Close
Faqja 5 prej 49 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 487
  1. #41
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    DHE, dhe, dhe, hajde se kjo teori qenka e saktë, a të jep të drejta kjo që të të shpallës vetën i Dërguar i Zotit? Jo pasha Zotin e Kabës jo! por ai Reshadi ka qen i Dërguari i Pasionëve te tia!!!
    Po flasim per mrekulline jo per profetllekun. Mendon se 19-shi eshte mrekulli ne Kuran?

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Po flasim per mrekulline jo per profetllekun. Mendon se 19-shi eshte mrekulli ne Kuran?
    Un po te pergjigjem, por edhe ti pergjigju !

    Numri 19, mbetet teori e demantuar per momentin, nuk eshte mrekulli, perpos qe eshte numer unik, sic jan te gjitha numrat !

    Ti je duke ber copy/paste, se e shoh qe as vet s'je duke kuptuar, je hutuar dhe s'din tjeter vetem se te postosh ajete qe as vet si ke kuptuar.

    Njeherit the qe se pason Reshadin, tani u demaskove, e tash e bere publik ! Edhe çka pas saj ? Do te shpallesh Mesi ? E perse jo, edhe *PROFET* ?????

    Muahmedi a.s. nuk e ka ditur, dhe Rashedi po??? La HAWLE WE LA KUVETE ILA BILLAH cfarë nuk duhet të dëgjohet!!

    6. E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
    27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
    28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
    29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
    30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
    31. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, (...).

    Numri 19 bëhet fjalë për numrin e melekëve që i dënojnë banorët e zjarrit!


    DHE, dhe, dhe, hajde se kjo teori qenka e saktë, a të jep të drejta kjo që të të shpallës vetën i Dërguar i Zotit? Jo pasha Zotin e Kabës jo! por ai Reshadi ka qen i Dërguari i Pasionëve te tia!!!

  3. #43
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin

    Njeherit the qe se pason Reshadin, tani u demaskove, e tash e bere publik ! Edhe çka pas saj ? Do te shpallesh Mesi ? E perse jo, edhe *PROFET* ?????
    Prap fillove me shpifje. Ku thash se pasoj Rashadin? Ti qenke vertet fenomen.

  4. #44
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Allahu, Zotëruesi i Shkallëve më të Larta


    Allahu i Madhërishëm vendosi Mrekullinë e Tij Matematikore për besimtarët e vërtetë dhe që t’i sigurojë ata se Kurani është fjala e Tij.

    Këtu po raportoj një mrekulli të thjeshtë, që është provë e fortë e kontrollit të krejtësishëm të Zotit të Madhërishëm në çdo shkronjë dhe fjalë në Librin e Tij, që Ai e quajti “Hadithi më i mirë”.

    Vetëm 1 herë në tërë Kuranin, i cili ka 114 kapituj dhe 6346 strofa, Zoti i Madhërishëm zgjodhi që ta thërras vetën, “Zotëruesi i Shkallëve më të Larta”:

    [40:15] Poseduesit të shkallëve më të larta, dhe Sundimtarit të gjithë pushtetit. Ai dërgon frymëzim,duke bartur urdhrat e Tij, te kushdo që Ai zgjedhë nga mes shërbëtorëve të Tij, për të paralajmëruar për Ditën e Mbledhjes.


    Shprehja “Poseduesit të shkallëve më të larta” është “Rafii Al-Daragat”, në Arabisht fjala Daragat = Shkallë (Gradë). Qëllojani se cila është shkalla (grada) më e lartë? Pra është “Rafii”, ku Rafii në përkthim do të thotë “më i lartë/i”. A është rastësi që vlera gramatikore (numerike) e fjalës “Rafii” në arabisht = 360? Kjo do të thotë se Zoti është zotëruesi i shkallëve më të larta = 360 shkallë. Nuk ka shkallë më të lartë se kjo.

    A nuk do të thotë kjo dicka për ju? Zoti, zotëruesi i shkallës më të lartë (360) është në kontroll të çdo shkronje dhe fjale në Librin e Tij. Prej nga vjen vlera numerike e fjalës Rafii? Fjala Rafii është fjalë Arabe me 4 shkronja, Raa, Faa, Yaa, dhe Ain.

    Këtu është vlera numerike e shkronjave të fjalës Rafii, Raa=200, Faa=80, Yaa=10, dhe Ain=70. E tërë fjala pra është 200+80+10+70=360

    Zoti i madhërishëm i cili kontrollon tërë Universin, është i gjithëdijshëm. Zoti i Madhërishëm është autori i Kuranit.




    P.S. artikulli është i përkthyer

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Mir, po çlidhje ka kjo mrekulli e Kuranit me tolerancen fetare nuk e kuptoj ?
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  6. #46
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    e di celyy qe nuk ka te bej, mirepo kjo teme fillimisht u hap tek nenforumi musliman, por pastaj ma mbyllen sepse dikuj nuk i pelqenin keto qe i solla. Andaj kerkova te bartet tek toleranca fetare, dhe i kerkova moderatorit qe mos ta mbyll. Flm per mirkuptim

  7. #47
    Mendoj qe kjo tem duhet te mbyllët e të fshihët edhe nga ketu.

  8. #48
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Kur une sjelli argumente, qe vertetojne se Kurani eshte nje shkrim hyjnor, vjen dikush si iliriani dhe kerkon qe tema te mbyllet! A thua kujt i kontribuon kjo? Pikerisht atyre qe thone se Kurani u shkrua nga dora njerezore. Flm ilirian, veq vazhdo po duke iu falenderuar moderatorit, ani pse ndoshta nuk beson si un e ti, ai se paku ka mirekuptim dhe nuk i mbyll temat.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    [74:28] I hollësishëm dhe gjithëpërfshirës.
    [74:29] I qartë për të gjithë njerëzit.
    [74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
    [74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre për
    t’i trazuar mosbesimtarët, për t‟i bindur të Krishterët dhe Jahuditë,për të forcuar besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të të Krishterëve, Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t‟i ekspozuar ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë, dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij. Kjo është vërejtje për njerëzit.
    [74:32] Patjetër, (betohem) me hënën.
    [74:33] Dhe natën përderisa kalon.
    [74:34] Dhe mëngjesin përderisa shkëlqen.
    [74:35] Kjo është njëra prej mrekullive madhështore.




    E Thjeshtë Për ta Kuptuar,
    e Pamundur Për ta Imituar



    Në këtë shkrim do të paraqes disa nga mrekullitë matematikore në Kuran, të zbuluara gjatë shekullit të fundit. Siç shihet më lartë, kam sjellur disa ajete nga Kurani, prej të cilave kam veçuar ajetin 74:30, i cili përmend numrin 19. Çfarë deshi Allahu xh.sh. të na tregoj me këto ajete?

    Nëse marrim Kuranin dhe e studiojmë pak (arabisht), kuptojmë që ndodhja totale e fjalës “Perëndi” është 2698, ose 19x142. Shuma totale e numrave të strofave për të gjithë strofat që përmbajnë fjalën “Perëndi” është 118123, gjithashtu shumëfish i numrit 19 (118123 = 19x6217).

    Numri nëntëmbëdhjetë është emëruesi i përbashkët përgjatë sistemit matematikor të Kuranit. Edhe i ëm, ky fenomen mjafton si provë e pakundërshtueshme që Kurani është lajmi i Perëndisë për botën. Asnjë qenie njerëzore nuk do të kishte mundur t‟i mbajë në „binarë‟ 2698 ndodhje të fjalës “Perëndi,” dhe numrat e strofave ku ato ndodhen. Kjo është posaçërisht e pamundur kur marrim parasysh (1) kohën e paditurisë gjatë të cilës Kurani u shpall, dhe (2) faktin që suret dhe strofat ishin shumë gjerë të ndara nga njëra tjetra me kohë dhe vend të shpalljes. Rendi kronologjik i shpalljes ishte gjerësisht i ndryshëm nga formati i fundit. Megjithatë, sistemi matematikor i Kuranit nuk mbaron me fjalën “Perëndi;” është tejet i gjerë, tejet i ndërlidhur dhe i ndërlikuar, dhe krejtësisht gjithëpërfshirës.



    Faktet e Thjeshta

    Si vetë Kurani, kodimi matematikor i Kuranit shtrihet që nga faktet më të thjeshta, deri ato më të ndërlikuarat. Faktet e Thjeshta janë ato vrojtime që mund të gjenden pa përdorur ndonjë vegël. Faktet e ndërlikuara kërkojnë ndihmën e një kalkulatori ose kompjuteri. Faktet në vijim nuk kanë nevojë për ndonjë vegël për tu verifikuar, por mbani mend që ato i referohen tekstit origjinal arabisht:

    1. Strofa e ë (1:1), e njohur si “Bismilahi,” përbëhet nga................................. 19 shkronja.

    2. Kurani përbëhet nga 114 sure, që është............................................. ..........................19 x 6.

    3. Numri total i strofave në Kuran është 6346, ose ..............19x334. [6234 strofa të numëruara & 112 strofa të panumëruara (Bismilahe) 6234+112 = 6346] Vini re që 6+3+4+6 =......................19.

    4. Bismilahi ndodhet 114 herë, përkundër mungesës së dukshme nga Surja 9 (ndodhet dy
    herë në Suren 27) & 114= .................................................. ..........................................19x6.

    5. Nga Bismilahi që mungon në Suren 9 deri te Bismilahi shtesë në Suren 27, janë saktësisht........................................ .................................................. ......................................19 sure.

    6. Rrjedh që totali i numrave të sureve nga 9 deri te 27 (9+10+11+12+...+26+27) është 342,
    ose .................................................. .................................................. .........................19 x 18.

    7. Ky total (342) gjithashtu është i barabartë me numrin e fjalëve ndërmjet dy Bismilaheve
    të Sures 27, dhe 342 = .................................................. ............................................19 x 18.

    8. Shpallja e parë e famshme (96:1-5) përbëhet nga .................................................. ..19 fjalë.

    9. Kjo shpallje e parë 19 fjalëshe përbëhet nga 76 shkronja.......................................... 19 x 4.

    10. Surja 96, e para në renditjen kronologjike, përbëhet nga........................................19 strofa.

    11. Kjo sure e parë kronologjikisht është e vendosur mbi ...............................19 suret e fundit.

    12. Surja 96 përbëhet nga 304 shkronja Arabe, dhe 304 është e barabartë me..............19 x 16.

    13. Shpallja e fundit (Surja 110) përbëhet nga .................................................. ............19 fjalë.

    14. Strofa e parë e shpalljes së fundit (110:1) përbëhet nga ...................................19 shkronja.

    15. 14 shkronja të ndryshme Arabe, formojnë 14 bashkësi të ndryshme të “Inicialeve
    Kuranore” (siç është A.L.M. në 2:1), dhe gjenden para 29 sureve. Këta numra japin
    shumën 14+14+29 = 57 = .................................................. ........................................19 x 3.

    16. Totali i numrave të 29 sureve ku Inicialet Kuranore ndodhen është 2+3+7+...+50+68 =
    822, dhe 822+14 (14 bashkësi inicialesh) është 836, ose ............................. 19 x 44.

    17. Ndërmjet sures së parë me inicial (Sures 2) dhe sures së fundit me inicial (Sures 68) janë
    38 sure pa iniciale. Pra .................................................. .............................................19 x 2.

    18. Ndërmjet sures së parë dhe të fundit me iniciale ka .............................................19
    bashkësi ndërrimesh mes sureve të “inicializuara” dhe “të pa inicializuara”.

    19. Kurani përmend 30 numra të ndryshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 19, 20, 30, 40,
    50, 60, 70, 80, 99, 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000, 5000, 50,000, & 100,000. Shuma e këtyre numrave është 162146, që është e barabartë me .........................................19x8534.
    Shiko cfare shkrime ka sjell per te cmendurit, tani u kapet edhe me mbledhjet , zbritjet e shumezimet te shkronjave te fjaleve, ju kane konsumuar argumentet e tani kapni me llogaritje matematikore dhe ulerimet e kafsheve ne youtube.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 03-10-2010 më 20:49

  10. #50
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Më lejo një kujtim historik të ngjarjeve: Në fillin, kur ky far Reshati e zbuloi "mrekullin" e numrit 19 (info: pas shumë studimesh u zbulua që kjo teori ishte plot e përplot gabime...)ishte ende një njeri i thjeshtë si tërë Dunjaja, dhe përfatëkeq muslimanët verbërisht e pranuan si të saktë dhe e përdorën këtë teori për t'i predikuar të tjerët apo për t'i bindur në Kur'anin Madhështorë (që faktikishtë nuk ka nevoj për numrin 19 për t'iu bindur atij)...
    ...deri tash krejt është në rregull, mirëpo nuk shkoi shumë kohë Reshati u Aëshpallë Profet i Zotit. Pas kësaj dijetarët muslimanë e shpallën tekfirin mbi të. Reshati nuk u ndal me kaq: e deklaroi Sunetin si shpalle satanike (kutpohet ngase Muhamedi a.s. ka urdhëruar të mbytet cdo sharlatan që vetëshpallët "Profet"), pastaj në bazë të teorisë së tij (të gabuar!) i largoi nga kur'ani 2 ajete të Allahut swt...pastaj (Welhamdulilah) ndodhi ajo që duhej të ndodhë: u mbyt nga pasuesit e Muhamedit a.s.!! Me thuaj nese nuk ka ndodhur keshtu ?
    Mundesh ta vertetosh qe Reshadi ka then qe eshte i derguar i Zotit ??

    Po kur zbulohet nje mrekulli tjeter Kur'anore nga dikush tjeter pse nuk shkoni me mbyt?? Kur dalin e therrasin kundra Zotit pse nuk delni e i mbytni ??




    Ps nese dikush nuk ka cka me thane rreth temes eshte mire qe te mos shkruaj sepse me siguri se tema gjindet ketu per arsye te mod dhe administratorit qe nuk nderrmerr kurrfar masash.

Faqja 5 prej 49 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •