Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mediat vrastare

    Mediat vrastare

    Artan Fuga

    28/08/2010 12:36:00


    Pėrpara sesa Mehmet Shehu tė ndėrronte jetė, pas asaj shkrepje pistolete qė tronditi duke paralajmėruar shkėrmoqjen e sistemit politik tė kohės


    Pėrpara sesa Mehmet Shehu tė ndėrronte jetė, pas asaj shkrepje pistolete qė tronditi duke paralajmėruar shkėrmoqjen e sistemit politik tė kohės, ai u ishte nėnshtruar tri proceseve tė vėshtira pėrpunimi psikologjik, pothuajse tė papėrballueshėm.

    I pari kishte tė bėnte me njė izolim gjithnjė e mė tė madh qė po pėsonte nga jeta politike dhe shoqėrore e kohės. Kjo stisej jo vetėm nga ana e protokollit tė shtetit, por edhe sepse vetė njerėzit, vartėsit e tij tė shumtė, kuadro partiakė tė tė gjitha niveleve, po e nuhasnin me intuitėn e tyre universale tė burokratit, qė nė fakt ėshtė ajo e shtresave tė mesme tė ēdo shoqėrie, se ylli i tij politik kishte nisur tė fikej. Ishte veē tė tjerash edhe e rrezikshme qė tė qėndroje pranė tij, sepse, sikurse u pa mė vonė, bashkė me vithisjen dramatike tė tij, do tė gremiseshin nėpėr burgje a ndėshkime tė tjera edhe roja, kamerierė qė punonin pranė tij, fotografė, mjekė, tė afėrm tė afėrt dhe tė largėt, edhe nga ata qė as u kishte vajtur ndonjėherė ndėrmend qė tė pėrfitonin nga pushteti i pamatė i tė afėrmit tė tyre.

    Sė dyti, ai iu nėnshtrua njė linēimi disajavor nė mbledhjet e Byrosė Politike, pikėrisht atje ku ishte mėsuar tė luante "violinėn e dytė" pėr disa dekada. Pėr ēdo fjali qė formulon pėr t'u mbrojtur i vijnė si breshėr dhjetėra pyetje dhe insinuata tė tjera tė hidhura nga ish-shokėt e tij qė tanimė nuk arrinte t'i njihte dot. Ēėshtje qė konsideroheshin si tashmė tė mbyllura prej kohėsh, kishin rinisur tė hapeshin njė e nga njė.

    Autoritarizėm nė mbledhjet e qeverisė; Brigada e parė qė ai kishte komanduar pėrgjatė luftės, nga legjendare, konsiderohet se ishte vonuar dhe vėrdallisur nėpėr male, kur ishte urdhėruar t'i shkonte nė ndihmė Shtabit tė Pėrgjithshėm; Fėmijėt, veē atij qė kishte bėrė fejesėn e gabuar, kishin manifestuar shenja kundėrvėnieje me normat partiake nė fuqi nė planin moral; Bėnin udhėtime jashtė shtetit me paratė e arkės shtetėrore (sikur vetėm ata!) etj., etj. Sė treti, ajo qė na intereson kėtu, ka tė bėjė me procesin e fshirjes sė tij nga mediat e kohės. Veēanėrisht nga ekrani i televizionit. Ky proces i fundit ėshtė edhe mė i rėndi, mė themelori, mė strategjiku. Pėrse? Sepse nėpėrmjet tij i jepen sinjalet popullsisė, partisė, kuadrove tė nomenklaturės, se Mehmet Shehu ėshtė tashmė i vendosur nė listėn e zezė dhe shumė shpejt do tė pėrfundojė atje ku kishin pėrfunduar ish-ministra tė tij, pėr tė cilėt edhe ai, me ose pa hir, kishte kontribuar pėr t'i likuiduar fizikisht.

    Pastaj, mediat, nė radhė tė parė televizioni, ishin alfabeti i kumteve gjysmė tė fshehta qė drejtuesit e lartė tė shtetit monopartiak dinin ta lexonin mė sė miri. Ata e kishin tė qartė se ajo ishte gjuha zyrtare e pushtetit. Dilte nga maja mė e lartė e tij. Atje parathuheshin tė gjitha. Nuk kishte nevojė qė e ardhmja tė flitej me fjalė, mjaftonin imazhet. Mehmet Shehu dinte ndofta t'i lexonte kėto kumte mė mirė se tė gjithė tė tjerėt pėr shkak tė pėrvojės qė kishte. Aty, nga media, ai merr mesazhin e fshehtė, kodifikuar me njė alfabet misterioz, por tė pagabueshėm, se tashmė ishte marrė vendimi pėr ta shkarkuar nga tė gjitha funksionet e veta e mė pas, ndofta, do tė pėrfundonte nė birucė, e nga hetuesia drejt e para togės sė ekzekutimit. Por, i kishin lėnė njė kohė pėr tė gjetur ai vetė njė zgjidhje tjetėr, vetėvrasjen.

    Gjatė gjithė kohėve tė ngjarjeve, deri para natės sė tij tė fundit, atėherė, televizioni shqiptar shfaq pa mbarim njė film ku tregohet se si njė fisnik i shekujve tė mėparshėm, i dhunshėm, mė nė fund nuk gjen rrugė tjetėr pėr t'i shpėtuar lakut qė i mblidhej veēse vetėvrasjen. Pastaj si do t'i shpėtonte, ai kryearmiku, likuidimit fizik nėpėrmjet dėnimit kapital, kur ish-ministrat e tij, me rrezikshmėri shumė mė tė vogėl sesa e tij, kishin mbyllur jetėn para togave tė pushkatimit? Dhe ai ishte shfaqur dakord pėr kėtė dėnim.

    Pėrdorimi i mediave televizive dhe i shtypit tė shkruar nė shoqėrinė totalitare si mjete lufte politike dhe eliminimi i kundėrshtarėve, si nė kėtė rast, dėshmohet edhe nga drejtues tė mediave tė asaj kohe. Ish-zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Radiotelevizionit Shtetėror, nė vitin 2005, dėshmon bindshėm nė kujtimet e tij se si pushteti politik i kohės e administroi nė vitin 1981 ēėshtjen e Mehmet Shehut.

    Nė kujtimet e tij profesionale dhe qė duket se kanė besueshmėri tė mjaftueshme pėr aq sa edhe mund tė rrėfejė, ai shpjegon se ai proces pėr tė cilin po flasim, nuk ėshtė njė hamendje e thjeshtė apo njė deduksion i nxjerrė nė mėnyrė abstrakte. Por, njė praktikė e tėrė, e orkestruar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme. Mbi tė gjitha televizioni, por edhe mediat e tjera, kanė pasur si qėllim fshirjen graduale tė figurės sė Mehmet Shehut, nė linjė paralele me goditjen e tij politike. Bėrja publike e kėsaj rėnie, shfaqja para publikut, i thoshte nėn zė Mehmet Shehut, me njė logjikė krejt tė qartė dhe cinike se gjithēka ishte bėrė e pakthyeshme pėr tė.

    Mbledhjet e Byrosė Politike mbaheshin formalisht nė mėnyrė shumė sekrete, por se ē’bėhej atje, me njė gjuhė tė dyzuar, dilnin mbrėmjeve nė ekranin televiziv, kur publiku shihte se konturet kryeministrore po shuheshin nga dita nė ditė. Ngjarja, sipas njė kodi tė kuptueshėm, po i transmetohej popullsisė, e cila nėpėrmjet njė thashethemnaje kolektive, mes habisė dhe frikės, nis tė flasė nė kanalet e veta tė komunikimit pėr rėnien e sigurt tė Mehmet Shehut. Ky i fundit ishte turpėruar nė publik, ishte fyer publikisht, duke u trajtuar jo sipas rangut tė vet zyrtar, ēka do tė thoshte se ishte bėrė tashmė publik, ndonėse ende tėrthorazi, vendimi i marrė se ai do tė largohej nga skena politike e vendit, sipas kushedi se ēfarė akuze tė rėndė.

    Ngjarja ende e pandodhur i ishte bėrė tashmė e njohur nga mediat publikut tė kohės. Kryeministrit i kishte ardhur radha tė linēohej. Dhe jo vetėm prej tyre. Nė netėt e ftohta tė dhjetorit, kalimtarėt e rrallė nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", duke ecur shpejt e me nxitim nė punė tė tyre, kthenin kokėn dhe shihnin me kureshtje se poshtė ndėrtesės sė Komitetit Qendror, parkoheshin deri nė orėt e vona tė natės Mercedes-Benzat e anėtarėve tė Byrosė Politike. Kėto makina mund tė qėndronin fare mirė nė anėn e brendshme, tė padukshme tė ndėrtesės, sikurse gjithmonė. Por, ato, duke u "shtrirė" paturpėsisht nė bulevardin e boshatisur, shėrbenin nė kėtė rast si alfabet pėr tė transmetuar mesazhin se diēka po ndodh "atje lart". Ndėrkohė, edhe konfirmohej thashethemja pėr rėnien e pritshme tė Kryeministrit, edhe kėtij tė fundit i thuhej qartė, me gjuhėn e shenjave: "Tanimė jo vetėm vendimi ėshtė marrė, por edhe i ėshtė transmetuar popullit". Ai e kuptonte shumė mirė kėtė sistem shenjash.

    Pra, thirrjet pėr autokritikė e pėr tė reflektuar duheshin kuptuar prej tė akuzuarit ndryshe nga sa jepte kuptimi i parė semantik i tyre, jo pėr t'u "ndrequr" e korrigjuar nė punė, sikurse i kėrkonin me fjalė, sepse vendimi pėr tė ishte marrė, por kėrkohej diēka tjetėr qė ai duhet ta bėnte:

    "Reflekto!"

    Por, pėr ēfarė?

    Pėr tė arritur nė cilin objektiv?

    Ndėrkohė qė rrėzimi i tij kishte marrė dhenė.

    Nė rrėfimet e drejtuesve tė televizionit mendoj se shfaqet dukshėm ajo pjesė e praktikės qė ata detyroheshin tė zbatonin brenda kėsaj strategjie. Por, ata gjykojnė naivisht se duke zbatuar urdhrat qė u jepeshin vetėm po shoqėronin njė proces rrėzimi politik, sikurse kishin bėrė edhe herė tė tjera, sikurse kishin bėrė paraardhėsit e tyre dekada mė parė. Kujtojnė se nė atė rast janė vetėm reporterė nė kohė betejash, dhe jo pjesėmarrės nė ngjarje, sikur nuk marrin pjesė aktive nė to. Pa e kuptuar, nė fakt, ata, pėrkundrazi, janė bėrė pjesė e ngjarjes, e prodhojnė ngjarjen, luajnė rol aktiv nė ngjarje, sikurse bėn kurdoherė media dhe veēanėrisht televizioni. Harrojnė dhe nuk mund tė dinin ndofta atėherė njė gjė shumė tė rėndėsishme: Televizioni mė tepėr sesa pasqyrues, shumė mė tepėr se kaq, po merrte pjesė nė aktin e rrėzimit tė Kryeministrit, sepse media nuk ėshtė thjesht shoqėruese dhe pasqyruese raportesh politike, por edhe krijuese e tyre. Ngjarja politike fillon tė ekzistojė vėrtet vetėm atėherė kur bėhet publike.

    Procesi i "mediatizimit negativ" tė Mehmet Shehut, pra bjerrja e imazhit tė tij para publikut, imazh qė vetė propaganda totalitare e kishte ngritur nė kult nė dhjetėra vite, ndikonte fuqishėm qė rezistenca e tij nė mbledhjet e Byrosė Politike tė zbehej nga dita nė ditė, qė gjendja e tij psikologjike tė rrėnohej nga nata nė natė. Koka e tij ishte tashmė e ulur. Fytyra e tij nė ekrane ishte ajo e njė tė sėmuri, e njė fajtori tė zėnė nė faj, e njė personi qė e ka humbur toruan, fundja, e njė plaku qė nuk ka mė fuqi pėr tė qenė imazhi triumfues i njė pushteti. Kėrrusja e tij fizike dhe zbehja nė ata muaj nuk do tė mungonin tė ktheheshin nė akuza:

    "Ja, e tregon qė nuk ka besim te partia!"

    "Ja, qėndron ashtu pėr tė treguar nė popull se uniteti i partisė ėshtė thyer!"

    Gjithēka tė bėn fajtor nėn njė pushtet diktatorial, nėse kanė vendosur tė tė dėnojnė.

    Edhe kur e bėn njė veprim, edhe kur nuk e bėn atė. Sikurse shkruante Hannah Arendt: “Je fajtor pavarėsisht vetes tėnde”. Kjo ėshtė ana fyese, poshtėruese e ndėshkimit. Heqja e kauzės pėr tė cilėn njeriu mund tė legjitimojė vuajtjen e vet, ēka e bėn kėtė tė fundit edhe mė mizore, sepse tė pakuptimtė.

    Po ashtu, drejtuesit e mediave tė kohės nuk mundėn ta kuptonin nė atė kohė se misioni qė po kryenin, ishte qė t'i transmetonin Mehmet Shehut kumtin e rrėzimit tė tij tė shpejtė dhe fatin qė e priste nėse nuk do tė gjente njė zgjidhje, vetė ai, kuptohet se cila...

    Pėr gati njė periudhė prej sė paku tre ose katėr muajsh, pra derisa vijmė nė mbrėmjen e ngjarjes dhe nė ditėt pas saj, makina mediatike totalitare, veēanėrisht radiotelevizioni shtetėror, u bėnė pjesėmarrėsit kryesorė, aktivė, nė operacionin e eliminimit tė Kryeministrit tė fuqishėm tė kohės. Zbehja graduale e pranisė sė Kryeministrit nė detyrė nė ekranin e televizionit dhe pastaj pothuajse injorimi i vdekjes sė tij, ka pasur sė paku tri funksione kryesore.

    Nėpėrmjet periudhės sė parė, sa kohė qė Mehmet Shehu ishte ende gjallė dhe nė detyrė, mediat e shkruara dhe sidomos Radiotelevizioni i dėrgonin cinikisht atij kumtin fatal se udhėheqja mė e lartė e vendit e kishte marrė tashmė vendimin e shkarkimit tė tij dhe pėrjashtimin nga qarqet drejtuese tė pushtetit. Kėtė donte tė thoshte mosdalja mė nė ekran, ose vendosja e tij nė njė rang nomenklature mė tė ulėt sesa mė parė nė protokollin e shfaqur nė media. Me fjalė tė tjera, i jepnin kumtin e afrimit tė njė dėnimi tė paralajmėruar me vdekje. Nė kėtė mėnyrė, i tregonin viktimės mundėsinė pėr ta shmangur kėtė ndėshkim mizor, duke gjetur njė rrugėdalje tjetėr, qė nuk mund tė ishte tjetėr veēse vetėvrasja.

    Ndėrkaq, mediat luajnė edhe njė rol tjetėr, ndihmės, nė operacionin nė fjalė. Janė si togė, por vetėm tė njė ekzekutimi virtual, sepse ai reali kryhej si plotėsim i tė parit. Goditjen e fundit vetes nė kėtė histori ia jep vetė i dėnuari. Mediat e destabilizojnė psikologjikisht viktimėn e pėrzgjedhur nė shėnjestėr, nė kėtė mėnyrė iu a lehtėsojnė punėn anėtarėve tė byrosė politike, tė cilėt nėpėrmjet mbledhjeve tė gjata dhe tė tendosura, me anė pyetjesh provokative, diskutimesh me insinuata kėrcėnimi, vėrejtjesh plot fyerje, ndėrkohė e vendosin me "shpatulla pas muri" Mehmet Shehun, por gjithmonė pa i deklaruar hapur, sikurse bėjnė mediat me gjuhėn e tyre simbolike, se fundi i tij ėshtė tanimė i pashmangshėm. E vendosin para njė situata pa rrugėdalje dhe kontradiktore: Nė mbledhje i kėrkojnė tė bėjė autokritikė nė mėnyrė qė tė "rikthehet" nė "gjirin" e "shokėve" tė tij, nė media i japin tė kuptojė se nuk ia vlen tė bėjė asgjė pėr tė shpėtuar sepse nė fund tė fundit nuk ėshtė veēse njė kartė e djegur.

    Mediat pėrgatisin, ose mė mirė, parapėrgatitin, opinionin shoqėror tė vendit pėr fatin e parathėnė tė kryeministrit qė pritet tė bjerė nga ēasti nė ēast. Publiku nė fillim lemeriset nga pasojat e pritshme, por pastaj nis e mėsohet, pra ndėrgjegjėsohet se ylli i Mehmet Shehut, atij qė ia kanė paraqitur si numri dy i pushtetit, po perėndon. Njė gjė qė dukej si e pamendueshme dhe jashtė ēdo parashikimi. Qė nė vend tė malit tė Dajtit tė kishte njė mėngjes njė oqean - kjo mund tė ndodhte, por qė Mehmet Shehu tė mbaronte me vetėvrasje jetėn e tij - kjo dukej gjithsesi paksa e pamundur. Njerėzit e dinin mirė, nisur nga pėrvojat e mėparshme: Njė drejtues shumė i lartė qė nis ta humbi pozicionin e tij nė hierarkinė e nomenklaturės komuniste, ashtu sikurse kjo renditej nė mediat zyrtare, sė shpejti do tė bjerė nė fatkeqėsi. Mediat zyrtare janė kėsisoj nė njė farė mėnyre barometri mė i saktė i klimės politike tė vendit, dhe pėr ata qė dinė t'i analizojnė, pėrbėn edhe njė "dritare" mbi marrėdhėniet qė kanė me njeri tjetrin njerėzit e pushtetshėm tė vendit.

    Me fushatėn e tyre tė orkestruar nga pushteti, mediat ushtrojnė njė terror tė pashembullt psikologjik mbi shtresat e drejtuesve politikė dhe administrativė tė vendit, ēka i detyron ata tė inkuadrohen nė mėnyrė tė verbėr me pushtetin, i orienton nė sjelljet e tyre politike tė pėrditshme nė mjediset zyrtare. Terrori psikologjik e paraprin terrorit politik dhe bėhet plotėsues i tij. Sikurse ka theksuar Hannah Arendt, nė shoqėritė totalitare, terrori psikologjik ka nevojė pėr terrorin politik sepse mishėrohet tek ky i fundit, dhe nga ana e tij, terrori politik ka nevojė pėr terrorin psikologjik dhe propagandistik, sepse me anė tė tyre bėhet efikas. Ndėrkaq, masa e nėpunėsve tė lartė dhe tė mesėm nis t'i largohet Mehmet Shehut dhe rrethit tė familjarėve tė tij. Kėta tė fundit, tė mėsuar tė jetojnė nė njė mjedis rrethues servil, lemerisen kur konstatojnė se tė gjithė kanė filluar t'i braktisin. Zbulojnė vetminė nė tė cilėn kanė rėnė papritur si nė njė hon tė thellė e tė errėt.

    Mediat totalitare kanė fuqi tė telekomandojnė njė vrasje, e cila pasi ekzekutohet realisht nga vetė viktima, shfaqet si njė vetėvrasje iluzore. Mė pas, brezat, tė ngatėrruar keqazi, nisin e pyesin nėse kemi tė bėjmė me njė vrasje apo me njė vetėvrasje. Kurse vrasja e telekomanduar i pėrfshin tė dyja dhe e bėn ēdo diskutim tė kotė dhe tė pafund.

    Sipas kujtimeve tė Marash Hajatit, zėvendės drejtor i pėrgjithshėm i Radiotelevizionit Shqiptar nė kohėn e ngjarjeve, mekanizmi mediatik qė i kumtoi urdhrin e vetėvrasjes Kryeministrit funksionoi sipas disa drejtimeve.

    Fillimisht, drejtuesi mė i lartė partiak qė mbulon mediat, ideologjinė dhe propagandėn, aty nga fundi i shtatorit 1981, domethėnė tre muaj pėrpara ngjarjes, thėrret nė zyrėn e tij nė komitetin qendror tė partisė sė punės, disa nga drejtuesit kryesorė tė mediave. Pėrgjatė saj, ai iu tėrheq atyre vėmendjen sepse njė mbrėmje mė parė, kronikat e lajmeve televizive, duke paraqitur njė aktivitet pėrkujtimor nė Institutin e Lartė Bujqėsor, sipas tij, kishin paraqitur njėlloj, edhe bashkėshorten e Mehmet Shehut, Fiqirete, edhe bashkėshorten e E. Hoxhės, Nexhmie, ndėrkohė qė statusi, postet dhe kontributet e tyre nuk konsideroheshin aspak tė njėllojta.

    Nė kujtimet e tij, drejtuesi i lartė i Radiotelevizionit Shqiptar, tregon se fjalėt e thėna nė atė mbledhje konfidenciale i kishin tronditur, sidomos, kur shefi iu kishte thėnė: "Sicili ka vendin e vet, tė kuptohemi, por tjetėr gjė ėshtė ta zėmė N. Hoxha e tjetėr F. Shehu. Kurse ju, njėlloj njėrėn, njėlloj tjetrėn, i nxirrnit nė televizion. Qėndron kjo! Shikojeni me kujdes kėtė qė po them e nxirrni konkluzione".

    Urdhri kishte qenė i prerė, ndonėse disi i maskuar.

    Marash Hajati vazhdon nė kujtimet e tij: "Kėtu mbaroi biseda, por kėtu filluan edhe njėqind dilema. Ishte e para herė qė pėr gjėra kaq tė rėndėsishme nuk jepej njė mendim i prerė. Nė tė vėrtetė nuk u mor vesh si tė vepronim nė tė ardhmen. Pėr N. Hoxhėn ishte e qartė, s'kishte asnjė dyshim. Por, si tė vepronim me F. Shehun? Ta nxirrnim mė pak apo mos e nxirrnim fare nė ekran... Paraprakisht, pėr t'i zėnė rrugė sė keqes, kėrkuam informacion tė plotė pėr tė gjitha emisionet "Ngjarje dhe data". Asnjė intervistė, apo bisedė nuk do tė organizohej me personalitete tė ēdo rangu, pa marrė mė parė miratimin e drejtorisė".

    Ndėrkaq, kur dėshmon lidhur me filmimet e punimeve tė Kongresit tė 8-tė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, tė mbajtur nė fillimin e muajit nėntor 1981, Marash Hajati dėshmon se pjesėmarrja e mediave, pikėrisht e televizionit, nė linēimin e Mehmet Shehut, u mishėrua nė lojėn me kamerat dhe me kontrollin e rreptė tė pultit tė figurės.

    "Katėr ditė para fillimit tė Kongresit tė 8-tė, - shkruan Marash Hajati, - nė njė takim tė veēantė vetėm pėr vetėm me sekretarin e Komitetit Qendror dhe shefin e shtypit, u pėrpunua mėnyra e regjistrimit dhe transmetimit tė kėsaj ngjarjeje me rėndėsi. Pėr sa u tha nė atė takim, s'do tė bėhej asnjė fjalė, s'do tė vihej nė dijeni as redaksia e lajmeve, as regjia. Pulti i figurės do tė vihej nė komandė tė rreptė. Filmimi do tė kalohej nė tehun e njė brisku, sa tė mbante gjallė unitetin e varur nė fije tė perit. Pėr rreth shtatė ditė me radhė E. Hoxha dhe M. Shehu nuk do tė qėndronin mė pranė njėri-tjetrit dhe asnjėherė nuk do tė dilnin bashkė nė ekran. Filmimet do tė bėheshin vetėm nė lėvizje, duke filluar nga njėri krah i rreshtit e duke ndaluar nė cepin tjetėr... Kamerat s'do tė fiksonin sė bashku buzėqeshjen e dy tė mėdhenjve".

    Kameramanėt regjistronin si zakonisht, duke iu pėrmbajtur njė rutine tė dikurshme, ndėrkohė qė politikėn e montazhit tė pamjeve tė marra e drejtonte njė "dorė" tjetėr e besuar.

    I njėjti autor shkruan nė kujtimet e tij: "Nė fillimin e seancave ku M. Shehu mbajti raportin nė emėr tė qeverisė pėr zhvillimin ekonomik, me kameramanėt patėm njė "konflikt" tė vogėl, sepse me gjithė porosinė pėr tė marrė mė shumė sallėn, ata e drejtonin objektivin te portreti i Kryeministrit, me arsyetimin, se kur tė bėhej montazhi do tė kėrkoheshin kėto plane. Ata nuk mund tė dinin se fjalimi pothuajse tėrėsisht do tė ilustrohej me pamje nga delegatėt".

    Gradualisht, censura bėhej gjithnjė e mė e rreptė ndaj Kryeministrit. Ai nuk vendoset mė nė protokolle pėrkujtimoresh e aktivitetesh tė tjera qė organizoheshin shpesh nė muajin nėntor, i konsideruar si muaj festash. Por, edhe atje ku ai rrallė merrte pjesė, kamerat e linin pothuajse krejtėsisht nė harresė. Edhe nė emisionet mbi tė kaluarėn historike, kontributi dhe emri i tij nuk dalin mė nė pah.

    Ai ishte hequr.

    Mehmet Shehu tashmė ishte likuiduar nė planin mediatik. Rruga e pėrfundimit tė karrierės sė tij politike dhe mė pas mbyllja e jetės sė tij tashmė ishte pėrgatitur.




    Kjo pjesė ėshtė marrė nga libri nė botim e sipėr i autorit, me titull "Pushteti pa emėr"


    gazeta Standart

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Beteja e antenave televizive


    Artan Fuga 10/09/2010 18:36:00

    Kjo pjesė ėshtė marrė nga libri nė botim e sipėr i autorit me titull “Pushteti pa emėr”





    Njė pyetje qė ka vend tė shtrohet, kur vėshtrimi hidhet mbi mediat e shoqėrisė totalitare nė Shqipėri, ėshtė si mė poshtė: “Veē funksioneve zyrtare qė u ngarkon pushteti, a marrin mediat, pa dashje, edhe funksione tė tjera, tė ndryshme, tė kundėrta, me tė parat?”

    Kur flitet pėr mediat kuptohet i gjithė sistemi i tyre, pra, duke pėrfshirė edhe teknologjinė e informacionit qė ato kanė nė pėrdorim tė tyre, apo edhe ato pajisje qė konsumatorėt e mediave, publiku, zotėron nė mėnyrė tė personalizuar.

    Kjo pyetje tė ēon te njė problematikė qė duket interesante dhe ka tė bėjė me marrėdhėniet midis politikės dhe teknikės qė pėrdoret pėr kapjen e informacionit qė transmetojnė mediat.

    Pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje tė besueshme kėtij problemi, do tė duhej tė bėnim disa dallime midis pajisjeve teknologjike me anė tė tė cilave kapen nga ana e publikut informacionet qė vijnė nga mediat e kohės.



    1. Pajisje, mjete, teknika qė bėjnė tė mundur kapjen e informacioneve nga njė dhe vetėm njė emetues, tė cilėt iu transmetohen njė numri shumė tė madh receptuesish.

    2. Pajisje, mjete, teknika, me anė tė cilave mund tė merret lirisht informacion i ardhur nga disa burime lajmesh, tė cilat kapen nga njė numėr shumė i madh receptuesish.

    3. Pajisje, mjete, teknika, qė marrin informacione njėherėsh nga shumė emetues informacioni, i cili lejon filtrimin e tyre nga ana e njė kontrolluesi, nė kėtė rast nga ana e pushtetit.

    4. Pajisje, mjete, teknika, qė marrin informacion nga shumė emetues, pa kaluar nėpėr censurėn e pushtetit, pra tė njė kontrollori, por duke realizuar njė kontakt tė drejtpėrdrejt tė receptuesve me emetuesin e informacionit.



    Aparaturat e radios dhe tė televizionit plotėsojnė karakteristikat qė pėrmbahen nga pika e dytė dhe e katėrt. Me anė tė kėtyre aparaturave, sikurse dihet, mund tė merret informacion nga shumė emetues njėherėsh dhe mund tė zotėrohet ky informacion, duke anashkaluar censurėn e pushtetit. Ēdo individ, sado i pėrbuzur nga ana e institucioneve, sado i dobėt nė mjetet e tija ekonomike, i ndodhur diku nė njė dhomė tė ftohtė e tė errėt tė njė banese, nė qytetin apo fshatin mė tė largėt, mund tė kapė me anė tė radios dhe tė televizionit tė tij, sado tė vjetėr qofshin kėto, sinjale tė ardhura nga vende tė ndryshme tė botės. Dhe pushteti, sado i fuqishėm qė ai tė jetė, nuk ėshtė nė gjendje ta pengojė kėtė komunikim. Nė kėtė mėnyrė, radioja dhe televizioni, si infrastruktura teknologjike tė vendosura nė zotėrim tė publikut, sado qė ėshtė pushteti qė krijon zgjerimin e mundėsive qė konsumatori t’i ketė aparatet marrėse nė familje, nisin tė shfaqin autonominė e tyre prej politikės nė fuqi. Ato nisin t’i dalin jashtė kontrollit shtetit.

    Radioja dhe televizioni si teknologji e rrjeteve dhėnėse-marrėse janė ndėrtuar mbi parime morale dhe mendėsi tjetėr, krejt tė kundėrta, nga ato mbi tė cilat bazohet njė pushtet totalitar. Nė fakt, janė dy kultura tė ndryshme krejt, tė cilat fillimisht duket se mund t’i vijnė nė ndihmė njėra-tjetrės, por mė pas, pasi zėnė mirė pozicionet e tyre, fillojnė tė “grinden”, hapin njė betejė tė vėrtetė midis tyre.

    Sikurse e theksuam, kultura politike e pushtetit totalitar i pėrdor mediat pėr tė ndėrtuar njė monolog. Qendra burimore e informacioneve ėshtė pushteti, periferia e fushės komunikuese, janė masat, tė cilat konsiderohen vetėm pėr aq sa ato i pranon pushteti si tė tilla. Si mbėshtetėse tė tij. Ndėrkaq, kultura qė krijon radion dhe sidomos televizionin e bėn tė barasvlershėm individin receptues dhe qendrėn e emetimit tė informacioneve, pėr sa i pėrket lirisė sė tyre pėr tė zgjedhur. Televizioni dhe radioja janė tė lirė tė japin ato mesazhe qė dėshirojnė, por edhe ēdo individ, pjesė e publikut, ėshtė i lirė tė ndjekė ato kanale televizive dhe stacione radioje qė dėshiron. Qendra informative nuk ėshtė mė nė gjendje ta monopolizojė fushėn e komunikimit masiv. Gazetėn mund tė mos e lexosh, por veē titullit zyrtar ėshtė e vėshtirė tė gjendet shtypi i huaj, sepse nė hyrjen e tij nėpėr biblioteka janė vendosur ndalesat pushtetore. Lexuesi i zakonshėm nuk ka akses te ai. Kurse pėr radion, sidomos pėr televizionin, gradualisht nuk ndodh kėshtu, sepse publiku ka lirinė pėr tė mos ndjekur aq mediat audiovizive zyrtare, por tė orientohet drejt burimeve tė jashtme tė informacionit. Nė kėtė mėnyrė, radioja dhe televizioni, ndonėse hyjnė fillimisht brenda skenės sė komunikimit masiv si instrumente propagande, ato gradualisht e rinjohin edhe njė herė dinjitetin e individit, autonominė e tij, lirinė e tij pėr tė zgjedhur. Me ardhjen e tyre krijohen mundėsitė qė nga “individi abstrakt” tė rilindė pėrsėri individi konkret, i veēantė, ai qė ndjek shijet e tij, interesat e tij informative, qė formohet si qytetar politik nė mėnyrė tė lirė brenda sferės sė tij private. E gjitha kjo brenda njė shoqėrie totalitare.

    Bota e komunikimit audioviziv dhe universi politik totalitar hyjnė nė njė konflikt tė ashpėr midis tyre. Po kėshtu, funksionimi mediatik i qendrave tė transmetimit tė mesazheve audiovizive dhe mundėsitė e teknikės qė ka nė pėrdorim publiku hyjnė edhe ato nė konflikt me njėra-tjetrėn. Qendrat e transmetimit radiofonik frymėzohen nga njė kulturė monopolizimi tė fushės sė komunikimit publik. Ato censurojnė informacionin qė transmetojnė. Mė kot, sepse gjithēka qė ato bėjnė kundėrshtohet me sukses nga publiku, i cili me aparaturat qė zotėron brenda familjes shqiptare, mund tė kapė tashmė atė stacion radioje apo atė kanal televiziv qė dėshiron.

    E vėrteta ėshtė se beteja mes kėtyre dy kulturave nė Shqipėri vazhdon gjatė, pėr disa dekada, dhe ėshtė shfaqur me forma dhe intensitete tė ndryshme. Sipas rrethanave tė krijuara. Aparatet e radios tė pėrhapur tashmė anembanė territorit tė vendit kapin muzikė ose emisione informative tė transmetuara nga dhjetėra stacione radioje tė huaja. Publiku, i etur pėr zbavitje, mė shumė tėrhiqet nga muzika, sidomos ajo e lehtė, sesa nga informacionet politike qė ato transmetojnė. Ndėrkaq, aparatet e televizorit, sidomos nė qytetet e mėdha, nė zona perėndimore, jugore dhe veriore tė vendit, kapin fare qartė emisionet televizive italiane dhe greke, po ashtu jugosllave. Parimi i mungesės sė kundrapushtetit informativ qė duhet tė karakterizojė shoqėrinė totalitare, nis e thyhet. E gjithė kjo pėrbėn diēka tė papranueshme pėr pushtetin. Ky i fundit mundohet tė kundėrpėrgjigjet dhe kėshtu, njėri pas tjetrit, reagim popullor pas ēdo veprimi ndalues pushtetor, ndodhin njė sėrė procesesh.

    Radiotelevizioni dhe shtypi shqiptar tanimė janė tė detyruar qė njė pjesė tė forcave tė tyre, njė pjesė tė energjisė qė prodhojnė, t’i konsumojnė pikėrisht pėr atė qė quhet kundėrpropagandė. Krijohet pa dashur njė rreth vicioz shterues. Radioja dhe televizioni do tė gjejnė pėrhapje pikėrisht pėr tė qenė mjete tė fuqishme propagande dhe pėrhapjeje tė njė politike nė fuqi nė Shqipėri. Mirėpo, pėr shkak tė natyrės sė tyre, ata shkaktojnė kundėrfakte propagandistike, ndaj tė cilėve, po me anė tė radios dhe tė televizionit zyrtar, pushteti duhet t’u pėrgjigjet.

    Ishte fare lehtė nė kohėn kur ekzistonte vetėm media e shkruar. Burimet e huaja tė informacionit kishin shumė pak hapėsirė pėr tė vepruar. Edhe kundėrpropaganda kishte shumė mė pak mundime pėr tė kryer. Kurse mė pas, sa kohė radioja dhe televizioni kishin bėrė qė konsumatorėt tė pajiseshin me aparate transmetimi nė shtėpitė e tyre, “murtaja” kishte hyrė tashmė nė “qytet”. Krijohet nė kėtė mėnyrė njė ligjėsi tjetėr sociologjike qė vepron pėrgjatė funksionimit tė mediave tė kohės. Sa mė tepėr zgjerohet rrjeti i marrjes sė sinjalit radioteleviziv nė Shqipėri, aq mė tė mėdha bėhen kundėrpasojat e funksionimit tė tij. Aq mė shumė mediat dhe shtypi zyrtar duhet tė harxhojnė kohė, mund, energji, pėr tė neutralizuar pasojat e padėshirueshme qė vijnė prej kėndej, pra penetrimin nė familjet shqiptare tė emisioneve televizive dhe radiofonike qė vijnė nga vendet demokratike perėndimore.

    Pėr t’i bėrė ballė situatės krijohet edhe njė instancė mė vete qė drejton kundėrpropagandėn nėpėrmjet mediave. Njė herė nė muaj mblidhen mes tyre drejtues tė lartė tė mediave dhe propagandės: shefi i Sektorit tė Shtypit, drejtori i Drejtorisė sė Jashtme, ndihmėsi i Sekretarit tė Komitetit Qendror tė Partisė pėr Propagandėn, drejtori i Shtypit i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, tė cilėt koordinojnė detyrat dhe drejtimet e veprimtarisė tė mediave kundėr propagandės antitotalitare qė vjen nga jashtė.

    Mė pas praktikohet ndėrprerja e sinjalit televiziv nėpėrmjet ndalimit tė funksionimit tė antenave pėrforcuese tė ndėrtuara vite mė parė. Nė vitet ‘60 kur vetė shteti i instalonte kėto antena nė maja malesh, mė pas edhe mbi malin e Dajtit (edhe pėr qėllime difuzimi radioviziv) askush nga zyrtarėt e lartė nuk mendonte tjetėr veēse edhe pėr tė pėrfituar nga informacionet qė do tė merreshin me anė tė tyre nga bota perėndimore. Kjo atėherė as nuk pėrbėnte ndonjė rrezik, por edhe konsiderohej si njė e dhėnė shumė pozitive. Sa mė shumė informacion nga bota e jashtme, aq mė shumė dituri, lajme, mundėsi pėr qėndrime tė zgjuara nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Ajo qė shihej njė dhjetėvjeēar mė parė si diēka nga ku mund tė pėrfitohej, tanimė, duke filluar nga gjysma e viteve ’70, quhet si diēka shumė e rrezikshme pėr fatet e pushtetit dhe rrezikonte tė gėrryente themelet e tij. Nė vitet ‘60 antenat riprodhuese tė sinjaleve tė televizioneve tė huaja mbi territorin shqiptar nuk shiheshin me sy tė keq.

    Kjo vinte, sepse televizori ishte vetėm njė privilegj i pjesėtarėve tė elitės sunduese dhe nuk shėrbente si njė media popullore. Ndikimi i televizioneve tė huaja nuk mund tė shkonte kėshtu drejt publikut tė gjerė pėr arsyen e thjeshtė se ai nuk zotėronte aparate televizori. Por, kishte edhe njė arsye tjetėr. Pushteti ende nuk kishte pėrvojė lidhur me kapacitetin influencues tė televizioneve tė huaja mbi publikun shqiptar. Konsiderohej madje me njė naivitet tė dukshėm se procesi i quajtur i edukimit komunist tė masave, pra sistemi i propagandės, do tė kishte njė fuqi mbizotėruese mbi televizionet perėndimore. Dhe mė nė fund, gjatė viteve ‘60, ende pushteti nė Shqipėri e konsideronte veten tė fuqishėm nė arenėn ndėrkombėtare, i mbėshtetur disi nga vende qė shpalleshin si socialiste, i pėrkrahur fuqishėm nga Kina maoiste, pra ende nuk e shihte nga afėr rrezikun e shpėrbėrjes sė tij para influencave tė botės perėndimore.

    Tė gjithė kėta faktorė kishin ndryshuar njė dhjetėvjeēar mė pas. Kjo ėshtė edhe arsyeja se pikėrisht nė fillim tė viteve ‘70, nė kohėn kur maja e pushtetit konstatoi se ndikimet e televizioneve tė huaja ishin bėrė shqetėsuese dhe rinia po imitonte modėn perėndimore, artistėt po jepnin shenjat e orientimit nga estetika e Perėndimit, nisi nė Shqipėri ajo qė u quajt «Luftė ideologjike kundėr shfaqjeve tė huaja». Televizori i familjes tanimė shihej si njė objekt i rrezikshėm, si njė kanal komunikimi qė nė vend t’i shėrbente propagandės sė partisė nė fuqi, qė ajo tė hynte nė ēdo shtėpi shqiptari, konsiderohej si njė «diversant» qė sapo kishte pushtuar vatrėn familjare dhe mendjet e qytetarėve.

    Televizori kishte dalė jashtė kontrollit.

    Jo Televizioni, por televizori.

    Jo media si e tillė, por vetėm aparati marrės.

    Jo emetuesi, por receptuesi.

    Kaq mjaftonte.

    Pasi del jashtė kontrollit procesi i marrjes sė sinjalit televiziv, pas disa vitesh, pas ndryshimeve demokratike, del jashtė vlerave sunduese tė para viteve ‘90, vetė kanali televiziv.

    Ndryshimin e sjell fillimisht marrėsi i sinjaleve, jo dhėnėsi i tyre.

    Po t’i kthehemi historisė sė ēėshtjes, antenat ripėrsėritėse dhe pėrforcuese tė sinjalit televiziv kontrollohen tashmė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Radiotelevizionit Sshqiptar. Qysh nga viti 1973, pas atij qė quhet Plenumi IV i Komitetit Qendror tė Partisė, antenat televizive nė fjalė nisin tė funksionojnė me hope. Kishte orare qė ato mbaheshin nė punė, kishte orare kur ato dilnin jashtė funksionimit. Nė funksion tė programacionit kryesisht tė televizioneve italiane tė grumbulluara atėherė rreth RAI-t. Pėr mė tepėr vendosen ata qė quhen «zhurmues», tė cilėt, emisionet e huaja tė padėshirueshme, qė mund tė kapen edhe pa ndihmėn e antenave pėrforcuese, i pengojnė tė shfaqen nė ekran nė formė tė perceptueshme prej telespektatorėve. Njė sistem shiritash, tinguj–zhurmash, shfaqen nė ekran sapo nisin «punė» zhurmuesit. Publiku nuk sheh pas kėsaj veēse ca hije figurash tė padallueshme konkretisht.

    Mirėpo, kėtu nis tė lindė njė problem tjetėr i madh. Sinjali televiziv ndėrpritet pėr tė gjithė, pra edhe pėr udhėheqėsit e vendit qė kėrkojnė, megjithatė, ta ruajnė kėtė kanal tė pazėvendėsueshėm informacioni pėr vete dhe pėr familjet e tyre, tė cilat i konsiderojnė emisionet e huaja televizive, filmat dhe spektaklet muzikore, ndeshjet e futbollit, tė transmetuara atje, si mjete tė pazėvendėsueshme argėtimi. Nuk janė gati tė heqin dorė prej tyre.

    Ēėshtja bėhet gjithnjė edhe mė e ndėrlikuar. Disa emisione tė huaja televizive, sidomos italiane, dhe nė radhė tė parė emisionet e lajmeve dhe ndonjė tjetėr, quhen se mund tė sjellin edhe ndonjė dobi, nė tė mirė tė konfirmimit tė propagandės zyrtare. Prandaj, edhe lejohen tė shihen nga njerėzit. Mafia, droga, kriminaliteti etj., qė shfaqen jo rrallė nė emisionet e lajmeve tė televizioneve tė huaja perėndimore, duket se japin njė pamje tė Perėndimit, e cila ėshtė nė pėrputhje edhe me vėshtrimin qė ka pėr tė ideologjia sunduese e kohės. Kėshtu nis loja me sinjalin televiziv. Ai herė lėshohet dhe herė ndėrpritet. Sipas pėrputhjes ose jo tė asaj qė transmetohet me propagandėn shtetėrore dhe partiake nė vend. Je duke parė njė film, ta zėmė pėr veprimtarinė e njė grupi mafiozėsh? Befas njė skenė erotike, paksa e tepruar, ndjek sekuencat e mėparshme filmike. Menjėherė ekrani zbardhet. Tė gjithė e kuptojnė se antena pėrforcuese e sinjalit e ka ndėrprerė funksionimin e saj. Je duke ndjekur emisionin e lajmeve? Kronika zhvendoset nė Vatikan ku ka njė dalje tė Papės para publikut. Menjėherė sinjali ndėrpritet sėrish. Ai rifillon pas njė ose dy minutash, pak sekonda pasi transmetimi i kronikės sė mėparshme, e gjykuar si e dėmshme pėr publikun shqiptar, ka pėrfunduar.

    E gjitha kjo strategji censure sjell mėrzi, nervozizėm, pakėnaqėsi te audienca, por edhe rast pėr t’u riprodhuar historira humori dhe satire shpesh cinike.

    Njė nga drejtuesit e kėtyre praktikave, ka dėshmuar ndodhinė e mėposhtme, nė intervistėn e dhėnė pėr llogari tė kėtij punimi.

    Sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes i shtetit shqiptar, dėnuar si puēist. Ndėrkaq, nė njė emision lajmesh transmetuar nga RAI duket diku fytyra e tij, pėr fare pak tė dhjeta tė sekondės, dhe pastaj sinjali ndėrpritet. Ekrani bėhet i bardhė. Nga maja e kupolės sė pushtetit vjen vėrejtja e rėndė qė sinjali nė kėtė rast ėshtė ndėrprerė me shumė vonesė. Argumenti ku bazohej kjo vėrejtje, ishte se fytyra e ish-ministrit tė pushkatuar nuk duhej tė kishte arritur fare tė shfaqej nė ekran. Kjo vėrejtje iu transmetua edhe teknikut qė kryente drejtpėrdrejt atė mbrėmje operacionin e pėrzgjedhjes sė imazheve televizive qė vinin nga RAI. Kur e dėgjoi kėtė vėrejtje qė mund t’i kishte kushtuar edhe mė shumė sesa kaq, tekniku nė fjalė, i hutuar, nxori nga goja disa fjalė tė paharrueshme nga ata qė ishin rreth e rrotull tij: «Por, nuk po kuptoj, si tė bėj herė tjetėr? Si dhe pėrse do ta ndėrprisja unė sinjalin televiziv pėrpara sesa figura e ish-ministrit armik tė ishte shfaqur nė ekran?!»

    Seleksionimi censurues vazhdon, ēudia ėshtė se ai nuk ndėrpret nė radhė tė parė dhe pėrgjithėsisht emisionet e lajmeve, por ato qė kanė natyrė kulturore, argėtuese, muzikore dhe sidomos spotet publicitare pėr mallra tė shoqėrisė sė konsumit. Ėshtė kjo anė e plotėsimit tė nevojave materiale qė konsiderohet si mė delikate. Kėto mallra konsumi janė ato qė i mungojnė mė shumė se ēfarėdo tjetėr publikut shqiptar. Aty ėshtė thembra e Akilit e shoqėrisė shqiptare, mbėshtetur te kursimi dhe jeta spartane, e varfėr, rutinė. Pa argėtimin e mjaftueshėm. Nė pamje tė parė gjithēka do tė dukej jo e zakonshme dhe normale. Do tė pritej tė kishte ndodhur veprimi i kundėrt. Tė ndėrpriteshin emisionet e lajmeve dhe jo ato publicitare. Rėndėsi do tė kishte politika, jo reklama pėr veturat, tharėset e flokėve, parfumet. Por, jo, nuk ėshtė ashtu, rreziku njihet shumė mirė nga vjen. Televizioni nė radhė tė parė krijon njė imazh tjetėr pėr Perėndimin nga sa e paraqet atė propaganda nė fuqi. Kėtė nuk e bėjnė emisionet e lajmeve, por emisionet publicitare, argėtuese, lojėrat, spektaklet muzikore. Ėshtė aspekti dėfryes, jo ai serioz: politik, qė e bėn tė rrezikshėm televizionin italian. Ėshtė muzika e lehtė, dhe jo emisionet e lajmeve qė e bėjnė tė rrezikshėm njė stacion italian, anglez, grek, jugosllav, radioje tė huaj. Tė rinjtė pasionohen pas bitėllsave, kėndojnė nė mjedise tė hapura publike pjesėt e muzikės sė lehtė italiane.

    Televizioni nė radhė tė parė krijon nevoja tė reja pėr njerėzit, qė shohin atje njė jetė mes automobilash, vilash, pishinash, nevoja qė nuk mund tė pėrballohen kurrsesi nga ekonomia shqiptare e mbajtur mbyllur brenda njė izolimi tėrėsor.

    Njerėzit nuk mund tė censurohen dot mė. Ata mund tė marrin njoftim drejtpėrdrejt nga radiot dhe televizionet perėndimore pėr atė se ēfarė mendon shoqėria e zhvilluar e kohės, bota demokratike pėr realitetin shqiptar. Tė famshmet “axhansa”, buletinet sekrete tė lajmeve, qė shpėrndan ATSH vetėm pėr zyrtarėt e lartė tė nomenklaturės, dalin jashtė loje. Tani edhe njeriu mė i thjeshtė di se ēfarė transmetohet jashtė Shqipėrisė nga mediat e huaja.

    Nis njė etapė tjetėr e dinamikave tė evoluimit tė ndėrgjegjes kolektive. Kritikė ndaj regjimit nuk janė mė vetėm shpirtrat liberalė, jo vetėm ata qė janė prekur rėndė nga masat shtrėnguese dhe shtypėse tė regjimit nė fuqi, jo vetėm shtresat e cenuara rėndė nga politika e shpronėsimit tė pasurive dhe pronave private. Ėshtė e gjithė ndėrgjegjja kolektive e opinionit publik, e cila bėhet kritike ndaj regjimit. Jo vetėm nė sajė e pėr rrjedhojė tė gjendjes sė pėrkeqėsuar ekonomike, mungesės sė lirive politike, por edhe sepse tanimė opinioni publik arrin qė ta kundrojė botėn shqiptare nga njė pikė jashtė saj, e sheh veten me syrin e tjetrit dhe tjetri janė nė radhė tė parė televizionet e huaja, mediat e huaja perėndimore.

    Gjithnjė e mė tepėr, opinioni publik i beson mė shumė asaj qė transmeton nė media njė shoqėri perėndimore, tė cilėn e adhuron dhe e kundron me zili, sesa ndjek ēfarė komunikon propaganda zyrtare e regjimit. Njerėzit i marrin vesh tė gjitha komentet qė bėhen nė Perėndim pėr realitetin e shoqėrisė shqiptare. Se ēfarė bėhet nė Shqipėri, jashtė censurės mediatike tė shtetit totalitar, e vetmja mėnyrė ėshtė t’u drejtohesh mediave tė huaja perėndimore. Ato konsiderohen burime tė sigurta informacioni. Paradoksi, por qė kuptohet kur arsyetohet mė thellė, ėshtė se sa mė shumė pushteti i censuron mediat perėndimore, aq mė shumė ato bėhen tė besueshme nga ana e publikut vendas. Kuptohet: “Pėrse do tė censuroheshin, nėse ato qė transmetojnė nuk i «djegin» dikujt, pra pėrse do tė ndalohen nėse nuk ka midis mesazheve qė na komunikojnė gjėra tė vėrteta?” Kėshtu mendon njeriu i thjeshtė nė vetminė e tij, i mbyllur nė vatrėn e tij tė ngushtė dhe shumė modeste familjare. Aq mė shumė, kjo besueshmėri rritet sa mė tepėr qė mediat e Shqipėrisė e vonojnė informacionin pėr atė qė ndodh nė botė apo nė vend. Ky informacion, kur ėshtė delikat dhe i papėrballueshėm, vjen me shumė vonesė te publiku, sepse mediat zyrtare hezitojnė ta transmetojnė. Vetėm kur skandali shpėrthen, atėherė kur nuk mund tė fshihet dot mė, ai hyn nė hapėsirat e komunikimit publik. Por, mediat e huaja perėndimore tashmė i kanė prirė, e kanė parashikuar, e kanė njoftuar. Besueshmėria e tyre si burime tė sigurta informimi rritet gjithnjė e mė shumė. Midis opinionit publik vendas dhe mediave zyrtare ėshtė shpallur njė marrėdhėnie e ftohtė, nė fillim nė formė dyshimesh, dilemash, pastaj armiqėsi dhe mė nė fund njė «divorc» i plotė dhe pėrfundimtar.

    Kur ėshtė fjala pėr revolucionet «e kadifenjta» qė ndodhėn nė vendet e Evropės Qendrore, aq mė tepėr kur fjala ėshtė pėr dramacitetin e revoltės rumune nė fund tė vitit 1989, duhet thėnė se publiku shqiptar ka rastin t’i shohė ngjarjet nė televizion si njė spektakėl, si njė film me revolucionarė, me ilegalė, me revolucione klasike tė vendosura nė skenė nga mjeshtėr regjisorė. Dukej si njė ndeshje futbolli. Gjithēka po pėrgatiste ndryshimin. Atė qė do tė duhej ta realizonte nė vendin e vet, publiku fillimisht e sheh nė televizion se si e kryejnė popujt e tjerė.

    Emisionet e huaja televizive mund tė ndiqen nė mjaft zona edhe fare pa ndihmesėn e antenave qė pėrforcojnė sinjalin televiziv. Aparatet televizive fitojnė edhe njė pėrparėsi nga kėto antena. Shteti mund t’i fikė kėto sa herė tė dėshirojė, asgjė nuk ndodh. Nė kėto kushte uzina e prodhimit tė televizorėve nė Durrės hedh nė treg aparate televizive pa qarqet e integruara qė krijojnė mundėsinė e marrjes sė sinjaleve televizive nga shumė larg, nga jashtė, pa pasur nevojė pėr pėrforcimin e sinjalit. Teknika duket sikur merr njė pėrmasė kulturore qė nuk pėrputhet fare, qė ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim, me atė tė pushtetit totalitar. Por, njerėzit kundėrveprojnė duke riprodhuar nė mėnyrė artizanale pajisjet e domosdoshme nė mėnyrė qė tė plotėsojnė skemėn me ato qė kanė lėnė mangėt te televizorėt e tyre. Shoferėt qė punojnė nė ndėrmarrjet shqiptare tė transportit tė jashtėm, nisin tė fitojnė para me «grushta» duke bėrė tregti nėpėrmjet sjelljes nga jashtė tė mikroprocesorėve, pėr tė cilėt kanė nevojė aparatet televizive tė prodhuara nė vend. Ėshtė mė shumė njė trafik i fshehtė, «ēimkat» fshihen ku tė munden, nė sediljet e kabinave tė mauneve gjigande, nėpėr gomat e tyre dhe kontrollet nė pikat kufitare bėhen shumė tė imta. Dyshohet mbi ēdo shofer.

    Fillon ajo qė mund tė quhet «Lufta e antenave». Grupe militantėsh, shumica pensionistė, aktivizohen nga komitetet e partisė pėr tė ushtruar presion moral dhe politik mbi ato familje, antenat e televizorėve tė tė cilave janė tė drejtuara nė atė mėnyrė mbi ēati dhe tarraca ndėrtesash banimi, qė tė kapin sinjale televizive nga Perėndimi apo janė tė pajisura me mė shumė elementė sesa do tė mjaftonin pėr tė kapur vetėm emisionet televizive tė Radiotelevizionit Shqiptar.

    Ēdo veprim ka patjetėr njė kundėrveprim. Antenat televizive mbi ēati dhe tarraca ngrihen natėn, sapo erret, dhe ulen herėt nė mėngjes, pa u gdhirė. Fshihen nėpėr pullaze. Njerėz, si fantazma, shfaqen mbi ēatitė e shtėpive sapo nis e bie muzgu. Ecin lehtė mbi tjegulla. Bėjnė ushtrime gati prej ekuilibristėsh. I gjithė qyteti duket se ėshtė mbushur me vampirė, me shpirtra tė vdekurish qė shėtisin natėn mbi pullaze, ka plasur mania e «spidermanėve». Qytetarėt e kėrkojnė lirinė e informacioni duke u kacavjerrė majave tė kulmeve tė shtėpive tė banimit apo duke u ngjitur si ketra mbi pemė, ku midis gjetheve tė dendura tė drurėve frutorė fshihen antena televizioni. Ēmimi i kėtyre tė fundit nuk rresht sė ngjituri. Vidhet llamarinė nga qendrat e punės. Artizanėt, qė u vjen ndoresh pėr tė montuar nga e para njė antenė, janė njerėzit mė tė kėrkuar, mė tė ēmuar, mes miqve, komshinjve, tė afėrmve, miqve dhe shokėve. Ėshtė njė zanat i fshehtė, i dėnueshėm nga pushteti.

    Shoqėria kėrkon ekuilibrin informativ, pa tė cilin nuk mund tė bėjė dot. Kur ia mohojnė, ajo nuk rresht derisa gjen tė ēarėn qė i lejon t’i hyjė nė sy e vesh informacioni i munguar.

    Duhet kompensuar mungesa dhe rrallėsia e informacionit. Pas ēdo veprimi tė pushtetit totalitar pėr ta ngushtuar sferėn e informacioneve nga burime informacioni jashtė vendit, vjen njė kundėrpėrgjigje nga ana e shoqėrisė pėr ta zgjeruar me ēdo kusht atė. Veprimet dhe kundėrveprimet vazhdojnė dhe ndjekin njėri-tjetrin, duke pėrdorur secili, gjithnjė e mė tepėr, mėnyra dhe djallėzi gjithnjė e mė tė pėrpunuara, mjete pėrherė e mė tė ndėrlikuara pėr t’ua arritur qėllimeve tė tyre.

    standart

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shume rrethqarkosje fjalesh e njejtesi mendimesh, qe mbushin faqe libri, po jo mendje njerezish. Jo per faktet qe dihen, po per verdallosjen rreth fakteve.
    Nuk di nese ka dicka ne kete liber per pragun e fundit te viteve '80 dhe fillim pragun e viteve '90-te, per nje broshure te tij(Neofrojdizmi-nje nga bazat e liberalizmit borgjez), qe me duket(nuk jam 100 perqind i sigurt, por pak rendesi ka kjo) se i dha titullin zotit Artan, qe e ve pa teklif qysh atehere para emrit te vet. Nese pershendes deri diku punen e tij te metejshme shkencore(them deri diku se me shume nuk eshte shkencore pre tij), mbetem skeptik per sinqeritetin e shpirtit, i cili nese eshte i tille, duhet te shkarkohej prej kohesh nga ngjizja me vepren e shkuar, qofte nepermjet nje vetkatharsisi kohe me pare.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Po ky artikulli qe po te postoj me poshte si te duket o Brar se po duket se mediat po bejne me shume dem se sa nxjerrin nje te vertete ne shesh. Masakra e bere ne krahinen e Mirdites sapo revolucionaret nacionaliste socialiste moren pushtetin, i ka djegur xhaxhit dhe mbasi jane menduar fort jan perpjekur qe me dinakeri te heqin fajin nga vetja. Keshtu ndodhi edhe per shume te tjere. Demi mbi njerezit e thjeshte ne te kaluaren 45 vjecare sot shihet qarte. Spo hyj me gjate ne diskutim

    Nje leter per Mosken

    Nga Frrok Cupi

    Letren tha se e ka derguar ne Bruksel. Udheheqesi numer Dy i Partise Socialiste (ish-komuniste), dje doli ne nje "takim me gazetare" dhe njoftoi gjithe popullin se "i kam derguar leter Brukselit". Konteksti i bisedes me gazetaret mbi letren ishte sikur Gramoz Ruci i paska shkruar Brukselit se "ne Shqiperi po rrezikohet demokracia". Kush mund te besoje se numri Dy i Partise Socialiste (ish-komuniste) dallon ku preket e ku lulezon demokracia? Te pakten te kishim kaq sinqeritet mes nesh dhe mes Partise dhe ne te tjereve, sa te thuhej drejt se numri Dy i ish- Partise Komuniste eshte shume i shqetesuar pse komunizmi, i cili po tenton qe nga fund-qershori i vitit 2009 qe te marre pushtetin me force, nuk po e arrin kete. Kjo ne fakt eshte nje dhunim te drejte, por dhunimi i "te drejtes" se regjimit komunist per te kryer revolucion dhe per te ardhur ne pushtet me dhune. Partia Socialiste (ish-komuniste) nuk u pajtua me humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te vitit 2009, dhe kerkoi pushtetin edhe pse e pa votuar. Hapi i pare ne rrugen e marrjes se pushtetit me se s'ben, u percaktua pranimi i rezultatit, por mos-pranimi i rezultatit- njekohesisht. Menjehere pas kesaj, Partia Socialiste deklaroi se qeveria duhej te largohej "pavaresisht se e votuar ne mazhorance". Disa vezhgues, si brenda edhe jashte vendit, u angazhuan ne kuptimin e koncepteve te PS, si konfuzion. Ne fakt, kundershtimi ndaj rregullave te demokracise se "kush fiton zgjedhjet qeveris vendin", nuk ishte nje konfuzion. Konfuzion duket sipas Eres se re te demokracise dhe Pluralizmit, por Partia Socialiste (ish-komuniste) nuk ka konceptin e njejte te Eres aktuale. Partia e ardhur nga rregulla te forta komuniste, nuk e njeh parimin e Mazhorances- parim themelor ne ndertimin e qeverimit sipas zgjedhjeve te lira. Hapi i dyte per marrjen e pushtetit edhe pse parti e pavotuar, ishte hapi ideologjik: "te hapim kutite, te shikojme rezultatin, edhe po te jene manipuluar ua leme pushtetin ju". Per disa njerez te mesuar fort ne periudhen komuniste, kjo u duk si "drejtesi" ose si "shpirtgjeresi" e Partise Socialiste. Ndersa per disa te tjere te lodhur keqas me zhurmen politike qe krijoji mos-pranimi i zgjedhjeve nga Partia Socialiste, kjo ishte nje "zgjedhje e mire". Thelle- thelle, taktika "ua leme pushtetin edhe po te jete i manipuluar" ishte thelbi komunist i mbajtjes se pushtetit. Komunistet as e kane njohur dhe as e njohin kurre pushtetin e fituar me vota; pushteti per ta vjen nga gryka e pushkes dhe mbahet perjetesisht nga nje pale. Pale te dyte e te trete nuk ka. Ne thelb, kete filozofi mbartte parulla e Partise Socialiste se "ua dhurojme pushtetin, edhe po te jete i manipuluar". Demokracia ketu vdes; ose, jo vetem vdes, por nuk ka ekzistuar kurre. Hapi i trete per marrjen e pushtetit me cdo kusht, edhe pa u votuar, u shenua nje manifestim force me turma njerezore, deri edhe ne nje greve urie me deputete dhe me popull. Greva e urise terrorizoi qytetaret e Tiranes dhe kalimtaret kudo neper rruget e atdheut, te cilat u bllokuan nga protestuesit socialiste per pushtet. Me kete rast, Partia Socialiste (ish-komuniste) manifestoi disa prej pikave nevralgjike te zhvillimit te partive komuniste bolshevike qe nga Tetori i vitit 1917 me Leninin ne krye. U manifestua epshi revolucionar per keputjen e telave, zenien e rrugeve dhe keputjen e vagoneve te trenave; u manifestua uria si mjet per te krijuar afersi dhe dhembshuri me te varfrit proletare, u manifestua populizmi i cili ne kete rast ben qe te perfitoje kush eshte me i keqi mes turmash. Me e rendesishmja, mes cilesive bolshevike qe manifestoi greva e urise, ishte zhvleresimi i perfaqesuesve ne parlament qe ne kete rast quhen deputete. Keta, me nje urdher nga kryetari i Partise, u nxoren te gjithe ne greve urie. Domethene perfaqesuesit parlamentare nuk vlejne, ashtu sic realisht nuk vlejne per shoqerite totalitare komuniste. Dje, numri i Dy i Partise Socialiste (ish-komuniste) njoftoi se po i shkruan leter Brukselit ku e njofton se ne Shqiperi "ka violence mbi te drejten". Numri Dy, Gramoz Ruci eshte i vetmi ne Evropen Juglindore minister i periudhes se diktatures qe ka mbetur udheheqes i larte politik dhe tenton te kthehet ne minister ose kryeminister ne nje sistem demokratik. Gjate diteve te fundit kur po binte regjimi i diktatures bashke me simbolin e vet- monumentin e diktatorit, ministri Ruci qe kishte funksionet e ministrise se dhunes, la detyren shteterore dhe u vu ne krye te rebeleve me emrin "Vullnetare te Enverit" me qellim qe te mbyste ne gjak kundershtaret e komunizmit dhe aktiviste te demokracise. Pak kohe me vone u akuzua per vrasjen e kater deshmoreve kryesore te revolucionit demokratik, por shpetoi nga denimi ligjor. Tani shpallet para popullit se "po ankohem ne Bruksel per shkeljet mbi demokracine". Duket se Brukseli eshte nje burre, ndoshta minister i Diktatures, qe ballafaqohet me zotin Ruci. Zhvillimi i Demokracise ne rajon e ka krijuar edhe konfuzionin e orientimit. Komunistet ishin orientuar ne Moske; por edhe Brukselin mund ta perdorin si Mosken ne qofte se kerkojne pushtet te njejte.

    Gazeta @koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 18-09-2010 mė 22:11 Arsyeja: ndyshim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •