E Thjeshtë Për ta Kuptuar, e Pamundur Për ta Imituar
Për herë të parë në histori kemi një shkrim me provë të ndërthurur në brendësi për autorësi hyjnore –
hartimin matematikor mbinjerëzor.
Ndodhja totale e fjalës “Perëndi” është 2698, ose 19x142. Shuma totale e numrave të strofave për të
gjithë strofat që përmbajnë fjalën “Perëndi” është 118123, gjithashtu shumëfish i numrit 19 (118123 = 19x6217).
Numri nëntëmbëdhjetë është emëruesi i përbashkët përgjatë sistemit matematikor të Kuranit.
Edhe i vetëm, ky fenomen mjafton si provë e pakundërshtueshme që Kurani është lajmi i Perëndisë për
botën. Asnjë qenie njerëzore nuk do të kishte mundur t‟i mbajë në „binarë‟ 2698 ndodhje të fjalës
“Perëndi,” dhe numrat e strofave ku ato ndodhen. Kjo është posaçërisht e pamundur kur marrim parasysh
(1) kohën e paditurisë gjatë të cilës Kurani u shpall, dhe (2) faktin që suret dhe strofat ishin shumë gjerë
të ndara nga njëra tjetra me kohë dhe vend të shpalljes. Rendi kronologjik i shpalljes ishte gjerësisht i
ndryshëm nga formati i fundit. Megjithatë, sistemi matematikor i Kuranit nuk mbaron me fjalën “Perëndi;”
është tejet i gjerë, tejet i ndërlidhur dhe i ndërlikuar, dhe krejtësisht gjithëpërfshirës.
Faktet e Thjeshta
Si vetë Kurani, kodimi matematikor i Kuranit shtrihet që nga faktet më të thjeshta, deri te ato më të
ndërlikuarat. Faktet e Thjeshta janë ato vrojtime që mund të gjenden pa përdorur ndonjë vegël. Faktet e
ndërlikuara kërkojnë ndihmën e një kalkulatori ose kompjuteri. Faktet në vijim nuk kanë nevojë për ndonjë
vegël për tu verifikuar, por mbani mend që ato i referohen tekstit origjinal Arabisht:
1. Strofa e parë (1:1), e njohur si “Bismilahi,” përbëhet nga 19 shkronja.
2. Kurani përbëhet nga 114 sure, që është 19 x 6.
3. Numri total i strofave në Kuran është 6346, ose 19x334. [6234 strofa të numëruara & 112 strofa të
panumëruara (Bismilahe) 6234+112 = 6346] Vini re që 6+3+4+6 = 19.
4. Bismilahi ndodhet 114 herë, përkundër mungesës së dukshme nga Surja 9 (ndodhet dy herë në
Suren 27) & 114= 19x6.
5. Nga Bismilahi që mungon në Suren 9 deri te Bismilahi shtesë në Suren 27, janë saktësisht 19 sure.
6. Rrjedh që totali i numrave të sureve nga 9 deri te 27 (9+10+11+12+...+26+27) është 342, ose 19 x
18.
7. Ky total (342) gjithashtu është i barabartë me numrin e fjalëve ndërmjet dy Bismilaheve të Sures 27,
dhe 342 = 19 x 18.
8. Shpallja e parë e famshme (96:1-5) përbëhet nga 19 fjalë.
9. Kjo shpallje e parë 19 fjalëshe përbëhet nga 76 shkronja 19 x 4.
10. Surja 96, e para në renditjen kronologjike, përbëhet nga 19 strofa.
11. Kjo sure e parë kronologjikisht është e vendosur mbi 19 suret e fundit.
12. Surja 96 përbëhet nga 304 shkronja Arabe, dhe 304 është e barabartë me 19 x 16.
13. Shpallja e fundit (Surja 110) përbëhet nga 19 fjalë.
14. Strofa e parë e shpalljes së fundit (110:1) përbëhet nga 19 shkronja.
15. 14 shkronja të ndryshme Arabe, formojnë 14 bashkësi të ndryshme të “Inicialeve Kuranore” (siç është
A.L.M. në 2:1), dhe gjenden para 29 sureve. Këta numra japin shumën 14+14+29 = 57 = 19 x 3.
16. Totali i numrave të 29 sureve ku Inicialet Kuranore ndodhen është 2+3+7+...+50+68 = 822, dhe
822+14 (14 bashkësi inicialesh) është 836, ose 19 x 44.
17. Ndërmjet sures së parë me inicial (Sures 2) dhe sures së fundit me inicial (Sures 68) janë 38 sure pa
iniciale. Pra 19 x 2.
18. Ndërmjet sures së parë dhe të fundit me iniciale ka 19 bashkësi ndërrimesh mes sureve të
“inicializuara” dhe “të pa inicializuara”.
19. Kurani përmend 30 numra të ndryshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 19, 20, 30, 40, 50, 60, 70,
80, 99, 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000, 5000, 50,000, & 100,000. Shuma e këtyre numrave është
162146, që është e barabartë me 19x8534.
Kjo është një përmbledhje e shkurtër e Fakteve të Thjeshta.
Krijoni Kontakt