
Postuar mė parė nga
[era]
Duke marre shkas mbi idete progresiste te Comte, Hegel, Marx, Tocqueville, Spencer, Morgan, Newman e Tylor (duke permendur ketu disa nga studiuesit themelore te Teorise se zhvillimit),
"ndryshimi eshte pjese e nje aspekti social, njesoj si cdo element perberes ose qe e rrethon vete aspektin nen fjale"...
-Per Comte, ky aspekt qendronte kryesisht ne diturine njerezore, edhe se ne punet e mevonshme i permblodhi duke futur ketu shoqerine civile ne kompleks;
-per Hegel aspekti kishte te bente me lirine;
-per Marx, faktoret e prodhimit ekonomik neper kohera;
-per Tockqueville, demokracia perendimore;
-per Spencer, cdo bashkesi e Institucioneve kryesore te shoqerise;
-per Newman ishte krishterimi;
-per Morgan identiteti ishte ideja e familjes, e pronesise, e qeverise civile;
-dhe per Taylor ishte ne pergjithesi kultura e ne vecanti Fe-ja.
Gjigandet e shek te XIX ishin te idese qe: "Zhvillimi i shoqerise njerezore varet, pa diskutim, nga cilesite themelore qe ekzistojne brenda saj".
Marrim rastin e demokracise, sepse ketu nuk kemi kohe e vend per t'i diskutuar, nje me nje, te gjitha:
Tocqueville mendonte, se e ardhmja e demokracise varej, drejt per drejt, nga natyra e brendshme e demokracise: Kundershtimi i pashmangshem ndermjet vlerave te barazise dhe te lirise apo tensioni i paeliminueshem ndermjet individualizmit dhe dominimit te mazhorances e keshtu e me rradhe... Duke pasur parasysh keto elemente strukturore, nuk duket sikur demokracia mund te trajtohet ne te njejtin nivel me te cilin Marx, trajtonte, pak a shume, kapitalizmin; apo Comte Diturine dhe kulturen njerezore? Ose, ne vezhgimin e tradites agostiniane, njesoj sic kishte bere krishterimi?
Me pak fjale: Ndryshimi ka nje drejtim, eshte i pashmangshem, eshte i vazhdueshem, i domosdoshem etj etj ne vazhdim.
*Ajo qe na intereson sot eshte nese ndryshimin duhet ta shikojme tek aspektet e vecanta te jetes sic eshte demokracia, kapitalizmi, Fe-ja, Njohuria, apo tek vete progresi? Perse kerkojme perhere e me shume perse, perse, perse... kur zgjidhja eshte perpara syve tane? Perse duam hapa gjigande, kur vete jeta na tregon qe ndryshimi vjen, por gradualisht dhe dale nga dale?
*Cfare mendoni per te ardhmen? Do kemi progres akoma apo do i japim nje stop, pasi gjithcka eshte arritur me kaq? Drejt cfare ere jemi duke shkuar e cfare vlere kane idete demokratike, etnike, kulturore, fetare e me rradhe?
Ide, duke u bazuar ne librin e Robert A. Nisbet: Storia e cambiamento sociale, 1977
Krijoni Kontakt