Ja se cfare thote Adem Demaci per Sinan Hasanin:
...
Intervista nga Kosova, ekskluzivisht pėr gazetėn Ndryshe
Intervstoi: Apostol Duka
Apostol Duka: - Duke e lėnė mėnjanė modestinė, mund tė them se unė, qė guxoj tė flas sot me tė madhin Adem Demaēi dhe ti bėj lloj-lloj pyetjesh, jam njė njohės jo i keq i disa problemeve. Nė Shqipėri, janė pėrmendur edhe emra tė tjerė tė politikanėve nga Kosova qė kanė qenė nė shėrbim tė jugosllavėve. Duke analizuar kėtė situatė, Enver Hoxha e ka quajtur Sinan Hasanin qen serb e po me kėto tone ka folur edhe pėr Veli Devėn. Unė nuk i paragjykoj. Nė fund tė fundit, i kanė shėrbyer padronit qė i mbante me bukė, por gjithsesi, ju keni kėndvėshtrime shumė mė tė argumentuara. Cili ėshtė mendimi i Adem Demaēit pėr ta?
Adem Demaēi: - Po shiko, ishte njė shtresė e komunistėve shqiptarė, tė cilėt u lidhėn me Partinė Komuniste Serbe. Ata mendonin se komunizmi nuk do tė humbiste kurrė, se do tė ishte e do tė sundonte pėr jetė tė jetėve. Prandaj edhe jetėn dhe veprimtarinė e tyre, jua pėrshtatėn atyre kushteve. Por duhet thėnė se, nė situata tė caktuara, kur kanė pasur mundėsi tė ndihmonin diēka, kanė ndihmuar. Fadil Hoxha, pėr shembull, mbetet gati i paqortueshėm nė kėtė drejtim. Nė vitin 1974, sikur Fadili tė kishte ditur tė vepronte siē duhej, ai do tė mbetej heroi ynė. Hero, asnjė nga kėta komunistė shqiptarė nuk ėshtė. Atdhetarė mundet, por heronj nuk janė.
- A mund tė pėrmendni emra, iu lutem?
Adem Demaēi: - Po juve i pėrmendėt vetė, duke harruar Mahmut Bakallin. Kėta zotėrinj, kanė qenė shumė tė implikuar nė shėrbim tė UDB-sė dhe tė shtetit jugosllav. Kėshtu qė ajo qė ndoshta e kanė ėndėrruar dhe e kanė dashur nė shpirt, nuk ka gjetur shprehje dhe mė vjen keq qė nuk gjej sot asnjė fjalė tė mirė pėr ta. Sinan Hasani dhe Veli Deva janė gjallė. Me Sinanin, unė kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira. Kur kam dalė nga burgu i parė, ėshtė munduar edhe tė mė ndihmonte.
- Ēfarė funksionesh kishte nė atė kohė Sinan Hasani?
Adem Demaēi: - Ai ka arritur tė bėhet deri edhe nėnkryetar i Federatės Jugosllave. Lart ka arritur, sepse atė e pėrdornin si njė kukull, pėr tė thėnė ja, shqiptarėt i kanė tė gjitha tė drejtat, njėri prej tyre ėshtė edhe nėnkryetar i Federatės... Atėherė, na thoshin ne tė tjerėve, ēka doni juve, ēka bėni, ēka mendoni. Dhe ai, Sinani, i luante tė gjitha ato role. I luante, sepse nuk kishte nga tia mbante. Edhe Fadil Hoxha gjithashtu. Por dua tė them pėrfundimisht se, tė gjithė kėta politikanė komunistė, kanė luajtur nė jetė role tė imponuara dhe, kur kanė pasur mundėsi tė japin ndonjė ndihmė, e kanė bėrė. Pėrveē Ali Shukriut, pėrveē Kolė Shirokės e ndonjė tjetri, tė cilėt kanė qenė mė tė pėrkushtuarit dhe mė besnikėt e regjimit jugosllav.
...
http://lajme.dervina.com/archive/8264-2710:545/Adem-Demaci-Fatos-Nano-e-ka-ndihmuar-me-vetedije-luften-tone.htm
Krijoni Kontakt