Për iranianët, Bruni është “një prostitute”
Bashkëshortja e presidentit francez Sarkozy, Carla Bruni, është quajtur “prostitute” nga Irani, pasi që kritikoi vendimin e shtetit islamik për të ekzekutuar me gurë një femër iraniane.
Zonja e parë franceze u sulmua pasi nënshkroi peticionin për lirimin e Sakineh Moohamadi Ashtiani, e cila akuzohet për mashtrimin e bashkëshortit dhe për pjesëmarrje në vrasjen e tij.
Gazeta iraniane ‘Kaihan’, që kontrollohet nga qeveria, i quajti Carla Brunin dhe aktoren franceze, Isabelle Ajani, dy “prostituta”, ndërkohë që televizioni shtetëror iranian e akuzoi ish-supermodelen për “imoralitet”.
Në letrën e hapur drejtuar të akuzuarës Ashtiani, Bruni theksoi se: “Pse të derdhet gjaku juaj, e fëmijët të mbesin pa nënën e tyre? Për shkak se keni jetuar, për shkak se keni dashur, për shkak se jeni femër dhe për shkak se jeni iraniane? Gjithçka brenda meje refuzon ta pranojë këtë”.
Krijoni Kontakt