Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Post Kujtimet e Tony Blair: Kosova ishte një çështje morale

    Autobiografia e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, “Tony Balir: A Journey”, tashmë ndodhet në duart e lexuesve dhe ai ka provokuar interesimin e opinionit në gjithë botën. Sipas BBC në gjuhën serbe, në këtë libër janë edhe 30 faqe që i kushtohen Kosovës.

    Në kreun që e ka quajtur “Kosova”, ish-kryeministri britanik shkruan se si këtu në Britani janë të bindur se një nga episodet e tij të suksesshme të qeverisjes ishte roli në bombardimin e Serbisë nga forcat e NATO-s gjatë vitit 1999, për shkak të spastrimit etnik të Kosovës.

    Blair, sipas bindjeve të tij, ka luajtur rolin vendimtar në këtë ndërhyrje ushtarake dhe e pranon se ishte pakicë kur përpiqej për zgjidhje ushtarake të krizës së Kosovës.
    Ai thotë se insistimi i tij për një zgjidhje të tillë kishte vënë nën presion edhe marrëdhëniet e shkëlqyera personale me presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton.

    Amerikanët, ndryshe nga kryeministri britanik, nuk ishin aq të interesuar për zgjidhje ushtarake, meqë nuk ishte e lehtë t’ia shesësh opinionit publik amerikan, për dallim nga konfliktet në Afganistan e Irak, ishte shumë e vështirë të thuhej se cilat ishin interesat amerikane në Kosovë.

    Blair po ashtu shkruan se e kishte kritikuar Clintonin pse në shtypin amerikan asokohe ishin shfaqur tekste, në të cilat flitej se kryeministri britanik po bën presion në SHBA që të pranojnë dërgimin e forcave këmbësore në Kosovë, nëse sulmet ajrore nuk japin rezultate. Më në fund, shkruan Blair, megjithatë pranoi edhe për forcat tokësore.

    Shpjegimi i tij në këtë libër mbi siç e pranon vet interesimin jashtëzakonisht të madh për zgjidhje ushtarake të krizës së Kosovës, parimisht ka të bëjë me qëndrimin e tij tashmë të njohur mbi të ashtuquajturën “intervenime humanitare”.

    Ai shkruan se për të Kosova në thelb ishte çështje morale dhe çdo ndërhyrje ushtarake sjell edhe rreziqe përkatëse, por edhe se mosintervenimi po ashtu është i rrezikshëm, dhe si shembull përmend Bosnjën dhe Hercegovinën në fillim të viteve 90’.

    Blair thotë se në moment të parë motivi i tij kryesor për të kërkuar ndërhyrje ushtarake për Kosovën, ishte siç thotë, “zemërimi për shkak të asaj që ndodhte atëherë në Kosovë”, ku njerëzit e zakonshëm ndiqeshin nga shtëpitë e tyre dhe shndërroheshin në refugjatë, vriteshin, dhunoheshin, dhe rraheshin në mënyrën më të egër, dhe shumë shpesh sadiste.

    “O Zot, a nuk na ka mësuar asgjë historia evropiane?”, pyet Blairi dhe shkruan se kjo për të ishte shokuese, por edhe më e tmerrshme ishte se në disa qarqe pranohej se e gjithë kjo ishte shumë shokuese, megjithatë shtrohej pyetja – a duam ne me të vërtetë të përzihemi?

    Sidoqoftë, Blair thotë se Kosova i ka mësuar një varg leksionesh – edhe për pushtetin, edhe për udhëheqjen, edhe për vetveten. Kur lexon sot materialet nga ajo kohë dhe mendon se si është zhvilluar situata, Blair thotë “krenohem”. Ish-kryeministri britanik thotë se “Kosova ia ka definuar shikimin e tij ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe ushtarake përgjithësisht”.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    I lumte Tonit po sa e sa ceshtje te tjera morale ka te zonave qe duan pavaresi, dhe shtypen barbarisht. Megjitahte nej fillim i mire ky. Le t eurojme qe ne te ardhmen askush nuk do guxoje te mohoje pavaresine per cilendo province, sado e vogel te jete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •