Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Une nuk kam pare ndonje perparim...sidomos keta 2 vitet e fundit. Ok rruget jane rregulluar, por do ishte kulmi qe nje pellemb vend te mos kishte rruget mire. Pra perparimi ku eshte, vetem ne shifra propaganduese?

    çfare i duhet me shume Fullanit nga pune deri tek shpija te shtrume e ka rrugen Fullani
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #12
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po shifra jane a "derézi",nuk ka problem se jane relative..(matematika ka dhe numerat relativ):Rendesi ka qe shqiperia po perparon...

    (U pa puna!E vetmja propagand qe ka mbetur eshte shifra e pensjonit e çmimet e jeteses ne shqiperi.)
    Ue sa kot ti Serafim.Po perparon thua.Neve jemi i vetmi vend ne bote pa krize edhe me rritje ekonomike.

    Si thoshte Enveri???

    E kemi telkaluar planim vjetor me 110%.


    P.s Nqs duartrokasin njerezit kur jep shifrat ky tipi duhet te jete pasardhesi i xhaxhit.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #13
    Ju kerkoj falje paraprakisht per injorancen, por kush eshte ky Fullani?!

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ju kerkoj falje paraprakisht per injorancen, por kush eshte ky Fullani?!
    Drejtori i Bankes Kombetare te Republikes se Shqiperise.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Pyetjet dhe pergjigjet e konferences se perbashket per shtyp te Ministrit te Financave Ridvan Bode me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani dhe Shefin e Misionit te FMN ne Shqiperi Gerwin Bell.


    Bode: Tellallet dhe teorite konspirative nuk frenojne dot rritjen ekonomike

    FMN: Mbeshtesim shkurtimet ne buxhet

    Fullani: Jemi dakort per cdo mase te metejshme



    Pyetje Valbona Mezini TVSH

    Sa do te jete rritja ekonomike ne shqiperi?

    Bell: Do te shikoni raportin e artikullit 4, do te shikoni qe shifra qe kemi paraqitur ne ate kohe ka qene 2.3%, por tani qe jene beret e vlefshme me shume te dhena sidomos te dhenat per tremujorit te pare parashikimi per rritjen eshte rreth 2.6%. sigurisht eshte dicka me shume afer 2 dhe 3, tani me afer 3, por mos u nxehni me mua nqse nuk e ndryshoje perseri parshikimin per rritje pasi keto pune jane gjithmone ne progress dhe sa here qe kam me shume te dhena ne dispozicion te dhenat axhustohen, por qe eshte diku midis 2 dhe 3 %.


    Pyetje Emirjon Senja Gazeta Shekulli

    A do te ndryshoje statusi I FMN-se ne Shqiperi?

    Bode: Ju e degjuat disponimin e Fondit Fonetar Nderkombetar per te qene prezente per te ndihmuar Shqiperine. Sigurisht performimi pozitiv ne kete periudhe e ben edhe me obligues le te themi nga ana morale Fondin Monetar i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne satabilitetin financiar te vendit per nje periudhe shume te gjate dhe kane shprehur disponimin e tyre per te qene prezente per te ndihmuar Shqiperine. Ne jemi duke bashkepunuar me Fondin, dhe ju e shikoni qe ka qene vetem dy here gjate ketij viti, dhe ne do te vazhdojme te bashkepunojme me Fondin per te perfituar maksimalisht ne interes te ekonomise se vendit. Nuk ka tabu per kete.


    Pyetje Klodi Tomori Televizioni Top Channel

    A mund te kishte shkurtime me te thella ne buxhet dhe ne kete kuader a duhet te kishte dhe rritje taksash?

    Bell: Eshte nje ceshtje politikash, sigurisht nga ana matematikore eshte e mundur qe te behet. Mund tju tregoj dhe formulen. Sigurisht kjo eshte nje ceshtje politikash. Mund te merret nje vendim per uljen e shpenzimeve apo do te shikohet nje nderhyrje nga te ardhurat. Kjo eshte nje pyetje per Ministrin e Financave sepse eshte nje ceshtje politikash dhe duhet zgjidhur nga elektorati shqiptar per opsionin qe mbron.

    Bode: Sikurse e pate qeveria, per te kontribuar ne mase efektive per stabilitetin makroekonomik dhe per te suportuar rritjen e ekonomise se vendit, duke zhvilluar ne kete menyre qe thame ruajten e ofertes dhe politiken e taksave te ulta, pra qe nuk mund te them rritje taksash sepse interesi per ti dhene suport ekonomise reale dhe jo thjeshte per te bere matematik per buxhetin, i cili do te thoshte nje nivel me te larte shpenzimesh per qeverine. Nga ana tjeter ne anen e kerkeses, u ruajt nje kerkese pozitive aktive persa i takon pagave dhe pensioneve, me nje kerkese konsumatore qe do te ndihmonte ne nje rishperndarje dhe nje riklasim te kerkeses qe do te orientonte kapitalet drejt sektoreve me rentabel. Nqse. Do te vazhdojme te mbajme permes programeve te qeverise nivelin e investimeve ne infastrukture sic e kemi deklaruar.

    Te perqendrohemi si instrument te nxitjes ekonomike vetem ne investimet infrastrukture mendoj se nuk eshte rruga me e drejte, pasi do te vepronim ne ne nje sfere te kufizuar te ekonomise dhe mbase do te deformonim pak ate qe tregu ofron ne te vertete. Prandaj ne vepruam ne kete forme, vepruam ne hapjen kerkeses ne gjithe gjeresine e tregut dhe pastaj nje politike qe ul kerkesen ne teresi te qeverise. Pra kjo do te jete ajo qe ne do te vazhdojme dhe nuk mendoje se Shqiperia do te vihet ne ate pozite qe do te detyrohet te rrise taksat per te stabilizuar treguesit makroekonomik. Mendoj se, sfida e Shqiperise dhe e vendeve te tjera eshte si te rikthejne ritmet e larta te zhvillimit te ekonomise pasi kushtet e bizneseve nuk jane thjesht nje ceshtje e nje veprimi momental rregullues.


    Pyetje Ardi Darsi Televizioni Alsat

    Z. Fullani a jeni i kenaqur nga shkurtimet e bera nga Ministria e Financave dhe per ju a ka vend per me shume shkurtime?

    Fullani: E rendesishme eshte dakortesia ne kuadrin e harmonizimit te politikes fiskale me politikat makroekonomike dhe njekohesisht zbatimin e reformave strukturore. Une mendoj qe hapi i marre eshte i nevojshem, I domosdoshem dhe ne linje me rekomandimet tona, megjithate zhvillimet globale dhe ato brenda vendit jane sfidante. Ne qofte se duhet te merren masa te tjera ne jemi dakort per tu marre ne kohe, por e theksoje dhe njehere qe masa e marre eshte ne linje me rekomandimet tona. Kjo do te thote qe tashme Banka e Shqiperise eshte e gatshme te shohe mundesine e stimujve te tjere monetare te nje politike te kujdesshme e cila do te jete ne funksion te kreditimit dhe te nxitjes reale te ekonomise reale.

    Bode: Tani eshte e vertete qe ne rishikimin e buxhetit pervec shkurimeve ne mundesuam nje rritje prej 4.3 miliarde lekesh ne buxhetin e ngrire te Ministrise se Puneve Publike, te cilat do te destinohen rreth 1 miliarde leke per programin e ujsjelles kanalizimeve ne menyre qe te akselerojme investimete me financim te huaj ne kete sektor te cilet jane te leverdisshme per momentin ne ekonomine shqiptare dhe po ashtu jane Brenda objektivave te prioriteteve te shpallura te qeverise. Rreth 3.3 miliarde leke per ti alokuar ne objekte te cilat jane ne vazhdim dhe eshte Ministria e Puneve Publike qe brenda ketij programi alokon fondet ne ato objekte te cilat kane avancuar me shume nga sa ka pasur programin ministria.

    Pyetje Erblina Mile RTV Ora News

    Cili eshte qendrimi juaj ne lidhej me INSTAT pasi shifrat e dhena prej ketij institucioni kontestohen shpesh nga opozita?

    Bell: FMN-ja, por edhe donatore te tjere si Bashkimi Europian kane ofruar shume ndihme, por edhe shume pune per te ndihmuar Institutin e Statistikave dhe ne qofte se, do te lexoni raportin e artikullit 4, bordi yne ne Washington e ka vleresuar progresin e bere nga INSTATI. A mund te ishin statistikat me te mira? Padyshim qe po, por kjo s’eshte nje gje specifike per Shqiperine. Kudo ne bote mund te kerkosh per statistika me te mira. Duke qene se kemi ofruar asistence dhe burime ne kete fushe e marim kete gje mjaft seriozisht dhe pas pak kohesh, pas dy javesh do te kete ketu nje mision vleresimi per asistencen teknike te ofruar ne fushen e statistikave, per te pare se sa e efekteshme ka qene kjo asistence nga ana jone dhe per te gjykuar se ku jane nevojat per asistence te metejsheme. Statistikat jane numra dhe do ishte me mire qe ta linim menjane retoriken dhe te shikonim gjerat praktike. Ne e kemi bere kete gje ne te kaluaren dhe do te jemi te gatshem ta bejme perseri.

    Bode: Tani lidhur me opoziten dhe me shifrat qe deklarojne cdo dite une do te thoja qe ju, mediat, te luanit rolin qe ju takon. Rama ka tellalle boll qe i nxjerr dite per dite per te shtremberuar dhe per te akuzuar cka eshte per te ardhur keq. Ka zene vend nje dominanace konspirative ne kupolen e opozites e nxitur nga Rama dhe shihen me dyshim te gjitha gjerat. Ne qofte se, flitet mire per vendin, per ekonomine e vendit, per institucione, per qeverine sigurisht qe Rama do mundohet te nxije.

    Deri tani ka sulmuar qeverine, ka sulmuar INSTAT-in, sulmoi dhe Banken me siguri neser do sulmoje dhe Fondin, vetem e vetem sepse mendon se te gjithe po i bejne konspiracion Rames dhe grupit te tij, pse flasin mire per Shqiperine, pse Shqiperia po ben progres ne te gjitha fushat dhe po flasim sot per fushen e financave publike dhe te ekonomise se vendit. Prandaj une do ftoja ne menyre te paanshme sikurse jeni, te gjitha medita televizive, te gjithe mediat e tjera te marrin infarmacione ne te gjitha fushat te cilat jane disponibel, te bejne analizat e pavarura pertej tellallve qe perdite bejne te njejten gje. Ate dite qe zoti Bell ishte ne komisionin e ekonomise te tjera gjera u thane ne komision, te tjera nxorri telli ne median. Kjo nuk eshte normale. Prandaj do t’ju thoja qe gjithcka eshte transparente, ato qe ne kemi arritur jane te certifikuara per aq sa ne kemi bere progres, per aty ku kemi dobesi i keni te shkruara te gjitha gjerat qe ketu duhet bere me mire ketu duhet bere me shume dhe ne jemi te gatshem per tu ballafaquar me kete rritje dhe progres te vendit me alternative dhe jo me sharje e mallkime dhe thirrje te tilla tellallesh nuk i sherbejne aspak opozites, mendoj une.

    Bell: Ceshtjet te INSTAT jane te komplikuara. Ne sigurisht qe do te donim te kishim me shume te dhena nga anketimet, te kishte me shume lidhje zinxhire, te kishte me shume te dhena tremujore, te merreshin me shume te dhenat e tregtise qe vijne nga luhatjete e monedhes. Te gjitha keto jane gjera te veshtira ne sigurisht ofrojme ndihmen tone, por do ishte me mire qe ne keto diskutime ti kushtohej me shume rendesi aspektit teknik te ceshtjes.

    Ministria e Financave

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Deficitet ulen kur shtohen te ardhurat e shtetit dhe ulen shpenzimet e administrates. Ne vitin e fundit, ne Shqiperi kane ndodhur te dyja.

    Albo
    Gabim. Ulja ne fjale eshte thjesht me vitin e kaluar dhe nuk flet "per vitet e fundit". Gjej deficitet e cdo viti dhe do vesh re qe mund te kete pasur edhe ngritje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Gabim. Ulja ne fjale eshte thjesht me vitin e kaluar dhe nuk flet "per vitet e fundit". Gjej deficitet e cdo viti dhe do vesh re qe mund te kete pasur edhe ngritje.

    Ke te drejte Qifire!

    Krahasimet per se mbari behen me te shkuaren.

    Me te mirat me vitin 1938 si ne kohen e xhaxhit,

    qe dhe ne 1989 nuk e ndronte piken e referimit.

    Lum si ju sa te prejtur jeni!

    .

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Ke te drejte Qifire!

    Krahasimet per se mbari behen me te shkuaren.

    Me te mirat me vitin 1938 si ne kohen e xhaxhit,

    qe dhe ne 1989 nuk e ndronte piken e referimit.

    Lum si ju sa te prejtur jeni!

    .
    Xhaxhit po ja ke statistikat, na i sill ti shofim per kuriozitet.

    Ndersa per ata qe jane te interesuar me verte te shikojne si jane punet, mos merren me artikuj gazetash qe i komentojne statistikat sipas qefit, por te shkojne te INSTAT dhe ti shikojne tamam si jane.

  9. #19

    Fullani: Bankat kaluan testin e rrezikut. Probleme me kreditë

    Këshilli i Mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë ka diskutuar dje raportin për stabilitetin financiar dhe deklaratën e stabilitetit për gjysmën e parë të vitit 2010. Banka Qendrore vlerëson se në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, sektori bankar vazhdoi të përballej me përkeqësimin e cilësisë së kredisë, ku ato me probleme shënuan 12.2 për qind të totalit të kredisë dhe kjo ka dhënë edhe efektet e saj negative. "Si rezultat i perceptimit më të lartë të rrezikut të kreditit, bankat kanë ulur ritmin vjetor të rritjes së kredisë, kanë shkurtuar afatin mesatar të maturimit të saj dhe kanë ulur më tej kredinë për konsum. Fondet rezervë për mbrojtjen nga rreziku i kreditit janë rritur me rreth 20 për qind dhe në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit përfaqësonin 52.5 për qind të kredive me probleme", shprehet BSH. Sipas kësaj të fundit, kreditë e këqija vijnë edhe si rezultat i lëvizjeve në kursin e këmbimit, por gjithsesi bankat duhet të vazhdojnë monitorim të kujdesshëm ndaj ecurisë së cilësisë së kredive. "Strukturat përkatëse në banka duhet të vlerësojnë përqendrimin e kredive me probleme në sektorë dhe në kredimarrës të caktuar, si dhe të përpiqen të rrisin diversifikimin e portofolit të kredisë. Subjektet kredimarrëse që gjenden në vështirësi të përkohshme, por që kanë një projekt të vlefshëm, i cili garanton kthimin e kredisë, duhet të mbështeten duke respektuar kërkesat e kuadrit rregullativ. Në rastet kur kjo mundësi paraqitet e ulët, strukturat përkatëse në banka duhet të zbatojnë të drejtat kontraktuare për rikuperimin e vlerës së kredisë", vlerëson BSH. Shqetësimi për nivelin e kredive të këqija në fakt është në kontrast me situatën e përgjithshme të sektorit bankar në vend, i cili paraqet një gjendje të mirë kapitalizmi dhe likuiditeti të veprimtarisë, si dhe ka kaluar me sukses testin e qëndrueshmërisë. Në raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin 2010, nënvizohet një rritje e aktivitetit të sektorit bankar, mbështetur nga mirëfunksionimi i infrastrukturës së sistemeve të pagesave.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #20

    Reuters: Nuk levizin interesat, investimet private te uleta

    Banka qendrore vendosi ti mbaj ne 4% interesat, rekordi me i ulet, per te ndihmuar me inflacionin dhe per te shtuar shpenzimet dhe investimet. Shqiperia pasi nje ulje prej 0.2% te prodhimit te brendshem gjate tremujorit te pare.

    Shqiptaret po ndjejne efektet e krizes pasi dhe emigrantet nga vendet fqinje po dergonje me pak para duke bere qe te ulen blerjet e mallrave te konsumit.

    Inflacioni vjetor ishte 2.7% ne korrik, 0.5% me shume se sa nje muaj me pare.

    Qeveria ne fund te vitit te kaluar parashikoi nje rritje prej 4.3% te prodhimit te brendhsem per vitin 2012, kur FMN parashikoi vetem 0.5%.

    lajmi i plote: Albania holds rates, sees weak private investments
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 29-08-2012 më 11:19

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •