
Postuar më parë nga
angmokio
Problemi me i madh i yti fillon tek identiteti yt fetar , ti i thua vetes musliman dhe tema te tilla si mrekullia matematikore ne kuran ti e shkruan tek toleranca fetare.
Pergjigja e atyre me siper eshte si me poshte :
Argumentet i ke te gjitha prej Kuranit.
Dhe lexoji , e mos bej robotin vetem duke shkruajtur ate per te cilen je programuar.
Sigurisht nese do te debatosh.
1. Argumenti i pare.
2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di”!
2:128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues”!
2:129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2:130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve
Argumenti i dyte
61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.
Argumenti i trete
7:157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
Argumenti i katert
33:45.O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
Lexoji me vemendje keto ajete dhe do kuptosh pergjigjen e pyetjes tende.
Nese je i paqarte me thuaj se do te ta shpjegoj une.
Krijoni Kontakt