Nuk e di s esi su lodhet me keto budallaqe?! Çka japin keto? Ku perdoren ne shkence?
Vertetimi me i mire eshte te shohesh jeten ne vende muslimane. Atje jane te gjitha mrrekullite e kesaj bote.
Nuk e di s esi su lodhet me keto budallaqe?! Çka japin keto? Ku perdoren ne shkence?
Vertetimi me i mire eshte te shohesh jeten ne vende muslimane. Atje jane te gjitha mrrekullite e kesaj bote.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Nuk e di se cka ka shkencore ne Kuran? Apo po i beni qejf vetit me perralla. Para ca jave pash ne TV se Kurani i pare eshte shkruar duke perdorur fjale te huaja sepse ska pasur fjale te mjaftueshme per ta shkruar ne arabishte. Pra bie teza poshte e ketyre arabistave se arabishtja eshte shume shume e zhvilluar sa qe nuk ka gjuhe qe mundet ta perkthej Kuranin ashtu sic duhet. Pra Kurani kishte pasur fjale aramike, siriane dicka tjeter pra thuhej se me shume se 40% ka pasur fjale te huaja dhe ky version qe daton nga viti 720 eshte ne posedim te nje gjermani qe e ka gjetur kete version ne vitin 1972 ne Jemen me duket.
Por ai theksonte se vizat, pikesimet etj nuk gjenden ne kete Kuran dhe cka thoshte ai se Kurani eshte shtremberuar nga arabet gjate plotesimit te tij sepse gjuha arabe ka qene shume e vobekte ne zanore dhe qe ende eshte e vobekte ne kete drejtim.
Religion is hate,
Religion is fear,
Religion is whore
jam plotesisht dakord qe feja islame sot eshte plotesisht e devijuar dhe nuk permben ne masen dermuese venien ne praktike te lajmit qe shpreh Kurani,
une nuk po them qe jam pro kesaj feje myslimane qe po propagandohet sot , por jam pro fese se argumentuar te bazuar ne demokraci te plote,
feja islame sot eshte e korruptuar dhe per kete ka bool fakte , mjafton ti hedhesh nje sy linkeve me lart postimit tend iliria e para ,
pershedetje !
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
ti vetem merr mundimin dhe kushtoji 2 minuta nga koha jote dhe provo tek inicialet kuranore shpeshtesite e atyre germave qe inicializohen ato sure dhe rezultatet do te jene mahnitese,,pasi ato do te jen shumefisha te nentembedhjeteshit dhe nese e krahasojme me kete me poshte qe thuhet ne Kuran , atehere konkluzioni eshte i qarte:
[74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
[74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre për
t’i trazuar mosbesimtarët, për t‟i bindur të Krishterët dhe Jahuditë,për të forcuar
besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të
të Krishterëve, Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t‟i ekspozuar ata që ushqejnë
dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë
Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë,
dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij.
Kjo është vërejtje për njerëzit.
[74:32] Patjetër, (betohem) me hënën.
[74:33] Dhe natën përderisa kalon.
[74:34] Dhe mëngjesin përderisa shkëlqen.
[74:35] Kjo është njëra prej mrekullive madhështore.
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Namazet dhe mrekullia matematikore
mrekullia matematikore e Kuranit bazohet ne numerin 19,
kemi gjithsej 5 namaze ne dite te cilat jane te obligueshme (farz), te cilat konsistojne sipas rradhe se tyre ne :
1)..2 rekat
2)..4 rekat
3)..4 rekat
4)..3 rekat
5)..4 rekat
dhe nese i vendosim keto numra rrjesht kemi: 24434=19x1286
kjo konfirmon te pese namazet dhe rekatet qe behen ne secilin namaz,
MREKULLIA MBRESËLËNËSE MATEMATIKORE KONFIRMON 5
LUTJET E KONTAKTIT (Namazet)
[1] Surja 1 është dhuratë e Perëndisë për ne, për të vënë kontakt me Të (Salat). Nëse shkruani
numrin e sures dhe numrin e strofave njërin pranë tjetrit del 17, që është numri total i njësive në 5
lutjet e përditshme.
[2] Le të shkruajmë numrin e sures, duke u ndjekur nga numri i secilës strofë në sure. Ja çka del:
1 1 2 3 4 5 6 7. Ky numër është shumëfish i 19-shit.
[3] Tash, le të zëvendësojmë numrin e secilës strofë me numrin e shkronjave në atë strofë. Ja çka
del: 1 19 17 12 11 19 18 43 gjithashtu shumëfish i 19-shit. Teorikisht, mund t‟i ndryshojmë
shkronjat e Sures 1, dhe prapë të kemi numrin e njëjtë të shkronjave, megjithatë, fenomenet
matematikore në vijim e përjashtojnë një mundësi të tillë. Se vlera germore e secilës shkronjë
merret parasysh. Ja ku është:
[4] Le të përfshijmë vlerën germore të secilës strofë, dhe ta
shkruajmë në vijim të numrit të shkronjave në secilën strofë:
1 19 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009
gjithashtu shumëfish i 19-shit.
[5] Tash, le të shtojmë numrin e secilës strofë, të ndjekur me
numrin e shkronjave në atë strofë, pastaj vlerën germore të
asaj strofe. Ja çka del: 1 1 19 786 2 17 581 3 12 618 4 11 241
5 19 836 6 18 1072 7 43 6009 shumëfish i 19-shit.
[6] Në vend të vlerës germore të secilës strofë, le të
shkruajmë vlerën germore të secilës shkronjë individuale në
Suren 1. Kjo mrekulli vërtetë mbresëlënëse, tregon që numri i gjatë që rrjedh, i përbërë nga 274
shifra, është gjithashtu shumëfish i 19-shit. ALLAHU AKBAR. 1 7 1 19 2 60 40 1 30 30 5 1 30
200 8 40 50 1 30 200 8 10 40 2 17 ... 50
Ky numër fillon me numrin e sures, i ndjekur me numrin e strofave në sure, i ndjekur nga numri i
strofës, i ndjekur nga numri i shkronjave në këtë strofë, i ndjekur nga vlera germore e secilës
shkronjë në këtë strofë, i ndjekur nga vlerat germore të secilës shkronjë në këtë strofë, dhe kështu
me radhë deri në fund të sures. Pra, përbërësi i fundit është 50, vlera e “N”-së (shkronjës së
fundit).
[7] Pasi që nuk mund të shkruaj numra shumë të gjatë këtu, le t‟i zëvendësojmë me një[*] këta
numra që përbëhen nga numri i secilës strofë, i ndjekur nga numri i shkronjave në atë strofë, i
ndjekur nga vlera germore e secilës shkronjë individuale në atë strofë. Nëse e shkruajmë numrin e
sures, të ndjekur nga numri i strofave të saj, marrim 17, numrin e njësive (Reqateve) në 5 lutjet e
përditshme. Afër numrit 17, shkruajmë numrin e lutjes së parë (1), të ndjekur nga numri i Reqateve
të saj, që është 2, pastaj dy[*], të ndjekur nga numri i lutjes së dytë (2), i ndjekur nga numri i
Reqateve në lutjen e dytë (4), i ndjekur nga katër[*], dhe kështu me radhë. Jo vetëm që numri i
gjatë që del është shumëfish i 19-shit, por numri i shifrave të tij përbërëse është 4636
(19x244)....Vini re që cilido përfaqësim i Sures 1 mund ta zëvendësojë[*] pa e ndryshuar
rezultatin; të gjitha ato japin shumëfisha të 19-shit. Për shembull, përfaqësimi i shkurtër i “Çelësit”
përbëhet nga numri i Sures (1), i ndjekur nga strofat (7), i ndjekur nga numri total i shkronjave në
Suren 1 (139), i ndjekur nga vlera totale germore e të gjithë sures (10143). Numri që del
(1713910143) gjithashtu mund ta përfaqësojë[*].
1712[*][*]24[*][*][*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*]54[*][*][*][*]
KONFIRMIMI I LUTJEVE TË TË PREMTES
[8] Pasi që lutja e të Premtes përbëhet nga dy predikime dhe dy Reqate (totali është 4 njësi po
ashtu), pra lexojmë vetëm 15 “Çelësa” të Premten, në krahasim me 17 ditëve të tjera. Abdullah
Ariku zbuloi që nëse e zëvendësojmë 17-shin me 15 në numrin e gjatë në [7] dhe heqim dy
“Çelësa” nga lutja e mesditës, del shumëfish i 19-shit po ashtu. Kjo e konfirmon Lutjen e të
Premtes, në mesditë, me 2 “Çelësa.” Numri i gjatë i paraqitur më poshtë përfaqëson pesë lutjet e të
Premtes; është shumëfish i 19-shit.
1512[*][*]24[*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*][*]54[*][*][*][*]
Goja hapet 19 here dhe mbyllet 19 here gjate recitimit te Al-Fatihas
Buzët tua e prekin njëra tjetrën ku ndodhen shkronjat “B” dhe “M”. Janë 4 “B-ja” dhe 15 “M-ja”
dhe kjo jep shumën 19. Vlera germore e 4 “B-ve” është 4x2=8, dhe vlera germore e 15 “M-ve”
është 15x40=600. Vlera germore totale e 4 “B-ve” dhe 15 “M-ve” është 608, që është 19x32.
KONFIRMIMI I 5 LUTJEVE DITORE, NUMRI I PËRKULJEVE
(Ruku), PËRULJEVE (Suxhud), dhe TESHEHHUDEVE
[10] Njëri prej sfidimeve të zakonshme...është: “Nëse Kurani është i plotë dhe krejtësisht i
hollësishëm (siç thuhet në 6:19, 38 & 114), ku janë hollësirat e Lutjeve të Kontaktit (Salatit)?”
Këta njerëz e pyesin këtë pyetje sepse ata nuk janë të vetëdijshëm që Kurani na njofton që Lutjet e
Kontaktit erdhën nga Abrahami (21:73 & 22:78). Nëse i shkruajmë numrat e lutjeve me përkuljet,
përuljet dhe Teshehudet e tyre, marrim:
1 1 2 2 4 1 2 4 4 8 2 3 4 4 8 2 4 3 3 6 2 5 4 4 8 2
Ky numër i gjatë përbëhet nga surja që e recitojmë në të pesë lutjet (1) të ndjekur nga numri i
lutjes së parë (1), pastaj numri i “Çelësave” që i recitojmë në këtë lutje (2), pastaj numri i
përkuljeve (Ruku‟) (2), pastaj numri i përuljeve (4), pastaj numri i Teshehudeve (në pozitën e ulur)
(1), pastaj numri i lutjes së dytë (2), pastaj numri i “Çelësit” që e recitojmë në lutjen e dytë (4),
pastaj numri i përkuljeve (Ruku) në këtë lutje (4), pastaj numri i përuljeve (8), pastaj numri i
Teshehudeve (2), pastaj numri i lutjes së tretë (3), dhe kështu me radhë deri në lutjen e fundit. Ky
numër i gjatë është shumëfish i 19-shit, dhe kjo konfirmon edhe hollësirat më të vogla të lutjeve,
madje edhe numrin e Rukuve, Suxhudeve, dhe Teshehhudeve.
Bamirësia e Obligueshme (Zeqati)
Zeqati duhet të jepet “në ditën e vjeljes” (6:141). Sa herë që pranojmë “të ardhura neto,” duhet të
ndajmë 2.5% dhe t‟ia japim marrësve të specifikuar – prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve,
udhëtarit të huaj, në këtë radhë (2:215). Rëndësia jetike e Zeqatit pasqyrohet në ligjin e Perëndisë:
“Mëshira Ime i përfshinë të gjitha gjërat, por Unë do të përcaktoj atë për të drejtit që japin Zeqat”
(7:156).
Zeqati duhet të njehsohet me kujdes dhe të jepet rregullisht sa herë që pranojmë ndonjë të ardhur.
Tatimet e qeverisë duhet të zbriten, por jo shpenzimet e tjera siç janë borxhet, dhe shpenzimet
jetësore. Nëse dikush nuk njeh persona që kanë nevojë, ai ose ajo mund të japë Zeqat te një xhami
ose organizatë bamirësie me qëllimin e veçantë për t‟i ndihmuar njerëzit e varfër. Bamirësitë që iu
jepen xhamive ose spitaleve ose organizatave nuk mund të konsiderohen Zeqat.
Agjërimi
Hollësirat e plota të agjërimit jepen në 2:183-187.
Shtegtimi: Haxh & Umreh
Një herë në jetë, Haxhi dhe Umreh janë të shpallura për ata që kanë mundësi për to. Shtegtimi
përkujton nënshtrimin shembullor të Abrahamit ndaj Perëndisë (Shtojca 9), dhe duhet të zbatohet
gjatë katër Muajve të Shenjtë – Dhyl-Hixhxhe, Muharrem, Safer, dhe Rebi I (muaji i 12-të, i parë, i
2-të dhe i 3-të) (2:197, 9:2, 36). Umrah mund të zbatohet në cilëndo kohë. Si të gjitha detyrat tjera
në Islam, Haxhi është shtrembëruar. Shumica e Myslimanëve zbatojnë Haxhin vetëm gjatë pak
ditëve në Dhyl-Hixhxhe, dhe ata i konsiderojnë Rexhebin, Dhyl-Ka‟den, Dhyl-Hixhxhen, dhe
Muharremin (muajin e 7-të, 11-të, 12-të dhe të parë) të jenë Muajt e Shenjtë. Ky është
shtrembërim që dënohet fuqishëm. (9:37).
Shtegtimi fillon me banjë ose dush, i ndjekur nga gjendja e shenjtërisë e quajtur “Ihram,” kur
shtegtari mashkull veshë çarçafë të paqepur, dhe gruaja veshë fustan modest (2:196). Përgjatë
Haxhit, shtegtari abstenon nga marrëdhënia seksuale, kotësitë si rruajtja dhe prerja e flokëve,
grindjet, sjelljet e këqija, dhe fjalët e këqija (ndyta) (2:197). Pastërtia, banjat, dhe praktikat e
rregullta higjienike inkurajohen. Me arritjen në Xhaminë e Shenjtë në Mekë, shtegtari ecë rreth
Qabes shtatë herë, përderisa e madhëron dhe lartmadhëron Perëndinë (2:125, 22:26-29).
Formulimi i zakonshëm është: “Lebejke Allahuma Lebejk” (Perëndia Im, të jam përgjigjur Ty).
“Lebejke Le Sherike Leke Lebejk” (të jam përgjigjur Ty, dhe deklaroj që nuk ka perëndi tjetër
përveç Teje: të jam përgjigjur Ty). Hapi i ardhshëm është të ecësh në distancën prej rreth gjysmë
milje ndërmjet kodrinave të Safas dhe Merves shtatë herë, me ecje të shpejta të herëpashershme
(2:158). Kjo përfundon pjesën Umre të shtegtimit.
Shtegtari pastaj shkon në Arafat për të kaluar një ditë adhurimi, meditimi, dhe madhërimi të
Perëndisë, nga agimi deri në perëndim të diellit (2:198). Pas perëndimit të diellit, shtegtari shkon
në Muzdelife ku zbatohet Lutja e Natës, dhe 21 guralecë mblidhen për gurëzimin simbolik të
Dreqit në Mine. Nga Muzdelifah, shtegtari shkon në Mine për të kaluar dy ose tre ditë (2:203). Në
mëngjesin e parë në Mine, shtegtari ofron sakrificë shtazore (kurban) për t‟i ushqyer të varfrit dhe
për të përkujtuar ndërhyrjen e Perëndisë për të shpëtuar Ismailin dhe Abrahamin nga dredhia e
Dreqit (37:107, Shtojca 9). Ceremonitë e gurëzimit simbolizojnë refuzimin e politeizmit të Dreqit
dhe bëhen duke gjuajtur shtat guralecë në secilin prej tre stacioneve, përderisa madhërohet
Perëndia (15:34). Shtegtari pastaj kthehet në Mekë dhe zbaton silljen lamtumirëse rreth Qabes
shtatë herë.
Fatkeqësisht, shumica e shtegtarëve Mysliman të sotshëm e bëjnë zakon që të vizitojnë varrin e
profetit Muhammed ku ata bëjnë veprën me skandaloze të idhujtarisë dhe kështu asgjësojnë
Haxhin e tyre. Kurani vazhdimisht flet për “Xhaminë e Shenjtë”, përderisa Myslimanët e sotshëm
flasin për “Dy Xhami të Shenjta!” E sikur nuk shihej sa duhet idhujtaria e Myslimanëve të
korruptuar, kështu që ata kanë ngritur varrin e Muhamedit si një tjetër “Xhami të Shenjtë!” Kjo
është shkelje blasfemuese e Kuranit, dhe ironikisht, madje edhe e shkelë Hadithin. Hadithi i
paraqitur më poshtë e ilustron këtë shkallë të ironisë:
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 20-02-2012 më 01:11
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
"Konfirmimi" i Rendit Kronologjik të Shpalljes së Sureve te Kuranit:
![]()
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Nentembedhjete grupimet germave ne alfabetin arab:
![]()
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
19 germat e bismilahut:
Marre nga shkrimet e Khalifes , ne revisten e tij "submitters prescpective , shtator 1989"
e perkthyer ne shqip:
Rashad Khalifa deklaroi që:
PASI UNË TË VDES, MILIONA TË BESİMTARËVE do të dinë :
Që unë përfaqësoj "Mesian" që çifutët kanë qenë në pritje të tij , për të krishterët ,"Krishtin: që ishin duke pritur, dhe "Mehdiun" që myslimanët janë lutur të vinte ...
Unë jam Lajmëtari i Perëndisë i Besëlidhjes [Bibël-Malakia 3:1-8, Kur'an 3:81].
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 20-02-2012 më 09:37
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Krijoni Kontakt