Një autobus i linjës Athinë- Sarandë është sulmuar me bomba molotov teksa po lëvizte në rrugës nacionale Antiriu- Janinë, në Kefalovriso pak pas mesnatës së të dielës. Lajmi është konfirmuar për tv NEWS24 nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi por dhe nga vetë shoferi i autobusit, Leonard Berberi.
Autobusi me targa SR 5892 B i kompanisë Sarandë Ekspres po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë kur është sulmuar nga një grup personash në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antiriu- Janinë.
Ambasadori shqiptar deklaron për NEWS24 se “në momentin kur ka ndodhur sulmi autobusi ka qenë në lëvizje por nuk ka pasur pasagjerë “
Edhe pronari i linjës ‘Saranda Ekspres’ Kristo Zholi konfirmoi se autobusi ishte pa pasagjerë.
“Ishte ora 00.00- 01 .00 e së dielës ( 30 gusht) kur autobusi po kthehej nga Athina drejt Shqipërisë pasi kishte zbritur pasagjerët në Athinë. Në Kefalovriso, autobusi po ecte me ngadalë pasi në rrugë po bëheshin punime. Në një moment dy persona kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur shishe me benzine dhe gur në drejtim të autobusit.”- dëshmoi në një lidhje telefonike për NEWS24 zoti Kristo Zholi.
Sipas Ambasadorit Dervishi se dyshohet se autobusi është sulmuar nga tifozët e skuadrës së futbollit të AEK, të cilët kanë bërë rrëmujë pas ndeshjes.
Ndërsa pronari i linjës Saranda Ekspres’ thotë se autorët ishin veshur me rroba të thjeshta të përditshme dhe nuk duheshin si tifozë futbolli.
Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar ndërsa autobusi ka pësuar dëme të mëdha. Njëra nga bombat molotov ka shkaktuar flakë dhe në gomat e autobusit, si dhe janë thyer disa xhama të autobusit.
Menjëherë është kontaktuar policia greke e cila ka nisur veprimet hetimore si dhe kërkimet në zonë për të arrestuar ndonjë autor të mundshëm. Në polici për tu marrë në pyetje është shoqëruar dhe drejtuesi i mjetit, Leonard Berberi.
Sulmi është pasqyruar dhe në të përditshmet greke. Në faqen online të gazetës "Kathimerini" në gjuhën greke shkruhej sot duke iu referuar burimeve policore helene, se persona ende të panjohur kanë hedhur 3 bomba me molotov në drejtim të autobusit me targa shqiptare.
Mediat greke informojnë se në pistat e hetimit nuk përjashtohet dhe rasti se një i panjohur të ketë ngritur kurth autobusit duke besuar se brenda tij ndodheshin tifozë të skuadrës së Korfuzit, që ktheheshin nga Patra.
Policia greke ka nisur hetimet per incidentin, ndersa nuk perjashtohet rasti kur te panjohur t’i kene ngritur kurth autobusit, duke besuar se brenda tij ndodheshin tifoze te skuadres se Korfuzit, qe ktheheshin nga Patra.
Ky është rasti i dytë kur një autobus me targa shqiptare është sulmuar në tokën greke. M Disa persona të armatosur dhe me maska kane sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë – Tiranë . Nje muaj më parë më 3 korrik 2010, disa persona të armatosur dhe me maska sulmuan një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë – Tiranë. Nga sulmi mbetën të plagosur tre shqiptarë. Incidenti u shënua në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga kryeqyteti grek. Deri tani ende nuk ka njoftime për arrestimin e autorëve të këtij sulmi.
Krijoni Kontakt