Close
Faqja 22 prej 49 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 487
  1. #211
    mosperfshirja e dy ajeteve te fundit te sures 9(Bera'ah) nga Rashad Khalifa ne Kuran dhe fjalet e perdorura ne to:

    http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...35777480_n.jpg
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  2. #212
    Sipas Rashad Khalifes fundi i botes vjen ne vitin 2280 ose 1710 sipas kalendarit Hixher(qe perdoret ne boten arabe),ky zbulim ishte nje nga detyrat e tij si i derguar i Zotit(sipas shkrimeve te tij ), ky vit del si rezultat i shumes se vlerave germore te inicialeve Kuranore qe eshte 1709, qe do te thote 1710 vite nga shpallja e Kuranit, ose 2280 sipas kalendarit perendimor,

    pas 21 vjetesh nga vdekja e Rashad Khalifes u vu re nga nje i nenshtruar shqiptar qe ne ajetin e vetem qe thuhet qe fundi i botes do te mbetet gati i fshehur qe nenkupton jo plotesisht i fshehur qe eshte ajeti me numer [20:15], nqs keto shifra i shumezojme me numerin e sureve te Kuranit qe eshte 114 ,

    japin 2280 dhe 1710 fiks sipas deklarates se Khalifes per fundin e botes:

    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #213
    e vetmja sure qe fillon pa bismilah eshte surja 9 dhe surja 27 ka 2(dy) bismilahe ne perberjen e saj, po te perfshijme suret nga surja 9 deri(pa-bismilah) e deri te surja 27 qe ka dy bismilahe jane gjithsej 19 sure, shikoni tabelen , por me mire verifikojeni vete ne Kuran:

    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #214
    shikoni nderthurjen tek inicialet Kuranore H dhe M me te cilat inicializohen shtate suret me numer 40,41,42,43,44,45,46.

    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 10-02-2012 më 10:20
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #215
    Surja 74 Kuran

    http://www.youtube.com/watch?v=rKbki...7&feature=plcp


    [74:28] I hollësishëm dhe gjithëpërfshirës.
    [74:29] I qartë për të gjithë njerëzit.
    [74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
    [74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre për
    t’i trazuar mosbesimtarët, për t‟i bindur të Krishterët dhe Jahuditë,për të forcuar besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të të Krishterëve, Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t‟i ekspozuar ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë, dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij. Kjo është vërejtje për njerëzit.
    [74:32] Patjetër, (betohem) me hënën.
    [74:33] Dhe natën përderisa kalon.
    [74:34] Dhe mëngjesin përderisa shkëlqen.
    [74:35] Kjo është njëra prej mrekullive madhështore.




    E Thjeshtë Për ta Kuptuar,
    e Pamundur Për ta Imituar



    Në këtë shkrim do të paraqes disa nga mrekullitë matematikore në Kuran, të zbuluara gjatë shekullit të fundit. Siç shihet më lartë, kam sjellur disa ajete nga Kurani, prej të cilave kam veçuar ajetin 74:30, i cili përmend numrin 19. Çfarë deshi Allahu xh.sh. të na tregoj me këto ajete?

    Nëse marrim Kuranin dhe e studiojmë pak (arabisht), kuptojmë që ndodhja totale e fjalës “Perëndi” është 2698, ose 19x142. Shuma totale e numrave të strofave për të gjithë strofat që përmbajnë fjalën “Perëndi” është 118123, gjithashtu shumëfish i numrit 19 (118123 = 19x6217).

    Numri nëntëmbëdhjetë është emëruesi i përbashkët përgjatë sistemit matematikor të Kuranit. Edhe i vetëm, ky fenomen mjafton si provë e pakundërshtueshme që Kurani është lajmi i Perëndisë për botën. Asnjë qenie njerëzore nuk do të kishte mundur t‟i mbajë në „binarë‟ 2698 ndodhje të fjalës “Perëndi,” dhe numrat e strofave ku ato ndodhen. Kjo është posaçërisht e pamundur kur marrim parasysh (1) kohën e paditurisë gjatë të cilës Kurani u shpall, dhe (2) faktin që suret dhe strofat ishin shumë gjerë të ndara nga njëra tjetra me kohë dhe vend të shpalljes. Rendi kronologjik i shpalljes ishte gjerësisht i ndryshëm nga formati i fundit. Megjithatë, sistemi matematikor i Kuranit nuk mbaron me fjalën “Perëndi;” është tejet i gjerë, tejet i ndërlidhur dhe i ndërlikuar, dhe krejtësisht gjithëpërfshirës.



    Faktet e Thjeshta

    Si vetë Kurani, kodimi matematikor i Kuranit shtrihet që nga faktet më të thjeshta, deri te ato më të ndërlikuarat. Faktet e Thjeshta janë ato vrojtime që mund të gjenden pa përdorur ndonjë vegël. Faktet e ndërlikuara kërkojnë ndihmën e një kalkulatori ose kompjuteri. Faktet në vijim nuk kanë nevojë për ndonjë vegël për tu verifikuar, por mbani mend që ato i referohen tekstit origjinal arabisht:

    1. Strofa e parë (1:1), e njohur si “Bismilahi,” përbëhet nga................................. 19 shkronja.

    2. Kurani përbëhet nga 114 sure, që është............................................. ..........................19 x 6.

    3. Numri total i strofave në Kuran është 6346, ose ..............19x334. [6234 strofa të numëruara & 112 strofa të panumëruara (Bismilahe) 6234+112 = 6346] Vini re që 6+3+4+6 =......................19.

    4. Bismilahi ndodhet 114 herë, përkundër mungesës së dukshme nga Surja 9 (ndodhet dy
    herë në Suren 27) & 114= .................................................. ..........................................19x6.

    5. Nga Bismilahi që mungon në Suren 9 deri te Bismilahi shtesë në Suren 27, janë saktësisht........................................ .................................................. ......................................19 sure.

    6. Rrjedh që totali i numrave të sureve nga 9 deri te 27 (9+10+11+12+...+26+27) është 342,
    ose .................................................. .................................................. .........................19 x 18.

    7. Ky total (342) gjithashtu është i barabartë me numrin e fjalëve ndërmjet dy Bismilaheve
    të Sures 27, dhe 342 = .................................................. ............................................19 x 18.

    8. Shpallja e parë e famshme (96:1-5) përbëhet nga .................................................. ..19 fjalë.

    9. Kjo shpallje e parë 19 fjalëshe përbëhet nga 76 shkronja.......................................... 19 x 4.

    10. Surja 96, e para në renditjen kronologjike, përbëhet nga........................................19 strofa.

    11. Kjo sure e parë kronologjikisht është e vendosur mbi ...............................19 suret e fundit.

    12. Surja 96 përbëhet nga 304 shkronja Arabe, dhe 304 është e barabartë me..............19 x 16.

    13. Shpallja e fundit (Surja 110) përbëhet nga .................................................. ............19 fjalë.

    14. Strofa e parë e shpalljes së fundit (110:1) përbëhet nga ...................................19 shkronja.

    15. 14 shkronja të ndryshme Arabe, formojnë 14 bashkësi të ndryshme të “Inicialeve
    Kuranore” (siç është A.L.M. në 2:1), dhe gjenden para 29 sureve. Këta numra japin
    shumën 14+14+29 = 57 = .................................................. ........................................19 x 3.

    16. Totali i numrave të 29 sureve ku Inicialet Kuranore ndodhen është 2+3+7+...+50+68 =
    822, dhe 822+14 (14 bashkësi inicialesh) është 836, ose ............................. 19 x 44.

    17. Ndërmjet sures së parë me inicial (Sures 2) dhe sures së fundit me inicial (Sures 68) janë
    38 sure pa iniciale. Pra .................................................. .............................................19 x 2.

    18. Ndërmjet sures së parë dhe të fundit me iniciale ka .............................................19
    bashkësi ndërrimesh mes sureve të “inicializuara” dhe “të pa inicializuara”.

    19. Kurani përmend 30 numra të ndryshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 19, 20, 30, 40,
    50, 60, 70, 80, 99, 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000, 5000, 50,000, & 100,000. Shuma e këtyre numrave është 162146, që është e barabartë me .........................................19x8534.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 10-02-2012 më 10:24
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #216
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    O Bani po kaq gjate dhe arabisht kush mendon se do i lexoj ?

  7. #217
    Zbuluesi i kesaj Mrekullie te bazuar ne numerin 19 quhet rashad dhe fjala Rrenje e emrit te tij eshte Rashada , e cila kjo fjale ndodh ne Kuran e shkruar 19 here, si edhe Rashadi ka lindur me 19 nentor dhe vrasesi i tij u kap nga policia Kanadeze pas 19 vjetesh,
    vendet ku ndodh fjala Rashada ne Kuran:
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #218
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    O Bani po kaq gjate dhe arabisht kush mendon se do i lexoj ?
    s'tha njeri ti lexosh , thjesht i ben copy/paste ne microsoft word dhe fut ne kerkim germen apo germat me te cilat eshte inicializuar ajo sure , eshte shume e thjeshte dhe nuk ka nevoje qe te dish arabisht per te pare rezultatet,
    ata qe kane pak dijeni nga Kurani edhe pse nuk dijne arabisht do te kuptojne se per cfare behet fjale,
    pershendetje!
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Zbuluesi i kesaj Mrekullie te bazuar ne numerin 19 quhet rashad dhe fjala Rrenje e emrit te tij eshte Rashada , e cila kjo fjale ndodh ne Kuran e shkruar 19 here, si edhe Rashadi ka lindur me 19 nentor dhe vrasesi i tij u kap nga policia Kanadeze pas 19 vjetesh,
    vendet ku ndodh fjala Rashada ne Kuran:
    http://www.youtube.com/watch?v=QSLf7...4&feature=plcp
    Kush mbeti profeti Muhamedi apo Rashadi??!!!
    Shume i komplikuar ky allahu

  10. #220
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Sipas Rashad Khalifes fundi i botes vjen ne vitin 2280 ose 1710 sipas kalendarit Hixher(qe perdoret ne boten arabe),ky zbulim ishte nje nga detyrat e tij si i derguar i Zotit(sipas shkrimeve te tij ), ky vit del si rezultat i shumes se vlerave germore te inicialeve Kuranore qe eshte 1709, qe do te thote 1710 vite nga shpallja e Kuranit, ose 2280 sipas kalendarit perendimor,

    pas 21 vjetesh nga vdekja e Rashad Khalifes u vu re nga nje i nenshtruar shqiptar qe ne ajetin e vetem qe thuhet qe fundi i botes do te mbetet gati i fshehur qe nenkupton jo plotesisht i fshehur qe eshte ajeti me numer [20:15], nqs keto shifra i shumezojme me numerin e sureve te Kuranit qe eshte 114 ,

    japin 2280 dhe 1710 fiks sipas deklarates se Khalifes per fundin e botes:

    LOL, ky Rashadi eshte humbje kohe o bani

    Nahl 16:77.

    Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
    7:187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im,kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 10-02-2012 më 12:51
    Revolution 1848

Faqja 22 prej 49 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •