Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mesuesi Ismail Bedhia

    Mėsuesi qė u dhuroi jetėn nxėnėsve e shpirtin shoqėrisė

    E martė, 31 Gusht 2010 11:24 Njė herė nė faqen e Bashkisė sė Elbasanit, si i nderuar me certifikatė mirėnjohjeje pėr merita tė veēanta civile nė dobi tė qytetit dhe njė herė tjetėr si anėtar i ansamblit "Besa". Kaq. Me njė fjalė, pak i njohur nga memoria dixhitale e kohės. Ndėrkohė krejt e kundėrta duket se ėshtė ndėrtuar nė memorien biologjike tė njerėzve, qė e kanė njohur aq sa pėr tė formuluar njė opinion. Gjatė dhe shkurt historia e jetės sė mėsimdhėnėsit Ismail Bedhia ėshtė e ngjashme me jetėn e shumė e shumė kolegėve tė tij nė tė gjithė Shqipėrinė, e gjitha, ditė pėr ditė, e vit pėr vit, deri nė pensionin e pashmangshėm, e kaluar nė shėrbim tė tė tjerėve, ku meritat dhe vlerat, larg publicitetit tė rėndomtė, shkrihen nė mirėnjohjen e atyre qytetarėve, tė cilėt kanė pasur fatin tė jenė nxėnės, kolegė, miq e tė njohur tė tij.
    Mėsues nė Kosovė e Maqedoni
    Ismail Bedhia u lind nė Elbasan mė 13 mars 1914. Ai filloi shkollėn "Normale" nė Elbasan nė vitin 1932 dhe e vazhdoi me ndėrprerje, pasi duke mbetur jetim qė nė moshėn 11-vjeēare, nuk pati mundėsi ekonomike. Numėrohet nė memorien e shkollės ndėr nxėnėsit e talentuar nė lėndėn e matematikės. Studimet i kreu nė vitin shkollor 1938-1939, duke marrė maturėn. Fillimisht emėrua mėsues nė fshatin Shtėrmen tė Elbasanit, ku punoi deri nė vitin 1941. Ai ėshtė njė nga emrat e mėsuesve elbasanas, qė iu pėrgjigj thirrjes pėr tė punuar mėsues nė trojet etnike (Kosovė, Maqedoni). Madje ėshtė mėsuesi i parė qė hapi shkollėn fillore "Isa Boletini", nė fshatin Strelcė tė Kėrēovės, nė vitin shkollor 1941-1942; mėsues i shkollės fillore "Kastrioti" nė Zajac tė Kėrēovės deri nė prill 1942 e mė tej mėsues nė shkollėn "Kastriot", tė fshatit tė madh tė Serbicės nė Kėrēovė. Mė pas, gjatė viteve 1942-1943 dhe 1943-1944 ai punoi mėsues nė shkollėn fillore "Naim Frashėri" nė Gostivar. Veē detyrės pėr t'u mėsuar nxėnėsve tė shkruanin dhe tė lexonin shqip, ai ka punuar me pasion pėr edukimin patriotik tė nxėnėsve, njohjen e kufijve etnike tė kombit tonė dhe dashurinė pėr atdheun mėmė, Shqipėrinė. Shovinistėt sllavo-maqedonas prisnin momentin pėr ta kryqėzuar. Kur ushtria partizane maqedonase hyri nė Tetovė e Gostivar, nė fund tė vitit 1944, Ismail Bedhia iku nė terrin e natės, sepse e kėrkonin si anti-jugosllav.
    Njė jetė nė aktivitet
    Nė qershor tė vitit 1944 Bedhia u vendos nė Elbasan, ku u inkuadrua nė grupin kulturor artistik tė ngritur nė muajt e fundit tė atij viti (1944), qė zhvillonte veprimtari nė zonat e ēliruara. Pėrgjegjės i kėtij grupi ishte Aleks Buda dhe nė pėrbėrjen e tij ishin Ismail Bedhia, Ali Tola, Vasil Naqi, Mehmet Bebeti, Gavril Santo, etj. Duke filluar nga viti 1945 e deri sa doli nė pension nė vitin 1969, ka punuar mėsues thuajse nė tė gjitha shkollat e qytetit tė Elbasanit. Ismail Bedhia ėshtė figurė komplekse e njė mėsuesi. Ai u shqua jo vetėm si mėsues i mirėfilltė, por edhe si muzikant instrumentist, dizenjator e skicograf, regjisor dhe skenograf i pjesėve teatrore (sidomos me mėsuesit e shkollave), i kostumeve tė aktorėve. Ky mėsues duarartė ishte rrobaqepės, zdrukthėtar e mekanik i mirė, shkrues i notave me partitura muzikore. Shkurt, ai meritonte shprehjen "ēfarė i shikonte syri, i bėnte dora". "Mė kujtohet viti 1948 nė shkollėn model 'Thoma Kalefi' (sot 'Ali Agjahu'), ku nga duart e tij korridoret e shkollės dhe holli i saj tė krijonin njė imazh tė kėndshėm, qė nuk e gjeje nė shkolla tė tjera. Hartat e hemisferave tė planetit tonė, tė madhėsive qė tė impresiononin, harta e Europės, Azisė 'pushtonin' tėrė mjediset e shkollės. Kishte dhunti nga natyra pėr lėndėn e vizatimit. Shkrimi i tij me tė vėrtetė tė habiste!", kujton njė koleg i tij. "Ismail Bedhia u shfaq nė qytetin tonė, krahas mėsuesisė, edhe muzikant e instrumentist i spikatur. Nė shkollėn 'Normale' asokohe, krahas pėrgatitjes si mėsues, nxėnėsit fitonin njė gjuhė tė huaj dhe njė vegėl (mandolinė ose violinė). Ismaili nė shkollė mėsoi t'i bjerė edhe klarinetės, duke i vjedhur zanatin njė mėsuesi italian. Mė pas klarineta u bė vegla mė e dashur e tij, qė e shoqėroi gjatė gjithė jetės", kujton njė tjetėr bashkėkohės.
    Njeriu qė i dha shpirtin shoqėrisė
    Ismail Bedhia ishte figurė e qytetarit atdhetar me integritet moral tė admirueshėm. Ai dinte me zgjuarsi t'u jepte nxėnėsve tė tij njohuri patriotike me forma intuitive vizuale. Kėshtu p.sh, nė muret e shkollave tė Kėrēovės dhe Gostivarit ai kishte vizatuar hartėn e Shqipėrisė etnike. Autoritetet maqedonase kėrkuan ta vrisnin pranė kėsaj harte. Partizanėt jugosllavė e prishėn nga themeli kėtė mur. Idetė politike tė tij pėr fat tė mirė nuk binin ndesh me ato tė kohės. Ai nuk aderoi nė parti, madje deri nė vitin 1948 (periudha e Koēi Xoxes) survejohej si anti-jugosllav. Nė dokumentet qeveritare ai cilėsohej indiferent.Ismaili ishte tip studioz, ai nuk flinte pa lexuar ēdo natė 50-100 faqe libri ose tė pėrkthente. Kishte njė bibliotekė tė pasur me mbi 2000 vėllime cilėsore, nga tė cilat rreth 1000 nė gjuhė tė huaj. Zotėronte frėngjishten dhe italishten. Mėsoi vetė gjuhėn ruse. Kishte shumė dokumente origjinale dhe dorėshkrime. Mbante rregullisht ditar. Kėto janė shfrytėzuar nga hulumtues elbasanas. Krahas studimeve nė "Normale", ka punuar si rrobaqepės dhe qėndistar. Kėtė e ushtroi edhe nė vitet e monizmit pėr tė plotėsuar nevojat ekonomike tė familjesJeta e tij ishte punė, ku nga 18-20 orė ēdo ditė, edhe bukėn qė hante e shoqėronte me punė. Duhet theksuar edhe ky fakt: gjatė kohės qė ka qenė nxėnės nė "Normale", ishte nismėtar i krijimit tė shoqėrisė "Naim Frashėri", qė punonte pėr kthimin e eshtrave tė poetit nė Shqipėri. Ismail Bedhia mbetet njė mėsues cilėsor nė rrethin e Elbasanit dhe i respektuar pėr punėn e bėrė nė shumė fusha. Ėshtė vlerėsuar pėr punėn qė ka bėrė me stimuj moralė deri tek dekoratat. Mban urdhrin "Naim Frashėri" klasi i tretė. Nė vitin 1991 ėshtė dekoruar nga Presidenti Berisha pėr merita tė shquara pėr ēėshtjen mbarėkombėtare dhe kontributin e dhėnė nė kohėn kur ishte mėsues nė ish-Jugosllavi

    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2010
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12
    Im gjysh!!!
    bedhia.com

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    jam i bindur qe je krenar per gjyshin tuaj dhe , te inkurajoj te ndjekesh edhe ti punet patriotike ndaj atdheut tend ashtu sic gjyshi yt e beri me sukses gjate jetes se tij.

    i kam pare edhe punimet e tua ne artin e bukur te piktures dhe te pergezoj dhe ndihem edhe une krenar per ty si bashkepatriote qe jemi .

    e verejta edhe temen tjeter dhe te inkurajoj te vazhdosh te na nderish me talentin tend .

    urimet e mia te perzemerta.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2010
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12
    Punen e gjyshit tim jam i bindur se nuk mund ta ndjek dot ne aq faze te perhapur se sa e beri ai.Por e sigurta eshte qe talendin ne vizatim qe jam i sigurte qe e mora nga ai,do e zhvilloj sa me shum te kem mundesi.
    Nderi me i vogel qe i kam bere deri tani eshte nje vizatim i tij bashke me gjyshen time.

    http://www.paintingsilove.com/image/...t=costasbedhia

    Shpresoj te jem i afte ne te ardhmen ta nderoj me shume se kaq...
    Faleminderit per fjalet tua te bukura!
    bedhia.com

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •