
Postuar më parë nga
toni77_toni
Bani, sigurisht se do ta jap pergjigjen ne këta rreshta te tu mirëpo paske shkruajtur shume dhe sot gjate ditës nuk kam koh, besoj se n mbrëmje po. Gjithsesi i lum Bani, pa tjetër se po të pergjigjna ne dy tre rreshta sa per tye tregue se ja ke mbathur ne rruge te gabuar, apo sic thuhet nej fjale e urte popullore; “i ke hypur kalit gabim” tash nëse mundesh me i shtrype, e.... Burr..?!!
Lexo me kujdes këta rreshta:
Ti ke nxerrur disa rreshta nga Libri i Zbulesës kështu qe pasi po shoh se ti i beson këtij libri, po postoj disa rreshta qe realisht fillon ky libër dhe disa te tjerë qe përfundon ky libër qe dëshmojnë se :
Jezusi eshte i pari dhe i fundit, Jezusi i ka çelsat e JETES:
“Ai vuri mbi mua të djathtën e vet e tha: ‘Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës!” (Zbulesa 1, 17-18)
Jezusi Alfa dhe Omega:
I drejti le të vazhdojë të bëjë drejtësi!
Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë!«
Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tij!
13 Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
14 Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!
Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim gënjeshtrën.
Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’jua sjellë këtë dëshmi kishave.
Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«
Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!«
Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!«
Kush është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas! (Zbulesa: 22; 11-17)
Mirë more bani, beson ti se Perendia ka bir? Beson ti ne birësinë e Perendisë? Ky rresht po dëshmon se njerzit do te jen të bjët e Perendisë, Kurani e thotë te kundërtën, tash cilës i beson ti? Apo eshte nje hipokrizie jotja....!
Po bani, po ti....?
Krijoni Kontakt