Kontaktit (Salatit)?”
    Këta njerëz e pyesin këtë pyetje sepse ata nuk janë të vetëdijshëm që Kurani na njofton që Lutjet e
    Kontaktit erdhën nga Abrahami (21:73 & 22:78). Nëse i shkruajmë numrat e lutjeve me përkuljet,
    përuljet dhe Teshehudet e tyre, marrim:
    1 1 2 2 4 1 2 4 4 8 2 3 4 4 8 2 4 3 3 6 2 5 4 4 8 2
    Ky numër i gjatë përbëhet nga surja që e recitojmë në të pesë lutjet (1) të ndjekur nga numri i
    lutjes së parë (1), pastaj numri i “Çelësave” që i recitojmë në këtë lutje (2), pastaj numri i
    përkuljeve (Ruku‟) (2), pastaj numri i përuljeve (4), pastaj numri i Teshehudeve (në pozitën e ulur)
    (1), pastaj numri i lutjes së dytë (2), pastaj numri i “Çelësit” që e recitojmë në lutjen e dytë (4),
    pastaj numri i përkuljeve (Ruku) në këtë lutje (4), pastaj numri i përuljeve (8), pastaj numri i
    Teshehudeve (2), pastaj numri i lutjes së tretë (3), dhe kështu me radhë deri në lutjen e fundit. Ky
    numër i gjatë është shumëfish i 19-shit, dhe kjo konfirmon edhe hollësirat më të vogla të lutjeve,
    madje edhe numrin e Rukuve, Suxhudeve, dhe Teshehhudeve.

    Bamirësia e Obligueshme (Zeqati)
    Zeqati duhet të jepet “në ditën e vjeljes” (6:141). Sa herë që pranojmë “të ardhura neto,” duhet të
    ndajmë 2.5% dhe t‟ia japim marrësve të specifikuar – prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve,
    udhëtarit të huaj, në këtë radhë (2:215). Rëndësia jetike e Zeqatit pasqyrohet në ligjin e Perëndisë:
    “Mëshira Ime i përfshinë të gjitha gjërat, por Unë do të përcaktoj atë për të drejtit që japin Zeqat”
    (7:156).
    Zeqati duhet të njehsohet me kujdes dhe të jepet rregullisht sa herë që pranojmë ndonjë të ardhur.
    Tatimet e qeverisë duhet të zbriten, por jo shpenzimet e tjera siç janë borxhet, dhe shpenzimet
    jetësore. Nëse dikush nuk njeh persona që kanë nevojë, ai ose ajo mund të japë Zeqat te një xhami
    ose organizatë bamirësie me qëllimin e veçantë për t‟i ndihmuar njerëzit e varfër. Bamirësitë që iu
    jepen xhamive ose spitaleve ose organizatave nuk mund të konsiderohen Zeqat.
    Agjërimi
    Hollësirat e plota të agjërimit jepen në 2:183-187.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 10-07-2012 më 05:40
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  7. #477
    Nje mrekulli e profetizuar dhe e percaktuar ne Kohe:

    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #478
    Per nderlidhjen mes Rashad Khalifes dhe mrekiullise matematikore te Kuranit te bazuar ne numerin 19


    Emri i Lajmëtarit të Perëndisë të Besëlidhjes është i koduar matematikisht në Kuran si “Rashad
    Khalifa.” Kjo është pa dyshim metoda më e përshtatshme për t‟ia njoftuar lajmëtarin e Perëndisë
    botës në epokën e kompjuterëve.

    (1) Siç paraqitet në Shtojcën 1, mrekullia e madhe e Perëndisë në Kuran bazohet në numrin e
    thjeshtë 19, dhe mbeti e fshehur për 1406 vite (19x74). Kjo mrekulli mbresëlënëse u paracaktua
    nga Perëndia i Plotfuqishëm që të zbulohet nëpërmjet Rashad Khalifës. Me qindra studiues
    Mysliman dhe Orientalist gjatë 14 shekujve të fundit janë përpjekur së koti, por askujt nuk iu lejua
    që të deshifrojë domethënien e Inicialeve Kuranore.
    (2) Kurani është bërë i lehtë për besimtarët dhe kërkuesit e sinqertë (54:17, 22, 32, 40 & 39:28).
    Është ligj i pathyeshëm i Perëndisë që askujt nuk i lejohet qasja në Kuran, e le më në mrekullinë e
    tij të madhe, në mos qoftë ai ose ajo një besimtarë i sinqertë që i jepet autorizim i posaçëm hyjnor
    (17:45:46, 18:57, 41:44, 56:79). Zbulimi i mrekullisë së Kuranit nëpërmjet Rashad Khalifas është
    shenjë e madhe e lajmtarllëkut të tij.
    (3) Fjala rrënjë e emrit “Rashad” është “Rashada” (mbajtja e udhëzimit të drejtë). Kjo fjalë rrënjë
    përmendet në Kuran 19 herë. Nëntëmbëdhjeta është emëruesi i përbashkët i Kuranit.
    (4) Shuma e të gjithë numrave të sureve dhe strofave
    ku të gjitha “Rashada” dhe të gjitha “Khalifat” ndodhin
    pa dallim, japin shumën 1463, 19x77
    (5) Totali i të gjitha sureve dhe strofave ku fjala rrënjë
    “Rashada” ndodhet është 1369, ose (19x72)+1,
    përderisa totali për të gjitha ndodhjet e “Khalifas” është
    94 (19x5)-1. Fakti që:
    “Rashada ” është për një më shumë dhe “Khalifa” është për një më pak e lokalizon emrin si
    “Rashad Khalifa,”dhe jo cilido “Rashad” ose cilido “Khalifa.”

    (6) Inicialet Kuranore përbëjnë bazën themelore të mrekullisë
    së Kuranit. Këto iniciale ndodhin në suret 2, 3, 7, 10, 11, 12,
    13, 14, 15, 19, 20, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 36, 38, 40, 41, 42,
    43, 44, 45, 46, 50, dhe 68. Nëse e mbledhim shumën e këtyre
    numrave (822) me vlerën e “Rashad Khalifa” (1230), totali
    është 2052, 19x108.


    dhe nese ai pretendonte per zbulimin e nje kodi dhe i mashtroi ...atehere si ka mundesi qe ky kod eshte i vertete???
    shiko:




    Mathematical Miracle of Quran
    13: Thunder ( A L M R )
    19: Mary ( K.H.Y.’A.S. )
    20: Ta-Ha ( T.H.)
    26: The Poets ( T.S.M. )
    27: The Ant ( T.S. )
    28: History ( T.S.M. )
    36: Ya-Sin ( Y.S. )
    38: Sad ( S )
    40: Forgiver ( H.M. )
    41: Detailed ( H.M. )
    42: Consultation ( H.M.’A.S.Q. )
    43: Ornaments ( H.M. )
    44: Smoke ( H.M. )
    45: Kneeling ( H.M. )
    46: The Dunes ( H.M. )
    50: Q ( Q )
    68: The Pen ( NuN )

    The Arabic text of the above is from an external source: tanzil.net



    Pra ....a ka mundesi qe Zoti t'ia zbuloi kodin matematikor te bazuar ne numerin 19 te profetizuar me pare ne Kuran nje ....mashtruesi...????
    dhe si ka mundesi qe fjala Rashada qe eshte rrenja e emrit Rashad ndodh te jete e shkruar ne Kuran 19 here???
    dhe si ka mundesi qe vete Rashad Khalifa ka lindur me 19 nentor???
    dhe si ka mundesi qe:

    Keto dy ajete profetizojne per nje sekret te fshehur qe paralajmeron:
    “Ya ayyuhal Muddassir; qum fa anzir”
    [74:1] O ti sekret i mbuluar.
    [74:2] Dil dhe paralajmëro.


    Y = 10
    A = 1
    A = 1
    Y = 10
    H = 5
    A = 1

    A = 1
    L = 30
    M = 40
    D = 4
    TH = 500
    R = 200

    Q = 100
    M = 40

    F = 80
    A = 1
    N = 50
    Z = 700
    R = 200

    Totali: 1974

    Dhe viti 1974 eshte viti qe ky sekret doli jashte(u zbulua) dhe paralajmeroi.

    Zbulimi shumë i rëndësishëm që numri “19” është plotpjesëtuesi i përbashkët i Kuranit u bë
    realitet në Janar të 1974, që përkon me Dhyl-Hixhe 1393 Pas Hixhrës. Kurani u shpall në vitin 13
    (Para Hixhrës). Kjo e bën numrin e viteve nga shpallja e Kuranit deri te shpallja e mrekullisë së tij
    1393 + 13 = 1406 = 19x74. Siç është shënuar më lartë, zbulimi i Mrekullisë ndodhi në Janar 1974.
    Lidhja ndërmjet 19x74 viteve hënore dhe 1974 viteve diellore eshte nje shenje e forte per te kuptuar kete mrekulli

    Kompjuteri Është Krijesa*
    [27:82] Në kohën e duhur, do të prodhojmë për ta një krijesë, të bërë nga materialet
    tokësore, duke deklaruar që njerëzit nuk janë të sigurt për shpalljet tona.

    *27:82 (2+7+8+2 = 19) Kompjuteri u nevojit për të zbuluar mrekullinë matematikore të Kuranit, dhe
    vërtetoi që shumica e njerëzve e kanë hedhur poshtë lajmin e Perëndisë.

    Numeri 19 permendet ne suren 74:
    [74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
    Viti i zbulimit eshte 1974 ose 19x74=1406 vite nga shpallja e Kuranit.


    ي ا أ ي ه ا ا ل م د ث ر
    10 1 1 10 5 1 1 30 40 4 500 200

    ق م ف أ ن ذ ر
    100 40 80 1 50 700 200

    shuma e ketyre vlerave germore te germave ne dy ajetet e para te sures 74
    74:1 يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ
    74:2 قُمْ فَأَنذِرْ

    10
    1
    1
    10
    5
    1
    1
    30
    40
    4
    500
    200
    100
    40
    80
    1
    50
    700
    200
    ______________
    =1974








    74:1 يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ
    74:2 قُمْ فَأَنذِرْ

    ي 10 (1
    ا 1 (2
    أ 1 (3
    ي 10 _(4
    ه 5 _(5
    ا 1 _(6
    ا 1 _(7
    ل 30 _(8
    م 40 _(9
    د 4 _(10
    ث 500_(11
    ر 200_(12
    ق 100_(13
    م 40 _(14
    ف 80 _(15
    أ 1 _(16
    ن 50 _(17
    ذ 700_(18
    ر 200_(19
    _______
    = 1974

    Emri i zbuluesit eshte Rashad dhe: Fjala rrenje e emrit Rashad(rashada) gjendet 19 here ne Kuran ne ajetet ne vijim;
    *
    2:186 dhe 2:256 dhe 4:6 dhe 7:146 dhe 11:78 dhe 11:87 dhe 11:97 dhe 18:10 dhe 18:17 dhe 18:24 dhe 18:66 dhe 21:51 dhe 40:29 dhe 40:38 dhe 49:7 dhe 72:2 dhe 72:10 dhe 72:14 dhe 72:21

    por edhe nese i vendosim ne nje vije te drejte te gjithe numerat , fitojme:

    2186 2256 46 7146 1178 1187 1197 1810 1817 1824 1866 2151 4029 4038 497 722 7210 7214 7221 505 725

    dhe pasi e pjestoj me 19 me del keshtu:

    Ky numer eshte shumefish i 19-tes
    (19 x 11506450772182167269405893253167458854835063954752 317815669616898534064289775)


    Mos te harrojme qe ne Kuran thuhet:

    [74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
    [74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre për
    t’i trazuar mosbesimtarët, për t‟i bindur të Krishterët dhe Jahuditë,për të forcuar
    besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të
    të Krishterëve, Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t‟i ekspozuar ata që ushqejnë
    dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë
    Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë,
    dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij.
    Kjo është vërejtje për njerëzit.
    [74:32] Patjetër, (betohem) me hënën.
    [74:33] Dhe natën përderisa kalon.
    [74:34] Dhe mëngjesin përderisa shkëlqen.
    [74:35] Kjo është njëra prej mrekullive madhështore.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #479
    [10:20] Ata thonë, “E si nuk i zbriti atij asnjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj, “E ardhmja i takon Perëndisë; pra pritni, edhe unë jam duke pritur së bashku me ju.”

    E Ardhmja:

    Kuran , H dhe M [ ha ( ح ) & mim ( م ) ] ne suret ku inicializohen ne suret; 40. 41 , 42 , 43 , 44 , 45 , 46 .
    Nqs do te mbledhim perdorimiet e ketyre germave arabe ne keto sure do te kemi kete kombinim te mrekullueshem:


    ose me mire nderthurjen mund t'a vereni nga kjo tabele e ndertuar nga vete zbuluesi i kesaj mrekullie;
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  10. #480
    per me shume informacion , per tu bindur ne sa thuhen me siper shikoni me mire vete ne keto libra
    1) per mrekulline matematikore shikoni ketu:
    a)http://www.scribd.com/fullscreen/780...]Scribd]Scribd
    b)http://www.scribd.com/fullscreen/780...]Scribd]Scribd
    c)http://www.scribd.com/fullscreen/819...]Scribd]Scribd

    2)per Hadithet ne Islam shikoni ketu:
    a)http://www.scribd.com/fullscreen/780...]Scribd]Scribd
    b)http://www.scribd.com/fullscreen/781...]Scribd]Scribd
    c)http://www.scribd.com/fullscreen/780...]Scribd]Scribd

    si edhe ketu eshte Kurani i perkthyer ne shqip i bazuar nga Kurani ne anglisht i Rashad Khalifes ku ne fund ka edhe disa shkrime te tij ne forme shtojcash qe kane te bejne me mrekulline matematikore dhe , hadithet , fundin e botes e shume te tjera: www.masjidtucson.org/albanian/KuraniShqip.pdf
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 48 prej 49 FillimFillim ... 3846474849 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •