Close
Faqja 46 prej 49 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 487
  1. #451
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Deklarate shume e guximshme nga ana jote kur dihet qe kane koncepte te ndryshme ne shumicen e aspekteve!

    nqs ke kohe , shikoje kete video:

    shiko edhe ketu nga minuta e 1:40 e tutje , Rashad Khalifa duke iu lexuar Biblen besimtareve Myslimane per xhuma(predikimin e se premtes)

    eshte me se e qarte qe edhe Bibla eshte fjale e Zotit dhe e perdorshme per udhezim edhe nga besimtaret myslimane duke patur si udhezuaes Kuranin , kjo pasi Kurani eshte i ruajtur me kod matematikor te pakorruptueshem , qe e kam sjellur edhe ne postimet e me siperme..

    [5:48] Pastaj ta shpallëm ty(Muhamed) këtë shkrim, me të vërtetën, që konfirmon shkrimet
    paraprake(Biblen), duke i mbizotëruar ato. Të sundosh mes tyre në përputhje me shpalljet e
    Perëndisë, dhe mos shko sipas dëshirave të tyre nëse dallojnë nga e vërteta që të erdh ty.

    [5:46] Në vazhdim pas tyre, dërguam Jezusin, të birin e Marisë, duke konfirmuar
    shkrimin paraprak, Torahn. I dhamë Ungjillin, që përmban udhëzim dhe dritë, dhe
    konfirmon shkrimet paraprake,
    Torahn, dhe shton udhëzimin dhe dritën e saj, dhe që të
    ndriçojë të drejtit.
    [5:47] Njerëzit e Ungjillit le të sundojnë në përputhje me shpalljet e Perëndisë në të. Ata
    që nuk sundojnë në përputhje me shpalljet e Perëndisë janë shpirtligjtë.

    [6:91] Ata nuk e vlerësuan Perëndinë siç duhet vlerësuar. Kështu, ata thanë, “Perëndia
    nuk i shpallë asgjë asnjë njeriu.” Thuaj, “Kush pra e shpalli shkrimin që solli Moisiu, me
    dritë dhe udhëzim për njerëzit?” Ju e shënuat në letër për ta deklaruar, përderisa e fshehët
    një pjesë të madhe të tij.
    Jeni mësuar çfarë nuk ditët kurrë më parë – ju dhe prindërit tuaj.
    Thuaj “Perëndia (është Ai që e shpalli),” dhe lëri të luajnë në moskujdesin e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 25-04-2012 më 05:55
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  2. #452
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    shiko edhe ketu nga minuta e 1:40 e tutje , Rashad Khalifa duke iu lexuar Biblen besimtareve Myslimane per xhuma(predikimin e se premtes)

    .
    o mo su merr me ato dallavere o bani, edhe dreqi i mallkuar citon nga Bibla për qëllime te veta, kjo që ti thua është HIQ. Kjo far dallavere e këtij djalli te mallkuar qe e bën kinse po lexon Biblën nuk është fryme e Zotit por mënyrë e djallit te mallkuar nëpërmes ushtarëve te tij.

    Biblën e lexojnë dhe predikojnë edhe te ashtuquajturit Dëshmitaret e Jehovait, edhe sekte tjera...., nuk është qëllimi apo vendimtare vetëm nëse e lexon - apo jo njeriu Biblën, bibla duhet lexuar por rendësi ka si besohet dhe shpjegohet, edhe farisenjtë dhe skrëbet e njohën dhe shtjelluan shume her Shkrimin e Shenjt dhe ligjet por nuk e njohën të Birin e PERENDISË JEZUS, as ata, sikurse as te ashtuquajturit D.J si; ashtu edhe ju - jeni large te VERTETES së Jezusit. Largë, shume shume largë dhe anti Krisht pasi qe Ai - Krishti është ZOT dhe Shpëtimtar (Shëlbues) i botes - atyre qe i besojnë. Ky është besimi i gjallë në HYJIN e GJALLË - lindja e Jezusit nëpërmes virgjërës Mari- Misherimi (Fjala), shpallja e ungjillit, jeta dhe vepra e Jezusit, vuajtja, kryqëzimi, vdekja dhe ngjallja e Krishtit - Krishti ZOT, vetja e dytë HYJNORE - BIR i PERENDISË - nëpërmes te Cilit u krijua gjithçka - FJALA, Fjala përfundimtare ZOTIT.

    Te gjitha te tjerat janë kot nëse nuk besohet dhe shpallet me zemër besimi ne Jezusin ZOT dhe SHPETIMTAR i jetës – Krishti vet JETA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 25-04-2012 më 15:24
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #453
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin

    Toni..
    une nuk them se jam ne rrugen e drejte..sepse nqs do t'a beja kete ,...atehere kjo do te thoshte qe parajsa po me pret mua . ...dhe per te qene i sinqerte ,une nuk e di nese parajsa po me pret, pasi mendoj qe gjykimi nuk eshte i imi , por i Atij qe me krijoi dhe tek i Cili do te pergjigjemi ne llogaridhenie,diten e caktuar.
    Kam mendimin qe edhe ju i nderuar Toni nuk e dini me siguri nese parajsa po ju pret apo jo, pasi gjykimi nuk eshte dhene akoma,..
    e pra keshtu te dy neve , ne kete gjendje te pasigurte qe jemi, nuk eshte mire qe te paragjykojme me vendosmeri dhe siguri njeri tjetrin per ide apo qendrime te cilat nuk i kemi vertetuar me pare dhe nuk i'ua dime fundin..
    une do te isha me i sigurte dhe me i qarte ne secilin konkuzion qe mund te arrihej pas nje debati te bazuar ne argumente dhe fakte te drejtperdrejta dhe te verifikueshme,
    Eshte fakt qe as une e as ti nuk e kemi njohur Jezusin per se gjalli ,
    Eshte fakt qe besimi ne Jezu Krisht eshte i bazuar ne ide te paverifikuara , por verifikimi i eshte adresuar besimit qe ka nje i krishtere ne zemer me shpresen qe : "ashtu eshte e verteta".
    Une jam i gatshem te debatoj , nese sillen , ..ne mos fakte dhe argumente ...te pakten arsye te shendosha per qendrimin ne lidhje me Jezusin,..shpjegime te cilat do te kene fuqine e arsyes, ..sic eshte psh teksti i fuqishem letrar i Bibles , nga ku, per nje njeri te bazuar ne ndjenjat me te pastra dhe te sinqerta njerezore ,i behet e qarte qe mesime te tilla vijne vetem nga Hyji,etj etj shpjegime te tilla.
    Ashtu sic e mendoj qe eshte plotesisht e arsyeshme dhe jo kaprico e imja, qe te shikohen me po te njejtin seriozitet faktet e sjella nga secila dogme fetare , e mes tyre edhe ato fakte qe une po sjell ne lidhje me mrekulline matematikore te bazuar ne numerin 19 ne Kuran, per te cilen edhe kam folur gjate ne kete teme,
    Kam qene pjese trupore(jo shpirterore) e islamit Vehabist para se te konvertohesha ne fene e pastruar islame(sipas mednimit tim personal), dhe besome qe sipas argumentimit qe une i bej ,per llogarine time(personale), feve te krishtera(katolike, ortodokse, deshmitare te Jehovait etj), feve islame(sunit , shit sufi etj) dhe cdo lloj feje tjeter,.. eshte shume me argumentuese ajo qe une kam zgjedhur te ndjek ..jo pse eshte deshira ime ..por pse une nuk gjej argument me te fuqishem se sa nje "mrekulli",
    dhe besome ..qe fete e tjera me ngjajne me ferrin e tmerrshem qe shtrihet si aisberg ..ku baza eshte ne ate bote ..e maja del ne kete bote..sinqerisht dhe pa hipokrizi,
    nese kerkon nje debat te hapur mbi argumentet si ato vizive dhe ato shpirterore , une jam i hapur ..me kusht qe me pare te hidhet tutje(si nga une dhe nga ti) cdo paragjykim apo parrulla te tipit"keshtu eshte , sepse keshtu duhet te jete",.. dhe tabani i diskutimit te jete i bazuar vetem ne argument e logjike, pa u ndikuar aspak nga c'ishim, c'jemi dhe c'mund te jemi ne te ardhmen ne pikpamjen fetare , duke dominuar dhe mbizoteruar vetem "arsyeja" .
    Nje shembull do te ishte sikur te lexonim Biblen dhe Kuranin pa qene nen ndikimin fetar te askujt...A do te kishim te njejtat konkluzione mbi fete ashtu sikur kemi neve sot?
    Pershendetje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 25-04-2012 më 16:18
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #454
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Po e citoj nga bani:
    Rashad Khalifa deklaroi që:

    Nëpërmjet Ëngjëllit Gabriel, kam qënë i urdhëruar për të bërë këtë njoftim:

    PASI UNË TË VDES, MILIONA TË BESİMTARËVE do të dinë :

    Që unë përfaqësoj "Mesian" që çifutët kanë qenë në pritje të tij , për të krishterët ,"Krishtin: që ishin duke pritur, dhe "Mehdiun" që myslimanët janë lutur të vinte ...

    Unë jam Lajmëtari i Perëndisë i Besëlidhjes [Bibël-Malakia 3:1-8, Kur'an 3:81].

    lol, kane kaluar 24 ore qe kur u perbetova dhe u luta te me ndeshkonte Zoti nese po i bija ne qafe kot ketij mashtruesi qe e quan veten te derguar!
    A nuk e shikon se cfare turpi ka pretenduar! Origjinal sikur te jem duke degjuar Mossad-in israelit paska folur ky b*th-q*re qe pretendon veten per te derguar!

  5. #455
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Toni..
    une nuk them se jam ne rrugen e drejte..sepse nqs do t'a beja kete ,...atehere kjo do te thoshte qe parajsa po me pret mua . ...dhe per te qene i sinqerte ,une nuk e di nese parajsa po me pret, pasi mendoj qe gjykimi nuk eshte i imi , por i Atij qe me krijoi dhe tek i Cili do te pergjigjemi ne llogaridhenie,diten e caktuar.
    Kjo është natyra e besimit tënd, unë respektoj në vendimet tua. Ne mua dallon besimi ne krahasim me ato qe thua, besimi im nuk varen në gjykime dhe llogari dhënje, pavarësisht përpjekjeve te mia në thirrjes dhe përgjigjes time pozitivisht te eci ne HIR te Zotit dhe duke respektuar vullnetin e Tij, unë besoj dhe shpresoj vetëm në DASHURINË, MËSHIREN DHE FALJEN E ZOTIT – në gjakun e Jezusit. Këtu e kam shpëtimin e jo ne llogari dhënje sepse nëse Zoti e shikon veprimin dhe sjelljen e njeriut, njeriu është mëkatar dhe i dështuar ne projektin e Perëndisë.

    kam mendimin qe edhe ju i nderuar Toni nuk e dini m me siguri nese parajsa po ju pret , pasi gjykimi nuk eshte dhene akoma,
    Siguria është Zoti – në mua kërkohet besimi – BESIMI në ZOT nëpërmes emrit të JEZUSIT. Kështu që unë jam një njeri (ADAM) i dështuar në zanafillë në projektin dhe vullnetin e Hyjit për Bashkëjetesë me Zotin në Parajsën e Tij, duke u robërua në natyrën mëkatare, dhe si shpërblim i mëkatit – në liri te plotë e zgjodha vdekjen, natyra mëkatare dhe e vdekshme e trashëguar në mua (njeri) “njeriu do të vdes”.
    Por nga Mëshira dhe dashuria e Hyjit – fitova faljen e mëkatit në JEZUSIN Zot dhe Njeri, Jezusi Njeri ndërmjetësues në mes të Hyjit dhe njeriut - i Cili e mori natyrën time te vdekur (njeri) duke kaluar neper vuajtje njerëzore dhe vdekjen njerëzore ne kryq – dhe po kjo natyrë e imja mëkatare dhe e vdekshme u ngjall në personin JEZUS pas tri ditëve, po kjo natyrë e njeriut u ngrit në LAVDI duke u realizuar plani dhe vullneti i Zotit. Unë pra, njeriu i vdekshëm u vesha me njeriun e ri Krisht – Krishtin e ngjallur – Jetëdhënës, besoj ne të, në Krishtin, Krishtin e ngjallur, kush e ka Krishtin e ka JETEN – Jetën e pasosur.

    e pra keshtu te dy , ne kete gjendje te pasigurte qe jemi, nuk eshte mire qe te paragjykojme me vendosmeri dhe siguri njeri tjetrin per per ide apo qendrime te cilat nuk i kemi vertetuar me pare..
    Jo unë JO, unë jam mëse i sigurt dhe i sigurt dhe i sigurt se në Krishtin e kam JETEN. Nga unë kërkohet qe ti besoj Atij.
    Për ty nuk gjykoj dhe nuk kam te drejt qe te mohoj parajsën për te tjetrin, unë vetëm bej thirrje se Jezusi është JETA, por nëse them se jeni largë Jezusit dhe te Vërtetës se Tij, ky nuk është gjykim por është e vërtetë. Kjo nuk nënkupton gjykim për ne parajsën e Perëndisë sepse mua nuk me takon te gjykoj ty ne ketë rruge te dashurisë se Hyjit.

    une do te isha me i sigurte dhe me i qarte ne secilin konkuzion qe mund te arrihej pas nje debati te bazuar ne argumente dhe fakte te drejtperdrejta dhe te verifikueshme,
    fakti për mua është Krishti, ardhja e Tij ne botë, d.m.th mishërimi në kraharorin e Shën Marisë, fjalët dhe mësimet e Tij, jeta e tij e shenjt, mrekullitë e Tij, vuajtjet e Tij, vdekja e Tij, ngjallja e Tij dhe ngritja e Tij përsëri ne LAVDI.
    Jezusi u thotë apostujve - Kishës “Kështu është në Shkrimin e shenjtë: ‘Mesisë i duhet të pësojë e të ngjallet së vdekuri të tretën ditë. Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve. Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje." Kisha është dëshmitarë qe në kohen e Krishtit. Ky është për mua argumenti i pa kontestueshëm.

    Eshte fakt qe as une e as ti nuk e kemi njohur Jezusin per se gjalli ,
    Jezusi është i gjallë. Jezusi është vet JETA dhe Ai është ne mua . Unë e njoh dhe jetoj Jezusin. Unë e kam jetën në Jezusin – Ai është Alfa dhe Omega – JETA e përjetshme.

    Eshte fakt qe besimi ne Jezu Krisht eshte i bazuar ne ide te paverifikuara , por verifikimi i eshte adresuar besimit qe ka nje i krishtere ne zemer me shpresen qe "ashtu eshte e verteta"
    Jo vella, nuk është ashtu, Jezusi është i verifikuar dhe jo vetëm një “shpresë” e dikujtë, je gabim. Jezusi erdhi ne bote dhe u be i njohur për boten – u verifikua. Jezusi hëngri dhe piu me njerëz dhe ne mes te njerëzve – dhe u verifikua. Jezusi foli dhe predikoj nëmës te njerëzve – dhe u verifikua. Jezusi beri mrekullia ne mes te njerëzve – dhe u verifikua. Jezusi vuajti dhe vdiq para syve te njerëzve duke u verifikua si i vdekur, edhe u varros. Jezusi u ngjall nga vdekja duke u shfaqur botes – u verifikua i ngjallur ne trup dhe shpirt. Jezusi u ngrit ne qiellin e Tij para syve te njerëzve. Jezusi dërgoj Shpirtin e Shenjt sipas premtimit – dhe u verifikua dhe Ai eshte i pranishem dhe drejton Kishen e Tij me shekuj. Por edhe diçka...: Jezusi, fatkeqësisht, qe atëherë e deri sot mbeti i pa verifikuar për shume njerëz të cilët nuk ia hapen zemrën për ta njohur dhe pranuar si Zot te jetës se tyre, kështu pra atëherë edhe sot e deri .....! Por jo për ata qe i besojnë, ata qe i besojnë e jetojnë.

    Une jam i gatshem te debatoj , nese sillen , ..ne mos fakte dhe argumente ...te pakten arsye te shendosha per qendrimin ne lidhje me Jezusin,..arsye te cilat do te kene fuqine e arsyes, ..sic eshte psh teksti i fuqishem letrar i Bibles ku per nje njeri te bazuar ne ndjenjat me te pastra dhe te sinqerta njerezore ,i behet e qarte qe mesime te tilla vijne vetem nga Hyji,etj etj
    Argumenti dhe arsyeja (sa i perket Jezusit të VERTETË) përfundon për një besimtar Islam menjëherë pasi qe ai ta besoj Kuranin, aty përfundon çdo mundësi argumentuese për ta njohur Jezusin. Edhe jo pse Kurani flet te vërtetën mbi Jezusin sepse Kurani asgjë nuk din, pos asaj, Kurani flet i bazuar në besimin pagano-arab te kohës se Muhamedit e jo ne doktrinën e etërve te Kishës dhe Biblës. Kurani krijon krejt një doktrine dhe bindje tjetër ne njeriun dhe çdo gjë qe paraqet Ungjilli dhe doktrina biblike mbi Hyjninë e Krishtit, mrekullitë, vdekjen dhe ngjalljen (shtyllat kryesore te besimit te krishtere), është ne kundërshtim me ato kuranore, prandaj, unë dhe ti, sikurse asnjë mysliman nuk mund te arrijnë një argument as FRYMË te përbashkët, ne mund ta respektojnë njeri tjetrin, ne asnjë mënyrë nuk e fyej apo neqmoj një besimtar islam qe përmbahet ne besimin e tij kuranor dhe që jep shembull për te mire, ne besim dhe jetën e tij, por jam kundër, dhe kategorish kundër kur një islamist merr shkrime nga Bibla për ta argumentuar besimin e tij ne Islam dhe Kuran, edhe ma keq kur besimtari islam e bën ketë veprim edhe pse ai e shpall pa pra se “Bibla është e korruptuar”. Ani pse qenka e “korruptuar” nëse i konvenon ndoni gjysme rreshti apo...., ai merr nga ai rresht, nëse i thua pse merr nga Bibla pasi sipas teje është shkrim i korruptuar” Ai thotë se “disa shkrime janë korruptuar dhe disa nuk janë sepse i paska ruajtur disa rreshta Allahu” ! Kjo me bën nervoz sepse as qe ka erë ne sinqeritet dhe ne fryme hyjnore. Kjo ngjason ne rrolet e dreqit.

    Ashtu siç e mendoj qe ehte plotësisht e arsyeshme dhe jo kaprico e imja qe te shikohen me po te njejtin seriozitet faktet e sjella nga secila dogme fetare , e mes tyre edhe ato fakte qe une po sjell ne lidhje me mrekulline matematikore te bazuar ne numerin 19 ne Kuran, per te cilen edhe kam folur gjate ne kete teme,
    Unë asnjëherë as nuk kam reaguar as ndërhy diçka lidhur me këto shkrime tua .... asnjëherë kur një besimtar islam e shpalle besimin e tij por pa e cenuar dhe pashtruar Biblën dhe Krishtin, besimin e tjetrit dhe..., unë nuk ndërhyj.

    Kam qene pjese trupore(jo shpirterore) e islamit Vehabist para se te konvertohesha ne fene e pastruar islame(sipas mednimit tim personal), dhe besome qe sipas argumentimit qe une i bej per llogarine time, feve te krishtera(katolike, ortodokse, deshmitare te Jehovait etj), feve islame(sunit , shit sufi etj) dhe cdo lloj feje tjeter,.. eshte shume me argumentuese ajo qe kam zgjedhur te ndjek ..jo pse eshte deshira ime ..por pse une nuk gjej argument me te fuqishem se sa nje "mrekulli",
    dhe besome ..qe fete e tjera me ngjajne me ferrin e tmerrshem qe shtrihet si aisberg ..ku baza eshte ne ate bote ..e maja del ne kete bote..sinqerisht dhe pa hipokrizi,
    nese kerkon nje debat te hapur mbi argumentet si ato vizive dhe ato shpirterore , une jam i hapur ..me kusht qe me pare te hidhet tutje(si nga une dhe nga ti) cdo paragjykim dhe tabani i diskutimit te jete i bazuar vetem ne argument e logjike, pa i ndikuar aspak nga c'ishim, c'jemi dhe c'mund te jemi ne te ardhmen e pikpamjen fetare , duke dominuar dhe mbizoteruar vetem "arsyeja" .
    Unë te respektoj ne ketë pikë dhe asnjëherë nuk kam thëne diçka kundër këtyre qe thua. Beso si te duash sepse eshte liri e jotja.
    Një mund ta them, ne ato "matematika" nuk shoh Krisht. Per mua gjithcka jasht Krishtit - eshte vetem nje lojë humbje kohe.

    Pershendetje !
    Përshëndetje edhe nga unë dhe respekt... PAQE dhe bekim te Zotit për ty
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 25-04-2012 më 18:30
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #456
    Citim Postuar më parë nga G.D Lexo Postimin
    Po e citoj nga bani:
    Rashad Khalifa deklaroi që:

    Nëpërmjet Ëngjëllit Gabriel, kam qënë i urdhëruar për të bërë këtë njoftim:

    PASI UNË TË VDES, MILIONA TË BESİMTARËVE do të dinë :

    Që unë përfaqësoj "Mesian" që çifutët kanë qenë në pritje të tij , për të krishterët ,"Krishtin: që ishin duke pritur, dhe "Mehdiun" që myslimanët janë lutur të vinte ...

    Unë jam Lajmëtari i Perëndisë i Besëlidhjes [Bibël-Malakia 3:1-8, Kur'an 3:81].

    lol, kane kaluar 24 ore qe kur u perbetova dhe u luta te me ndeshkonte Zoti nese po i bija ne qafe kot ketij mashtruesi qe e quan veten te derguar!
    A nuk e shikon se cfare turpi ka pretenduar! Origjinal sikur te jem duke degjuar Mossad-in israelit paska folur ky b*th-q*re qe pretendon veten per te derguar!
    Pse a nuk e di ti qe Zoti vepron i pamvarur??
    Kur ti i lutesh qe te te ndeshkoje per "24 ore" nese je gabim...a nuk je ti qe po i cakton rregulla...te cilat jane absolutisht ne varesine e vetem Zotit e jo tenden ...
    pra ti po shkel nje ligj themelor...po provokon...!
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  7. #457
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Kjo është natyra e besimit tënd, unë respektoj në vendimet tua. Ne mua dallon besimi ne krahasim me ato qe thua, besimi im nuk varen në gjykime dhe llogari dhënje, pavarësisht përpjekjeve te mia në thirrjes dhe përgjigjes time pozitivisht te eci ne HIR te Zotit dhe duke respektuar vullnetin e Tij, unë besoj dhe shpresoj vetëm në DASHURINË, MËSHIREN DHE FALJEN E ZOTIT – në gjakun e Jezusit. Këtu e kam shpëtimin e jo ne llogari dhënje sepse nëse Zoti e shikon veprimin dhe sjelljen e njeriut, njeriu është mëkatar dhe i dështuar ne projektin e Perëndisë.
    Edhe une njekohesisht shpresoj ne DASHURINË, MËSHIREN DHE FALJEN E ZOTIT , por kjo nuk mund te me beje te abuzoj me mendimin qe cdo mekat do te me falet!...per faktin e thjeshte se ne rradhe te pare une nuk jam Zoti! dhe e dyta : shpresa nuk eshte garanci..
    pra ju Toni mendoni qe nuk do gjykohemi ne diten e caktuar??.. prandaj dhe po ju kujtoj qe;

    Matthew 23:33 O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas?
    Romans 2:3 Dhe mendon, vallë, o njeri që gjykon ata që bëjnë të tilla gjëra që edhe ti i bën, t'i shpëtosh gjykimit të Perëndisë?
    Romans 2:5 Por ti, për shkak të ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjykimit të drejtë të Perëndisë,

    Siguria është Zoti – në mua kërkohet besimi – BESIMI në ZOT nëpërmes emrit të JEZUSIT. Kështu që unë jam një njeri (ADAM) i dështuar në zanafillë në projektin dhe vullnetin e Hyjit për Bashkëjetesë me Zotin në Parajsën e Tij, duke u robërua në natyrën mëkatare, dhe si shpërblim i mëkatit – në liri te plotë e zgjodha vdekjen, natyra mëkatare dhe e vdekshme e trashëguar në mua (njeri) “njeriu do të vdes”.
    Por nga Mëshira dhe dashuria e Hyjit – fitova faljen e mëkatit në JEZUSIN Zot dhe Njeri, Jezusi Njeri ndërmjetësues në mes të Hyjit dhe njeriut - i Cili e mori natyrën time te vdekur (njeri) duke kaluar neper vuajtje njerëzore dhe vdekjen njerëzore ne kryq – dhe po kjo natyrë e imja mëkatare dhe e vdekshme u ngjall në personin JEZUS pas tri ditëve, po kjo natyrë e njeriut u ngrit në LAVDI duke u realizuar plani dhe vullneti i Zotit. Unë pra, njeriu i vdekshëm u vesha me njeriun e ri Krisht – Krishtin e ngjallur – Jetëdhënës, besoj ne të, në Krishtin, Krishtin e ngjallur, kush e ka Krishtin e ka JETEN – Jetën e pasosur.
    ajo qe u perpoqa te parashtroja ne postimin e meparshem, ishte largimi i veteve tona nga ideologjite qe tanime i ndjekim(vetem ne rastin e dialogut) , duke mos perdorur as botkuptime islame e as kishtare te krishtera ne bisede , por vetem argumentin e bazuar ne fakte vizuale apo shpirterore,..e megjithate shikoj qe mban qendrimin tend te palekundur Toni, sidoqofte e respektoj vullnetin tend...
    sidoqofte ...ju thate qe ; Siguria është Zoti...jam dakord me ty, ..por ne po diskutojme qe ..A e kemi Zotin me vete??? dhe pastaj natyrisht qe siguria eshte Zoti,absolutisht e vertete kjo..

    ti thua qe : fitova faljen e mëkatit në JEZUSIN Zot dhe Njeri..
    nje pyetje: a e fitove faljen per cdo mekat ..edhe ne te ardhmen?? c'te ben t'a besosh kete, kur dihet qe:
    Romans 2:3 Dhe mendon, vallë, o njeri që gjykon ata që bëjnë të tilla gjëra që edhe ti i bën, t'i shpëtosh gjykimit të Perëndisë?

    Jo unë JO, unë jam mëse i sigurt dhe i sigurt dhe i sigurt se në Krishtin e kam JETEN. Nga unë kërkohet qe ti besoj Atij.
    Për ty nuk gjykoj dhe nuk kam te drejt qe te mohoj parajsën për te tjetrin, unë vetëm bej thirrje se Jezusi është JETA, por nëse them se jeni largë Jezusit dhe te Vërtetës se Tij, ky nuk është gjykim por është e vërtetë. Kjo nuk nënkupton gjykim për ne parajsën e Perëndisë sepse mua nuk me takon te gjykoj ty ne ketë rruge te dashurisë se Hyjit.
    Pra kjo nenkupton qe ti je i sigurte qe do te shkosh ne parajse ne jeten e perjeteshme Toni?
    Nese eshte kjo e vertete dhe nese e kuptova drejte atehere si eshte e mundur qe sipas vargut me poshte jeta e pejeteshme nuk eshte te besosh jezisuin si Zot , por si te derguar...edhe une jam dakord plotesisht me vargun me poshte, shiko:

    John 17:3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
    nese do t'a lexoja biblen pa qe i ndikuar as nga Islamistet e as nga te krishteret, kete varg do e besoja fuqimisht, pasi eshte edhe e natyrshme ajo cfare thuhet aty, dhe kam mendimin se cfare eshte e natyrshme eshte edhe e Perendishme..

    fakti për mua është Krishti, ardhja e Tij ne botë, d.m.th mishërimi në kraharorin e Shën Marisë, fjalët dhe mësimet e Tij, jeta e tij e shenjt, mrekullitë e Tij, vuajtjet e Tij, vdekja e Tij, ngjallja e Tij dhe ngritja e Tij përsëri ne LAVDI.
    Jezusi u thotë apostujve - Kishës “Kështu është në Shkrimin e shenjtë: ‘Mesisë i duhet të pësojë e të ngjallet së vdekuri të tretën ditë. Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve. Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje." Kisha është dëshmitarë qe në kohen e Krishtit. Ky është për mua argumenti i pa kontestueshëm.
    ne theniet e tua me siper une nuk shikoj nje argument , por nje dogme te mirenjohur fatare qe quhet Krishterim,
    Neve nuk e kemi njohur me syte tane as Jezusin e as mrekullite e tij , pasi ai jetoi 2000 vjet me pare ne kete bote, e tani eshte ne boten e pertejme...
    per mua nuk eshte gabim te perdoret edhe dogma si argument , por vetem ne rastin kur perbersit shpirterore te kesaj dogme jane ne perputhje me logjiken e instaluar qe ne lindje nga Perendia...dhe mua logjika me thote qe une nuk do te njihja asnje Jezus e asnje Muhamed nese nuk do kisha lexuar per to ose degjuar te pakten...por eshte e sigurte qe do te njihja nje Zot Krijues nga ku eshte zanafilla e gjithckaje..
    e megjithate argumente te tipit dogmatik,nuk mund te jene te arsyeshme per faktin qe nuk shpjegojne arsyet logjike te prejardhjes se dogmes ...e edhe pse une besoj fuqimisht qe ka jetuar dikur nje Jezus ne Betlehem(i bazuar ne fakte dhe konkluzione te mijat) ...megjithate per hir te se vertetes une po te pyes Toni se : Ku e dime ne ,qe me te vertete ka jetuar nje Jezus ,..nga t'a dime ne, qe ungjijte nuk jane thjesht kopje te njera tjetres te bazuar perfundimisht ne trillime??
    une nuk e besoj ate pyetje qe parashtrova , por nese duhet te ngrihet nje debat i bazuar ne argument , ..atehere pyetje te tilla nuk duhet te perbejne tabu..! e njeta pyetje sherben edhe per Kuranin dhe ekzistencen e Muhamedit..!

    Jezusi është i gjallë. Jezusi është vet JETA dhe Ai është ne mua . Unë e njoh dhe jetoj Jezusin. Unë e kam jetën në Jezusin – Ai është Alfa dhe Omega – JETA e përjetshme.
    Edhe une besoj qe Jezusi eshte i gjalle..me ndryshimin qe une nuk e kam pare kurre ate(dhe kjo eshte fakt) , une di pikpamjet e Jezusit sipas asaj qe kam lexuar dhe kam konkluduar, ..por une kurre nuk di fytyren e vertete te tij , dhe une nuk besoj qe Jezusi mund te jete ne ty e ne as nje njeri ne bote, pasi Jezusi per mua eshte ne shpirtin e vet , a mendon qe duhet t'i shfuqizojme vargje te tilla nga Bibla? :

    “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”. Jezusi iu përgjigj, “Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç të vetmit Perëndi.” [Marku 10:17-18]

    Alfa dhe omega eshte Perendia , Ai qe Jezusi i drejtohet Ate, shiko perseri:

    3 Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ``Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.
    4 Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''.
    5 Dhe ai që rrinte mbi fron tha: ``Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja''. Dhe më tha: ``Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike''.
    6 Edhe më tha: ``U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t'i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.
    7 Kush fiton do t'i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.

    Jo vella, nuk është ashtu, Jezusi është i verifikuar dhe jo vetëm një “shpresë” e dikujtë, je gabim. Jezusi erdhi ne bote dhe u be i njohur për boten – u verifikua. Jezusi hëngri dhe piu me njerëz dhe ne mes te njerëzve – dhe u verifikua. Jezusi foli dhe predikoj nëmës te njerëzve – dhe u verifikua. Jezusi beri mrekullia ne mes te njerëzve – dhe u verifikua. Jezusi vuajti dhe vdiq para syve te njerëzve duke u verifikua si i vdekur, edhe u varros. Jezusi u ngjall nga vdekja duke u shfaqur botes – u verifikua i ngjallur ne trup dhe shpirt. Jezusi u ngrit ne qiellin e Tij para syve te njerëzve. Jezusi dërgoj Shpirtin e Shenjt sipas premtimit – dhe u verifikua dhe Ai eshte i pranishem dhe drejton Kishen e Tij me shekuj. Por edhe diçka...: Jezusi, fatkeqësisht, qe atëherë e deri sot mbeti i pa verifikuar për shume njerëz të cilët nuk ia hapen zemrën për ta njohur dhe pranuar si Zot te jetës se tyre, kështu pra atëherë edhe sot e deri .....! Por jo për ata qe i besojnë, ata qe i besojnë e jetojnë.
    a i ke pare te gjitha sa thua me lart me syte e tu o Toni??
    sigurisht ,qe une mendoj qe duhet te jemi me objektive dhe me realiste ne dialog , pasi shembelltyrat qe solle me shume perbejne nje shkrim letrar te frymezuar, sesa fakt ne pershtjellimin ose zgjidhjen e nje problemi apo sqarimin e tij,
    pra e thene me qarte per mua(dhe mendoj qe jo vetem per mua) sa solle me lart nuk perbejne argument..!

    Argumenti dhe arsyeja (sa i perket Jezusit të VERTETË) përfundon për një besimtar Islam menjëherë pasi qe ai ta besoj Kuranin, aty përfundon çdo mundësi argumentuese për ta njohur Jezusin. Edhe jo pse Kurani flet te vërtetën mbi Jezusin sepse Kurani asgjë nuk din, pos asaj, Kurani flet i bazuar në besimin pagano-arab te kohës se Muhamedit e jo ne doktrinën e etërve te Kishës dhe Biblës. Kurani krijon krejt një doktrine dhe bindje tjetër ne njeriun dhe çdo gjë qe paraqet Ungjilli dhe doktrina biblike mbi Hyjninë e Krishtit, mrekullitë, vdekjen dhe ngjalljen (shtyllat kryesore te besimit te krishtere), është ne kundërshtim me ato kuranore, prandaj, unë dhe ti, sikurse asnjë mysliman nuk mund te arrijnë një argument as FRYMË te përbashkët, ne mund ta respektojnë njeri tjetrin, ne asnjë mënyrë nuk e fyej apo neqmoj një besimtar islam qe përmbahet ne besimin e tij kuranor dhe që jep shembull për te mire, ne besim dhe jetën e tij, por jam kundër, dhe kategorish kundër kur një islamist merr shkrime nga Bibla për ta argumentuar besimin e tij ne Islam dhe Kuran, edhe ma keq kur besimtari islam e bën ketë veprim edhe pse ai e shpall pa pra se “Bibla është e korruptuar”. Ani pse qenka e “korruptuar” nëse i konvenon ndoni gjysme rreshti apo...., ai merr nga ai rresht, nëse i thua pse merr nga Bibla pasi sipas teje është shkrim i korruptuar” Ai thotë se “disa shkrime janë korruptuar dhe disa nuk janë sepse i paska ruajtur disa rreshta Allahu” ! Kjo me bën nervoz sepse as qe ka erë ne sinqeritet dhe ne fryme hyjnore. Kjo ngjason ne rrolet e dreqit.
    Mendoj qe je gabim dhe do te mundohem qe t'a argumentoj mendimin tim sa me shkurt
    , debati me nje njeri qe beson Kuranin, ne lidhje me Biblen, ose anasjelltas, nuk mund te jete kurre i pafrytshem , nese debatuesit i referohen arsyes dhe jo deshirave ,
    pra,nese nje mjek beson qe pacienti duhet te operohet...kjo nuk duhet te c'vleresoje cdo perpjekje apo debat mbi rifreskimin dhe rikonfirmimin e arsyeve te cilat kane bere qe mjeku ne fjale te konkludonte qe pacienti duhej medoemos te operohej !!!
    edhe nese arsyet jane te turbullta dhe jo te qarta? do te kembulte??
    edhe nese ka arsye me argumentuese per te kunderten??
    prandaj them qe duhet t'i largohemi dogmave dhe t'i permbahemi argumentit..

    Unë asnjëherë as nuk kam reaguar as ndërhy diçka lidhur me këto shkrime tua .... asnjëherë kur një besimtar islam e shpalle besimin e tij por pa e cenuar dhe pashtruar Biblën dhe Krishtin, besimin e tjetrit dhe..., unë nuk ndërhyj.
    ti as nuk ke reaguar e as nuk ke nderhyre ne lidhje me mrekulline matematikore te Kuranit,...por ja qe une po t'a kerkoj t'a besh kete, duke te kerkuar mendimin tend ne lidhje me kete ceshtje , pasi une e perdor kete(mrekulline 19) si argument te fuqishem nga ku mbeshtes edhe besimin tim ,
    nuk e di nese jam gabim po per mrekulline matematikore do te thoja qe ; cdo mrekulli vjen nga Perendia ...dhe si mund te besojme ne mrekullite e Perendise pa besuar ne Perendi???

    citimet nga Bibla kane qene te padeformuara , astu sikur i kam marre nga perkthimi shqip i Bibles, kjo duhet te jete e mjaftueshme per ate qe the me lart, pra moscenimin e besimit te tjeterit..

    Unë te respektoj ne ketë pikë dhe asnjëherë nuk kam thëne diçka kundër këtyre qe thua. Beso si te duash sepse eshte liri e jotja.
    Një mund ta them, ne ato "matematika" nuk shoh Krisht. Per mua gjithcka jasht Krishtit - eshte vetem nje lojë humbje kohe.
    ajo qe kerkova une ishte te perdorej vetem argumenti e jo dogma fetare,
    shprehija jote me lart qe : Beso si te duash sepse eshte liri e jotja....eshte e vertete, por e pare ne syrin e nje kritiku mbart mbi vete edhe besimin e rreme edhe te sinqerte...sipas zgjedhjes se dikujt .. e megjithate eshte e drejte e secilit te besoje si te doje..
    por ky besim i paargumentuar eshte liri e zgjedhjes , por nuk eshte valide(e ligjshme) per njeri inteligjent Toni..

    Matematika eshte shkence ekzakte dhe do te ishte e pamundur qe nje mrekulli ekzakte te ishte jo e vertete, pasi duhej te ishte matematikisht ekzakte,
    probabiliteti i mundesise se rastesise, ne mrekulline matematikore te numerit 19 ne kuran eshte fakti dhe argumenti me domethenes ne kete mrekullia , nese shikohet me sy te c'veshur nga dogmat e cfaredolloj feje,

    Përshëndetje edhe nga unë dhe respekt... PAQE dhe bekim te Zotit për ty
    Paqja e Zotit qofte me ty gjithashtu,
    Pershendetje i nderuar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 26-04-2012 më 00:46
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #458
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Bani, sigurisht se do ta jap pergjigjen ne këta rreshta te tu mirëpo paske shkruajtur shume dhe sot gjate ditës nuk kam koh, besoj se n mbrëmje po. Gjithsesi i lum Bani, pa tjetër se po të pergjigjna ne dy tre rreshta sa per tye tregue se ja ke mbathur ne rruge te gabuar, apo sic thuhet nej fjale e urte popullore; “i ke hypur kalit gabim” tash nëse mundesh me i shtrype, e.... Burr..?!!

    Lexo me kujdes këta rreshta:

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Alfa dhe omega eshte Perendia , Ai qe Jezusi i drejtohet Ate, shiko perseri:

    3 Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ``Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.
    4 Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''.
    5 Dhe ai që rrinte mbi fron tha: ``Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja''. Dhe më tha: ``Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike''.
    6 Edhe më tha: ``U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t'i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.
    7 Kush fiton do t'i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.

    !
    Ti ke nxerrur disa rreshta nga Libri i Zbulesës kështu qe pasi po shoh se ti i beson këtij libri, po postoj disa rreshta qe realisht fillon ky libër dhe disa te tjerë qe përfundon ky libër qe dëshmojnë se :

    Jezusi eshte i pari dhe i fundit, Jezusi i ka çelsat e JETES:

    “Ai vuri mbi mua të djathtën e vet e tha: ‘Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!” (Zbulesa 1, 17-18)

    Jezusi Alfa dhe Omega:

    I drejti le të vazhdojë të bëjë drejtësi!
    Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë!«
    Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tij!
    13 Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
    14 Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!
    Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim gënjeshtrën.
    Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’jua sjellë këtë dëshmi kishave.
    Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«
    Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!«
    Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!«
    Kush është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas! (Zbulesa: 22; 11-17)

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin

    7 Kush fiton do t'i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.
    !
    Mirë more bani, beson ti se Perendia ka bir? Beson ti ne birësinë e Perendisë? Ky rresht po dëshmon se njerzit do te jen të bjët e Perendisë, Kurani e thotë te kundërtën, tash cilës i beson ti? Apo eshte nje hipokrizie jotja....!

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin

    a i ke pare te gjitha sa thua me lart me syte e tu o Toni??
    !
    Po bani, po ti....?
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #459
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Eshte edhe nje mrekulli tjeter ne Kuran, e numruar nga Rashadi:

    25 here permendet Adami

    25 here permendet Jezusi

    Po sipas te krishtereve, cila eshte lidhshmeria ne mes te Jezusit dhe Adamit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 26-04-2012 më 09:19

  10. #460
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Bani, sigurisht se do ta jap pergjigjen ne këta rreshta te tu mirëpo paske shkruajtur shume dhe sot gjate ditës nuk kam koh, besoj se n mbrëmje po. Gjithsesi i lum Bani, pa tjetër se po të pergjigjna ne dy tre rreshta sa per tye tregue se ja ke mbathur ne rruge te gabuar, apo sic thuhet nej fjale e urte popullore; “i ke hypur kalit gabim” tash nëse mundesh me i shtrype, e.... Burr..?!!

    Lexo me kujdes këta rreshta:

    Ti ke nxerrur disa rreshta nga Libri i Zbulesës kështu qe pasi po shoh se ti i beson këtij libri, po postoj disa rreshta qe realisht fillon ky libër dhe disa te tjerë qe përfundon ky libër qe dëshmojnë se :

    Jezusi eshte i pari dhe i fundit, Jezusi i ka çelsat e JETES:

    “Ai vuri mbi mua të djathtën e vet e tha: ‘Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!” (Zbulesa 1, 17-18)

    Jezusi Alfa dhe Omega:

    I drejti le të vazhdojë të bëjë drejtësi!
    Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë!«
    Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tij!
    13 Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
    14 Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!
    Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim gënjeshtrën.
    Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’jua sjellë këtë dëshmi kishave.
    Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«
    Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!«
    Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!«
    Kush është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas! (Zbulesa: 22; 11-17)

    Mirë more bani, beson ti se Perendia ka bir? Beson ti ne birësinë e Perendisë? Ky rresht po dëshmon se njerzit do te jen të bjët e Perendisë, Kurani e thotë te kundërtën, tash cilës i beson ti? Apo eshte nje hipokrizie jotja....!

    Po bani, po ti....?
    sigurisht qe une nuk besojn qe Perendia ka bir, por perdorimi i fjales bir ne Bibel eshte i atille qe nuk behet fjale per lidhje prind femije, por ne menyren alegorike permneden keto fjale (At dhe bir), psh:

    Bir

    Romakeve
    8:14 Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.

    ose At
    Gjoni
    20:17 Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.

    Mund të mendohet nga disa që Jezusi nuk ishte njeri dhe menjeherë na vijnë në mend fragmentet nga Bibla kur ai u lind nga nje nënë,që ecte mbi gomar, ose edhe ky varg psh:

    BIBËL: Marku 11: 11-Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.
    12 Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.
    13 Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s’gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.

    Romakeve8:14 Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.
    ose AtGjoni20:17 Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.
    BirRomakeve8:14 Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.
    ose AtGjoni20:17 Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.
    Romakeve8:14 Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.
    ose AtGjoni20:17 Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.
    Vetëm Një Perëndi , dëshmohet edhe ne Bibël
    Nga Dhiata e Vjetër:

    "Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe nuk ka asnjë tjetër." (Ligji i Përtërirë 4:39)

    "Unë jam ZOTI dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi." (Isaia 45:5)

    "A nuk kemi të gjithë të njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi?" (Malakia 2:10)

    "Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde." (Ligji i Përtërirë 6:4,5)

    Nga Dhiata e Re:

    "Sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tende, dhe shërbeji vetëm atij.’" (Mateu 4:10)

    "Ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç Tij." (Marku 12:32)

    "Ti beson se ka vetëm një Perëndi; mirë bën." (Jakobi 2:19)

    Megjithate Toni kam vene re qe ti shkeput nga komenti im vetem nje fraze dhe kapesh pas saj , nderkohe qe i gjithe kuptimi eshte lene pas dore nga ana jote ,.. megjithate une respektoj menyren tende ..

    Nje pyetje te vogel , Kur dhe ku i pe ti mrekullite e Jezusit??

    sa per mrekulline matematikore une vete i kam pare faktet dhe i kam sjellur ne kete teme ,

    Paqe Toni !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 46 prej 49 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •