“Vetëm Talebanët nuk janë të korruptuar”
Intervistë me veteranin e CIA-s, Michael Scheuer
Supozohet se CIA i ka ndihmuar Presidentit afgan Hamid Karzai për informacion. Ish oficeri i CIA-s Miçael Scheuer foli për Spiegel për atë se pse lufta kundër korrupsionit në Afganistan është e gjithçka, por e pamundur.
SPIEGEL: CIA është akuzuar se ka paguar Mohamed Zia Salehi, një ndihmës i Presidentit afgan Hamid Karzai, për informacion. A e ka dëmtuar CIA kredibilitetin amerikan?
Michael Scheuer: Kjo është absolutisht një rekrutim i mirë. Unë mendoj se mund të rekrutohet kushdo që ju jep qasje në një objektiv. Mund të jetë dikush që është një terrorist ose mund të jetë dikush që është një zyrtar i korruptuar. Unë mendoj se çdo agjenci tjetër e inteligjencës do të ishte e kënaqur që të ketë dikë për t'u dhënë atyre informacion në lidhje me atë se ç’është duke menduar Karzai, sepse ai është një njeri aq i pandershëm.
SPIEGEL: SHBA tani përballet me akuzat se është duke financuar pikërisht atë korrupision për të cilin premton se do ta luftojë.
Scheuer: Jo me të vërtetë. Presidenti Obama e dinte këtë. Këshilltarët e tij të zbulimit kishin dijeni për këtë. Nëse ai është i zgjuar unë jam i sigurt se presidenti do të dëshironte që të ketë dikë afër Karzait për të ditur se çfarë po ndodh. Qeveria e SHBA-së dhe qeveritë e tjera gënjejnë kur thonë se ata mund ta pastrojnë korrupsionin dhe të fitojnë luftën.
SPIEGEL: A është Uashingtoni aq sa duhet energjik në këtë përpjekje për të luftuar korrupsionin?
Scheuer: Në fakt ne nuk jemi në një pozicion për t’i shtyrë këta njerëz. Kush do t’i zëvendësonte ato? Nuk ka të tjerë që janë më pak të korruptuar. Ndoshta i vetmi popull i ndershëm në Afganistan janë talibanët. Nëse doni që të mos ketë korrupsion, jepjani qeverisjen përsëri Talibanëve.
SPIEGEL: Salehi, anëtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Sigurimit të Afganistanit, thuhet se ka qenë në listën e pagave të CIA-s për vite me rradhë. A mendoni se ai do të vihet në gjyq?
Scheuer: Unë mendoj se nuk do të ketë gjykim. Salehi di aq shumë për atë që ndodh në atë qeveri dhe ato që kanë vjedhur dhe kush është duke bërë vjedhje, nëse ai nxiret ne ulësen e dëshimtarit, kjo mund të jetë edhe për vetë Karzain.
Intervistoi, Marc Hujer
08/31/2010
Link
http://www.spiegel.de/international/...714936,00.html
Krijoni Kontakt