Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rruga
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Postime
    24

    Lightbulb Ungjilli dhe Shpetimi

    Kur une vendosa te besoja ne Krishtin, mu tha qe duhej te beja nje lutje te vogel, te pranoja Krishtin duke perseritur nje lutje te vogel magjike, une preferoj ta quaj lutjen e shpetimit "lutje magjike".

    Pothuajse, ne mos te gjithe te krishteret, e kane bere ose iu thone te tjereve ta bejne kete lutje te vogel.

    Por a eshte Biblike kjo lutje? A eshte e vertete qe nese e ben kete lutje, sado i sinqerte te jesh, ti shpetohesh? - Do japim pergjigje per keto pyetje pak me vone.

    Por le te shkojme pak me perpara. Shkojme te Ungjilli. Ungjilli i sotem ose sic quhet ndryshe Ungjilli i Dashurise, flet per dashurine e Zotit, ky Ungjill thote: Zoti te Do, Zoti eshte i mire, Jezusi vdiq per ty. Dhe pasi eshte shpjeguar ky lloj Ungjilli behet ftesa duke u bazuar te Zbulesa 3:20

    Zbulesa 3:20
    "Ja une qendroj te dera dhe trokas; nese dikush degjon zerin tim dhe te hape deren, une do te hyj tek ai dhe do te ha darke me te dhe ai me mua"

    A do ta pranosh ti Jezusin ne zemren tende?
    Dhe behet ose perseritet ajo lutje e shpetimit. Dhe pas kesaj ne i shpallim dhe i sigurojme njerezit se nese ishin te sinqerte, tani jane te shpetuar.


    KJO NUK ESHTE BIBLIKE

    Ketu ka disa probleme te renda, doktrinale dhe teologjike,
    Ungjilli i shpjeguar me lart eshte i holluar, i zbutur dhe i zbukuruar, eshte gjysma e se vertetes dhe nuk eshte aspak Biblik. Nje Ungjill i holluar dhe i zbukuruar nuk eshte fare Ungjill!

    Ky Ungjill arrin vetem mishin dhe nuk arrin zemren, qe te kete nje pastrim, pastrim nga mekatet. Mekati eshte si kanceri, dhe nese kemi kancer, ne nuk do ta fashojme, por cfare? Ne duhet te merremi me te, duhet te hyjme dhe ta heqim.

    Flitet shume pak ose aspak, per Shenjterine e Zotit, qe Zoti eshte i drejte, i shenjte, gjykates, i tmerrshem, qe zemerimi i Zotit po afron, qe ne meritojme zemerimin dhe ndeshkimin e Zotit ne Ferr. Gjithashtu, flitet shume pak per mekatet e njerezve. Qe ne jemi mekatare, qe kemi shkelur ligjin e Perendise, kemi thyer cdo ligj qe mund te thyejme, qe nuk kemi bere asgje tjeter pervecese kemi shkelur dhe kemi mekatuar dhe kemi bere keq.
    Dhe ajo qe meritojme eshte vetem dhe vetem zemerimi, gjykimi dhe ndeshkimi i Perendise.

    Nese do ti thonim keto, njerezit do te ndjenin nevojen per nje Shpetimtar...Dhe pasi kemi thene keto, paraqesim Krishtin, tregojme Dashurine e Zotit te demonstruar ne kryq. Cfare Ai beri per ne.

    Tani, kalojme te problemi i permendur ne fillim, nese nje person do qe te besoje ne Krishtin, cfare i themi ne? -"Bej ose perserit pas meje kete lutje te vogel", - qe s'eshte aspak biblike.

    Nuk ka asnje varg ne Bibel qe thote: Nese ti ben kete lutje dhe e pranon Jezusin, Ai do te vije me patjeter. Nuk ka asnje varg ne Bibel qe e mbeshtet kete. Baza per kete ftese eshte Zbulesa 3:20.

    "Ja une qendroj te dera dhe trokas; nese dikush degjon zerin tim dhe te hape deren, une do te hyj tek ai dhe do te ha darke me te dhe ai me mua"

    Por, ky varg eshte per te krishteret, eshte per kishen. Nuk eshte per jobesimtaret!

    Jezusi eshte duke iu drejtuar kishes. Nuk mund ta nxjerresh kete varg nga konteksti dhe ti besh njerezit te bejne apo te perserisin nje lutje dhe pasataj ti shpallesh te shpetuar.

    Kur nje pastor pyeti nje ungjilltar se pse e perdorte kete varg me jobesimtaret kur ne fakt ky varg eshte per besimtaret. Ungjilltari i pergjigjet: "Funksionon!"

    A e shikoni se ku kemi arritur!

    Sheptimi nuk eshte nje injeksion gripi ose vaksinim. Nuk mund te zevendesosh Punen e Frymes se Shenjte me nje metode te vogel sic eshte "Lutja e Shpetimit".
    Shpetimi eshte nje Veper e Mbinatyrshme e Frymes se Shenjte.


    Atehere, Si shpetohemi? - Shkojme te Bibla

    Shkojme te Veprat 20:21
    "Duke u deshmuar judenjve dhe grekeve pendimin te Perendia dhe besimin ne Zotin tone, Jezu Krisht."

    Luka 24:47
    "Dhe te predikohej ne emrin e tij pendimi dhe falja e mekateve nder te gjitha kombet, duke filluar nga Jeruzalemi"

    Ungjilli duhet te kete thirrje per Pendim dhe Besim. Pa pendim nuk ka shpetim.

    Nje njeri qe te shpetohet duhet te pendohet dhe te besoje ne Krishtin
    Perendia rigjeneron zemren e tij/saj nepermjet punes se Frymes se Shenjte.



    PENDIMI
    fillon me nje njohje dhe rrefim qe ajo qe thote Zoti eshte e vertete – ne kemi mekatuar.

    Sepse i pranoj te ligat qe kam bere dhe mekati im me rri gjithnje perpara. Kam mekatuar kunder teje, vetem kunder teje, dhe kam bere ate qe eshte e keqe ne syte e tu, me qellim qe ti te njihesh i drejte kur flet dhe i ndershem kur gjykon. Psalmi 51:3,4

    Nje njohje e vertete e mekateve dhe fajit tone qe do te coje gjithashtu ne nje hidherim dhe pikellim te vertete dhe madje urrejtje per cfare kemi bere me pare.

    Sepse une nuk kuptoj ate qe bej, sepse nuk bej ate qe dua, por bej ate qe urrej. Romaket 7:15

    Oh, i mjeri njeri qe jam! Kush do te me cliroje nga ky turpi vdekjes? Romaket 7:24

    Vetem sinqeriteti i rrefimit nuk eshte nje prove perfundimtare e nje pendese te vertete. Ajo duhet te shoqerohet me nje kthim nga mekati.

    Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligesine e veprimeve tuaja, mos beni me keq. Isaia 1:16

    ...cdo dru, pra, qe nuk jep frut te mire, do te pritet dhe do te hidhet ne zjarr. Mateu 3:10


    BESIMI

    Dhe besimi eshte siguria e gjerave qe shpresohen, bindja e gjerave qe nuk shihen. Hebrenjte 11:1

    Sepse Perendia kaq shume e deshi boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindur, qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete Jeten e Perjetshme. Gjoni 3:16

    Beso ne Zotin Jezus dhe do te shpetohesh. Veprat 16:31

    Beso ne Jezu Krishtin per Ate qe Ai eshte dhe ate qe Ai ka bere.
    Beso qe Ai eshte Biri i Perendise, Zoti i ardhur ne mish, i cili vdiq ne kryq per mekatet e tua.

    ___________________


    BAZAT E SIGURISE SE SHPETIMIT

    Kthimi/Konvertimi i vertete: Nje u krishtere i vertete eshte nje krijese e re dhe do te jetoje nje jete qe reflekton punen radikale te Perendise te rikrijimit ne jeten e tij/saj.

    Prandaj nese dikush eshte ne Krishtin, eshte nje krijese e re, te vjetrat shkuan; ja, te gjitha u bene te reja. 2 Korintasit 5:17

    Do ti njihni nga futet e tyre. A vilet valle rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? Mateu 7:16


    Siguria bazohet ne vete-shqyrtimin nen driten e Shkrimit

    Hetoni veten tuaj a jeni ne besim; provoni veten tuaj! Apo nuk e nihni veten tuaj se Jezu Krishti eshte ne ju? Vec ne qofshi te paprovuar. 2 Krontasit 13:5

    Jua shkrova keto gjera juve qe besoni ne emrin e Birit te Perendise, qe te dini se keni Jeten e Perjeteshme. 1 Gjoni 5:13


    TESTE TE SIGURISE BIBLIKE

    1 Gjoni 1:5-7 (Ecja ne Drite), 1 Gjoni 1:8-10 (Rrefimi i mekatit), 1 Gjoni 2:3-4 (Bindja), 1 Gjoni 2:9-11(Dashuria per vellezerit), 1 Gjoni 2:15-17 (Urrejtje per Boten), 1 Gjoni 2:24-25 (Qendrueshmeria ne Doktrine), 1 Gjoni 3:10 (Drejtesia), 1 Gjoni 4:13 (Deshmia e Frymes), Hebrenjte 12:5-8 (Disiplina).


    Prova qe ti je penduar kohe me pare eshte qe po vazhdon akoma te pendohesh edhe sot, madje ne nje shkalle me te madhe

    Prova qe ke besuar kohe me pare eshte qe po vazhdon te besosh edhe sot, madje edhe me shume

    A ka ndryshuar jeta jote dhe a po vazhdon te ndryshoje akoma nepermjet punes se Frymes se Shenjte ne zemren tende?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rruga
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Postime
    24
    Per te mbeshtetur ate qe eshte thene me lart

    Disa video predikime ne Shqip:

    Zgjohu Kishe e Jezus Krishtit:




    I Vaksinuar ndaj Ungjillit:




    Ungjillizimi i sotem dhe Lutja e SHpetimit:




    Cfare duhejte kishin bere predikuesit moderne:




    Manipulimi Psikologjik e Fteses:




    Te Paktet:




    Sa here je shpetuar:




    Nje thirrje per ne Ankth:




    e Verteta:




    Zoti ju Bekofte

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    rruga,

    do te jap nje mendim per nga e ke nisur kete diskutim.

    Eshte fjala per lutjen per tu bere i krishtere, dhe pastaj kalon ne ate se "a eshte biblike"?

    Krishter nuk behesh nga recitimi i nje lutje ... besimtar eshte ai qe sheh te Jezusi manifestimin e Perendise, dhe ndjek udhen e tij ...

    tani ti i komplikon gjerat te renda, me teollogjira, doktrina ... mbase ndonje denominacion i ri ... ato kemi mangut ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Rruga
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Postime
    24
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    rruga,

    do te jap nje mendim per nga e ke nisur kete diskutim.

    Eshte fjala per lutjen per tu bere i krishtere, dhe pastaj kalon ne ate se "a eshte biblike"?

    Krishter nuk behesh nga recitimi i nje lutje ... besimtar eshte ai qe sheh te Jezusi manifestimin e Perendise, dhe ndjek udhen e tij ...

    tani ti i komplikon gjerat te renda, me teollogjira, doktrina ... mbase ndonje denominacion i ri ... ato kemi mangut ...

    Pershendetje

    Kam frike se nuk e kuptuar thelbin e gjithe asaj qe eshte thene me lart

    Nuk behet fjala per nje denominacion te ri, por per disa te verteta Biblike..

    Ajo "Lutja e Shpetimit" nuk ndodhet asgjekund ne Shkrim.


    Por cfarfe behet zakonisht?!

    I shpjegojme 4 ligjet shpirterore dhe pastaj i themi "do qe ta pranosh Krishtin?" dhe nese pergjigja eshte po i themi te beje ate lutjen ose te perserise pas nesh!

    Dhe nese ishin me te vertete te sinqerte, i shpallim te shpetuar.


    Deri ne shek. 19 nuk eshte bere keshtu

    Nje person shpetohet duke u penduar dhe duke besuar ne Jezusin

    Shpetimi eshte nje pune e mbinatyrshme Frysmes se Shenjte dhe ne e kemi zevendesuar me nje metode, duke bere nje lutje te vogel!!!!

  5. #5
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Lutja e shpetimit

    Lutja e shpetimit nuk eshte gje tjeter vecse momenti kur dikush ka lejuar Jezusin te hyje ne zemer.

    Por qe Jezusi te hyje ne zemer te nje njeriu duhet ta njohesh Ate dhe te dish kush eshte dhe cfare kekron Ai .

    Pastaj eshte puna e Frymes qe te beje dike te kuptoje se sa mekatar eshte dhe qe ka nevoje per Jezusin.

    Personalisht une kur kuptova sa i humbur kisha qene pa Jezusin dhe kur e pashe me syte e mi qe isha nje mekatar i pa shpres atehere i thash Jezusit te me fale dhe te vije ne zemren time dhe te banojhe aty duke e drejtuar jeten time perjeteshisht.
    Kjo ka qene ne nje fare menyre lutja e shpetimit qe une bera.

    Por nuk eshte nje formule magjike ose nuk eshte se duhet te thuhen vetem fjalet qe une ka,m thene ose qe dikush na ka treguar.

    Ne njerezit e bejme kete kur kuptojme ato qe shpreva pak me larte.

    Nese nuk e ke kuptuar akoma qe je nje mekatar atehere akoma nuk ke kuptuar se ke nevoje per nje shpetimtar.

    Nje menyre e mire per te ungjillizuar eshte ajo qe Jezusi beri.

    Pasi kishte predikuar ungjillin Jezusi tha:- pendohuni dhe besoni ungjillin.

    Jezusi nuk ftoi askend te pendohej para se te predikonte ungjillin dhe pasi predikoi ungjillin IA ftoi njerezit te pendohen dhe te besojne ate qe kishin degjuar ( ungjillin)

    Sepse ungjilli eshte fuqia e Perendise per shpetim te atyre qe besojne.
    Ungjilli eshte lajmi i keq dhe i mire sebashku.
    Ne jemi mekatar te humbur larg Perendise dhe jemi duke shkuar ne ferr, por ka nje shpres sepse Jezusi mori denimin tone ne kryq nese beson do te shpetohesh, dhe do te jesh bir i Perendise (gal 3:26)

    Sigurisht qe eshte Pune e Frymes se Shenjte por dhe e predikimit te ungjillit .
    Nese ungjilli nuk predikohet si do te besohet fjala e Zotit?

    Por ne shpesh here bejme gabimin qe i ftojme nerezit per te lutur ose per te pranuar krishtin , nderkohe qe ata akoma nuk kane vendosur ne zemer te tyre per te pranuar Jezusin.

    Nje here isha duke folur me dike per kete pune , dhe i thashe se a donte te pranonte Jezusin si Zot?
    Ai tha :- dua te mendohem.
    Kur ungjilli predikohet flitet e verteta.
    Dhe e verteta shpesh eshte e veshtire te pranohet dhe e hidhur por nese e pranojme do te jemi te lire.
    Ai djale nuk kishte vendosur akoma sepse nuk mund te linte dot disa vese qe kishte deshire ti vazhdonte.
    Prandaj une nuk mund te thosha atij qe te bente lutjen e shpetimit , nuk do te kishte kuptim.
    Nese nuk ka vendosmeri me vullnet te lire per te penduar nga dikush atehree nuk mund te behet e ashtuquajtura lutje e shpetimit.

    Ne pergjithsei lutja e shpetimit duhewt te behet ne menyre private vetem per vetem me Jezusin, Atij duhet ti rrefehesh per cdo gje.
    Pastaj e shpall ne pubvlik kur vete Fryma e Shenjte te drejton.Shpesh kjo e funbdit mund te behet edhe me kenge gezimi.
    Kur une u shpetova kam kenduar me kenge gezimi duke shpallur me ze te larte qe isha mekatar dhe i humbur por tani Jezusi me shpetoi dhe me beri te Tijin.

    Sigurisht qe ndodh edhe ne menyra te tjera.

    Por shpetimi eshte e rendesishme te kuptojme qe i takon Zotit Perendise tone Jezus Krisht.
    Ai eshte qe na shpeton ne nuk shpetojme vetveten dhe Ai na sjell ne pendese.
    Por ne vetem duhet qe me vullnetin tone te lire te bindemi per tu penduar dhe per te besuar, si dhe te lejojme Zotin te na rrise e te na drjetoje.
    Perendise i pelqen me shume bindja se sa sakrificat dhe olokaustet.

    Ne jemi te shpetuar me anew te hirit permes besimit tek Jezusi, jo nga veprat tona, veprat tona nuk e lartesojne Perendine sepse jane vepra mos bindje, vepra e pare e bindjes eshte pendesa dhe besimi i ungjillit .
    Ashtu sic Jezusi tha:- pendohuni dhe besoni ungjillin.
    Kjo eshte vepra e pare e bindjes nese nuk eshte kjo veper e pare e bindjes nuk ka veper te dyte te bindjes.

    Pasi degjoni ungjilloin vepra e pare qe duhet te beni eshte:- Pendohuni dhe besoni ungjillin.

    Zoti ju bekofte.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Tek letra e romakeve Pali na tregon se, BESIMI vjen nga degjimi i fjales se Perendise. Pra kjo na tregon se, askush nuk mund te besoje ne Jezusin, nese me pare nuk ka digjuar lajmin e mire te shpetimit. Une deri diku pajtohem me zotin rruga, por jo plotesisht. Nuk besoj se ka nje ungjilltar, i cili i fton njerzit qe te luten per shpetim, pa ju shpallur me pare ungjillin. Une mendoj se rruga, kerkon te thote se, disa te krishtere mjaftohen vetem ne nje lutje magjike, sic e quan ai, dhe keshtu njerzit qe e bejne kete lutje i quajme te shpetuar. Se pari dua te them se, kush jam une qe te di nese dikush eshte apo jo nje i shpetuar apo i humbur. Pra nuk ka vend mendimi se, sapo ne i ftojme njerzit ne lutjen e shpetimit, me pas te mund te dijme se ata vertet u shpetuan. Kjo njohuri i takon vetem Perendise, qe njeh zemrat e gjithsecilit. Se dyti ne si te krishtere qe jemi, e shpallim te shpetuar cdo person qe deklaron se Jezusi eshte Zoti dhe Shpetimitari i jetes se tij.
    Ne diten e ardhejs se Fryme se Shenjte, nga Pjetri kerkuan qe ai tju tregonte se cfar duhej te benin, per te mare dhuraten e Frymes, qe ne thelb eshte Shpetimi. Por ketu duhet te pranojme se kerkesa e tyre erdhi vetem pasi ata digjuan Ungjillin e Krishtit deshmuar prej Pjetrit. Atehere pyes: a nuk duhet ti ftojme njerzit, ne lutjen e shpetimit, kur ata kerkojne te shpetohen? Me pas Zoti e di, se cili prej tyre ja ka hapur zemren Krishtit.
    Rruga thote se nuk ka asnje rast te tille ne bibel, ku ne te mund te ftojme njerzit per shpetim, permes lutjes.
    Une mendoj se bibla nuk eshte nje liber i kufizuar dhe strikt ashtu sic ne shpesh here perpiqemi ta shohim. Bibla ka nje emsazh te perejtshme, ku mesimi i Perendise eshte i pakufijshem. Psh. njehere dikush me tha: Ku thuhet bibel se pirja e duhanit eshte nje veprim i keq dhe bibla e ndalonpirjen e tij. Pra asjnehere biblen nuk mund ta shohim ne nje veshtriom kaq te ngurte apo te kufizuar. Pikerisht ketu qendron dhe fuqia e Perendise, i cili Fjalen dhe mesimin e Tij te perjetshem, na e shpreh edhe perems nje libri te kufizuar sic eshte bibla fizike. Vertet nuk mund te gjesh konkretisht nje varg ne bbel, ku te thuhet per duhanin, por ne mesimin e saj fjala e Perendise na meson se, cdo gje qe te demton shendetin, dhe kthehet ne nje idhull, eshte mekat. Kur i thashe kete ketij te krishteri kete fakt, ai u ndal dhe filloi te me digjoje me me vemendje. Une i thashe se, ti deshrion te lesh duhanin , per faktin se ai e demton shendetin dhe ekonomine tende. Ai tha: Po. Por e kam shume te veshtire ta le. Atehe i thashe: ja pra satani te ka lidhur me nje "litar" ku ti personalisht je i dobet ta keputesh. Lutju Zotit dhe Ai do te te cliroje.
    Pra mendoj se bibla duhet pare ne veshtrimin e Perendise dhe jo ate njerzor. Ne kemi nje mesim ne bibel, ku Jezusi ju thote apsotujve se, cfardo qe te lidhni ju mbi dhe, eshte e lidhur ne qiej. Pra kur ne e ftojem dike, i cili pasi ka digjuar ungjillin e Krishtit dhe ka perzgjedhur qe te vije ne shpetim, natyrisht qe ajo qe bejme eshte, te lutemi dhe ta ftojme ate para Krishtit per te kerkuar falje te mekateve. Kjo sepse, Jezusi tha: cte lidhni ju mbi dhe, eshte e lidhur ner qiej.
    Duhen kuptuar mire fjalet e Jezusit, kur thote: "une qendroj ne dere dhe trokas..."
    Ketu nuk pajtohem me Rrugen, i cili thote se keto fjale jane vetem per te krishteret. "Troktija" e Jezusit ne dere..., eshte pikerisht perhapja apo zeri i atyre qe shpallin Lajmin e mire te shpetimit neper bote. Pra kjo mundesi ju jepet te gjithve pa perjashtim. Kjo ngjan me shembelltyren e mbjellesit, ku mbjellesi e hodhi faren e mire edhe ne rruge, edhe ne ferre, edhe ne gurrishte. Pra ai nuk i perjashtoi keto "vende", edhe pse e dinte se ne to Farra nuk do te jepte frut.
    Te mendosh se Jezusi troket vetem ne zemren e kristianit, kjo do te thote qe Jezusi nuk ka vdekur per te gjithe. Por bibla thote se, Perendia aq shume e deshi boten sa qe dha Birin e tij te vetemlindur ne kryq....
    Shikoni pjesen e dyte te vargut tek zbulesa3:20. ku Jezusi thote: "nese digjon NDONJE ZERIN tim dhe e hap deren...." Natyrisht qe ai qe digjon zerin e Krishti dhe e hap deren, eshte vetem i krishteri. Por duhet te bejme kujdes dhe te mos ngatrojme "trokitjen " apo "zerin"e Krishtit, i cili i drejtohet mbare njezimit per shpetim, me "hapjen e deres", te cilen e ben vetem i krishteri dhe jo bota. Pra nuk mund te themi definitivisht se, ky varg eshte vetem per te krishteret dhe jo per te gjithe nejrzit pa perjashtim.
    Ju pershendes. Zoti ju bekofte.
    deshmuesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 26-12-2010 mė 21:36

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Rruga
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Postime
    24

    Lightbulb

    Pershendetje

    Une kam trajtuar dy ceshtje:

    !. Ungjilli (Qe Ungjilli i sotem eshte siperfaqesor dhe i zbukuruar)

    2. Lutja e Shpetimit. (Qe ka filluar diku ketej nga shek. 20, megjithese qellimet mund te kene dhe jane te mira, nuk te shpeton, nuk ndodhet ne Bibel, dhe migjathate e shikojme kudo.)


    - Une besoj se eshte shume e rendesishme qe Ungjilli te shpallet fillimisht
    Eshte shume e rendesishme qe te flitet per Nayren e Perendise, per natyren dhe mekatin e njeriut dhe pastaj te prezantohet Krishti. Dashura e Perendise


    Ungjilli eshte shume i rendesishem dhe duhet predikuar.






    - Jo te gjithe ata qe e therrasin Jezusin Zot Zot jane te shpetuar

    Te Mateu 7 Jezusi tregon per persona qe e therrasin Zot, Zot (dy here) por qe Ai do ti refuzoje.





    - Ne nuk nuk mund te shikojme ne zemrat e njerezve nese jane te shpetuar
    Por Jezusi te Mateu 7 thote: Do ti njihni nga frutet e tyre.
    Nese nje person eshte i shpetuar, ai peson do te kete frut, mund te kete dalje nga rruga, apo renie ne mekat, por pergjate jetes se tij ai todo te kete frut dhe jeta e tij do te kete ndryshuar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •