Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 104
  1. #21
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ushqyerja tek fėmijėt.

    Kėshilla pėr njė ushqyerje tė shėndetshme tė fėmijėve

    • Ushqyerja ėshtė njė proces mjaft i rėndėsishėm te fėmijėt, qė siguron njė rritje normale fizike dhe psikike.

    AIDA MALAJ

    Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja pediatre, dr.shk. Shqipe Binbashi, jep disa kėshilla pėr kohėn e ndarjes nga gjiri dhe fillimin e ushqimit shtesė:
    Doktoreshė, kur duhet tė fillojė dhėnia e ushqimeve shtesė tek fėmijėt qė ushqehen me gji?
    Sipas rekomandimeve qė jep OBSH, ushqimi vetėm me gji pėr moshėn nga 4-6 muaj ėshtė ideal. Pėrpjekjet e disa nėnave pėr tė filluar ushqimet solide mė herėt se muaji i katėrt, janė tė gabuara. Por edhe fillimi i ushqimeve solide mė vonė se 6 muaj, nuk ėshtė i kėshillueshėm, sepse fėmija mund tė mos reagojė mirė nė ushqyerje. Periudha mė e pėrshtatshme e fillimit tė ushqimeve tė tjera, pėrveē qumėshtit tė gjirit, ėshtė nga muaji i 4-6 i jetės sė fėmijės. Nė kėtė periudhė, aparati tretės i fėmijės arrin tė thithė dhe tė tresė, pėrveē qumėshtit tė gjirit, edhe ushqime tė tjera. Po ashtu, funksioni i veshkave pėrballon njė sasi mė tė madhe proteinash dhe mineralesh.
    Cilat janė ushqimet mė tė pėrshtatshme nė kėtė moshė?
    Varet nga tradita familjare, ose preferenca e prindit nė pėrzgjedhjen e ushqimit tė parė shtesė. Mund tė fillohet me drithėrat. Preferohet mielli i orizit, pėr vetitė hipoalergjike. Por mund tė fillohet edhe me pure zarzavatesh. Kėto gatime duhet tė pėrgatiten me qumėsht industrial (formula standarde), tė paktėn deri nė fund tė vitit tė parė. Qumėshti i lopės nė kėtė periudhė nuk kėshillohet, pėr mangėsitė nė pėrbėrje, ku mė e rėndėsishmja ėshtė deficiti nė hekur, qė shkakton aneminė tek fėmija. Ushqimi i ri duhet filluar me sasi tė vogėl, pėr t’u shtuar gradualisht, nė varėsi tė tolerancės sė stomakut tė fėmijės. Pasi tė jetė mėsuar me ushqimet e para, gradualisht shtohet mishi i homogjenizuar, djathi, veza etj.
    Duhet tė kihet parasysh qė ushqimet solide tė jepen me lugė, nė mėnyrė qė tė mėsohen reflekset e pėrtypjes nga fėmijėt. Po ashtu lėngjet duhet tė pihen me gotė, sepse dhėnia me biberon, sidomos e lėngjeve tė frutave mund tė favorizojė kariesin.
    Ēfarė kėshillash mund t’u jepni prindėrve nė kėtė periudhė?
    Duhet tė vihen re ndryshimet nga fillimi i ushqimeve tė reja tek fėmija. Kėshtu, sė pari, duhen vėrejtur ndryshimet nė traktin tretės (shfaqja e diarresė, tė vjellave, dhimbjeve tė barkut etj.). Po ashtu duhen vėnė re ndryshimet nė lėkurė: rash, urtikarie si dhe ndryshimet nė traktin respirator: vėshtirėsi nė frymėmarrje, shenja kėto tė njė alergjie ushqimore.
    Ēfarė mund tė bėhet kur fėmija refuzon ushqimin?
    Nė pėrgjithėsi refuzimi i ushqimit ėshtė problem gjatė periudhave tė sėmundjeve, kur anoreksia dhe refuzimi i ushqimit ėshtė i paevitueshėm. Duke qenė se sėmundja ėshtė e pėrkohshme, mjafton tė mbėshtetet sipas rastit me dhėnie lėngjesh nga goja, ose nė venė (parenteral), pėr tė evituar rėnien nė peshė. Prindėrit duhet tė dinė se rregullat “e rrepta”, pa marrė parasysh oreksin dhe dėshirėn e fėmijės pėr t’u vetushqyer, pėlqimin, ose jo nga fėmija e njė ushqimi tė caktuar, shpesh bėjnė efekt tė kundėrt. Pra, nė vend qė tė nxisin fėmijėn nė ushqyerjen, e shtyjnė ta refuzojė. Nė periudhat pa oreks nuk duhet insistuar tė merret patjetėr e gjithė sasia e ushqimit.
    Si duhet tė jetė ushqyerja nė fėmijėt 1-3 vjeē?
    Nė kėtė moshė fėmija ka prirje tė jetė i pavarur nė ushqyerje dhe kjo duhet inkurajuar. Mbas vitit tė parė, ushqimi duhet tė jetė i pasur me tė gjitha komponentėt, por tė pėrpunuara mirė nė drejtim tė zierjes dhe grimcimit. Gjatė vitit tė tretė tė jetės, me plotėsimin e gojės me dhėmbė, ushqimi gradualisht i afrohet ushqimit tė tė rriturit.
    Nė kėtė periudhė fėmijėt manipulojnė me ushqyerjen pėr tė tėrhequr vėmendjen dhe pėr tė arritur plotėsimin e dėshirave tė tyre. Kėtu mund tė fillojnė gabimet nė ushqyerje, pėr shkak tė produkteve ushqimore tė gatshme, zakonisht tė shijshme, shpesh tė ėmbla, qė reklamohen nė treg. Kjo ėshtė arsyeja qė nė kėtė periudhė, rreziku i fillimit tė obezitetit tė jetė mjaft i lartė.

    Kėshilla

    Gjatė ushqyerjes sė fėmijės duhet mbajtur parasysh qė:

    -Konfuzioni dhe zhurma nė kohėn e ushqyerjes i tėrheq vėmendjen fėmijės;
    -Nuk duhet mbajtur televizori hapur nė kohėn e ngrėnies;
    -Duhet tė evitohen diskutimet me zė tė lartė;
    -Nuk duhen bėrė komente negative pėr ushqimin nga tė rriturit, gjė qė influencon edhe tek fėmija;
    -Duhet inkurajuar dėshira e fėmijės pėr t’u ushqyer vetė pas vitit tė parė;
    - Lejojeni fėmijėn tė ushqehet nė tavolinė me gjithė familjen;
    - Edukojeni fėmijėn tė ushqehet me orare, ku 3 vakte tė jenė tė mėdha dhe 2 vakte tė ndėrmjetme, qė mund tė jenė fruta, ose lėngje frutash, kos me fruta etj., zakone qė duhet tė vazhdojnė edhe nė moshė mė tė rritur.

    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Smogu shton riskun pėr shfaqjen e trombozave

    • Ndotja urbane mund tė favorizojė formimin e pllakėzave nė arteriet e kėmbėve, duket shtuar riskun pėr tromboza.

    Tė paktėn ky ėshtė konkluzioni qė ka nxjerrė njė grup shkencėtarėsh tė “Harvard Medical School” tė Bostonit, tė drejtuar nga Andrea Maēarelli, pasi kanė marrė nė konsideratė 870 pacientė tė prekur nga tromboza gjatė 10 viteve qė ka zgjatur studimi. Shkencėtarėt kanė krahasuar tė dhėnat e kėtyre pacientėve, me ato tė 1.210 personave qė gėzonin shėndet tė mirė dhe qė jetonin nė tė njėjtėn zonė. Janė analizuar pėrqendrimi i substancave ndotėse si thėrrmijat e karbonit dhe tė nitrateve tė metaleve, nė zonat urbane qė janė marrė nė konsideratė dhe rezultatet kanė treguar se pėr ēdo 10 mikrogramė mė tepėr pėr metėr kub tė kėtyre substancave, regjistrohet njė rritje me 70% tė riskut pėr shfaqjen e trombozave. Mekanizmi qė lidh smogun me rritjen e riskut pėr tromboza, ėshtė mjaft i ngjashėm me atė qė shkakton tė ashtuquajturėn “sindrom e economy class”, edhe pse te pasagjerėt qė nuk lėvizin kėmbėt pėr shkak tė udhėtimeve tepėr tė gjata, duke qėndruar pėr njė kohė tė gjatė ulur nė pozicione jo komode, nuk formojnė pllakėza tė mirėfillta, por vetėm shfaqin ngadalėsim tė qarkullimit tė gjakut. Ndėrkohė, ashtu si shpjegohet nė numrin e fundit tė “Archives of Internal Medicine”, smogu favorizon ngushtimin e arterieve, pasi si pasojė e ekspozimit ndaj agjentėve ndotės, gjaku qarkullon mė me vėshtirėsi.
    Ekspozimi ndaj nano-pjesėzave tė prodhuara nga shpėrbėrja e karburanteve ka qenė objekt i njė studimi qė ka patur pėr objekt ndikimin e smogut nė infraktet dhe iktus. Studimi i kryer nė SHBA, tregon se ekziston njė lidhje e mundshme mes smogut dhe rrezikut pėr shfaqjen e trombozave venoze tė thella. “Rezultatet tona tregojnė pėr njė faktor risku krejt tė ri dhe nė tė njėjtėn kohė konfirmojnė rėndėsinė e sforcimeve qė kryhen pėr uljen e impaktit tė ndotjes urbane nė shėndetin e njeriut”, kanė nėnvizuar studiuesit e Harvardit.

    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    “Virozat e barkut”, si mund t’i parandalojmė?

    Gastro-enteritet janė ndėr shqetėsimet mė tė shpeshta qė prekin fėmijėt.

    AIDA MALAJ

    Ndonėse rastet mė tė shprehura janė nė ditėt me temperatura tė larta, nuk pėrjashtohen shqetėsimet nė ēdo periudhė tė vitit. Shkaktarėt janė viruse tė ndryshme qė qarkullojnė, tė cilėt favorizohen nga ndryshimet e temperaturave, kryesisht ulja e higjienės dhe ndotja e ambientit. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo rast tė trajtohet me kujdes. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, pediatrja infeksioniste Marita Cama, kėshillon se si mund tė parandalohen dhe kujdesi qė duhet treguar nga prindėrit pėr tė trajtuar kėto probleme:
    Doktoreshė, ditėt e fundit ka pasur mjaft raste me gastro-enterite te fėmijėt, mund tė flasim pėr njė epidemi?
    Rastet e gastro-enteriteve janė ndėr shqetėsimet mė tė shpeshta te fėmijėt dhe janė tė pranishme gjatė gjithė vitit. Ditėt e fundit ka pasur mjaft raste, por ende nuk mund tė flasim pėr njė epidemi. Zakonisht kėto shfaqen kur temperaturat janė shumė tė larta, kur problemet e higjienės theksohen, etj.
    Nga se shkaktohen kėto sėmundje?
    Shkaktarėt janė viruse tė ndryshme qė qarkullojnė nė ajėr. Tashmė kanė ndryshuar skemat klasike, nuk ka vetėm njė virus qė e shkakton, janė gjithmonė 2-3 qė ndėrveprojnė, mbivendosen dhe ndikojnė nė shfaqjen e kėtyre problemeve. Kjo bėn qė edhe shenjat klinike tė mos jenė tė njėjtat, por tė ndryshojnė, pasi ēdo virus shfaq shenjat karakteristike tė tij. Kjo ėshtė arsyeja se shpesh shenjat janė tė ndryshme, diarre, temperaturė e lartė, mungesė oreksi, humbje nė peshė, etj.
    Ka faktorė qė e favorizojnė shfaqjen e kėtyre problemeve?
    Ekzistojnė disa faktorė qė ndikojnė nė shumimin dhe shfaqjen e kėtyre viruseve, tė tilla janė ndryshimet dhe luhatjet e temperaturave, temperaturat e larta, mungesa e higjienės, ndotja e ambientit tė jashtėm, etj.
    Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
    Qė me shfaqjen e shqetėsimeve tė para duhet tė drejtoheni sa mė parė te mjeku specialist. Kjo, sepse dhe njė episod diarreik, mund tė jetė sinjal i njė problemi mė serioz. Njė episod diareik pėrmban mė tepėr ujė se zakonisht dhe si pasojė lėndėt ushqyese, uji dhe kripėrat minerale qė merren me ushqimin nuk thithen plotėsisht nė zorrė, por eliminohen jashtė organizmit me diarre. Pra, fėmija nxjerr mė shumė lėngje sesa merr dhe pasoja e parė ėshtė dehidratimi. Tė njėjtin veprim shkaktojnė edhe tė vjellat qė shpesh janė shoqėruese tė diarresė. Sa mė i vogėl tė jetė fėmija aq mė shpejt dehidratohet domethėnė humbet lėngje. Diarreja ėshtė mjaft e dėmshme pėr fėmijėn, sepse me anė tė saj fėmija humbet sasi lėngjesh e bashkė mė te edhe sasi kripėrash trupore. Ai humbet elemente ushqimorė tė domosdoshėm pėr organizmin dhe njėkohėsisht humbet oreksin, nga kjo nėna priret qė tė mos e ushqejė dhe pėr pasojė gjendja pėrkeqėsohet mė tej. Pėr kėto shkaqe diarreja ėshtė mė e dėmshme veēanėrisht te fėmijėt e dobėt dhe tė sėmurė.
    Ēfarė kėshillash mund t’i jepni prindėrve pėr tė parandaluar shfaqjen e kėtyre problemeve?
    Parandalimi i kėtyre problemeve pėrfshin njė sėrė masash, ku mė kryesorja ėshtė mbajtja dhe respektimi i njė higjiene maksimale nė pastrimin, ruajtjen dhe gatimin e ushqimeve qė i jepen fėmijės. Kėshtu, rekomandohet qė ushqimet tė pastrohen shumė mirė, me ujė tė rrjedhshėm dhe tė freskėt. Mė pas, duhet tė tregohet kujdes nė gatim dhe nė ruajtjen e ushqimeve tė gatuara, sepse dhe kėto nėse nuk ruhen nė kushte frigoriferike tė pėrshtatshme, mund tė shėrbejnė si burim problemesh shėndetėsore.


    Kėshilla

    Nė kushtet e shtėpisė, kur fėmija shfaq probleme tė tilla, masa e parė qė ndėrmerret ėshtė dhėnia e sa mė shumė lėngjeve se zakonisht, lėng orizi, supėra dhe pėr fėmijėt qė ushqehen me gji, tė shtohet vėnia nė gji. Nuk duhet harruar se lėngjet nuk zėvendėsojnė ushqimin, i cili duhet dhėnė shpesh e nga pak, me pėrmbajtje qė asimilohen shpejt si dhe me vlera kalorike e tė pasura me vitamina. Nė kėto raste nuk rekomandohet tė jepet qumėsht dhe ushqime qė pėrmbajnė atė, vezė, ushqime me yndyrnė. Ushqimet duhet jenė tė ziera fort e nė formė pureje, por tė mos pėrmbajnė fibra, lėkura e tė tjera lėndė tė paasimilueshme nga organizmi i fėmijės. Ushqimet duhet tė jepen ēdo 3 orė, duke pasur parasysh qė ato qė pėrdoren zakonisht me qumėsht tė hollohen me ujė me porcion 2:1. Ndėrsa si sasi, fėmijės nėn 2 vjeē i duhet t’i jepet 50-100 ml lėngje mbas ēdo dalje diareike. Njėkohėsisht nuk rekomandohen ushqimet me shumė sheqer. Rekomandohen bananet nė veēanti mbasi kanė kalium, element ky qė organizmi e humbet gjatė diarresė.

    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Barnat “e rrezikshme” qė japin alergji!

    • Urtikarie, vėshtirėsi nė frymėmarrje, probleme me veshkat dhe mėlēinė, janė disa nga shenjat qė shfaq alergjia nga ilaēet.

    AIDA MALAJ

    Nė bazė tė kėtij ērregullimi qėndron bashkėveprimi i ilaēit me pjesė tė ndryshme tė sistemit imunitar, duke dhėnė nė fund reaksionin alergjik. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja alergologe, Mirela Hitaj, shpjegon si mund ti njohėsh dhe trajtohen alergjitė nga ilaēet:
    Doktoreshė, sa tė pėrhapura janė alergjitė nga ilaēet?
    Reaksionet nga barnat janė njė problem serioz dhe aktual, i cili sa vjen dhe rritet. Sėmundshmėria si pasojė e reaksioneve medikamentoze rritet paralelisht me shtimin e pėrdorimit tė medikamenteve. Nė fakt duhet bėrė dallimi mes reaksioneve alergjike dhe reaksioneve tė dėmshme nga medikamentet. Reaksionet alergjike nga barnat janė njė ndėr tipat e reaksioneve tė dėmshme nga medikamentet. Kėto reaksione pėrmbledhin tė gjitha reaksionet nga barnat pavarėsisht nga mekanizmat pėrgjegjės. Sipas OBSH-sė, me termin “reaksion i dėmshėm i medikamentit” pėrcaktohet ēdo efekt i dėmshėm i paparashikuar dhe i padėshiruar nga medikamentet, i cili ndodh nė dozat qė pėrdoren pėr parandalimin, diagnozė ose trajtim e patologjive tė ndryshme.
    Si shfaqen reaksionet nga medikamentet?
    Reaksionet e dėmshme nga medikamentet ndahen nė dy kategori: reaksione tė tipit A qė janė reaksione qė mund tė parashikohen, hasen mė shpesh dhe lidhen me efektet farmakologjike tė ilaēit.
    Kategoria e dytė janė reaksionet e tipit B, qė janė mė tė paparashikueshme, jo tė zakonshme dhe nuk lidhen me efektet farmakologjike tė medikamentit. Rreth 80 % e reaksioneve nga barnat bėjnė pjesė nė grupin e parė A dhe ndodhin nga toksiciteti i barit (mbidozimi), efektet anėsore, efektet dytėsore ose indirekte, si dhe nga ndėrveprimi i medikamenteve.
    Reaksionet medikamentoze alergjike, qė ndėrmjetėsohen nga mekanizma imunologjikė, hyjnė nė grupin e dytė tė tipit B. Ashtu si dhe reaksionet e tjera tė tipit B, reaksionet alergjike nga barnat hasen mė rrallė dhe pėrbėjnė 10-15 % tė rasteve.
    Ka faktorė risku qė ndikojnė nė shfaqjen e kėtyre alergjive?
    Faktorėt e rrezikut janė tė lidhur me: personin dhe me medikamentin e pėrdorur. Faktorėt e rrezikut tė lidhur me personin, sė pari lidhen me moshėn. Pėrgjithėsisht fėmijėt shfaqin mė pak reaksione alergjike nga barnat, sesa i rrituri, ndryshe nga alergjitė ushqimore, qė dihet qė tė vegjlit janė kontingjenti mė i riskuar. Faktorė tė tjerė janė ai gjenetikė, roli i sėmundjes bazė, metabolizmi i barnave kryesisht nė bazė tė njė kodimi gjenetik. Po ashtu janė reaksionet e mėparshme alergjike, nga faktorėt predispozues. Nė kėto raste prova kryesore ėshtė fakti i nxjerrė nga anamneza, se pacienti ka pėsuar njė aksident tė tillė mė parė: ose nga ai bar, ose nga njė bar tjetėr i ngjashėm me tė parin, pėr nga formula kimike.
    Ka faktorė predispozues nė shfaqjen e kėtyre problemeve?
    Cilėsitė kimike tė medikamentit, si p.sh aftėsia pėr t’u lidhur me njė proteinė tė trupit dhe pėr t’u bėrė imunogjenikė. Po ashtu ndikon doza dhe zgjatja e terapisė, frekuenca e mjekimeve nėse ėshtė e lartė, ndikon nė induktimin e njė pėrgjigjeje imune dhe nė shfaqjen e reaksionit alergjik. Njė faktor tjetėr predispozues ėshtė dhe pėrdorimi i imunosupresorėve, qė shoqėrohet me pakėsimin e qelizave T-supresorė, tė cilat rregullojnė sintezėn e IgE-ve.
    Ēfarė duhet bėrė nė rastet kur shfaqet alergjia nga ilaēet?
    Sė pari, kėshillohet ndėrprerja e menjėhershme e ilaēit qė dyshohet apo dihet qė ka dhėnė alergjinė. Gjithashtu nė kėto raste ndėrpriten dhe ilaēet e tjera mė pak tė dyshuar pėr alergjinė, por qė janė dhe mė pak tė rėndėsishme nė mjekim e tė sėmurit. Mjaft e rėndėsishme ėshtė tė bėhet konsulta menjėherė me njė mjek alergolog, sepse ndodh shpesh qė pacientėt tė shkojnė nėpėr mjekė tė ndryshėm. Vetėm mjeku alergolog mund tė vendosė diagnozėn qė duhet tė dhe marrė ndjekjen e specializuara.

    Ilaēet qė japin mė shpesh alergji

    -Penicilina
    -Substancat e kontrastit qė pėrdoren nė radiologji
    -Sulfonamidet qė hyjnė antimikrobialėt, diuretikėt, hipoglicemianėt oralė, etj
    -Anestėtikėt lokalė
    -Aspirina dhe aniiflamatorėt josteroidė


    Shenja klinike?

    • Shfaqet me prekje tė lėkurės: urtikarie, ekzantema tė ndryshme, dermatit kontakti, etj

    • Sėmundje hematologjike: anemi, etj

    • Prek veshkat: nefritin intersticial akut, sindromin nefrotik, etj

    • Prek heparin: pulmonitin nga hipersensibiliteti

    • Shfaq sindromin sistemik, sėmundjen e serumit, temperaturė nga barnat

    • Temperatura e shkaktuar nga medikamentet mund tė vijė si pasojė e njė procesi inflamator ose si shfaqjen e njė reaksioni medikamentoz nga efekti farmakologjik i barit nė sistemin nervor qendror.


    Si shfaqen alergjitė nga medikamentet

    -Reaksionet e menjėhershme ndodhin brenda orės sė parė tė marrjes sė medikamentit dhe shfaqen me klinikėn e anafilaksisė, tė edemės sė laringsit, me vėshtirėsi nė frymėmarrje, kolaps dhe urtikarie.

    -Reaksionet e pėrshpejtuara ndodhin brenda 72 orėve pas marrjes sė medikamentit dhe tregojnė se lidhen, ashtu si dhe reaksionet e menjėhershme me njė sensibilizim tė mėparshėm.

    -Reaksionet e vonuara shfaqen disa ditė pas fillimit tė mjekimit. Klinika e tyre pėrbėhet nga urtikaria, eritema, ekzantema, dhe sėmundja e seruimit. Kjo e fundit mund tė ndodh vetėm ose mund tė jetė pjesė e njė reaksioni tė menjėhershėm. Urtikariet pėrbėjnė 50 % tė reaksioneve. Nė urtikariet e vonuara mund tė mos ketė pasur kontakt tė mėparshėm me medikamentin dhe reaksioni ndodh disa ditė pas marrjes sė tij(5-11 ditė).

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Astma dhe kolla, tė lidhura me refluksin.

    Kolla e vazhdueshme, por dhe astma bronkiale shpesh janė “bashkėshoqėruese” tė urthit. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo episod urthi tė trajtohet dhe ekzaminohet nė kohė, nė mėnyrė qė tė shmangen ndėrlikimet e mundshme.

    AIDA MALAJ

    Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon se ēfarė lidhjeje ekziston mes kollės sė vazhdueshme dhe astmės bronkiale dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste.
    Doktor, ėshtė e vėrtetė qė ka raste kur refluksi tė shfaqė kollė kronike?
    Po, nė mjaft raste refluksi gastro-ezofageal shfaqet me shenja atipike, pra, jo me shenjat klasike qė shfaq shpesh kjo sėmundje. Tė tilla pėrfaqėsohen nga sėmundje tė aparatit tė frymėmarrjes nė veēanti astma bronkiale, kolla e vazhdueshme e pashpjegueshme dhe sėmundje qė prekin laringun. Sipas studimeve tė ndryshme, refluksi pastro-esofageal ėshtė pėrgjegjės pėr 10-20% tė rasteve tė kollės. Ndonjėherė, kolla mund tė jetė e vetmja shprehje e refluksit gastro-ezofageal; Gjithsesi, shpesh janė tė pranishme shenja tė tjera si ndjesia e djegėsirės, zgjim me shije tė hidhur nė gojė, etj. Me kalimin e kohės dyshohet pėr praninė e refluksit pastro-ezofageal dhe pacienti i drejtohet gastro-endoskopisė. Kolla kronike qė nuk trajtohet me kurat “klasike”, ėshtė mjaft e shpeshtė te personat qė vuajnė nga refluksi. Mendohet se refluksi acid arrin trakenė dhe bronket, duke shkaktuar njė reagim inflamator. Madje, mendohet se pjesa mė e madhe e pacientėve me astmė jo alergjike vuajnė dhe nga refluksi gastro-ezofageal.
    Ēfarė lidhjeje ekziston mes astmės bronkiale dhe refluksit?
    Tashmė lidhja mes kėtyre patologjive ėshtė e dokumentuar.
    Ekzistojnė studime tė ndryshme nė botė qė flasin pėr praninė e refluksit te gati 50 % e pacientėve astmatikė jo alergjikė. Dy janė mekanizmat qė mendohet se ndikojnė, njė teori “e refluksit” dhe njė teori “si refleks”. Nė rastin e parė simptomat respiratore shkaktohen nga thithja e lėngut gastrik nė pemėn bronkiale, ndėrsa nė rastin e dytė, shkaktohet nga njė refleks qė shkaktohet nga refluksi acid nė nivel tė pjesės sė poshtme tė ezofagut. Tė dyja teoritė shfaqin tė dhėna klinike bindėse dhe mendohet se, ndikojnė tė dy mekanizmat. Veē kėsaj, nė disa raste simptomat e astmės pėrputhen me simptomat tipike tė refluksit, madje ėshtė e vėrtetė qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve simptomat respiratore janė lehtėsisht tė predominuara nga ato gastro-ezofageale janė tė pakta ose gati mungojnė; kjo tė ēon tė mendosh pėr praninė e refluksit nė pacientėt astmatikė, sidomos tek ata qė i pėrgjigjen pak terapisė anti-astmatike.
    Ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste?
    Nėse episodet e refluksit bėhen mjaft tė shpeshta dhe zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, ato bėhen patologjike. Nė kėto raste ka mundėsi qė tė ndikojė nė shpėrthimin e reflekseve nervore ose dhe material gastrik tė thithet nė bronke dhe tė shkaktojė kriza astmatike, sidomos gjatė natės. Prandaj ėshtė e nevojshme qė pėrveē trajtimit te mjeku alergolog, kėta pacientė tė mbajnė kontakte tė vazhdueshme dhe me mjekun gastro-enterolog, i cili do tė dijė tė pėrcaktojė nėse episodet e refluksit janė patologjikė ose jo dhe se si mund tė trajtohen kėto probleme.

    Predispozicioni

    Grupmoshat mė tė rriskuara

    Dihet qė probabiliteti pėr t’u prekur nga refluksi rritet me kalimin e moshės. Nė pėrgjithėsi, risku shtohet pas tė 40-ve dhe mė tepėr shfaqet gjatė moshės 65-70 vjeē.


    Shenjat atipike tė refluksit
    Ngjirje zėri
    Vėshtirėsi nė gėlltitje
    Gėlbazė
    Ndjesia e njė “mase” apo diēkaje nė grykė
    Kollė kronike e pashpjegueshme
    Djegie fyti

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Gjėndra Tiroide.

    Si shfaqen problemet e gjėndrės tiroide te fėmijėt

    • Gjėndra tiroide ėshtė organi qė prodhon hormonet e tiroides, qė kanė pėr detyrė qysh tek embrioni i njeriut tė marrin pėrsipėr zhvillimin e qelizave tė sistemit nervor.

    AIDA MALAJ

    Nė njė intervistė pėr “Panorama”-n, prof. dr. Petrit Hoxha, shef i shėrbimit tė Diabetologjisė nė Pediatrinė e QSUT-sė, shpjegon se si shfaqen problemet me gjėndrėn tiroide te fėmijėt, ēfarė pasojash sjell nė shėndetin dhe si mund tė trajtohen kėto probleme:
    Cili ėshtė funksioni i gjėndrės sė tiroides?
    Gjėndra tiroide ėshtė organi qė prodhon hormonet e tiroides, qė kanė pėr detyrė qysh tek embrioni i njeriut tė marrin pėrsipėr zhvillimin e qelizave tė sistemit nervor ose e shprehur ndryshe tė zhvillojnė intelektin, fizikun dhe sistemin nervor nė tėrėsi tė njeriut. Kjo ėshtė arsyeja qė gjėndrat tiroide fillojnė tė prodhojnė hormone qė nga java e 10-tė e embrionit. Natyra e ka krijuar mė shpejt kėtė funksion, sepse zhvillimi i qelizave tė trurit nė kėtė periudhė, ėshtė mė intensiv se gjatė gjithė jetės intrauterine dhe vazhdon me kėtė intensitet deri nė moshėn 3-vjeēare, pėr tė pėrfunduar rreth moshės 23-24 vjeē.
    Si realizohet prodhimi i hormonit tė tiroides?
    Realizohet ekskluzivisht nga jodi qė vjen nėpėrmjet gjakut tė nėnės, pra origjina ėshtė gjaku i nėnės. Kjo do tė thotė se duhet tė merret jod te gratė shtatzėna dhe gratė nė periudhėn e ushqyerjes me gji, nė mėnyrė qė tė lindin dhe rriten fėmijė pa probleme tė tilla. Nė kėtė fazė nėna ka mė shumė nevojė pėr jod, sepse i nevojitet pėr fetusin dhe pėr veten.
    Hormoni i tiroides dhe jodi i nėnės, marrin pjesė nė krijimin e receptorėve tė trurit tė organizuar pėr kapjen e informacionit qė vjen. Kjo fillimisht realizohet nga hormonet e nėnės, dhe mė tej ato prodhohen nga vetė fėmija. Nėse nėnės gjatė barrės nuk i jepet sasia e duhur e jodit, mungesa e jodit shfaq disa pasoja tė mėdha, e para: nėse nėna ka mungesė tė rėndė tė jodit te fėmija shfaqet kreteinizmi, qė ėshtė zhvillimi i pakėt mendor dhe fizik i fėmijės. Nėse pamjaftueshmėria e jodit ėshtė mė e lehtė, kjo ēon nė ulje tė koeficientit intelektual tė fėmijės. Eshtė parė se kėta fėmijė shfaqin 15 pikė mė pak nga 100 tė mundshmet tė zhvillimit intelektual, nė krahasim me fėmijėt e tjerė, qė nuk shfaqin njė mungesė tė tillė jodi. Kjo do tė thotė se brezat qė jetojnė nė zona me deficencė jodike mund tė kenė pakėsim tė koeficientit intelektual, qė mė pas shfaq pakėsim intelektual, qė shprehet me lėvizje tė pakontrolluara, ulje tė pėrqendrimit, ulje tė rendimentit shkollor.
    Sa problematike ėshtė mungesa e jodit nė vendin tonė?
    Studimet kanė treguar se mbi 90% e popullsisė sonė ka shfaqur deficencė jodike, tė shkallėve tė ndryshme. Gjithsesi vitet e fundit ėshtė kėrkuar tė ndalohet hyrja e kripės pa pėrmbajtje jodi. Nė masėn mė tė madhe kjo ka zgjidhur problemet e mungesė sė jodit. Rezultatet e 2007 kanė treguar se gjendja sot ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme, dhe kjo pėr shkak tė pėrdorimit tė kripės sė jodizuar.
    Ēfarė pasojash mund tė shfaqi mungesa e jodit?
    Njė nga problemet qė shfaqet mė shpesh ėshtė zmadhimi i gushės, qė nė vitet ’93 prekte gati 28-30% tė fėmijėve nė Shqipėri, si pasojė e mungesės sė jodit, ndėrsa sot ky problem ėshtė nė pėrmasa mė tė vogla. Veē kėsaj pasoje, e pėrhapur ėshtė dhe sėmundja e hypotirozės, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit tė gjėndrės tiroide deri nė mungesėn e saj. Kjo ndodh nė 1 tė porsalindur nė 3500 raste. Pasojat janė mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do tė ketė tė pambyllur pjesėn kockore pas kokės, defekon me vėshtirėsi, ka kėrthizė tė dalė, ikteri zgjat nė kohė dhe ėshtė i shprehur. Mė vonė tek kėta fėmijė, lėkura ėshtė e ashpėr, e thatė, e zbehtė, ėshtė e mermertė, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtė gojės, fėmija qan me zė tė trashė, ka gjumėsi tė tepruar, zhvillim mendor tė pakėt. Kur mbush njė vit fėmija nuk flet, nuk ecėn, barku vazhdon tė jetė i madh, ka kapsllėk, lėkura ėshtė e ashpėr, mbetet shtatshkurtėr. Meqė diagnoza bėhet me vėshtirėsi janė krijuar programe tė zbulimit tė sėmundjes qė ditėn e tretė tė lindjes. Kur bėhet matja e hormonit tė tiroides. Nėse nuk diagnostikohet qė nė kėtė moment dhe nuk nis trajtimi, ky fėmijė do tė ketė pasoja nė zhvillimin mendor dhe fizik. Nėse trajtohet nė kohė, ky fėmijė ka ecuri tė mirė.
    Sa ėshtė nevoja ditore pėr tė mos shfaqur kėto probleme?
    Duhet qė jodi tė merret nė dozėn 200 makrogramė nė ditė pėr tė rritur. Duhet qė nė gratė shtatzėna, tė jepet nė formė tabletash 200 mikrogramė nė ditė.
    Ku mund tė gjendet?
    Jodi gjendet nė kripė dhe kjo gjendet nė bukė, gjellė, ushqime tė konservuara, qė janė tė pasura me kripė.
    Cila ėshtė profilaksia mė e mirė?
    E para ėshtė marrja e kripės sė jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatė shtatzėnisė dhe periudhės sė laktacionit dhe nė fėmijėt e moshave pubertare.


    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ulja e testosteronit, ndėr shkaqet e sėmundjes sė prostatės.

    • Ndryshimet hormonale mendohet tė jenė njė nga shkaqet e shfaqjes sė sėmundjes sė gjėndrės sė prostatės.

    AIDA MALAJ

    Bėhet fjalė pėr ndryshimet e nivelit tė testosteronit, hormonit kryesor mashkullor, qė ėshtė pėrgjegjės pėr njė sėrė funksionesh nė organizmin e njė mashkulli. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku Niko Nushi, kirurg-urolog, shpjegon se si ndikon konkretisht ky hormon dhe ēfarė rruge duhet tė ndjekė pacienti pėr t’u trajtuar:
    Doktor, ėshtė e vėrtetė qė sėmundja e gjėndrės sė prostatės mund tė shfaqet si pasojė e ndryshimeve hormonale dhe mė konkretisht e testosteronit?
    Po. Adenoma glandulare e prostatės ėshtė njė ndėr sėmundjet e shpeshta qė prek gjėndrėn e prostatės dhe mendohet qė nė bazė tė kėsaj sėmundjeje janė ērregullimet hormonale, mes prodhimit tė testosteronit (hormonit mashkullor) dhe estrogenit (hormonit femėror). Ky ėshtė njė nga faktorėt qė ndikon nė shfaqjen e sėmundjes, krahas atyre tė trashėgimisė, abuzimit me alkoolin dhe duhanin. Po ashtu ndikojnė pozicionet e detyruara, qėndrimi pa lėvizur, qėndrimet e gjata shtrirė pėr shkak tė sėmundjeve tė ndryshme. Megjithatė ndryshimet hormonale qė shfaqen te burrat pas moshės 40 vjeē, mendohet tė jenė njė nga shkaqet kryesore qė ndikojnė nė shfaqjen e kėsaj sėmundjeje.
    Pse shfaqen kėto ndryshime hormonale?
    Mashkulli si hormon kryesor ka testosteronin, i cili prodhohet kryesisht nė testikuj nga disa qeliza (leydik) qė ndodhen nė teste. Me kalimin e moshės ulet funksioni i kėtyre qelizave, duke ulur sasinė e prodhimit tė kėtij hormoni, ku mė shumė e ku mė pak, i cili do tė sjellė dhe disa shqetėsime karakteristike.
    Mė konkretisht, ēfarė shqetėsimesh mund tė shfaqen?
    Simptomat e pėrgjithshme tė mungesės sė testosteronit janė ulja e dėshirės seksuale, vėshtirėsi nė ereksion, shenja tė depresionit dhe lodhjes, ndryshimi i linjės trupore qė shoqėrohet me ulje tė fuqisė muskulore dhe rritje tė masės dhjamore. Por dhe shqetėsime tė tjera, qė siē thamė lidhen me gjėndrėn e prostatės.
    Ēfarė duhet tė bėhet nė rast se shfaqen shenjat e mungesės sė testosteronit?
    Kėta pacientė fillimisht duhet t’i nėnshtrohen njė mori analizash, siē janė: gjaku komplet, urinė komplet, uroculturė, P.S.A.-testosteroni, spermograma, analizat e mėlēisė, lipidograma, echo e prostatės dhe testeve. Kjo bėhet pėr tė parė nivelet e tyre dhe korrigjuar nivelet e testosteronit. Kjo bėhet duke injektuar ēdo 8 javė njė ampul Nebido, nė prani tė mjekut specialist. Nė pacientėt qė ėshtė kryer kjo procedurė, janė arritur rezultate tė konsiderueshme dhe janė vėnė re ndryshime nė gjendjen e tyre tė pėrgjithshme. Madje ėshtė parė se ka pasur ndikim dhe nė zvogėlimin e gjėndrės sė prostatės ½ e madhėsisė sė saj dhe ėshtė zhdukur urina e mbetur (reziduale). Prandaj personave qė vėnė re ndryshime nė humorin apo gjendjen e tyre tė pėrgjithshme, u rekomandohet tė paraqiten sa mė parė te mjeku specialist androlog apo urolog, nė mėnyrė qė tė diagnostikohen dhe trajtohen nė kohė.

    Ēfarė ėshtė testosteroni
    Testosteroni ėshtė hormon seksual mashkullor, qė prodhohet kryesisht nė testikuj dhe mė pas hyn nė gjak dhe pėrhapet nė organe tė tjera. Ky hormon ndikon nė zhvillimin e njė mashkulli gjatė pubertetit dhe qė ėshtė i nevojshėm pėr shėndetin dhe cilėsinė e jetės sė tij. Ky hormon ndikon nė zhvillimin e qimeve nė mjekėr dhe trup, zhvillimin e fizikut dhe libidon (dėshirės seksuale). Rritja e hormonit ndikon nė shtimin e oksigjenit nė tru, pėrmes tė cilit pėrmirėsohet fuqia e pėrqendrimit, memoria dhe humori. Nė kėtė mėnyrė mungesa e kėtij hormoni ndikon nė shfaqjen e problemeve fizike dhe psikike tė njė burri. Po ashtu testosteroni rregullon fuqinė muskulare dhe masėn dhjamore.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  8. #28
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Kanceri nė mitėr.

    Kanceri nė qafėn e mitrės, si mund ta kuptosh

    • Kontaktet e pambrojtura, abortet e shumta traumatike, pėrdorimi i duhanit dhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme janė disa nga shkaktarėt e shfaqjes sė kancerit nė qafėn e mitrės.

    AIDA MALAJ

    Kjo ėshtė njė nga sėmundjet kanceroze mė tė shpeshta te gratė qė prek moshėn 30-60 vjeē. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj shpjegon se si shfaqet dhe cilat janė “sinjalet e alarmit” tė kancerit nė qafėn e mitrės:
    Nga se shkaktohet kanceri i qafės sė mitrės dhe sa e pėrhapur ėshtė kjo patologji?
    Kanceri i qafės sė mitrės apo siē njihet ai cervikal, lidhet me aktivitetin seksual tė gruas. Pėr rrjedhojė shkaqet e shfaqjes sė tij lidhen me karakteristika tė jetės seksuale tė gruas, ku pėrfshihen: fillimi i hershėm i aktivitetit seksual, pasja e shumė partnerėve seksualė, kontaktet e pambrojtura, lindjet e shumta, abortet e shumta traumatike, pėrdorimi i duhanit dhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme. Sot kjo sėmundje konsiderohet e transmetueshme me rrugė seksuale, si rezultat i prezencės nė pėrqindje mė tė madhe nė tė, tė virusit HPV (human papiloma virus), i cili ka disa forma tė tij mjaft kancerogjene. Pėr sa i pėrket pėrhapjes, ndryshimi i stilit tė jetės, ka bėrė qė ky lloj kanceri tė ketė njė tendencė nė rritje pėr t’u pėrhapur.
    Kush preket mė shpesh nga ky lloj kanceri?
    Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė njė nga sėmundjet kanceroze mė tė shpeshta te gratė qė prek moshėn 30-60 vjeē, dhe e lėnė nė ecurinė e natyrale tė zhvillimit tė saj ėshtė vdekjeprurėse.
    Si zhvillohet kanceri i qafės sė mitrės?
    Ky lloj kanceri lind dhe zhvillohet mbi njė qafė mitre, tė inflamuar dhe tė traumatizuar nga aktiviteti seksual. Kjo e bėn ēdo grua potencialisht tė rrezikuar pėr shfaqjen e kėtij kanceri.
    A ėshtė i trashėgueshėm kanceri cervikal?
    Kanceri i qafės sė mitrės nuk ka lidhje gjenetike, pra nėse njė grua ka kancer tė qafės sė mitrės, nuk ėshtė domosdoshmėrisht e thėnė qė e bija tė ketė kancer. Por nga studimet e bėra nė botė ėshtė vėnė re se nė 15-20 % e rasteve me kancer, pacientėt kishin tė paktėn 1 tė afėrm me kėtė sėmundje.
    A mund tė parandalohet?
    Masa e parė parandaluese ėshtė pėrdorimi i mjeteve mbrojtėse, prezervativėve, tė cilėt ulin rreziqet e infeksioneve tė mundshme. Masė tjetėr parandaluese ėshtė bėrja e Pap Testit, sepse ndihmon nė diagnostikimin e hershėm tė sėmundjes. Zbulimi nė kėtė fazė mund tė ndikojė nė trajtimin nė kohė dhe shmangien e pasojave fatale pėr pacienten.
    A ėshtė plotėsisht i shėrueshėm kanceri i qafės sė mitrės?
    Nėse arrin tė diagnostikohet nė fazat fillestare ky kancer ėshtė plotėsisht i shėrueshėm dhe gruaja mund tė bėjė njė jetė fare normale. Por nėse diagnostikohet nė fazat e avancuara si ndodh gati nė 60 % tė rasteve, ky kancer ėshtė fatal pėr jetėn e pacientes.

    rreziku
    Cilat gra janė tė predispozuara
    - Gratė me partnerė tė shumtė seksualė
    - Gratė qė kanė filluar herėt aktivitetin seksual
    - Gratė me partnerė tė cilėt kanė pasur partnere me kancer
    - Gratė me histori sėmundjesh seksualisht tė transmetueshme
    - Gratė duhanpirėse
    - Gratė me kancer tė gjirit
    - Gratė qė nuk vizitohen rregullisht tek gjinekologu

    Shenjat e alarmit, si shfaqet kanceri i qafės sė mitrės

    Fillimisht gruaja nuk ka shenja tė sėmundjes, sepse ky kancer lind dhe zhvillohet nė heshtje pėr vite me radhė (6-7 vjet). Kur kanceri fillon tė veprojė, si shenja dominante mund tė jenė gjakderdhjet midis periodave, pas njė vizite gjinekologjike, pas kontaktit seksual ose gjatė menopauzės. Cikli menstrual ndonjėherė zgjasin mė shumė ose ėshtė i rėnduar, po kėshtu gruaja ka dhe infeksion tė zgjatur.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Brokoli dhe lulelakra, “aleatė” kundėr kancerit tė gjirit

    • Shumė fruta dhe perime: ky ėshtė “sekreti” qė mbron nga kanceri i gjirit.

    Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga njė grup shkencėtarėsh amerikanė, tė publikuar para pak ditėsh nė “American Journal of Clinical Nutrition”, i cili ėshtė bazuar nė tė dhėnat e njė studimi tė kryer te rreth 6 mijė gra kineze.
    Shkencėtarėt kanė fiksuar vėmendjen nė lidhjen e mundshme qė ekziston mes konsumimit tė perimeve kruēifere (brokoli, lakėr e bardhė e lulelakėr) dhe rrezikut pėr kancer tė gjirit. Nga tė dhėnat e mbledhura nga studimi, ėshtė parė se konsumi i rregullt dhe i lartė i lulelakrės kineze dhe rrepave tė bardha, (perime tė zakonshme nė Kinė, lidhej direkt me incidencė mė tė pakėt tė karcinomės sė gjirit, sidomos te gratė nė periudhėn e post-menopauzės dhe mbartėse tė dy kopjeve tė njė varianti tė genit GSTP1, qė lidhet me neoplazinė. Nuk ka dyshim qė merita i pėrket disa substancave qė ndodhen nė to dhe quhen “isotiocianati”: bėhet fjalė pėr substanca qė janė nė gjendje tė kryejnė veprime tė shumta dhe pozitive, siē ėshtė luftimi i stresit oksidativ qė dėmton qelizat dhe indet, duke penguar nė kėtė mėnyrė rritjen e tumoreve dhe favorizojnė “apoptosinė” (vdekjen e qelizave tė sėmura). Por jo vetėm kaq. Kanė aftėsi interesante pėr tė ulur rrezikun pėr shfaqjen e kancereve hormono-vartėse. Me njė fjalė, kėto pėrbėrės janė substanca anti-kancerogjene, qė nėse merren nė sasi tė mirė ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė parandaluar kancerin.
    Sang-Ah Lee, pėrgjegjės i ekipit tė studimit tė “Vanderbilt University” tė Neshvillit, ka shpjeguar se gratė qė merrnin sasitė mė tė mėdha tė perimeve, kishin gjysmėn e riskut pėr t’u prekur nga tumori i gjirit nė krahasim me ato qė konsumonin sasi mė tė pakta. “Studimi duhet interpretuar si njė konfirmim i mėtejshėm i faktit se dieta mund tė ulė ndikimin qė ka predispozicioni gjenetik nė vlerėsimin kompleks tė riskut tė kancerit”, ka nėnvizuar Jay Fowke, njė prej autorėve tė studimit.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  10. #30
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tumori nė lėkurė: Zbulohet receptori pėrgjegjės

    • Zbulohet receptori molekular pėrgjegjės pėr zhvillimin e kancerit tė lėkurės, si pėrgjigje e ekspozimit ndaj rrezeve tė diellit.

    Nė praktikė, njė grup shkencėtarėsh tė Universitetit tė Minesotės ka arritur tė identifikojė “pikėn hyrėse” tė rrezeve ultraviolet nė lėkurė, qė mund tė ndikojė nė shfaqjen e kancerit tė lėkurės. Sipas tė dhėnave qė referohen nė revistėn “Cancer Research”, receptori molekular nė fjalė ėshtė shumė i ngjashėm me “ganxhat” qė ndodhen nė sipėrfaqen e jashtme tė qelizave. “Ēėshtja qė ka qenė nė qendėr tė studimit tonė ishte tė kuptuarit se pėrse drita ultraviolet ēon nė shfaqjen e kancerit tė lėkurės”, ka treguar pėr revistėn “Zigang Dong”, koordinatori i studimit. Receptorėt molekularė janė struktura proteinike, qė pėrbėjnė membranėn e jashtme tė qelizave. Funksioni i tyre ėshtė tė kapin pėrbėrėsit nga gjaku dhe t’u lejojė qelizave tė ndėrveprojnė me kėta pėrbėrės. Receptori i zbuluar nga shkencėtarėt, bėn tė mundur tė “integrojė” rrezet ultraviolet si qeliza tė lėkurės. “Thelbi ėshtė gjetja e njė agjenti qė tė mund tė parandalojė shfaqjen dhe zhvillimin e tumorit tė lėkurės, pas ekspozimit nė diell”, ka nėnvizuar shkencėtari.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •