Ne bordin e anijes Titanik ishte nje njeri i quajtur Xhon Harper (John Harper) me vajzen e tij 6 vjece.
Kur anija filloi te mbytej, Xhoni, i cili udhetonte ne klasin e dyte, mori per dore vajzen e tij ne kuverten e anijes ku ia dha nje marinari i cili e vendosi ne nje varke shpetimi.
Me pas ai shkoi te ndihmonte njerez te tjere ne kuverte. Edhe te tjeret po e benin kete, por ndihma e Xhonit ishte unike sipasoje e udhezimeve te tij, te degjuara here pas here gjate kaosit.
"Grate dhe femijet dhe te pashpetuarit te hipin te paret ne varke.
Grate dhe femijet dhe te pashpetuarit te hipin te paret ne varke"
Xhon Harper njohu momentin e pragut te perjetesise. Ai ishte gati te perballej me Perendine, por ai dinte qe shume nga ata qe ishin ne bord nuk ishin gati.
Si nje predikues, buzet e Xhonit shpesh kishin deklaruar dashurine e Zotit per te humburit. Tani jeta e tij e shpall ne nje veprim perfundimtar. Kur ai i'u afrua nje njeriu pa jelekun e shpetimit, Xhon Harper hoqi te tijin dhe ia veshi burrit tjeter.
Me vone, duke notuar ne zbrazetine e ujrave te errta dhe te ftohta, nje i mbijetuar i doli perpara ketij burri duke u perpjekur te mos mbytej. Ishte Xhon Harper. Ne vend qe te kerkonte per ndihme, Xhoni i thirri ketij burri:
"A je i shpetuar?"
"Jo," ishte pergjigjja.
"Beso ne Zotin jezus Krisht dhe do te shpetohesh."
Pergjigjja e burrit ishte e heshtur dhe me pas u ndane nga rryma. Pak me vone, burri e dalloi Xhonin perseri dhe perseri Xhoni i thirri burrit:
"A je i shpetuar tani?"
Perseri pergjigjja: "Jo, nuk mund te them qe jam shpetuar"
Dhe perseri refreni, i dobet por prape i qarte: "Beso ne Zotin Jezus Krisht dhe ti do te shpetohesh."
Dhe pas kesaj kishte nje heshtje ndersa Xhon Harper rreshqiti nen siperfaqe - ne krahet e Zotit.
Me vone ne nje takim ne Ontario, Kanada, i mbijetuari qendroi, duke treguar historine duke e mbyllur me keto fjale:
"Pak pasi ai u fundos, atje, vetem ne nate, me dy milje uje poshte meje, Une Besova."
Http://Jezusi.webs.com
Krijoni Kontakt