Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Vrasja e 13-vjeçarit, lihen në qeli dy vëllezërit Kodra

    Gjykata e Shkodrës ka dhënë paraditen e djeshme masën e sigurisë "arrest me burg" për dy vëllezërit Kodra që vranë e hodhën në lumë për një varëse floriri 14-vjeçarin, ndërsa për Sokol Mjacajn pjesëmarrës në këtë ngjar-je, i cili bashkëpunoi me po-licinë, janë dhënë 10 ditë burg. Dy vëllezërit e mohuan vrasjen, ndërsa Mjacaj e ka konfirmuar atë duke dhënë detaje rreth krimit makabër. "Dy vëllezërit Ko-dra më kanë marrë në tele-fon që të shkoja me Agim Lerën se donin ta takonin. Pas telefonatës, Agimi iku nga mali ku kulloste bagëtitë, për të takuar dy vëllezërit në vendin e për-caktuar nga këta të fundit. Pasi kanë bërë disa minuta debat, dy vëllezërit e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë futur me kokë në ujë, ku është asfik- suar dhe ndërroi jetë", - dek-laroi në gjykatë 14-vjeçari Mjacaj. Por dy vëllezërit nuk e pranuan vrasjen. "Nuk i kam hak as hile familjes Lera. Nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Unë kërkoj drejtësi, sepse nuk di gjë dhe nuk kam të bëj me këtë punë. Unë kam qenë me vëllanë, Edmondin duke pirë një gotë
    raki e më pas kemi dalë në mal.

    Në ora 18:30-19:00 të asaj dite kam qenë në shtëpi bash- kë me Edmondin. Jemi njoftuar për vrasjen nga policia", - ka deklaruar 24-vjeçari Besnik Kodra. Në fund të se- ancës gjykata ka vlerësuar të drejta dyshimet e prokurorisë mbi autorësinë e dy vëllezërve Kodra për veprën penale të "vrasjes në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim" të 13-vjeçarit Agim Lera, duke caktuar masën e "arrestit me burg". Ndërkohë për 14-vjeçarin Mjacaj, që akuzohet për të njëjtën vepër, por "të kryer në rrethana lehtësuese" (bashkëpunoi me policinë), për arsye të sigurisë për dëshminë e dhënë kundër dy vëllezërve Kodra, gjykata ka vlerësulënien në burg për 10 ditë. Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë në bjeshkët e Shalës në Dukagjin.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=85303
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet ri-vene denimi me vdekje se kriminelet po bejne qejf.
    tmerr.

    le te jete ky rast nje arsye e nisjes se nje fushate mbar popullore ku te kerkohet ligji i denimit me vdekje per krimet monstruoze..

    ngushellime familjes..

    ,

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ngushellime familjareve.
    Tan-i vellezer-it K-odra nuk do dalin n-e mal per n-je kohe t-e gjat-e ! Mi-re tu be-h-et!
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •