Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    A eshte Bibla e ndryshuar?

    1. Bibla juaj ėshtė e korruptuar



    Ėshtė e padobishme ta ndash ungjillin me myslimanėt tė cilėt mendojnė se Bibla ėshtė e korruptuar, edhe nėse ai ėshtė bindur qė ta refuzojė Kuranin, ai kurrė nuk do ta pranojė nėnkuptimin e Biblės pėrderisa ai tė sigurohet se ajo ėshte e vėrtetė. Mbaje nė mend se myslimanėt besojnė se ēdo fjalė nė Kuran ishte shkruar nga Perėndia dhe i ėshtė dhėnė Muhamedit nga engjėlli Xhebril; nuk ėshtė pėr t’u habitur qė ata e shohin nė atė mėnyrė Biblėn, tė shkruar nga 40 njerėz duke pėrfshirė edhe kryeministrin (Daniel), peshkatarin (Pjetėr), mjekun (Lukėn) dhe tė burgosurit (Jeremia, Pali) para 2000 viteve si njerėzor dhe tė gabueshėm nė krahasim. Ta krahasosh Biblėn me Kuranin ėshtė pasojė qė tė mos krahasohet ajo me atė. Mirėpo, sikurse ne tė gjithė e shohim, ėshtė logjikisht e pamundur qė Bibla tė jetė e korruptuar.

    Ne fillojmė me atė qė Kurani thotė pėr Biblėn; shumė vargje e konfirmojnė se ėshtė Fjala e Perėndisė dhe se nuk ėshtė ndryshuar. Ja disa prej tyre p.sh.: sura 5:43 ‘Si kanė ardhur te ju pėr gjykim kur ata e kanė Torėn, ku aty pėrfshihen urdhėrimet e Perėndisė?’, sura 5:44 ‘Ne (Perėndia) e zbuluam Torėn, ku ėshtė udhėrėfyes dhe dritė ....’, sura 5:46 ‘Ne e dėrguam Jezusin....duke konfirmuar se ēka ishte zbuluar para tij nė Torė, dhe Ne ia dhamė atij ungjillin ku ėshtė udhėrrėfyes dhe dritė....’, sura 5:68 ‘(Judejt dhe tė krishterėt) nuk kanė udhėheqės pėrderisa ju i dhatė Torėn dhe Ingjillin [Ungjillin]’; sura 4:136 ‘Besimi nė Perėndinė dhe lajmėtarin e Tij [Muhamedin], dhe Shkrimin tė cilin Ai ia zbuloi lajmėtarit tė Tij [Kuranin] dhe Shkrimin qė Ai e kishte zbuluar dikur [Biblėn]’; sura 10:91 ‘Nėse ju [Muhamed] jeni tė dyshimtė nė lidhje me atė se ēka u ėshtė zbuluar juve, atėherė pyetini ata tė cilėt e lexojnė Shkrimin (qė ishte) para jush’; sura 15:9 ‘Ne i kemi zbuluar Kujtesėn dhe Kujdesin! Ne me tė vėrtetė jemi Rrojet e tij [p.sh. Bibla ėshtė e rruajtur prej kurruptimit nga Perėndia]’; sura 6:34 ‘Nuk ka asnjė qė t’i ndryshojė Fjalėt e Allahut’; sura 10:64 ‘Nuk ka ndryshime nė Fjalėt e Allahut.’

    Nėse Bibla ėshtė korruptuar, a ishte kjo para apo pas Muhamedit? Nėse pėrpara, pse Perėndia i thotė Muhamedit t’i drejtohet Shkrimit tė korruptuar pėr udhėheqje, dhe pse ai thotė pėr Torėn dhe Ungjillin ‘ėshtė udhėheqėse dhe dritė’ apo mė saktė ‘ajo duhet tė ketė qenė para se tė ishte korruptuar’? Nėse pas, pse muslimanėt nuk e pranojnė Biblėn, pasi qė pėrkthimet e tashme janė tė bazuara mbi dorėshkrimet qė Muhamedi i shfrytėzoi?

    Nėse ishte korruptuar, a ishte nga judenjt apo tė krishterėt? Qė nga ajo kohė asnjėri nuk flisnin me njėri - tjetrin (sura 2:113 ‘Judejt thonin pėr tė krishterėt se nuk ndjekin asgjė (tė vėrtetė) dhe tė krishterėt thonin pėr Judenjt se nuk ndjekin asgjė (tė vėrtetė), edhe pse qė tė dy janė lexues tė Shkrimit’, gjithashtu shih surėn 5:28), si kanė mundur tė pajtohen pėr ndryshimin e secilės Bibėl nė mėnyrė identike? Pse nuk kishte asnjė raport pėr kėto ndodhi, dhe pse askush nuk ėshtė munduar qė ta ndalojė apo tė fsheh origjinalin e Biblės? Librat e Dhiatės sė Re janė shpėrndarė gjėrėsisht sapo janė shkruar – ‘Dorėshkrimet nė Papirus tė Jezusit’ te Mateu 26, tė gjetura nė Kolegjin Magdalena dhe sė fundi tė datuara nė vitin 68 pas Krishtit tė gjetura nė Egjipt. Me sa duket Mateu ishte ende i gjallė kur kėto ishin shkruar – kėshtu qė pse ai nuk u mundua qė t’i korigjojė ato nėse kanė qenė tė ngatėrruara? Pse tė krishterėt nuk i kanė larguar ndodhitė poshtėruese sikurse mohimi i Krishtit nga Pjetri (Mateu 26:69-75) ose grindjen e Palit dhe Barnabės (Veprat 15:39)?

    Ēfarė ėshtė dėshmia e Biblės pė vetveten? ‘I gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia ....’ (2Tim. 3:16); Pjetri i sqaron shkrimet e Palit si Shkrime prej se disa njerėz keqdashės e shtrembėruan mėsimin e tij ‘siē bėnė edhe me shkrimin tjetėr’ (2 Pjetrit 3:16). ‘Ligji u ėshtė dhėnė nėpėrmes Mojsiut’ (Gjoni 1:17) dhe Jezusi tha ‘Shkrimi nuk mund tė thyhet’ (Gjoni 10:35). Fjalėt e tij janė ‘frymė dhe jetė’ (Gjoni 6:63) dhe Ai i ka fjalėt e jetės sė pėrjetshme (Gjoni 6:68). Si mundet dikush qė t’i shtojė apo ta heq ndonjė pjesė tė Shkrimit kur ballafaqohet me paralajmėrimin te Zbulesa 22:18-19 ‘Nėse dikush i shton diēka atij, Perėndia do t’ia shtojė plagėt qė pėrshkruhen nė kėtė libėr. Dhe nėse dikush heq ndonjė fjalė nga ky libėr profetik Perėndia do t’i heq pjesėn e tij nga pema e jetės dhe nga qyteti i shenjtė ....’

    Komentatorėt e hershėm myslimanė (p.sh. Bukhari, al-Razi) tė gjithė ishin pajtuar se Bibla nuk mund tė ndryshohet pasi qė ėshtė Fjala e Perėndisė dhe kanė kaluar disa shekuj para se myslimanėt tė kenė deklaruar qė Bibla ėshtė ndryshuar, kur ata i lexuan me kujdes ndodhitė nė Kuran dhe e panė qė ata ishin ndryshe prej atyre qė janė nė Bibėl. Vargjet janė pėrdorur pėr ta mbėshtetur korruptimin e Biblės tė cilat krejtėsisht janė keqpėrdorur nga myslimanėt. Pėr shembull sura 2:42 ‘E vėrteta e ngatėrruar me pavėrtetėsi, apo me dashje e fshehin tė vėrtetėn’ ishte thėnė qė tė vinin te Muhamedi pasi qė dy judenj ishin dėrguar te ai pėr gjykim, pasi kishin bėrė tradhti bashkėshortore. Judenjt tjerė donin ta testonin atė pėr tė parė nėse ai, si profet i Perėndisė, a e njihte Torėn. Kėshtu qė ai e kėrkoi Torėn dhe i tha njė djali qė ta lexonte dėnimin pėr mosbindje. Kur djali arriti te Lev.20:10 (‘nėse njė njeri bėnė kurorėshkelje me njė grua tjetėr .... qė tė dy do tė dėnohen me vdekje’) Judeu i akuzuar pėr kurorėshkelje e pėrplasi dorėn e tij mbi kėtė varg qė djaloshi tė mos mund ta lexonte (burimet: Abu Dawood 4449 (arabisht) apo 4432 (anglisht)).

    Njė i largėt bėrtiti pėr korruptimin e textit nė Bibėl. Vargjet e tjera thonė qė njė grup i judenjve e kanė dėgjuar shkrimin dhe e kanė ndryshuar – por; 1. Ishte vetėm njė grup, jo tė gjithė njerėzit judenj nėpėr mbarė botėn ishin tė vetėm nė Mekė; 2. Ata me siguri kanė pasur njė kopje tė origjinalit tė vėrtetė se sa tė jenė akuzuar pėr ndryshimin e tij; dhe 3. Ata nuk e kanė ndryshuar textin e shkruar, ata vetėm i thanė Muhamedit gjėra qė nuk ishin tė aty, nė vend qė tė ēorientojnė atė.



    2. ‘Ēka rreth profecive tė Muhamedit nė Bibėl?’

    Kjo ėshtė njė pyetje e ēuditshme pėr ata qė besojnė se Bibla ėshtė e ngatėrruar. Thuhet se aty duhet tė jenė shumė profeci rreth ardhjes sė Muhamedit nė Bibėl por pasi erdh ai judenjt dhe tė krishterėt i kishin fshirė aq shumė sa kishin mundur. Por pasi qė pėrkthimet tona janė tė bazuara nė kopjet e dorėshkrimeve shumė shekuj para Muhamedit kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė por miti insiston. Ēka rreth ‘profecive’ tė cilat nuk janė fshirė?

    a. Sura 61:6 thotė ‘Jezusi biri i Marisė tha, “Unė me tė vėrtetė jam lajmėtari i Perėndisė pėr ju, duke e konfirmuar Torėn qė ėshtė para meje dhe duke dhėnė lajme tė mira pėr lajmėtarin i cili do tė vijė pas meje, emri i tė cilit do tė jetė Ahmed” . Para se tė pėrgjigjesh, ‘askund nė Bibėl Jezusi nuk flet pėr njė person tė till!’ ty do tė tė thonė tė shikosh te Gjoni 14:16 ‘Unė do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju jap njė Ngushėllues tjetėr qė do tė qėndroj me ju....’ Fjala greke pėr Ngushllimtar ėshtė parakletos (fjalė pėr fjalė, njėri i cili tėrhiqet pranė, si njė avokat mbrojtės nė gjykatėn e ligjit). Myslimanėt deklarojnė qė Gjoni nė origjinal shkruajti Periklytos i cili me sa duket ėshtė greqisht ėshtė ‘I lavdėruari’. Asnjė dorėshkrim i vetėm i Gjonit 14:16 apo 14:26 (ku parakletos ėshtė pėrdorur pėrsėri) nuk ka periklytos mirėpo njė habi se si njė gėnjeshtėr e ēiltėr nuk u zbulua. Nė kontekstin e Gjonit 14 Parakletos duhet tė jetė me dishepujt pėrgjithmonė (v. 16); Ai ėshtė Fryma e sė Vėrtetės (v. 17) i cili as nuk ėshtė parė e as nuk ėshtė njohur nga bota, por i cili jeton mbrenda besimtarėve; dhe Ai ėshtė Shpirti i Shenjtė e cila ua kujton tė krishterėve gjithė atė qė Jezusi ua kishte mėsuar atyre (v. 26). A mund kėto gjėra t’i tregojė njė qenie njerėzore, Muhamedi?
    b. Zoti erdhi nga Sinai dhe agoi para tyre prej Seirit; Ai shkėlqeu pėrpara prej Piedestalit Paran me mijėra tenda tė tė shenjtėve’ (Ligji i Pėrt. 33:2) dhe ‘Perėndia erdhi prej Temanit, i Shenjti prej Piedestalit Peran’ (Habakuku 3:3). Myslimanėt deklarojnė se Mojsiu erdhi nga Sinai, Jezusi nga Seiri dhe Muhamedi nga piedestali Peran, dhe dhjetra prej mijėra i referohen njėrės prej betejave tė tij ku luftoi me dhjetė mijė ushtarė! Jo vetėm qė konteksti ėshtė i qartė pėr Perėndinė dhe askėnd tjetėr, por interpretimi ėshtė i bazuar mbi gjeografin e shekullit tė XIX i cili me sa duket Peranin e identifikon me Mekėn dhe Temanin me Medinėn. Aktualisht Perani ėshtė 1000 km larg Mekės ku mund tė shihet prej kronikave tė shėtitėsve izraelitasė, p.sh. Ligji i Pėrt. 1:1, po ashtu shih te Num. 13 – ku dymbėdhjet spiunėt mund ta braktisin Peranin (v. 3), shkuan drejt nė Kanan dhe e zbuluan tėrė vendin (v. 21-22), prenė pak rrush (v. 23) dhe i sollėn nė Peran tė freskėta (v. 27) pėrafėrsisht pėr 40 ditė nėse ata kanė udhėtuar 2000 km.?
    c. ‘(Judejt) e pyetėn (Gjonin), ‘A je ti Profet?’ Ai u pėrgjegj, ‘Jo’. Edhe pse myslimanėt e refuzojnė dėshminė e Gjonit se Jezusi ishte hyjnor (v. 1, 2, 14, 18, 34, 49) ata qėndrojnė nė atė qė Profeti qė referohet ėshtė Muhamedi. Origjina e kėtij Profeti kthehet te Ligji i Pėrt. 18:15 (‘Zoti Perėndia yt do tė ngritė njė Profet pėr ju sikurse unė nga mesi i vėllezėrve tuaj’) i cili identifikohet qartė pėr Jezusin te Veprat 3:22. Ndryshimet nė mes Moisiut dhe Muhamedit, jo vetėm qė Muhamedi nuk ishte Jude dhe u tha se Profeti do tė jetė nga vėllazėria juaj (kjo pėrjashton prejardhjen prej Ismaelit, gjysėm vėllau i Isakut, Zbulesa 16:12 pėrballė 17:19). Moisiu mė shumė krahasohet me Jezusin se sa me Muhamedin: qė tė dy lindėn nė varfėri dhe kishte komplote pėr vrasjen e tyre nė fėmijėri (Eksodi 1:15-16,22 v. Mat. 2:13); po ashtu qė tė dy ishin tė shpėtuar (Eksodi 2:2-10 v. Mat.2:13). Qė tė dy ishin tė pėrgatitur pėr njė periudhė prej dyzet vjet tė kohės (dyzet do tė thotė kohė biblike pėr pėrgatitje): Eksodi 7:7 v. Mat. 4:1); qė tė dy e ēliruan popullin e tyre nga skllavėria (Eksodi v. Gjoni 8:32-36); uji ishte subjekt pėr tė dytė (Deti i Kuq Eksodi 14:21 v. Deti i Galilesė Mat. 8:26); qė tė dy folėn me Perėndinė fytyrė pėr fytyrė (Eksodi 33:11 v. Mat. 17:3), qė tė dyve iu shėndriti fytyra (Eksodi 34:29 v. Mat. 17:2); qė tė dy vdiqėn pėr shkak tė mėkatit (Num. 20:12, Isaia 53, Gjoni 1:29, 10:15).



    3. ‘Tė krishterėt i adhurojnė tre perėndi’ – dhe ‘Perėndia nuk ka bir’

    Triniteti ėshtė gjithmonė pengesa mė e madhe e pandryshueshme e myslimanėve ndaj Ungjillit dhe devijimi i shumė bisedimeve prej shumė ēėshtjeve produktive. Qė nė fillim duhet tė thuhet qė ėshtė vetėm njė qenie i cili plotėsisht mund tė kuptojė natyrėn e Perėndisė, dhe ky ėshtė Vetėvetja. Mirėpo nė Bibėl janė shumė informata pėr karakterin e tij tresh. Kurani ka gabuar nė portretizimin e Trinitetit si Maria dhe Jezusi si dy perėndi tė ndarė pėrveē Allahut: O Jezus, biri i Marisė! Prej teje u ėshtė thėnė njerėzimit: Mė respektoni mua dhe nėnėn time si dy perėndi pėrveē Allahut?’ (sura 5:116); ‘Si mundet Ai ‘[Perėndia] tė ketė fėmijė, kur pėr Atė nuk kishte grua?’ (sura 6:101); ‘Nė tė vėrtetė ata kishin dyshime i cili tha: Allahu ėshtė Mesia, biri i Marisė’ (sura 5:17); ’Mė tej u dashtė tė largohet prej madhėshtisė sė jashtėzakonshme tė Tij qė Ai tė ketė bir’ (sura 4:17). Ky portretizim i krishterėve duke besuar se Perėndia e mori Marinė si gruan e tij dhe ajo dhe foshnja e tyre, Jezusi, u bėnė dy perėndi tė ndara ėshtė si njė ofenzivė pėr tė krishterėt ashtu edhe pėr myslimanėt, edhe pse ėshtė evidenca qė sektet heretike tė dėbuara nė Arabi ishin mėsuar nė kohėn e Muhamedit (e njohur si Mariamia apo Kolorodian). Fatkeqėsisht kur themi ‘Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė’, edhe pse ne nėnkuptojmė se ‘Ai ėshtė Fjala e pakrijuar e pėrjetshme e Perėndisė, i barabart nė ēdo respekt dhe plotėsisht hyjnor’, myslimanėt nė mendjen e tyre e dėgjojnė ‘Perėndia kishte marrdhėnie seksuale me Marinė dhe ajo e lindi Jezusin’. Ėshtė vitale tė mos u thuash qė Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė myslimanėve – kjo nuk e rrezikon ungjillin, pasi qė janė shumė mėnyra tė tjera tė afirmimit tė hyjnisė sė tij pa e pėrdorur pėrshtatjen por keqkuptimin e plotė tė frazės ‘Bir i Perėndisė’, siē do ta shohim mė poshtė.

    Shenjat ndihmuese duke pėrfshirė surėn 2:177 i cili nė arabisht ibni-sabili e ka kuptimin ‘biri i rrugėve’ por ėshtė i pėrkthyer si ‘udhėtar’- ashtu si Jezusi i cili nuk kuptohet si njė bir fizik i Perėndisė, kėshtu qė njė udhėtar nuk kuptohet si i atėsuar nga rruga, sura 85:22 ėshtė mbajtur nga shumica e myslimanėve (suni) qė nėnkuptohet se Kurani ėshtė i pakrijuar, ekziston me Perėndinė qė nga fillimi. Nėse fjala e Perėndisė Kurani ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakrijuar, pse atėherė ėshtė problem qė Jezusi, Fjala e Perėndisė tė jetė i pėrjetshėm dhe i pakrijuar? Nė tė vėrtetė nuk mund tė jetė qė Fjala e Perėndisė tė mos ketė ekzistuar kurrė pasi qė nė brendėsi ėshtė njė pjesė e Perėndisė. Interesant, sura 4:171 thotė qė Jezusi ėshtė njė Fjalė prej Perėndisė dhe Shpirti i tij, edhe mė tutje Shpirti (nė arabisht Ruhim Minh) ėshtė identifikuar si thelbi i Vetė Perėndisė (sura 2:253 ‘Ne e mbėshtetėm [Jezusin] me Shpirtin e shenjtė’, 12:87, 58:22).

    Nė Kuran Jezusi ka atribute tė cilat asnjė qenie njerėzore nuk mund t’i ketė: Ai u lindė nga njė virgjėreshė (sura 21:91 – kush ishte babai i Jezusit duke u bazuar nė Kuran?) dhe ishte i pamėkat (sura 19:19). Si fėmijė ai i bėri zogjėt nga balta dhe u fryu jetė atyre, pra dhuntia e jetės ėshtė diēka qė vetėm Perėndia mund tė jep (sura 3:49 – kjo ndodhi nė fillim u shfaq nė ungjillin heretik tė Tomės nė shekullin e dytė pas vdekjes). Ai i shėronte njerėzit qė ishin tė lindur tė verbėr, i kuronte leprozėt dhe i ngriste tė vdekurit; Ai kishte njohuri se ēka kishte tė fshehur nė shtėpitė e njerėzve (sura 3:49). Ai kishte fuqi tė ndėrhynte (sura 3:45 – ‘njėrin prej tyre e solli afėr Allahut’) pra vetėm Perėndia mund tė ndėrhyjė (sura 39:44); Ai mund t’i falte mėkatet (sura 61:12), dhe vetėm ai i dinte orėt e Gjykimit (sura 43:61)!

    Njė mysliman mund tė pėrmend se nė Bibėl Jezusi asnjėherė saktėsishtė nuk ka thėnė qė Ai ėshtė Perėndi dhe nuk ka bėrė si Perėndi. Mirėpo, tė dhėnat janė prezantuar dhe ai i lejonte njerėzit ta formojnė mendimin e tyre. Bibla kategorikisht e mohon se ka mė shumė se njė Perėndi (Ligji i Pėrt. 6:4 ‘ZOTI Perėndia yt ėshtė Njė’ – ky varg ėshtė theksuar nga Jezusi te Marku 12:29; shih po ashtu Jak. 2:19). Fjala hebreje nėnkuptohet si nė shumės, p.sh. ėshtė pėrdorur te Zbulesa 2:24 (‘dy do tė bėhen njė mish i vetėm’) . Perėndia flet nė shumės p.sh. ‘Le ta krijojmė njeriun sipas imazhit tonė’ (Zbulesa 1:26) dhe nuk ka ‘ne mbretėrojmė’ nė hebraisht. Te Zbulesa 1:2-3 ne i shohim tė tre Personat e Trinitetit nė veprim, Perėndinė, Fjalėn dhe Shpirtin, dhe te Mateu 28:19 emrin e Jezusit nė tė tre Personat.

    Jezusi kishte fuqi jo vetėm pėr tė shėruar por edhe pėr t’i falur mėkatet, dhe ne ende mėkatojmė kundėr Perėndisė, i cili ka autoritet pėr t’i falur mėkatet pėrveē Perėndisė (Marku 2:7)? Kush tjetėr pėrveē Perėndisė mund tė kėrkojė qė dashuria e jonė pėr atė duhet tė jetė e jashtėzakonshme qė tė gjitha marrėdhėniet tona tė tjera tė duket si urrejtje nė krahasim (Luka 14:26)? Pasi qė Perėndia e bėri Sabatin, vetėm Perėndia mund tė jetė Zot i Sabatit, po ashtu Jezusi e pėrdori kėtė emėr pėr vetveten (Marku 2:28). Jezusi e kaloi gjykimin pėr fatin tonė tė pėrjetshėm (Mat. 25:32, Gjoni 5:22) dhe ėshtė me ne pėrgjithmonė (Mat. 28:20). Ai tha se ai ishte bari i mirė (Gjoni 10:11) po ashtu Perėndia ėshtė bariu ynė (Ps. 23:1). Ai ėshtė drita e botės (Gjoni 8:12) po ashtu Perėndia ėshtė drita dhe shpėtimi ynė (Ps. 27:1) Ai e zbatoi emrin e shenjtė ‘Unė Jam’ tė Perėndisė (Eksodi 3:14) pėr Vetveten (Gjoni 8:58) dhe u gjuajt me gurė pėr blasfemi. Nė gjykimin e tij, kur u pyet nga prifti i lartė nėse ai ishte Biri i Perėndisė (njė titull mesianik, por jo titull qė vetvetiu proklamonte hyjni, sikurse Jezusi e vė nė pah te Gjoni 10:34-36), Jezusi u pėrgjegj, ‘Unė jam. Dhe ju do ta shihni Birin e Njeriut tė ulur nė tė djathtėn e Pushtetit dhe duke ardhur me retė e qiellit.’ (Marku 14:62). Kjo ishte njė referencė e drejtėpėrdrej te Danieli 7:13-14, Birit tė Perėndisė tė cilit iu dha i tėrė autoriteti dhe tė gjithė njerėzit e adhurofshin atė. Kjo ishte njė deklaratė e qartė e hyjnisė qė ishte e mjaftueshme pėr dėnimin e Jezusit me vdekje. Edhe pse pėr myslimanėt ėshtė problem tė pranojnė qė Jezusi me tė vėrtetė ka vdekur (shih Pyetjet Vdekjeprurėse 5) aty nuk mund ta mohojnė qė Jezusi ishte dėnuar pėrfundimisht me vdekje.

    Kur njė mysliman thotė nuk mund tė ketė Trinitet ai e kufizon Perėndinė, pasi qė Perėndia mund tė bėjė gjithēka (sura 5:17,19). Nė tė vėrtetė te sura 27:8 ne lexojmė qė Perėndia iu shfaq Moisiut nė njė shkurre duke u djegur (Eksodi 3:2). Nėse Perėndia e ul veten deri nė shfaqjen sikurse zjarr, sigurisht se ai mund ta pėrul veten qė tė shfaqet si njė njeri (Fil. 2:7) – pas tė gjithave, njė qenie njerėzore ėshtė shumė ma shumė se sa zjarri. Pastaj pyetja bėhet jo: Si mundet Perėndia tė bėhet njeri, por pse u bė Ai?



    4. ‘Pse shlyerje? – Perėndia mė falė nėse i rrėfej gabimet e mia’

    Nė islamizėm mėkate janė gabimet tė cilat i bėjmė, dhe duke i kėrkuar falje Perėndisė ai do tė na i falė. Nė pėrcaktimet tona veprat e mira i shlyejnė veprat e kėqija (sura 11:114) – por nėse njė burrė e dhunon njė grua e pastaj e ndėrton njė xhami si pendim, si mund t’ia kthejė nderin e gruas? Ėshtė vetėm njė iniciativė e vogėl pėr tė bėrė mirė. Nėse jam dėnuar pėr shpejtėsi nė vozitje, unė nuk mund t’i ikė dėnimit sepse s’kam pasur kurrė tiket parkuese. Mėkati e turpėroi Mbretin mbi mbretėr dhe pasi qė ne jemi skllevėrit e Perėndisė (sura 19:30) ne duhet ta respektojmė atė dhe ta pranojmė dėnimin pėr turpėrimin qė ia bėmė atij. Pa marė parasysh a kemi rrėfyer shumė apo pak mėkate – njė gur i vogėl zhytet njėjtė nė det sikurse njė gur i madh sepse qė tė dy e kanė natyrėn e gurit. Nė njė teatėr operativ nuk ėshtė me rėndėsi se a ėshtė ndotur njė bisturi nga njė apo miliona mikrobe, ai nuk ėshtė mė steril. Dėnimi pėr mėkatin ėshtė vdekja (Ezek. 18:4, Rom. 6:23) dhe Perėndia nuk gėnjen (Num. 23:19, Rom. 3:4). Ēdo gjė nė tokė duhet tė zhduket, dhe as mishi e as gjaku nuk mund ta trashėgojė Mbretėrinė e Perėndisė (1Kor. 15:50); vetėm Perėndia zgjatė pėrjetė (sura 55:26-27). Prandaj shlyerja ėshtė e nevojshme sepse ne nuk jemi mjaft tė mirė qė ta fitojmė vendin nė qiell me anė tė meritave tona.

    Perėndia ka urdhėruar qė jeta e njė kafshe ėshtė nė gjakun e tij (Lev.17:10) dhe zakoni i sakrificės sė kafshėve ėshtė njė ndihmė vizuele pėr ta kuptuar shlyerjen – pa derdhjen e gjakut nuk ka falje tė mėkatit (Heb. 9:22). Parashtrohet pyetja, si mundet gjaku i qengjit tė prishur ta pastrojė njė qenie njerėzore, i cili poashtu ėshtė i prishur (Heb. 9:9, 10:1, 10:3) – prishja nuk mund ta trashėgojė pavdekshmėrinė. I vetmi gjak i cili me tė vėrtetė ka fuqi qė t’i marrė mėkatet ėshtė gjaku i pavdekshėm, dhe nėse Perėndia shfaqet nė mish njerėzor ai duhet tė ketė gjak tė pavdekshėm, i cili i vetėm ėshtė i mjaftueshėm pėr t’i marrė mėkatet e botės (Gjoni 1:29).

    Nė Kuran janė dy tė dhėna tė rėndėsishme pėr kėtė. Te sura 5:27 ne mėsojmė qė sakrifica e Abelit (me gjak, Zb. 4:4) ishte e pranuar nga Perėndia ndėrsa sakrifica e Kainit (perime, Zan. 4:3) nuk ishte e mjaftueshme. Nė rradhė tė dytė te 37:107 lexojmė qė biri i Abrahamit ishte ‘shpėrblyer nga njė sakrificė momentale’, duke e referuar zėvendėsimin nga Perėndia njė dash nė vend tė djaloshit te Zan. 22:13-14. Pse ishte e nevojshme pėr Perėndinė qė tė sigurojė njė zėvendėsim pėr ta shpėtuar jetėn e djaloshit? Edhe mė me rėndėsi, pse dashi pėrshkruhet si momental (nė arabisht al-Azim – ky ėshtė emri i 99 i Perėndisė nė Kuran). Si mundet njė dash tė jetė mė i madh se sa njė qenie njerėzore, vetėm nėse kjo ishte njė pėrfaqėsim i njė tėrėsie sakrificash tė mėdha qė po vinte, atė tė Jezus Krishtit? (Shėnim: Kurani e thekson se ishte Ismaili, jo Isaku i cili duhej tė sakrifikohej. Kur e diskutojmė kėtė me njė mysliman mos devijo shumė nė ēėshtje se cili nga djemtė e Abrahamit ishte i pėrfshirė pasi qė kjo ėshtė njė harengė e kuqe. Mė me rėndėsi ėshtė tė pyesim pse sakrifica ishte e nevojshme, dhe pse njė dash ėshtė pėrshkruar nga njė fjalė e cila ėshtė titulli i vetė Perėndisė.)



    5. ‘Jezusi nuk ishte kryqėzuar kurrė’

    Nė mohimin e kryqėzimit islamizmi e mohon edhe arsyen qė Krishti erdhi nė tokė! Ky besim krejtėsisht varet nga njė varg i turpshėm, sura 4:157; [Judejt thanė] “Ne e vramė Jezus Mesinė birin e Marisė, ‘lajmėtarin e Allahut’ – ata nuk e vranė, as e kryqėzuan, por atyre iu duk ashtu; dhe i hapėn sytė! Ata tė cilėt nuk pajtohen rreth kėsaj janė nė dyshim prej saj; ata nuk kishin njohuri pėr ta ndaluar ndjekjen e njė supozimi; ata e vranė atė jo pėr ndonjė qėllim’. Edhe pse, kėrkon pyetje tė ndryshme vendimtare, e jo mė pak ėshtė se si Muhamedi mund tė deklaronte njė ndodhi historike e cila nuk kishte ndodhur pas gjashtė shekujsh qė ishte dokumentuar nga shumė dėshmitarė. Se Jezusi vdiq nė kryq dhe u ngrit nga tė vdekurit ėshtė pyetje tej ungjilli (‘Kur ata e kryqėzuan atė’ (Mat.27:35); ‘Me njė britmė tė madhe, Jezusi dha frymėn e tij tė fundit’ (Marku 15:37); ’Kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė’ (Gjoni 19:33); ‘Engjėlli iu drejtua grave, ‘Mos kini frikė, se unė e di qė ju kėrkoni Jezusin, qė u kryqėzua. Ai nuk ėshtė kėtu .... Ai u ringjall’ (Mateu 28:5-7). Sidomos pasazhi i fundit ėshtė i rėndėsishėm pėr myslimanėt, tė cilėt i japin vėmendje tė posaēme gjėrave qė engjėjt iu thonė njerėzve.

    Tė dhėnat shtesė biblike pėr realitetin e kryqėzimit duke pėrfshirė edhe shkrimtarėt pagan Tacitus (‘Krishti e vuajti dėnimin ekstrem gjatė mbretėrimit tė Tiberit’) dhe Lucian Greku (‘Tė krishterėt e adhuruan tė urtin e kryqėzuar’) , apologjetja e krishterė Justin Martyr i referohet ‘Veprave tė Ponc Pilatit’ (tash i humbur, por shumica e kanė bėrė kronikė vdekjen e Jezusit tė cilit i ėshtė referuar) dhe shkrimtarėt hebrenj Josephus (‘Pilati e dėnoi atė qė tė kryqėzohet dhe tė vdesė....’) dhe Babilonasi Talmud (‘Ai u kryqėzua nė natėn e Pashkėve’) . Tė krishterėt e parė e pėrdorėn Darkėn e Zotit dhe Kryqin si simbole tė sakrificės sė Zotit tė tyre (1Kor.11:23) dhe kurrė nuk dyshuan rreth realitetit tė kryqėzimit.

    Myslimanėt tradicional e kanė mbrojtur atė qė njė njeri e kishte zėvendėsuar nė kryqėzim por kjo e hap njė kovė me krimba. Zakonisht thuhet se ishte Juda Iskarioti (e pamundur pasi qė ai bėri vetėvrasje, Mat. 27:5; Veprat 1:18) apo Simoni nga Kirena (Marku 15:21; e pamundur pasi qė ai vinte nga Libia dhe dukej shumė ndryshe nga Jezusi). Pse ishte e nevojshme qė tė pėrfshihet njė zėvendėsues i pafajshėm? Pse njeriu qė u kryqėzua nuk bėrtiti pėr gabimin qė ishte bėrė? Pse Maria e njohu birin e saj (Gjoni 19:26)? Pse Perėndia i mashtroi dishepujt, i cili, Kurani na tregon se ishte i frymėzuar nga Perėndia dhe besoi nė Jezusin (sura 5:111), duke menduar nė atė qė Jezusi kishte vdekur dhe ishte ringjallur pėrsėri, pasi qė kjo i bėri ta kuptojnė qė Jezusi ishte me tė vėrtetė hyjnor (‘i deklaruar me fuqi qė tė jetė Biri i Perėndisė nga ringjallja e tij nga tė vdekurit, Jezus Krishti Zoti ynė’ (Rom. 1:4-5)). Nėse Jezusi nuk ishte Perėndi, ky mashtrim do t’iu kishte shkaktuar dishepujve qė ta adhuronin njė Perėndi tjetėr, i cili ėshtė mėkati (dredhia) mė e madhe e njohur nė islam. Si mundet Perėndia t’i mashtrojė njerėzit e perėndishėm duke i bindur nė mėkatin mė tė kobshėm qė mund tė imagjinohet – Ai nuk ėshtė mashtrues! Problemi tjetėr ėshtė qė nėse njė njeri vetėm shfaqet sikurse Jezusi, atėherė ndoshta Kurani nuk i ėshtė dhėnė Muhamedit por njė njeriu i cili dukej si ai. Pėrfundimisht, nėse teoria e zėvendėsimit ishte e saktė, nėse bėj tradhėti bashkėshortore unė mund t’i iki gjykimit duke deklaruar qė unė isha duke fjetur me gruan time, por ajo thjesht u duk sikurse njė grua e njė tjetri, dhe u paraqit nė Kuran pėr njė pėrparėsi hyjnore.

    Gjėja kryesore rreth kėtyre kritikave dhe tė tjerave ėshtė qė ato janė bėrė nga myslimanėt – nė veēanti shkollaret e mesjetes Al-Razi, i cili shkroi komentin ‘pėrfundimtar’ tė Kuranit dhe pėr islamizmin me siguri ėshtė i njėjtė si Luteri apo Akuini pėr krishterimin. Pasi qė edhe myslimani mė i vjetėr ka probleme me surėn 4:157, ēka mund tė themi ne? Kurani flet pėr vdekjen e Jezusit nė disa vende tė tjera si njė ngjarje historike, p.sh. sura 3:55 ‘Allahu tha, ‘O Jezus! Unė po tė flas ty dhe po tė akuzoj ty qė tė lartėsohesh nė Mua’, dhe sura 5:117 ‘Unė [Jezusi] isha dėshmitar i atyre pėr derisa isha nė mesin e tyre, dhe kur ti mė morre mua Ti u kujdese pėr mua’. Fjala arabe pėr ta ‘marr’ (ta-waffa) nė kėto vargje kuptohet si ‘vdekje’ si dhe nė ēdo vend tjetėr nė Kuran ku paraqitet, p.sh. duke iu referuar vdekjes sė Muhamedit te sura 10:46 (‘.... apo nėse Ne shkaktuam qė ti tė vdesėsh ....’) . Te sura 19:15 Perėndia i tha Gjon Pagėzuesit ‘Paqja qoftė mbi tė nė ditėn qė u lind dhe nė ditėn qė do vdesė, dhe nė ditėn qė do tė ringjallet’ dhe te sura 19:33 Jezusi tha, ‘Paqja me mua nė ditėn qė linda, nė ditėn qė do vdes dhe nė ditėn qė do tė ringjallem’. Pasi qė ne e dimė se Gjon Pagėzuesi kishte vdekur (Marku 6:14-29), me siguri Jezusi duhej tė fliste nė atė mėnyrė.

    Sura 3:169 thotė ‘Mos mendoni pėr ata tė cilėt janė vrasės nė rrugėn e Allahut si tė vdekurit. E as pėr ata qė janė gjallė’, qė nėnkuptohet se efekti i tė menduarit pėr ata qė i vrasin njerėzit nė mėnyrėn e Perėndisė nuk ishte realizuar, si martirėt qė ishin kujtuar mė shumė pėr shkak tė vdekjes sė tyre se sa pėr jetėn e tyre. Sura 8:17 thotė qė ‘nuk ishit ju muslimanėt tė cilėt i kthyet ata, por Allahu e bėri’ duke iu referuar betejės qė myslimanėt luftuan dhe duke e kujtuar atė qė Perėndia ishte nė kontroll suprem tė fitores. Pėrfundimisht edhe vetė Kurani pohon qė ėshtė e pamundur pėr Krishtin tė vdiste – ‘I cili mund tė bėnte ēdo gjė kundėr Allahut, nėse Ai do tė donte ta shkatėrronte Mesinė birin e Marisė?’ (sura 5:17). Shpjegimi mė i qėndrueshėm i surės 4:157 nė dritėn e tė gjitha vargjeve tė tjera ėshtė qė judenjtė ishin tė paaftė qė tė mburren pėr atė qė e kishin vrarė Jezusin sepse Perėndia ishte nė kontroll suprem nė lejimin qė Biri i tij tė vdiste nė kryq!



    6. ‘Kurani pėrmban deklarata shkencore tė cilat vėrtetojnė qė ishte i frymėzuar nga Perėndia’

    Ėshtė pohuar qė aty ka procese tė ndryshme shkencore tė sqaruara nė Kuran tė cilat nuk kanė qenė tė njohura nė kohėn e Muhamedit dhe prezenca e tyre sqaron qė Kurani ishte hyjnisht i frymėzuar. Vargjet janė marrė nga konteksti dhe pėrkthimi i ndrydhur u mundua tė qė t’i sqarojė kėto pika. Nė tekstet e shkruara nga shkencėtarė perėndimorė qė janė ribotuar nė Arabinė Saudite me pasazhe nga Kurani tė futura nė tekst nė pika tė ndryshme qė tė jep impresion qė Kurani me saktėsi ėshtė duke pėrshkruar diēka qė nuk ėshtė zbuluar deri tash. Rezultati ėshtė qė shumica e njerėzve e marrin kėtė deklaratė si fakt tė vlefshėm, pasi qė ata nuk e njohin aq shumė kuptimin e vėrtetė tė arabishtes apo pėr burime tė mundshme tė fakteve shkencore nė ditėn e Muhamedit.

    Shembujt e kėtyre deklaratave i pėrfshinė vargjet tė cilat flasin rreth rrėnjes sė shiut, dhe tė tjerat tė cilat thonė qė uji ėshtė nėn tokė – konkluzioni – Kurani ėshtė duke e pėrshkruar rrotullimin e ujėrave. Njė krahasim i kėtyre vargjeve nė Bibėl tregojnė qė e njėjta ide ishte shumė kohė para Muhamedit. Njė varg tjetėr deklaron qė malet janė sikurse tenda dhe e parandalojnė tokėn prej lėvizjeve. Gjeologėt kanė cituar se malet kanė ‘rrėnjė’ nėntoke qė e mbajnė tokėn nė paqe, kur ėshtė larg realitet parandalimi i tėrmeteve, nė tė vėrtetė malet janė ndėrtuar si rezultat i aktivitetit tė tėrmeteve.

    Ndoshta shuma mė e madhe e shkrimeve nga myslimanėt pėr kėtė lami interesohet pėr shumimin e embrionit njerėzor. Shumė vargje e pėrshkruajnė se si ne u krijuam nga njė pikė fare e cila shpėrthen pėrpara (sura 53:46) prej ‘mesit tė palcės kurrizore dhe brinjėve’ (sura 86:7). Myslimanėt deklarojnė qė ėshtė ide krejtėsisht e rrejshme qė sperma ėshtė prodhuar nga vendi i palcės kurrizore qė e pėrcjellė nė pjesėn e zhvillimit embrionologjik e cila analizohet tė jetė afėr veshkėve – megjithatė nuk ka asnjė mundėsi tjetėr tė interpretimit tė kėtij konteksti. Nė tė vėrtetė fizicienti grek Hipokrati mėsoi 1000 vjet para Muhamedit qė sperma ka kaluar pėrmes pjesės sė veshkėve dhe palcės kurrizore. Disa vargje tė tjera thonė qė ne jemi zhvilluar nė katėr faza – njė pikė e spermės, njė pikė gjaku, njė pjesė e mishit dhe njė fazė nė tė cilėn eshtrat janė tė mbuluar mė mish (sura 22:5; 23:13). Duke u munduar qė t’i identifikojmė saktėsisht kėto pika tė zhvillimit njerėzor qė kėto faza janė tė lidhura me, shkencėtarėt myslimanė e kanė mbishikuar faktin qė Galeni, i shkruar nė Pergam tė Turqisė (Zb. 2:12) nė vitin 150 pas Krishtit deklarojnė se qeniet njerėzore kalojnė nėpėr kėto katėr faza tė zhvillimit. Shembuj tė tjerė mund tė jipen nga Kurani dhe Hadithet (thėniet e Muhamedit) tė cilat janė ndrydhur pėr t’i treguar gjėrat tė cilat janė zbuluar tash shpejt. Nė secilin rast tė veēantė pėrfundimisht ėshtė demonstruar qė kėto gjėra nė origjinal janė mėsuar nga grekėt antikė, por nė tė vėrtetė ata ishin njerėz tė njohur nė Arabi nė kohėn e Muhamedit. Para vėrtetimit qė Kurani ėshtė frymėzim hyjnor, ata siguruan evidenca tjera qė kanė origjinė njerėzore.



    7. ‘Shikoni nė tė gjitha shthurjet nė shoqėrinė e krishterė – Islamizmi ėshtė i pastėr’

    Nė fakt shthurja ėshtė nė saje tė numrit tė madh tė njerėzve qė e refuzojnė Krishtin, por shumė myslimanė mendojnė qė tė gjithė perėndimorėt janė tė krishterė, ashtu siē ne tundohemi tė themi qė tė gjithė arabėt janė myslimanė kur ka shumė qė janė vetėm nė mėnyrė kulturore myslimanė.

    Por pse tė ndalemi te shoqėria perėndimore? Ndonjė mund tė argumentojė (ndjeshmėrisht) qė aq sa ka probleme nė shoqėrinė islame aq ka edhe nė shoqėrinė krishtere, pėr veē se ato shpesh kalohen ose fshihen. Pėr shembull vendet ku kanė luftė apo shqetėsime civile gati tė gjitha janė muslimane. Korrupcioni nė vendet islamike ėshtė i pėrhapur. Pozita e gruas ėshtė shumė mė e kufizuar sesa nė Britani. Nėn ligjin islamik nėse njė grua ėshtė dhunuar ajo duhet tė sjellė katėr dėshmitarė pėr tė dėshmuar krimin nė vend qė ta sjellė ēėshtjen. Nėse ajo deklaron qė ishte dhunuar por nuk mund tė sjellė katėr dėshmitar qė e kanė parė jo vetėm qė ēėshtja hidhet, por ajo mund tė fshikullohet apo ta gjuajnė me gurė pėr vdekje pėr tė pasur efekt nė publik nė qoftė se bėjnė tradhėti bashkėshortore.

    Kur i bėjmė statistikat e krimeve dhunuese nė perėndimi dhe i krahasojmė ato me vendet muslimane e shohim se janė shumė mė tė mėdha nė perėndim, kjo ndodh pėr arsye se ata nuk pėrsėriten nė vendet muslimane apo qė ata nuk mund tė paraqesin dėshmitarėt e nevojshėm? Ndonjė mund tė argumentojė qė poligamia kurrė nuk ka qenė pjesė e planit sovran tė Perėndisė dhe ėshtė e pamundur qė tė kujdesesh mė shumė sesa pėr njė grua (Zan. 1:27; 2:24; Ligji i pėrt. 17:17; 1Kor.7:2; 1Tim. 3:2). Kurani lejon deri nė katėr gra (sura 4:3) dhe jo vetėm qė Muhamedi kishtė sė paku nėntė gra, po ai duhej tė flinte me tė gjitha nė njė natė tė vetme (Bukhari vėll. 7, hadith 142). Tė krishterėt janė tė urdhėruar qė t’i duan gratė e tyre sikurse Krishti e deshi Kishėn dhe e dha jetėn e tij pėr tė (Efes. 5:25, 33) kurse Kurani i urdhėron meshkujt qė t’i rrahin gratė e tyre nėse ato nuk iu binden atyre (sura 4:34 – fjala nė literaturėn arabe do tė thotė fshikullojė apo rrahje e fortė). Njėra nga gratė e Muhamedit, Ajshja ishte vetėm 7 vjeēe kur ai u martua me tė, dhe tjetra Zejnepja ishte gruaja e djalit tė tij tė adoptuar por ishte e detyruar qė tė martohet me Muhamedin kur ai ra nė dashuri me tė.

    Shumė shembuj mund tė jepen por kėto mund tė kenė efekt pėr tė ndėrtuar pengesa nė vend tė urave. Ėshtė mė e dobishme pėr tė treguar mėsimet e Jezusit, e t’i leni para shokėve tė juaj myslimanė dhe t’i pyesni se ēka do tė ndodhte me shoqėrinė poqėse ēdo njeri i ndjek prioritetet e tij. Kur iu pėrgjegjen ndonjėrės prej kėtyre pyetjeve mundohu qė tė distancohesh nga ēėshtjet mė me pak rėndėsi dhe vazhdo tė shikosh drejt Jezusit, mbi tė cilin mvaret shpėtimi ynė. Njė mysliman i sinqertė do tė bėnte pyetje tė shumta por shumica e tyre do tė janė pėr harengė dhe do ta pengojė atė pėr tė dėgjuar pėr lajmin e mirė tė shpėtimit nėpėrmjet Jezusit sakrificės qė bėnė shlyerjen.

    Site:
    http://www.answering-islam.org/shqip/bibla/bibla5.html
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Matrix ti sdukesh si njeri qe ke dije te mjaftueshme te bibles .
    C'ne hap tema ku duhet te kesh dije rreth saj?

    Nje pyetje te shkurter .

    Sipas kronologjise (timeline) se bibles na del se bota u krijua afersisht 6 mije vjet me pare.
    Sipas kalkulimeve te Usherit egzaktesisht ne 23 tetor 4004 BC .

    Tani , jane gjet shume skelete njerezish qe datojne shume me heret se 6 mije vjet.

    Mire Adamin e krijoi perendia sipas shembelltyres se tij , por ata skeletona kush i krijoi?

    lol

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ti pohon diēka po urdhero sill edhe menyren si datojne bashke me kete perfundim qe ta hedhin te gatshem ne goje , he kolopuē ?
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2010
    Postime
    4
    Matrix ti sdukesh si njeri qe ke dije te mjaftueshme edhe per Kuran...

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Smth Poetic
    Tani , jane gjet shume skelete njerezish qe datojne shume me heret se 6 mije vjet.

    Mire Adamin e krijoi perendia sipas shembelltyres se tij , por ata skeletona kush i krijoi?
    Menyra e datimit me karbon ka disa probleme:
    1-) Duhet qe sasia e karbonit ne toke te kete qene e njejte gjate jetes se tyre dhe pas vdekjes se tyre deri tani
    2-) Katastroga Globale ne kohen e Noes ndryshoi shume gjera ne toke
    Fakt eshte zhdukja e kafsheve dhe bimeve gjigande.
    Ndaj para permbytjes eshte pothuajse e pamundur te datohet se sa ka qene karboni.

    Ke artikuj ne web per kete. Shih tek faqet e kreacionisteve.

    Per shpejtesi, po te sjell dhe une nje:

    Diamantėt: miqtė mė te mirė tė kreacionizmit

    Radiokarboni nė diamantė: armik i ‘miliona vjetėve’

    nga Jonathan Sarfati
    Karboni


    Ēfarė kanė tė pėrbashkėt diamantėt xixėllues dhe grafiti i errėt dhe i butė i lapsave? Qė tė dy janė forma (allotrope) karboni. Shumica e atomeve tė karbonit janė 12 herė mė tė rėnda sesa hidrogjeni (12C), rreth njė nė 100 ėshtė 13 herė mė i rėndė (13C), dhe njė nė njė trilion (1012) ėshtė 14 herė mė i rėndė (14C). Nga kėto lloje (izotope) tė ndryshme karboni, 14C quhet radiokarbon, sepse ėshtė radioaktiv – pra kalbet me kalimin e kohės.
    Datimi me radiokarbon

    Disa pėrpiqen tė masin moshėn sipas sasisė sė 14C tė kalbur. Shumė njerėz besojnė se datimi me radiokarbon vėrteton njė moshė prej miliarda vjeē.1 Por evolucionistėt e dinė se nuk e vėrteton dot, sepse 14C kalbet shumė shpejt. Periudha e tij radioaktive (t½ ) ėshtė vetėm 5,730 vjet – d.m.th. ēdo 5,730 vjet, gjysma e saj kalbet. Pas dy periudhash, mbetet njė ēerek; pas tre periudhash, vetėm njė e teta; pas 10 periudhash, mbetet mė pak se njė e mijta.2 Nė fakt, edhe njė sasi 14C e madje sa toka do tė ishte kalbur tėrėsisht brenda mė pak se njė milion vjetėsh.3

    Kėshtu pra, po tė ishin vėrtet mostrat miliona vjeēe, nuk do tė kishte mbetur fare radiokarboni. Por nuk gjejmė kėtė situatė, madje edhe me detektorė shumė tė ndjeshme tė 14C.

    Diamantėt

    Diamanti ėshtė substanca mė e fortė qė njohim, kėshtu qė brendėsia e tij duhet t’i qėndrojė shumė fort ndotjes. Diamantit i duhet njė presion shumė i madh qė tė formohet – presion ky i cili gjendet nė Tokė nė natyrė vetėm thellė poshtė sipėrfaqes. Kėshtu ata kanė tė ngjarė tė jenė formuar nė njė thellėsi prej 100-200 km. Gjeologėt besojnė qė ata qė gjejmė duhet tė jenė transportuar nė sipėrfaqe me shpejtėsi supersonike5, nė shpėrthime tepėr tė dhunshme nėpėrmjet kanaleve vullkanike. Disa gjenden nė kėto kanale, p.sh. kimberlitėt, kurse diamantė tė tjera u liruan nga gėrryerja ujor dhe u depozituan gjetiu (kėta quhen diamantė aluvialė). Sipas evolucionistėve, diamantėt kanė rreth 1-3 miliarda vjet qė u formuan.5

    Prania e radiokarbonit tek kėta diamantė ku nuk duhet tė gjendet, del kėshtu si evidencė xixėlluese pėr njė botė ‘tė re’, tamam siē na tregon Bibla.


    Datimi i diamantėve

    Gjeofizikani Dr John Baumgardner, anėtar i grupit kėrkimor RATE6, shqyrtoi 14C tek disa diamantė.7 Nėse janė vėrtet mbi njė miliard vjeē nuk duhet tė kishin fare 14C, por laboratori radiokarbon njoftoi qė kishin mbi 10 herė mė shumė sesa kufiri teknik i zbulimit. Kėshtu ata kishin njė ‘moshė’ radiokarbonike shumė mė tė vogėl sesa njė milion vjeē! Dr Baumgardner pėrsėriti kėtė me gjashtė diamantė tė tjerė aluvialė nga Namibia, dhe kėta kishin akoma mė shumė radiokarbon.

    Prania e radiokarbonit tek kėta diamantė ku nuk duhet tė gjendet, del kėshtu si evidencė xixėlluese pėr njė botė ‘tė re’, tamam siē na tregon Bibla.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe ketu ke disa diskutime te tjera:

    http://creation.com/radiometric-dati...ns-and-answers
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    O Matrix , duhet te kesh pak dije rreth kimise para se ti futesh kesaj valleje , se tu besosh cdo pacavurreje qe te serviset ne internet , me duket si shume naive kjo gje. Po nejse ti e di me mire . Ca veta deshirojne te qendrojne ne erresire , pune e tyre.

    Sa per dijeni .

    C14 nuk prodhohet vetem ne atmosfere por edhe nen toke nga depozitat gjeologjike te radioaktivitetit te uraniumit dhe thoriumit. Prandaj gjenden depozita te vogla C14 ne diamante . Kjo gje ka kohe qe eshte zbuluar , prandaj te keshilloj mos te lexosh me website te tilla. Edhe duhet te kishe pak me shume vemendje ne klase , nqs ke studiuar kimi , at all :P .

    Pastaj sipas C14 (half-life) ne kemi te drejte te datojme dicka mbi 50 mije vjet , keshtuqe sdo ishte problem te datoje nje skeleton 30 mije vjecar , si ai qe u gjet ne portugali disa kohe me pare. Nepermjet AMS ky datim eshte zmadhuar deri ne 80 mije vjet me pare.
    Nuk kam pare ndonje shkencetar kristian ta mohoje kete gje qe tani.

    Prandaj per kete arsye , genesis i ka borxh atij skeletit nja 24 mije vjet sqarim.
    Skeleti do te dije se kush e ka krijuar ate , nqs adami i bibles u krijua 6 mije vjet me pare

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ca veta deshirojne te qendrojne ne erresire , pune e tyre.
    E ngase nisesh ti i fiksum se sipas Bibles toka u kriju para 6 mije vjetesh? Apo, se je i fiksum pas drites..!!!..

    Ngeli drita me ardhe ne dhe prej Arabise..


    Presim prej teje, te na i vertetosh se sipas Bibles toka u kriju para 6 mije vitesh. Nqs nuk e verteton dot, Ramadoni per hajr te qoft!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 04-09-2010 mė 07:29

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A eshte ndryshuar Bibla? PO!
    Une akuzoj per NDRYSHIM te Bibles pikerisht Muhamedin.

  10. #10
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    E ngase nisesh ti i fiksum se sipas Bibles toka u kriju para 6 mije vjetesh? Apo, se je i fiksum pas drites..!!!..

    Ngeli drita me ardhe ne dhe prej Arabise..


    Presim prej teje, te na i vertetosh se sipas Bibles toka u kriju para 6 mije vitesh. Nqs nuk e verteton dot, Ramadoni per hajr te qoft!
    Me fal . Gabimi im . Ne fakt esht 6 mije e 6 dite , sipas bibles .
    Gjeonologjia e njeriut qe nga adami eshte treguar qarte ne bibel . Po ashtu dhe krijimi i gjithckaje ne genesis eshte shkruar ne nje proces prej 6 ditesh.
    Habitem me keto pyetjet e tua skandaloze.

    Diskutimi nuk kishte per qellim te perqendrohej tek padituria jote ndaj bibles.
    Po diskutojme rreth skeletave qe datojne mbi 6 mije vjet , pra , para Adamit vet.

    Si e shpjegon ti kete gje?

    lol

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •