Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Borxhi, qytetarët blenë 34 milionë dollarë bono

    Tërhiqen bankat, individët rrisin pjesëmarrjen në financimin e deficitit.
    Kërkesa rekord në ankandin e fundit, interesi 7.1 për qind.
    Llogaria është e thjeshtë. Interesi i investimit në bono thesari është më i lartë sesa interesi i çfarëdo depozite me çfarëdo afati të ofruar nga bankat e nivelit të dytë. Dhe, kur bëhet fjalë për kursimet apo financat personale, të gjithë duan të maksimizojnë fitimin. Në ankandin e fundit të bonove të thesarit, ose të borxhit që merr qeveria për të financuar deficitin e buxhetit të shtetit, u pa qartë se individët kanë filluar të interesohen shumë për diferencat mes interesit që do fitojnë për investimin e tyre. Shifrat e dhëna nga Ministria e Financave tregojnë se në ankandin e fundit kërkesa jonkonkurruese, pra jo e bankave të nivelit të dytë, arriti në 3.4 miliardë lekë, ose rreth 34 milionë USD. Sipas ligjit, “Kërkesa jokonkurruese” nënkupton kërkesën në të cilën shprehet vetëm shuma e pjesëmarrjes në ankand.

    Panorama

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Fullani: Bankat frikë për kredi, rriten kursimet

    Shqiptarët po kursejnë dhe kanë frikë të shpenzojnë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në analizën e situatës ekonomike, theksoi se edhe parashikimi për muajt në vijim vazhdon të jetë pesimist. “Konsumatori vijon të karakterizohet nga një sjellje e orientuar drejt kursimit. Kjo sjellje pasqyrohet në shtyrjen e shpenzimeve të rëndësishme, në rritjen e depozitave dhe të investimeve në letrat me vlerë, si dhe në kërkesën e ulët konsumatore për kredi bankare. Investimet private vazhdojnë të mbeten të dobëta, në reflektim të ecurisë së dobët të kërkesës finale në ekonomi”. Pesimiste duket edhe situata për muajt në vazhdim, po të shikosh statistikat që dha dje guvernatori. “Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve vijon të jetë e ulët, ndërsa importi i makinerive dhe pajisjeve regjistroi një rënie vjetore me 9.5% në tremujorin e dytë. Projeksionet bazë për ecurinë e pritur të ekonomisë në të ardhmen mbështesin vlerësimet e mëparshme për një rritje të ngadaltë të ekonomisë shqiptare gjatë periudhës së ardhshme. Kërkesa e brendshme, e cila është shfaqur e dobët në pjesën e parë të këtij viti, pritet të vijojë të kushtëzohet nga hezitimi i agjentëve ekonomikë në ndërmarrjen e konsumit dhe investimeve private”. Banka vendosi dje të mos ndryshojë normën bazë të interesit, ndërkohë që Fullani nënvizoi frikën e bankave për rritjen e kreditimit. “Sektori privat i ekonomisë, i ndikuar nga pasiguritë e shtuara për zhvillimet makroekonomike brenda dhe jashtë vendit, ka shfaqur një kërkesë të ulët për kredi bankare. Në të njëjtën kohë dhe për të njëjtat arsye, bankat vazhdojnë të tregojnë kujdes të shtuar në procesin kredidhënës”.

    Panorama

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    BSH, Fullani: Norma bazë e interesit, s’ndryshon

    TIRANE- Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ka vendosur te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit.
    Gjate nje konference per shtyp, guvernatori i BSH, Ardian Fullani ka deklaruar se ne mbledhjen e keshillit eshte vendosur mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit në nivelin 4%.
    “Kushtet monetare janë të përshtatshme për arritjen e objektivit te inflacionit për periudhën afatmesme”- tha Fullani.
    Ai ka theksuar se rritja ekonomike, ndonese e ngadalte ka qene me e ndjeshme se ne tremujorin e fundit.
    “Ndjekja me rigorizitet i të ardhurave dhe shpenzimeve për të mbetur në ekulibrin e borxhit të brendshëm dhe deficitit buxhetor janë mjaft të rëndësishme dhe janë elementët kryesor për një zhvillim afatgjatë të vendit dhe rritjes së investimeve të huaja” tha Fullani.
    Guvernatori ka reaguar edhe per akuzat e opozites per shpenzime luksi te BSH, duke thene se ky institucion investon dhe shpenzimet jane transparente.
    “BSH-ja nuk bën shpenzime luksi, por ka krijuar kushtet për konsolidimin e një institucioni të pavaruar, llogaridhënës. Ne investojmë tek njeriu. Kompesimet që fliten për ushqimin është menca, ndërsa shpenzimet për sportin janë elementë të një institucioni bashkëkohor. BSH-ja po bën një revolucion për rikontuksionin e godinave të saj” tha Fullani.

    Panorama

  4. #24
    Ky Fullani mashalla e kishte rrogen

    I dyti ne bote pas Obames


    Guvernatori Fullani merr 900 mijë lekë të reja në muaj, më e larta në hierarkinë shtetërore, madje më shumë se paga e Presidentit, kryeministrit dhe një ministry të marra së bashku. Në vit këto të ardhura arrijnë në 100 mijë dollarë, shifër rekord duke pasur parasysh të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve me rreth 4 mijë dollarë. Sipër vetes Fullani përsa i përket të ardhurave, mbi 100 milionë dollarë ka vetëm homologun e tij britanik, duke lënë pas SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Suedinë apo Australinë.
    (sg/shqiptarja.com)
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 30-08-2012 më 12:44
    Revolution 1848

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ky Fullani mashalla e kishte rrogen

    I dyti ne bote pas Obames


    Guvernatori Fullani merr 900 mijë lekë të reja në muaj, më e larta në hierarkinë shtetërore, madje më shumë se paga e Presidentit, kryeministrit dhe një ministry të marra së bashku. Në vit këto të ardhura arrijnë në 100 mijë dollarë, shifër rekord duke pasur parasysh të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve me rreth 4 mijë dollarë. Sipër vetes Fullani përsa i përket të ardhurave, mbi 100 milionë dollarë ka vetëm homologun e tij britanik, duke lënë pas SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Kanadanë, Suedinë apo Australinë.
    (sg/shqiptarja.com)


    Imagjino ça do te thonte Mario Monti qe punon falas ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •