Prishtinė – Njė dokument diplomatik perėndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhė tė pėrafėrt me atė tė kabllogrameve amerikane, verifikon mossinqeritetin e shteteve tė Quintit qė njė kohė tė gjatė kanė kėrkuar nga Prishtina dialog vetėm me “qytetarin e veriut” tė Kosovės. Dokumenti qė daton nga koha kur pushtetin nė Serbi e kishte Boris Tadiq, flet pėr dėshirėn e pranuar tė Beogradit pėr negociata sekrete me Prishtinėn, krahas dialogut teknik. Pėrgjatė kėtyre negociatave, pėrmes njė vendimi administrativ do krijohej territori i veēantė i quajtur “Veriu i Kosovės”.

Ndonėse nuk pėrdoret askund termi autonomi pėr veriun, njė prej pikave thotė: “Tė drejta tė zgjeruara dhe status pėr serbėt qė jetojnė nė komunat e veriut tė Kosovės, ku serbėt pėrbėjnė shumicėn, duke e krijuar (pėrmes njė vendimi administrativ) njė rajon tė vetėm tė quajtur Veriu i Kosovės, me tė drejta tė veēanta tė pėrfaqėsimit”.

Javėn e kaluar “Zėri” ka raportuar pėr njė lobim tė fuqishėm qė Beogradi po e bėn te amerikanėt, gjermanėt dhe britanikėt duke kėrkuar tė drejtėn pėr serbėt e veriut tė Kosovės qė pėrmes zgjedhjeve tė kenė parlamentin e tyre me tė drejta ekzekutive.

Qė tė gjitha kėto dhe shumė kėrkesa tė tjera, dokumenti i siguruar nga “Zėri” thotė se janė planifikuar qė tė arrihen para zgjedhjeve tė prillit tė mbajtura nė Serbi, pėrmes “diskutimeve diskrete” .

Ish- diplomati amerikan, Daniel Serwer, para pak ditėsh i ka thėnė gazetės se ai ka indikacione qė marrėveshjet do tė arrihen para se palėt tė takohen publikisht. Sipas Serwer, takimi i liderėve apo palėve nė pėrgjithėsi do ketė rėndėsi pėr simbolikėn qė pėrfaqėson ai shtrėngim i duarve, por jo pėr tė arritur marrėveshjet.

Dokumenti, qė sipas informacioneve tė gazetės ka rrjedhur tashmė nga diplomacia perėndimore nė Beograd te zyrat e qeverisė nė Prishtinė, thotė saktėsisht kėshtu:

“Paralelisht dhe ndaras nga dialogu aktual i lehtėsuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinės, Beogradi do tė ishte i gatshėm qė tė shqyrtonte mundėsinė e diskutimeve diskrete pėr njė zgjidhje tė pėrgjithshme tė marrėdhėnieve me Prishtinėn dhe tė cilat do tė fillonin menjėherė dhe potencialisht do tė pėrfundonin nė pranverė tė vitit 2012”.

Kohė mė parė edhe partia aktualisht opozitare, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės kishte drejtuar akuza publike ndaj zyrtarėve tė partisė nė pushtet se po takohen fshehtas me pjesėtarė tė pushtetit serb nga koha kur Boris Tadiq ishte president i Serbisė. Mirėpo, nga ajo kohė deri mė tash gjėrat kanė ndryshuar rrėnjėsisht pasi AAK jo vetėm qė nuk zbuloi asnjė nga provat qė thoshte se i posedon, por me “sugjerimet” e miqve ndėrkombėtarė ka shprehur gatishmėri tė bėhet pjesė e njė dialogu politik me Serbinė, i cili mbėshtetur nė dokumentin e siguruar, duket se tashmė vetėm po zhvillohet.

“Diskutimet diskrete” qė pėrmenden aty thuhet se do tė bėheshin duke u mbėshtetur nė dy parime:

(a) qė ato tė bėhen pa paragjykuar statusin e Kosovės nėn rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, 1244 dhe qėndrimin e Beogradit pėr tė mos njohur Deklaratėn e njėanshme tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe (b) qė kjo zgjidhje do tė pėrfshinte interesin e tė gjithė serbėve qė jetojnė brenda kufijve ekzistues tė Kosovės dhe do tė pėrjashtonte opsionin e ndryshimit tė pikave tė kalimit (boundary)”.

Njė tjetėr kėrkesė ėshtė edhe dhėnia e njė statusi special pėr Kishėn Ortodokse pėr tė siguruar qėndrueshmėri afatgjate, mbrojtje dhe ruajtje tė tyre, njėjtė siē kėrkohet aplikimi i pėrgjithshėm i principeve tė decentralizimit.

Ndėrkaq nga ato qė Serbisė do i kėrkohej ėshtė pajtimi qė Kosova tė marrė pjesė nė forume rajonale, mbėshtetja e perspektivės evropiane pėr tėrė rajonin dhe implementimi i marrėveshjeve tė arritura nė dialogun teknik.

Zyrtarisht deri mė tash tė dyja palėt, edhe pushtetarėt e rinj nė Beograd dhe ata nė Kosovė janė shprehur tė gatshėm pėr negociata politike. Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė njė intervistė pėrmes telefonit javėn e kaluar ka thėnė se pėr tė arritur njė zgjidhje tė qėndrueshme pėr veriun duhet tė pėrfshihet edhe Beogradi.


http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...htine-beograd/