
Postuar më parë nga
master2006
[74:28] I hollësishëm dhe gjithëpërfshirës.
[74:29] I qartë për të gjithë njerëzit.
[74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
[74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre për
t’i trazuar mosbesimtarët, për t‟i bindur të Krishterët dhe Jahuditë,për të forcuar besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të të Krishterëve, Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t‟i ekspozuar ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë, dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij. Kjo është vërejtje për njerëzit.
[74:32] Patjetër, (betohem) me hënën.
[74:33] Dhe natën përderisa kalon.
[74:34] Dhe mëngjesin përderisa shkëlqen.
[74:35] Kjo është njëra prej mrekullive madhështore.
E Thjeshtë Për ta Kuptuar,
e Pamundur Për ta Imituar
Në këtë shkrim do të paraqes disa nga mrekullitë matematikore në Kuran, të zbuluara gjatë shekullit të fundit. Siç shihet më lartë, kam sjellur disa ajete nga Kurani, prej të cilave kam veçuar ajetin 74:30, i cili përmend numrin 19. Çfarë deshi Allahu xh.sh. të na tregoj me këto ajete?
Nëse marrim Kuranin dhe e studiojmë pak (arabisht), kuptojmë që ndodhja totale e fjalës “Perëndi” është 2698, ose 19x142. Shuma totale e numrave të strofave për të gjithë strofat që përmbajnë fjalën “Perëndi” është 118123, gjithashtu shumëfish i numrit 19 (118123 = 19x6217).
Numri nëntëmbëdhjetë është emëruesi i përbashkët përgjatë sistemit matematikor të Kuranit. Edhe i ëm, ky fenomen mjafton si provë e pakundërshtueshme që Kurani është lajmi i Perëndisë për botën. Asnjë qenie njerëzore nuk do të kishte mundur t‟i mbajë në „binarë‟ 2698 ndodhje të fjalës “Perëndi,” dhe numrat e strofave ku ato ndodhen. Kjo është posaçërisht e pamundur kur marrim parasysh (1) kohën e paditurisë gjatë të cilës Kurani u shpall, dhe (2) faktin që suret dhe strofat ishin shumë gjerë të ndara nga njëra tjetra me kohë dhe vend të shpalljes. Rendi kronologjik i shpalljes ishte gjerësisht i ndryshëm nga formati i fundit. Megjithatë, sistemi matematikor i Kuranit nuk mbaron me fjalën “Perëndi;” është tejet i gjerë, tejet i ndërlidhur dhe i ndërlikuar, dhe krejtësisht gjithëpërfshirës.
Faktet e Thjeshta
Si vetë Kurani, kodimi matematikor i Kuranit shtrihet që nga faktet më të thjeshta, deri ato më të ndërlikuarat. Faktet e Thjeshta janë ato vrojtime që mund të gjenden pa përdorur ndonjë vegël. Faktet e ndërlikuara kërkojnë ndihmën e një kalkulatori ose kompjuteri. Faktet në vijim nuk kanë nevojë për ndonjë vegël për tu verifikuar, por mbani mend që ato i referohen tekstit origjinal arabisht:
1. Strofa e ë (1:1), e njohur si “Bismilahi,” përbëhet nga................................. 19 shkronja.
2. Kurani përbëhet nga 114 sure, që është............................................. ..........................19 x 6.
3. Numri total i strofave në Kuran është 6346, ose ..............19x334. [6234 strofa të numëruara & 112 strofa të panumëruara (Bismilahe) 6234+112 = 6346] Vini re që 6+3+4+6 =......................19.
4. Bismilahi ndodhet 114 herë, përkundër mungesës së dukshme nga Surja 9 (ndodhet dy
herë në Suren 27) & 114= .................................................. ..........................................19x6.
5. Nga Bismilahi që mungon në Suren 9 deri te Bismilahi shtesë në Suren 27, janë saktësisht........................................ .................................................. ......................................19 sure.
6. Rrjedh që totali i numrave të sureve nga 9 deri te 27 (9+10+11+12+...+26+27) është 342,
ose .................................................. .................................................. .........................19 x 18.
7. Ky total (342) gjithashtu është i barabartë me numrin e fjalëve ndërmjet dy Bismilaheve
të Sures 27, dhe 342 = .................................................. ............................................19 x 18.
8. Shpallja e parë e famshme (96:1-5) përbëhet nga .................................................. ..19 fjalë.
9. Kjo shpallje e parë 19 fjalëshe përbëhet nga 76 shkronja.......................................... 19 x 4.
10. Surja 96, e para në renditjen kronologjike, përbëhet nga........................................19 strofa.
11. Kjo sure e parë kronologjikisht është e vendosur mbi ...............................19 suret e fundit.
12. Surja 96 përbëhet nga 304 shkronja Arabe, dhe 304 është e barabartë me..............19 x 16.
13. Shpallja e fundit (Surja 110) përbëhet nga .................................................. ............19 fjalë.
14. Strofa e parë e shpalljes së fundit (110:1) përbëhet nga ...................................19 shkronja.
15. 14 shkronja të ndryshme Arabe, formojnë 14 bashkësi të ndryshme të “Inicialeve
Kuranore” (siç është A.L.M. në 2:1), dhe gjenden para 29 sureve. Këta numra japin
shumën 14+14+29 = 57 = .................................................. ........................................19 x 3.
16. Totali i numrave të 29 sureve ku Inicialet Kuranore ndodhen është 2+3+7+...+50+68 =
822, dhe 822+14 (14 bashkësi inicialesh) është 836, ose ............................. 19 x 44.
17. Ndërmjet sures së parë me inicial (Sures 2) dhe sures së fundit me inicial (Sures 68) janë
38 sure pa iniciale. Pra .................................................. .............................................19 x 2.
18. Ndërmjet sures së parë dhe të fundit me iniciale ka .............................................19
bashkësi ndërrimesh mes sureve të “inicializuara” dhe “të pa inicializuara”.
19. Kurani përmend 30 numra të ndryshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 19, 20, 30, 40,
50, 60, 70, 80, 99, 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000, 5000, 50,000, & 100,000. Shuma e këtyre numrave është 162146, që është e barabartë me .........................................19x8534.
Krijoni Kontakt