Close
Faqja 2 prej 49 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 487
  1. #11
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Lutjet e Kontaktit “Salat”

    Fjala “Salat” ndodh në Kuran 67 herë, dhe kur i mbledhim numrat e sureve dhe
    strofave të këtyre 67 ndodhjeve, totali del 4674, ose 19x246.


    Agjërimi (Sejami)
    Urdhri për të agjëruar përmendet në 2:183, 184, 185, 187, 196; 4:92; 5:89, 95; 33:35, 35; & 58:4. Totali i këtyre numrave është 1387, ose 19x73. Vlen të përmendet që 33:35 e përmend agjërimin dy herë, njërën për besimtarët, dhe tjetrën për besimtaret.

    Bamirësia e Obligueshme (Zeqati):& 5.
    Shtegtimi Haxh në Mekë:


    Përderisa tre të parat “Shtylla të Islamit” janë të obligueshme për të gjithë
    Myslimanët dhe Myslimanet, Zeqati dhe Haxhi janë shpallur vetëm për ata që kanë
    mundësi për to. Kjo shpjegon fenomenin interesant matematikor të ndërlidhur me
    Zeqatin dhe Haxhin.

    Bamirësia Zeqat përmendet në 2:43, 2:43, 83, 110, 177, 277; 4:77, 162; 5:12, 55, 7:156; 9:5, 11, 18, 71; 18:81; 19:13, 31, 55; 21:73; 22:41, 78; 23:4; 24:37, 56; 27:3; 30:39; 31:4; 33:33; 41:7; 58:13; 73:20; dhe 98:5. Këta numra japin shumën 2395. Ky total nuk ia del që të jetë shumëfish i 19-shit; është 1 më shumë. Shtegtimi Haxh ndodh në 2:189, 196, 197; 9:3; dhe 22:27. Këta numra japin shumën 645, dhe kjo shumë nuk ia del të jetë shumëfish i 19-shit; është 1 më pak. Pra, Zeqati dhe Haxhi, së bashku, japin shumën 2395+645 = 3040 = 19x160.

  2. #12
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Pse u Shpall Kurani në Gjuhën Arabe?



    Mësojmë nga 41:44 se besimtarët e sinqertë kanë qasje në Kuran, pa marrë parasysh gjuhën e tyre amtare. Mosbesimtarëve, në anën tjetër, nuk iu lejohet qasja në Kuran, edhe nëse ata janë profesorë të gjuhës Arabe (17:45, 18:57, 41:44, & 56:79).

    Arabishtja është gjuha më efikase në botë, posaçërisht kur vjen puna te formulimi i saktë i ligjeve. Pasi që Kurani është Kod Ligjor, ishte me rëndësi që ligje të tilla të formuloheshin qartë. Perëndia zgjodhi Arabishten për Besëlidhjen e Tij të Fundit për shkak të arsyes së dallueshme që ajo është gjuha më e përshtatshme për atë qëllim. Arabishtja është e veçantë në efikasitetin dhe saktësinë e saj. Për shembull fjala "they (ata, ato)” në Anglisht nuk të tregon nëse "they (ata, ato)" janë meshkuj ose femra. Në Arabisht ekziston "they" për meshkuj, "HUM," dhe "they" për femra, "HUNA." Madje ekziston edhe një "they" për dy meshkuj, "HUMA," dhe "they" për dy femra, "HATAN." Kjo veti nuk ekziston në asnjë gjuhë tjetër në botë. Për shembull, 2:228. Kjo strofë e urdhëron të shkurorëzuarën që të heqë dorë nga dëshirat e veta për tu shkurorëzuar nga burri i saj, nëse ajo kupton që është shtatzënë, dhe i shoqi dëshiron të pajtohen – mirëqenia e bebes ka përparësi.
    Efikasiteti i gjuhës Arabe ishte tejet i dobishëm në formulimin e këtij ligji. Cilado gjuhë do e bënte atë gati të pamundur që të theksohet dëshirat e kujt duhej të zëvendësohen, së paku jo në aq pak fjalë siç e shohim në 2:228.

    Një arsye tjetër e mundshme për zgjedhjen e Arabishtes është fakti që fjalët "Ai" dhe "Ajo" nuk nënkuptojnë patjetër gjini. Pra, kur përmendet Perëndia si "Ai,” kjo nuk nënkupton gjini aspak. I madhëruar qoftë Perëndia; Ai nuk është as mashkull, as femër. Përdorimi i "Ai" për ta përmendur Perëndisë në gjuhën Angleze, për shembull, ka kontribuar në një përfytyrim të gabueshëm të Perëndisë. Aq më shumë, kjo nuk u ndihmua aspak nga shprehjet e shtrembëruar të tilla si "Ati" kur i referohen Perëndisë. Askund në Kuran Perëndia nuk përmendet me ”Ati”.

  3. #13
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    "ÇELËSI” (El-Fatiha) DUHET TËRECITOHET ARABISHT


    Surja e parë në Kuran është matematikisht e hartuar në atë mënyrë që sfidon dhe ndalë matematicientët më të mëdhenj në tokë. Tash e çmojmë faktin që kur e recitojmë Suren 1, “Çelësin,” gjatë Lutjeve tona të Kontaktit, diçka ndodhë në gjithësi, dhe vëmë kontakt me Krijuesin tonë. Rezultati është lumturi e përsosur,
    tash dhe përgjithmonë. Duke e kontaktuar Krijuesin tonë të Plotfuqishëm 5 herë në ditë, i ushqejmë dhe zhvillojmë shpirtrat tonë për t‟i përgatitur për Ditën e Madhe kur e takojmë Perëndinë. Vetëm ata që i ushqejnë shpirtrat e vet do të jenë në gjendje të përballojnë dhe gëzojnë praninë fizike të Perëndisë së Plotfuqishëm.

    Të gjithë të nënshtruarit, nga të gjitha kombësitë, i recitojnë fjalët e “Çelësit” të cilat u shkruan nga Vetë Perëndia, dhe na u dhanë që të vëmë kontakt me Të
    (2:37).

    Kur e reciton “Çelësin” Arabisht, buzët e tua prekin njëra tjetrën saktësisht 19 herë. Buzët tua e prekin njëra tjetrën ku ndodhen shkronjat “B” dhe “M”. Janë 4 “B-ja” dhe 15 “M-ja” dhe kjo jep shumën 19. Vlera germore e 4 “B-ve” është 4x2=8, dhe vlera germore e 15 “M-ve” është 15x40=600. Vlera germore totale e 4 “B-ve” dhe 15 “M-ve” është 608, që është 19x32.

  4. #14
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Kurani: Krejt Çka Të Duhet Për Shpëtim



    Kurani deklaron që Kurani është i plotë, i përkryer, dhe krejtësisht i hollësishëm (6:19, 38, 114, 115; 50:45), dhe rregullat fetare që nuk gjenden në Kuran, përbëjnë një fe tjetër pos Islamit, d.m.th., pos Nënshtrimit (42:21, 17:46). Besimtarët e vërtetë i përmbahen Kuranit, tërë Kuranit, dhe asgjë përveç Kuranit. Ky parim konfirmohet me kodin matematikor të Kuranit. Strofa 46 e Sures 17 deklaron që ne duhet t‟i përmbahemi VETËM Kuranit. Fjala “VETËM” ndodhet në Kuran 6 herë: 7:70, 17:46, 39:45, 40: 12 & 84, dhe 60:4. Të gjitha këto ndodhi i referohen Perëndisë, përveç 17:46. Kur i shtojmë numrat e sureve dhe strofave të cilat i referohen “VETËM
    Perëndisë,” marrim 361, 19x19. Kjo vërteton që 17:46 i referohet “VETËM Kuranit.”

  5. #15
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Hadithi & Suna: Shpikje



    Cilit Hadith, pos Perëndisë dhe shpalljeve të Tij, i përmbahen ata? [45:6]

    Kurani nuk është Hadith i shpikur; ...ai sqaron hollësisht çdo gjë. [12:111]

    Disa njerëz i përmbahen Hadithit të kotë për t‟i larguar të tjerët nga rruga e Perëndisë. [31:6]

    Suna e vetme për tu ndjekur duhet të jetë Suna e Perëndisë. [17:77, 33:62, 48:23, 6:114]


    Kurani na informon që disa armiq të Profetit, të përshkruar si “djaj njerëz dhe xhin,” do të trillojnë rrena dhe t‟ia mveshin ato Profetit (6:112, 25:31). Kjo është saktësisht çka ndodhi pas vdekjes së profetit Muhamed; Hadithet (gojëdhënat) dhe Sunat (veprat) u shpikën dhe iu mveshën Profetit. Hadithi dhe Suna janë shpikje dreqnore sepse ato: [1] hedhin poshtë pohimin hyjnor që Kurani
    është i plotë, i përkryer, dhe krejtësisht i hollësishëm, dhe që duhet të jetë i vetmi burim i udhëzimit fetar (6:19, 38, 114 & 45:6-7), [2] blasfemojnë kundër Profetit dhe e përshkruajnë atë si tiran të egër që nuk iu përmbajt Kuranit, dhe [3] krijojnë doktrina të pavërteta të bazuara në besëtytni, padituri, dhe tradita të papërligjshme dhe të pakuptimta. Profetit Muhamed iu ndalua, me fjalë shumë të ashpra, që të japë mësime fetare përveç Kuranit (69:38-48).

    Disa Myslimanë bëjnë kompromis: “Nëse Hadithi pajtohet me Kuranin ne do e pranojmë, dhe nëse bie në kundërshtim me Kuranin, do e refuzojmë!” Një kusht i tillë vërteton që këta njerëz nuk besojnë në pohimin e Perëndisë që Kurani është “komplet, i përsosur, dhe krejtësisht i hollësishëm.” Në momentin kur ata kërkojnë udhëzim nga çfarëdo tjetër përveç Kuranit, pa marrë parasysh sa “e drejtë” ajo duket, ata bien në kurthin e Dreqit (shih 63:1). Se ata kanë refuzuar
    fjalën e Perëndisë dhe kanë ngritur perëndi tjetër përveç Perëndisë (18:57).

    Mrekullia matematikore e Kuranit jep evidencë matematikore që Kurani duhet të jetë burimi ynë i vetëm i mësimeve fetare. Këtu janë vetëm 2 shembuj:

    1. “Nuk lamë asgjë jashtë këtij libri,” është në Strofën 38 (19x2) dhe përbëhet nga 19 shkronja Arabe (6:38).

    2. “Ai zbriti këtë libër krejtësisht të hollësishëm,” është në Strofën 114 (19x6) dhe përbëhet nga 19 shkronja Arabe (6:114).

  6. #16
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Kurani: Si Asnjë Libër Tjetër




    Kurani është Besëlidhja e Fundit e Perëndisë për botën, dhe Ai është zotuar ta ruajë atë edhe nga shtrembërimi më i vogël (15:9). Pra, Kurani është i rrethuar me forca të padukshme që e ruajnë atë dhe i shërbejnë atij (13:39, 41:42, 42:24). Si asnjë libër tjetër, Kuranin na mëson Perëndia (55:1-2); Ai na mëson neve çka kemi nevojë në kohën kur kemi nevojë për të. Kjo është pse e lexojmë Kuranin me qindra herë pa u mërzitur. Mund ta lexojmë një roman, për shembull, vetëm një herë. Por Kurani mund të lexohet pakufi herë, dhe të nxjerrim informata të reja të vlefshme nga ai secilën herë. Në anën tjetër, lexuesit e
    pasinqertë – ata që lexojnë Kuranin për të gjetur gabim në të – largohen nga Kurani (7:146, 17:45, 18:57, 41:44). Në fakt, forcat e padukshme të Perëndisë iu ndihmojnë atyre t‟i gjejnë gabimet që i kërkojnë. Pasi që Kurani është i përsosur, “gabimet” e tilla vetëm shërbejnë për të zbuluar budallallëkun e armiqve të Perëndisë.

    Perëndia i përdorë tiparet e Veta për ta përshkruar Kuranin; Ai e quan Kuranin “Adhim = i Madh” (15:87), “Hakim = Plot mençuri” (36:2), “Mexhid = Madhështor” (50:1), dhe “Kerim = i Nderuar” (56:77). Çka mbetet të thuhet?


    Pasi që Kurani është lajmi i Perëndisë për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh gjuhën e tyre, në Kuran kanë qasje besimtarët, pa marrë parasysh gjuhën e tyre (41:44). Kjo shpjegon fenomenin e thellë: besimtarët që nuk dinë Arabisht e dinë Kuranin më mirë sesa pabesimtarët Arab-folës. Për shkak të forcave të padukshme që i shërbejnë Kuranit, në të kanë qasje besimtarët me gatishmëri
    dhe kënaqësi, dhe nuk kanë qasje aspak mosbesimtarët (17:45, 18:57, 56:79).

  7. #17
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Bismilahi Që Mungon


    Pasi që Bismilahi përbëhet nga 19 shkronja Arabe, dhe gjendet para të gjitha sureve përveç njërës, mund të konsiderohet si themeli mbi të cilën kodi i Kuranit i bazuar në 19 është ndërtuar. Por mungesa e Bismilahit nga Surja 9 shkakton numrin e thënies hyrëse kyçe që të jetë 113, numër i cili nuk përputhet me kodin Kuranit. Megjithatë, gjejmë që kjo mungesë kompensohet në Suren 27. Dy Bismilahe ndodhen në Suren 27, njëri si fjalë hyrëse dhe njëri në Strofën 30. Kjo e rikthen numrin total të Bismilaheve në Kuran në 114, 19x6.

    Nga Bismilahi që mungon në Suren 9 deri te Bismilahi shtesë i Sures 27, ka 19 sure.

    Shuma e numrave të sures nga Bismilahi që mungon (Surja 9) deri te Bismilahi shtesë (Surja 27) është 9+10+11+12+...+25+26+27 = 342, 19x18. Kjo është karakteristikë matematikore, cilitdo 19 numra të njëpasnjëshëm japin shumë që është shumëfish i 19-shit. Por fenomeni i mrekullueshëm qëndron në atë se ky
    numër, 342, është i barabartë me numrin e fjalëve nga Bismilahi i parë në Suren 27 deri te Bismilahi i dytë në 27:30.

    Ndodhja e Bismilahit shtesë në 27:30 është në përputhje me kodin e Kuranit në atë që numri i sures, plus numri i strofës është shumëfish i 19-shit (27+30 = 57 = 19x3).

    Ndodhja e Bismilahit shtesë në Strofën 30 krahasohet me ndodhjen e vetë numrit 19 në Strofën 30 (Surja 74).

    [6] Kurani përmban 6234 strofa me numra. Mungesa e Bismilahit nga Surja 9, dhe kompensimi për të në Strofën 30 të Sures 27 na jep dy Bismilahe me numra, 1:1 & 27:30, dhe 112 Bismilahe pa numra. Kjo e bënë numrin total të strofave në Kuran të jetë 6234+112 = 6346, 19x334.

    Nga Bismilahi që mungon deri te Bismilahi shtesë, numri i strofave që përmbajnë fjalën “Allah” është 513, 19x27. Vini re që 27 është numri i sures ku Bismilahi shtesë gjendet.

  8. #18
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    19: Nënshkrimi i Krijuesit




    Shkrimet nuk janë të vetmet krijime matematikisht të hartuara nga Perëndia ku numri 19 është emëruesi i përbashkët. Vërtetë ia vlen të përmendet që Galileu tha thënien e tij të famshme: “Matematika është gjuha me të cilën Perëndia e krijoi gjithësinë.” Një numër i madh i gjetjeve shkencore tani ka treguar që numri 19 përfaqëson nënshkrimin e Perëndisë mbi krijime të caktuara. Kjo vulë hyjnore duket përgjatë gjithësisë në mënyrë pothuajse të njëjtë ashtu si nënshkrimi i Mikelangelos ose Pikasos që identifikon veprat e tyre.

    Për shembull:

    1. Dielli, hëna, dhe toka radhiten në të njëjtën pozitë relative një herë çdo 19 vjet (shih ENCYCLOPEDIA JUDAICA nën “Calendar”).

    2. Kometa e Halleyt, fenomen i thellë qiellor, viziton sistemin tonë diellor çdo 76 vjet, 19x4.

    3. Vula e Perëndisë në ty dhe mua manifestohet në faktin që qenia njerëzore përmban 209 eshtra, 19x11.

    4. EMBRIOLOGJIA MJEKËSORE E LANGMANIT, nga T.W. Sadler, përdoret si libër
    mësimi në shumicën e Shkollave Mjekësore në SH.B.A. Në Faqe 88 të botimit të pestë, lexojmë fjalinë në vijim: “Në përgjithësi gjatësia e shtatzënisë për një fetus me afat të plotë konsiderohet të jetë 280 ditë ose 40 javë pas fillimit të menstruacionit të fundit, ose më saktësisht, 266 ditë ose 38 javë pas fekondimit.” Numrat 266 dhe 38 janë që të dy shumëfisha të 19-shit.


    LARTMADHËRUAR QOFTË PERËNDIA

  9. #19
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    A ka mundesi moderatori te me sqaroj arsyen pse eshte levizur kjo teme tek Komuniteti Bektashi?

    Cfar lidhje ka kjo teme me Komunitetin Bektashi?

    Vertet jeni bere te neveritshem o moderator, a nuk e shihni. Pse mundoheni ti fyeni anetaret e forumit me 2 dit shkolle qe i keni?

    Se paku keni respekt per anetaret qe vizitojne kete forum shume me heret sesa jeni vete ju.

    Ju lutem e fshini kete teme krejt. Une nuk jam bektashi. Une jam Musliman dhe mjaft me me fyerje te tilla.

    Dhe ende i thoni vetes Musliman

  10. #20
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Lexova vetem fjale po matematike nuk pashe ne kete teme!
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Faqja 2 prej 49 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •