Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne fakt turqit e kane pase Vloren, pra Otranton, piken me te afert me Italine, qe prej 1417, pra ne mbi 3 dekada para se te fillonte rezistenca e Skenderbeut. Nuk ma ha mendja se kishin nevoje me mund Krujen qe te pushtonin Italine.

    Ose, ka mundesi qe kane pase frike se mos po iu del Skenderbeu ne Itali, keshtu qe kane dash me u siguru qe ta mundin ne Kruje...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 01-09-2010 mė 15:02

  2. #12
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    A s'duhet ti takoje kjo teme nenforumit te historise , apo duhet te lexojme budalliqet e fe vs fe prape ketu ne?

  3. #13
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    A s'duhet ti takoje kjo teme nenforumit te historise , apo duhet te lexojme budalliqet e fe vs fe prape ketu ne?
    Thellohu pakez me shume e ke per te pare se nuk eshte teme historie, por vetedijesimi kombetar!!
    Per nje si ti, qe nuk nje komb, eshte teme teper e hidhur, eh!!!
    Meso, meso se si myslimanet e ndritur Shqiptare, para se gjithash kishin Kombin e pastaj fene!!
    Meso edhe se si duhet te falenderojme turqit per "bamiresite" e tyre....e tregojua vellezerve te tu "wahabiste" !!
    Jarigas

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kreu III

    E zeza Adrinopojė!
    Q'u bėre burim i zisė,
    Vure botėn nė nevojė,
    Nė helmit tė ligėsisė!
    Djemthitė ndaj teje erdhė,
    O qytet i mallėkuar!
    Sa lot tė varfėrit derdhė
    Me zėmrė tė dėshėruar!
    Ishte mbushurė qyteti
    Me njerėzit tė Azisė,
    Ardhurė gjithė rrėmeti,
    Posi tuf' e bagėtisė,
    Zėmrėtrumbull e shpirterrėt,
    Tė egėr' e tė tmerruar,
    Tė gjithė pėr nė skėterrėt,
    Tė tresh' e tė shėmėtuar; { tė trash' }
    Tė tėr' ishin kokėpshjellė,
    S'kishinė gjė tė pėlqyer,
    S'dijnė tė korr' e tė mbjellė,
    Po tė marr' e tė rrėmbyer;
    Ishinė tė sgurdulluar,
    Tė veshurė ndėr lėvere,
    Turi-e buzėlėshuar,
    E ndė tė rreme pėrherė
    Me tumane gjithė veshur,
    Dhe me hekura ngarkuar,
    Tė vrenjtur' e tė paqeshur,
    Tė keq e tė zėmėruar.
    M'i madh'i tyre, Murati,
    S'kish ndėr mėnt kurrė tė mirė,
    Posi e gjet nga i ati,
    Mė tė ligat kish dėshirė
    Nė jetė njeri s'peshonte,
    Dhen' e zij gjithė tė tinė,
    Kostandinopojėn donte
    Dhe Romėn' e Italinė
    Doj tė hynj nė gjith' Evropė,
    E gjithė kombet qė qenė
    Rrih t'i bėnte mijė copė
    Ta shkretonte gjithė dhenė.
    Urdhėr i tij': "Vraje! Vare!"
    Kėto dy fjalė dij mbreti,
    Hell edhe grep e lavare
    Ishte mbushurė qyteti!

    Prensėrit' e Shqipėrisė
    Rrininė tė papėrzjerė,
    Nukė dilnin pej shtėpisė,
    S'trazoheshin me tė tjerė.
    Ajy m'i vogėl'i tyre,
    Qė vij nga gjithė m'i ēquar,
    Pej fytyr' e pej mėnyre,
    Zoti e kish lartėsuar,
    Tė mirat gjith' i kish dhėnė,
    Tė ligat ja kish mėrguar,
    Gjė tė metė s'i kish lėnė,
    Sė gjithash e kish mbaruar.
    Kish shpirt e zėmėr' e ndjenjė,
    Edhe mėnt e njoh' e hije,
    Shtat edhe sjell' e rrėfenjė,
    Dhe fuqi pej Perėndije.
    Nė krah tė djathtė, kur lindi,
    Kishte njė shenjė si shpatė,
    Gjithė botėnė e bindi,
    Edhe miq e mėm' e atė,
    Qė do tė bėhėj trim burrė,
    Mėmėdhenė ta nderonte,
    Nukė do tė mundej kurrė
    Sa tė ish e sa tė rronte;
    Ėndėrr' e ėma kish parė,
    Sikur polli njė dragua,
    Kur ishte mė tė me barrė,
    Pa andaj shum' u gėzua.
    Mėsoj gjithė dituritė,
    U bė njeri i mėsuar;
    Shpirtit i dha dhe mė dritė,
    Ndritoj zėmrėn' e qėruar;
    Kishte gjithė urtėsitė,
    Ish mėndje me shumė dritė,
    Kish me vet'he Perėndinė.
    Kordhėn' aqė mir' e msojti,
    Sa kushdo q'e shih, ēuditej,
    Njeri t'i dilte s'kuxojti,
    Se e dij qė do tė shtritej;
    Aqė keq shtij me shigjetė,
    E me ushtė kur shėnonte,
    Trimi burr' e i vėrtetė
    Kurrė dėm nukė qėllonte.
    Kohėn' e shkoj duke msuar,
    Mbushi vjet tetėmbėdhjetė,
    Ishte ėngjėll i uruar,
    Pa u bė, si deshi vetė
    Aqė shum' i shėndosh' ishte
    Sa njėqint burra ta zinin,
    Ajy brengė nukė kishte
    Se poshtė dot nuk' e vinin.
    Njė ditė qė kishte dalė
    Me tė tijtė, tė dėfrente
    Jashtė, hipurė nė kalė,
    Dhe posi hėna ēkėlqente,
    Dukej q'ishte bir pej mbreti,
    Gjithė duallė dh'e shihnin;
    U ēudit gjithė qyteti,
    Qė s'e dinin' e s'e njihnin;
    Sa qe i vogėl' e djalė,
    Rrij brėnda, msont'e s'delte,
    Herė tjatėrė s'kish dalė,
    Jashtė derės nukė shkelte.
    Dielli qė del nga qarku
    Mos pandeh q'e pjellėn retė,
    Edhe ky s'lindi nga barku,
    E dėrgoj Zot'i vėrtetė.
    Sulltani e pa tek vinte,
    Edhe tha: "Ē'ėsht' ajy burrė?",
    Se gjer ahere s'e dinte,
    Nuk' e kishte parė kurrė.
    "Pa e ktheni e ma bini,
    Tha, se qenka trim' i mirė,
    Cili vall' ėsht', a e dini?
    Ndrin si ylli mė tė ngdhirė."
    Mbreti ish me parėsinė,
    Prensi zbriti edhe hyri,
    Tė gjithė kryetė ngrinė,
    Shumė ua zuri syri;
    Pastaj si e kupėtuan,
    Gjithė mė kėmbė ju ngrinė,
    Me fjalė shum' e lėvduan,
    E me nder tė math e prinė,
    Gjith' ishinė kokėpshjellė,
    Dhe fytyrėshėmėtuar,
    Kok' e tyre ish si shpellė,
    Rrininė buzėlėshuar.
    Tė gjithė shum' e pėlqenin
    Tė parėt' e mbretėrisė,
    Njė emrė donin t'i gjenin,
    Pas mėnyrės' sė Turqisė,
    Nj'ėngjėll nga qiell'i lartė
    Perėndija me vrap nxori,
    Zbriti me njė re tė zjarrtė,
    Fytyrė dervishi mori;
    Dervishi i lar', i ndrruar,
    U dha si dritė mė derė,
    Sa ishinė rrotull shtruar,
    Gjith' u ngrinė menjėherė,
    "O i mirė!" i tha mbreti,
    "Nga na vjen e nga tė kemi?
    S'mė ngjan tė jesh nga qyteti,
    Se s'tė njeh ndonjė nga ē'jemi."
    "Jo, tha, unė jam i huaj,
    Qė rendin me udhėtarė,
    S'rri as me jav' as me muaj,
    Po sa munt ikėnj mė parė."
    Mbreti i tha: "Ti i mirė,
    Qė shėnditke gjithėmonė,
    E shum' ujėra ke pirė,
    E di kėtė trim ē'e thonė?"
    Dervishi fjalėn ja preu;
    Tha: "Un' atė sot s'e pashė,
    Ky ėshtė Skėnderbeu;
    Me t'an' aty lasht' u ndashė.
    Ja pruri ėngjėlli vetė,
    Kėtė emėr' edhe nderė,
    Q'e kish pasurė nė jetė
    Aleksandr'i math njėherė! { Skėnder = Aleksandėr }
    Se dhe shpirt'ish i atija, { Skėnder bej = zoti Aleksandėr }
    Nė mėmėdhet tė tij prapė
    Dėrguar nga Perėndija,
    Frik' armikėvet t'u apė,
    Si dhe njė herė qėmoti,
    Q'ishte trim, burr' i vėrtetė
    U tregua aq' i zoti
    Sa la emėrė pėrjetė."
    Po turqitė nuk' e dinin
    Shqipėtar' e math tė shkuar,
    Pa at' emėrė s'ja vinin,
    Q'e kishte pėr tė nderuar.
    Nė shumė tė madhe punė
    E qeshi mėndja sulltanė,
    E gjeti si firaunė, { firaunė = faraonin }
    Qė rrit' mė shtėpi Mosanė! { Mosa = Moisi }
    Pas ca kohė Skėnderbeu
    Njeri i math u tregua,
    Trimėrinė e rrėfeu,
    Nga gjithė burrat' u ēqua.
    E lartėsoj trimėrija,
    Trimn' e vėrtetė me pallė,
    Aqė sa e vu Turqija
    Nė shumė tė lartė shkallė.
    Fat'i bardh' i mirėsisė
    Nė mijėra ushtėtarė
    Zgjodhi trimn' e Shqipėrisė,
    E vu mbi gjithė tė parė.
    Skėnderbeu kudo lėftonte,
    Njeri pėrpara s'i rrinte,
    Burrė s'u gjent t'i qėndronte,
    Po i muntte ngado vinte.
    Na erdhi n'Adrinopojė
    Njė tatar i math ng'Asija,
    Qė nuk i flitej me gojė,
    I rėndė nga trimėrija;
    Ishte i math sa dy buaj,
    I egėr e i tmerruar,
    Kish fuqi sa katrė kuaj,
    Ish si lum' i trumbulluar.
    Tatari njė trim kėrkonte,
    Me sqimė tė madhe delte,
    Po njeri nukė kuxonte
    Nė gjurmėt e tij tė shkelte;
    Po mburrohej me njė fjalė
    Dhe i trėmbte gjithė ē'qenė:
    "Kush ėsht' i zoti tė dalė,
    Thosh, tė njohė vetėhenė!"
    Njė njeriu, qė tek shkelte,
    Tronditej i tėrė dheu,
    Kush mundte tjatrė t'i delte,
    Veē trim'i math Skėnderbeu?
    Duallė tė dy kaluar,
    Nė hekur tė rėndė veshur,
    Mburojat marrė nėr duar
    E kordhat' e prehta ngjeshur;
    Mėnjan' ish fytyrėqari,
    Qė si nat' e zezė nxinte,
    M'anėt tjatrė shqipėtari
    Si dielli vetėtinte.
    Bota qė e panė djalė
    Prensinė, kundrejt tatarit,
    Hipur si ėngjėll mė kalė,
    Gjithė ja dhanė tė qarit;
    Me shumė re po shikonin, { me shumė re = me shumė vėmėndje }
    Luteshin pėr Skėnderbenė,
    Se si perėndin' e donin,
    Gjithė njerėzit qė qenė,
    E dinin q'ish trim tatari,
    S'pandehninė qė tė mundej,
    Ish i math si qipi bari, { qipi = mullar }
    Pa nga vėndi nukė tundej.
    Skėnderbe, o jetėgjatė!
    I tha: "Ti mik, mase thua
    Me mburrje shum' e lėvdatė,
    "Nukė ma del njeri mua";
    Edhe me shpresė gėnjehesh,
    Nė mėmėdhet tėnt tė thuash,
    Nonjėherė kur tė kthehesh,
    "Unė kurrė s'u rrėzuash!"
    Po shpesit q'i ėshtė shkruar,
    Tė mos shohė mė folenė,
    Futetė si i verbuar,
    E heth nė rrezik vet'henė."
    Kėto tha dhe ju lėshua,
    Prens' i bukurė si ylli,
    U derth posi njė dragua
    Qė po suletė nga pylli.
    Tė dy kordhėtė i hoqnė,
    Njėri-tjatėrin tė priste,
    Me fuqi shum' u pėrpoqnė,
    Shoku-shoknė s'munt ta vriste,
    Se ishin veshur nė hekur,
    Dhe dininė tė lėftonin,
    Ishin fort mirė tė pjekur,
    Pa vet'henė e mburronin;
    Po trimi, q'i lij pas shokėt,
    Hoqi fort mirė njė shpatė,
    Tatarit i ra nė kokėt,
    Ra i ziu si lopatė.
    Gjithė ē'qen' atj'edh'e panė,
    Thirr' e thanė shumė fjalė,
    Pastaj i erdh' atje pranė
    Skėnderbegut e ju falė
    Pleqt' u ēudinė nga fati
    Dhe i dhanė shum' urata,
    Me dorėt tė tij Murati
    I fali disa dhurata.
    Pas kėtij shumė tė tjerė,
    Qė kuxuan' e lėftuan,
    U ndenė mbi dhet tė mjerė,
    Nga vdekja nuk' u mėrguan.
    Dy persė trima tė msuar
    Kėtė punė e dėgjojnė,
    Edhe duke ashpėruar
    Erdhė nė Brus' e kėrkojnė
    Nga mbret'i gjithė Turqisė
    Njė burrė qė tė lėftojnė,
    E nė mest tė njerėzisė
    Trimėrinė ta tregojnė:
    "Zgjith nė gjithė ushtėtarė
    E nga gjithė qė ke pranė,
    Tė dėgjuar' e tė parė,
    Njė trim tė lėftojm", i thanė.
    Murati trimat i psholli,
    Qė kish nė mest t'ushtėrisė,
    Po asnjė nga gjithė s'dolli
    Drejt trimavet tė Persisė.
    Skėnderbe'u ashpėrua,
    U ngrit e hekurat veshi,
    Pastaj dolli si dragua,
    U vėrsul posi rrebeshi.
    Persėtė vėllezėr' ishin,
    Dhe m'i madhi Jahja thuhej,
    Trimėri te madhe kishin,
    M'i vogli Mustafa quhej.
    Jahjaj sė pari qėllojti,
    Po shigjeta prap' u kthye,
    Mburronjėnė nuk' e shpojti,
    Maj' e hekurtė ju thye;
    Pastaj Skėnderbeu qėllojti
    E me rrėmbim shumė shturi,
    Shigjeta mi kok' i shkojti
    Persit, e nė shtat s'e zuri;
    Ahere posi petriti
    Mi Jahjanė u lėshua,
    Dhe shpatėn' e lar' e qiti,
    Pers'i varfėr' u tmerrua.
    Ndihmė s'gjeti veē me vrapi,
    Se e pa qė s'mundej kurrė,
    Mori dhenė posi capi,
    Nukė qėndroj dot si burrė.
    Mustafaj q'ishte mėnjanė,
    Dhe luftėn' e tyr'e shihte,
    E pa q'u munt tė vėllanė,
    U derth fshehtazi t'i ndihte.
    Trimi shpejt e kupėtojti,
    Qė po vinte me tė qetė,
    Me bisht tė syrit shikojti,
    Hoqi me vrap njė shigjetė,
    Gjithė fuqinė e mblodhi,
    Dhe Mustafan' e shėnojti,
    Si rrufe me vrap e hodhi,
    Tejpėrtej tė zin' e shpojti;
    I ēpoj hekur e mburrojė,
    Edhe shtatn' e tij shigjeta,
    U kėput, pa, si sgėrbonjė,
    Vdekja e mbuloj e shkreta;
    Jahjaj mori shumė frikė
    Dhe s'e priti Skėnderbejnė.
    Skėnderbeu tha: "Mos ikė,
    Se trimat shpinė s'rrėfejnė."
    U derth me kordhė nė dorė,
    Si dragoj i ashpėruar,
    E kohė persit tė gjorė
    Nuk' i la pėr tė mėrguar.
    Me shumė tmerr e pa shpresė,
    Skėnderbeut ju kėthye,
    Hoqi kordhėnė ta presė,
    Jahja trimi u gėnjye!
    Posi dragonjtė u zunė,
    Me kordhatė tė kėqija,
    Njėri mė tjatėrin shtunė,
    Po s'i vrau Perėndija!
    Luanin shpatat e prehta,
    Ndrininė e vetėtinin
    Nd'erė si pėndė tė lehta,
    Njėra-tjatrėnė godinin,
    Pa kur e panė Jahjanė
    Gjithė bota, q'ishin mbledhur,
    Tė shtriturė posi kanė,
    Mbyturė nė gjak e verdhur,
    Kokėn' e trupin' i kish ēarė
    Me njė shpatė q'i kish hequr,
    Dhe mė dy e kishte ndarė,
    E pa ndjerė kishte vdekur!
    I kish rėn' e shkreta shpatė,
    Pėrnjėherė si rrufeja,
    Ja bėri ditėnė natė,
    Gjaku i vij si rrėkeja;
    I venitur' ishte nderė,
    Ishte pa frym' e i qetė,
    Me tė vdekurit pėrzjerė
    Ish i mjeri n'atė jetė.
    Gjithė bota u ēudinė
    Me fuqit tė Skėnderbeut;
    S'ja kish njeri trimėrinė,
    S'kish shok mbi faqet tė dheut;
    Nderi edhe dashurija
    Nga gjithė bota i shtohej,
    Papo gjithė njerėzia
    Pėr atė trim pėrgjėrohej;
    Dhe vetė sulltan Murati
    E donte keq Skėndrbenė,
    Mė shumė dhe nga i ati
    E mė teprė se Mehmenė
    Skėnder' e math prap' e ngjalli
    Zot'i math e i vėrtetė,
    Muratnė shpresa e talli
    Pandaj e lartėsoj vetė
    Ngaha vėnt' i Perėndisė
    Skėnder' i math prapė dolli
    E i dha nder Shqipėrisė,
    Se ajo sėrish e polli.
    Skėnderbe'u bė i parė
    Mi ushtėrit tė Turqisė,
    Mi mijėra ushtėtarė
    Kryeprens' i Shqipėrisė.
    U hoth tė parėnė herė
    Nd'Azi ng'Adrinopoja,
    Se ishte vend i pėrzjerė,
    Pa atje e doj nevoja;
    Si u hodhė pėrtej denė,
    Skėnderbegu me tė dalė,
    Mbloth ushtėtarėt, qė qenė
    Rreth, e u tha kėto fjalė:
    "O vėllezrė ushtėtarė,
    Q'u nistė bashkė me mua,
    Unė punė tė pambarė,
    E tė papėlqyer s'dua!
    Duhet tė jini tė mirė
    E tė kini trimėrinė,
    Tė mos bėhi egėrsirė,
    Po tė mbani njerėzinė
    Jo tė merrni, tė rrėmbeni,
    Tė shani e tė godini,
    Tė rripni e tė gėnjeni,
    Po faqebardhė tė jini;
    Grat' e foshnjat t'i mburroni,
    Dhe pleqet t'u bėni nderė,
    Tė falurit t'i lėshoni,
    Mos i pėrdorni si berrė
    Trimi e ēėmon njerinė,
    E sheh si vet'hen' e tija,
    S'do tė likn' e ligėsinė.
    Punėnė mir' e mejtoni,
    E ndonjė tė mos gėnjehet,
    Se pastaj mė turpėroni,
    Po kush do, qė sot tė kthehet;
    Njeri s'duhetė tė qahet
    Nga shokėt e mij ndė jetė
    Dhe asnjė mėnt tė mos mbahet
    Pėr tė keq e pėr tė metė
    Dua tė kini dėshirė
    Pėr tė drejt' e tė vėrtetė,
    Pėr tė mbar' e pėr tė mirė,
    Gjithėnjė nė kėtė jetė
    Luftėtarėt t'i lėftoni,
    Nė luftė do t'i godini,
    Po pastaj mirė vėshtroni,
    Njerės tė urtė tė jini;
    Unė dua trimėrinė,
    Dhe i falem burrėrisė,
    Po dua dhe njerėzinė,
    Qė ėsht' udh' e Perėndisė
    U kam vėllezėr' e shokė
    E miq me gjithė dėshirė,
    Edhe mbi sy e mbi kokė,
    Kur t'u shoh n'udhėt tė mirė
    N'u pafsha nė prapėsirėt,
    Nė dėm e nė tė kėqija,
    Nė tė lig' e tė pėshtirėt,
    S'shpėtoni duarvet t'mija."
    Unjnė kokėn' ushtėtarėt
    E Skėnderbegut ju falė,
    Vegjėlija dhe tė parėt
    I dhanė besė dhe fjalė
    E shtroi kaq mirė Azinė,
    Sa gjėsendi s'pėpėrinte,
    Ngriti dėmn' e kusėrinė,
    Qėngji me ujkunė flinte;
    U bė mbret'i gjith' Azisė,
    Ēdo pun' e vuri ndė udhė,
    Doj udhėn' e Perėndisė
    Njeri s'mir asnjė kėrpudhė,
    S'bėri njė gjė tė pėrhirė,
    Njė punė tė papėlqyer,
    Botėn' e linte tė lirė,
    Kurrė zėmrė s'kishte thyer;
    Kish udhėn' e njerėzisė,
    Pa njerėzit gjith' e donin,
    E tėrė bot' e Azisė
    Atė me gisht e tregonin.
    Mėnt shum' e urtėsi kishte
    Dhe tė ēquara vetija,
    Ėngjėll' i qiellit ishte
    Dėrguar nga Perėndija;
    Nė zėmrė kish mirėsitė
    E ndė mėndje diturinė,
    Nė shpirt kish tė madhe dritė,
    Kish tė bėn' me Perėndinė
    Ishte sė gjithash i zoti,
    Si shqipėtarėt' e parė,
    Si Pirroja q'ish qėmoti
    E tė tjerė kordhėtarė
    Dinte mirė tė lėftonte,
    Edhe kishte fuqi shumė,
    Dhe zėmėra i punonte,
    Trimėrija s'i kish gjumė.
    Kur mirrte kordhėn nė dorė,
    Edhe delte tė lėftonte,
    Ish si dashi me kurorė,
    Njeri kundrejt s'i qėndronte.
    Kishte nė mėnt urtėsinė,
    Qė ēdo pun' e ēquan mirė,
    Mirėsin' e ligėsinė
    S'i pėrzjen t'i bėnjė kllirė,
    Ish burr' i gjall' e i gjatė,
    E nė shpatullat i gjerė,
    S'ish i ligur' e i thatė,
    Po ish si lulja nė verė.
    Ish i bardh' e faqezjarrtė,
    S'kish gjėsendi tė pėshtirė,
    Ish i florinjt' e i artė,
    Edhe i leht' e shtatmirė.
    Ishte mbret i bukurisė,
    Si dielli epte dritė,
    Kish hijen' e Perėndisė,
    Natėnė e bėnte ditė.
    Fytyrėn' e kish tė mirė,
    Zėnė t'ėmbėlė si mjaltė,
    Zėmėrnė plot mėshirė,
    Vetėdijėnė tė naltė.
    Kish tė gjitha mirėsitė
    Dhe tė tėrė urtėsinė,
    Njerėzin' e dituritė
    Dhe fuqin' e trimėrinė.
    Armėtė e ati zoti
    Burra tė fortė t'i zinin,
    Katrė a pesė qėmoti,
    Nga vėndi dot nuk' e ngrinin!
    Lufta posa zij tė ndizej,
    Ajy s'duronte aspakė,
    I hipėn kalit e hidhej
    Pėrmbi armikėt si flakė
    Edhe nuk mirrte tė tjerė,
    Tė shumėt nė vėnt i linte,
    Vetėm dyzet jeniēerė,
    Edhe si rrufeja binte.
    Kali mė fort hingėllinte
    Dhe hidhej si vetėtima,
    Asgjėsendi s'doj tė dinte,
    Si rrufeja bij mi trima;
    Posi shqipja fluturonte
    Edhe ngrihej drejt pėrpjetė,
    Nga goja shkumbė lėshonte,
    Thoshnje do tė pijė retė.
    Skėnderbegu kordhėzhveshur,
    Lėshohej posi fajkua,
    Me fytyrėzė tė qeshur,
    I bukurė si pallua;
    Ish nė luftė shum' i pjekur,
    Nukė frikėsohej kurrė,
    Ishte i veshur ndė hekur
    Edhe trim i fort' e burrė.
    S'u munt kurrė Skėnderbeu,
    Qė lėftonte nat' e ditė
    Njeri udhėnė s'ja preu
    As me luftė, as me mitė.
    Turqisė i ndihu fati,
    Skėnderbegu e xgjeronte,
    Dhe nė front prehej Murati,
    Burri trim pėr tė lėftonte.
    Mundi Europ' e Azinė,
    Si Skėnder' i Math njėherė,
    E madhoj shumė Turqinė,
    Bėri Mbretėri tė gjerė.
    Trimėri e Shqipėrisė,
    Skėnderbe' burr'i vėrtetė,
    I hodhi themel Turqisė,
    Fat i zi, o fat i shkretė!
    Gjithė bota Skėnderbenė
    E dėgjoj edh'e zij ngoje,
    Emėr'i tij mori dhenė,
    E gjithė dridheshin soje.
    Edhe nė Adrinopojė
    Sulltan e tė tjerė ē'qenė,
    Mė s'kishin tjatrė nė gojė,
    Po gjithėnjė Skėnderbenė.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitujt e tjere i keni ketu ne vazhdim, megjithate une do mundohem t'i sjell gradualisht dhe ne forum...

    http://www.albasoul.com/letersia/Ril...eri/indexi.htm
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Jeni per te ardhur keq!

    Matrix-it, si nje i ri i shekullit 21, nqs kerkon te mesoje per rezistencen shqiptare ndaj sulmit otoman, i duhet te referohet burimeve historike te kohes (shek.15) e jo Naim Frasherit ne shek.19.


    Eshte per te ardhur keq, qe tema qe ne fillim hapet keq, me mentalitet te gabuar dhe nxirren konkluzione te gabuara.


    Naimi nuk permend ndonje dokument ne vepren e tij, ne dukje kjo.
    Pse behesh naiv? A mund te kete dokument me te besueshem se shpirti i popullit, grimce e te cilit "eshte" vete Naimi, Frashellinjte?!
    Njohurite e Naimit vijne nga brenda Perandorise, nga cikli ku ai dhe vellezerit ishin ne eliten e atehereshme derii ne "korifi". Deri atje ku te gjithe dime se u mesuan turqve artin e te folurit ne nje fare menyre, pra ishin artiste, shkencetare europiane ne radhet e nje Perandorie Aziatike. Veshtire te korrigjojme "enpsikro" nje artist, nje rryme artistike ku roli i Frashellinjve ishte udheheqes ne zgjimin e kombit.
    Na mjafton te rifreskojme idene se nuk ishim nje popull qe u pajtua me pushtimin
    dhe Gjergj Kastrioti eshte nje nga Simbolet e kesaj ideje.
    Panda en'irini Sem!
    Flm per punen kolosale Matrix! Filoturqve i takon nje shprehes i shpirtit shqiptar te kohes si Naimi, per te mesuar me mire per shqiptaret e vertete europiane, ndersa te rinjve te shek XXI kush eshte armiku i tyre 6- shekullor.
    Paqe!

  7. #17
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    C'rendesi ka nese Skenderbeu ishte orthodhoks apo katolik?
    (Ne fakt ai vinte nga nje familje me at katolik dhe me nene orthodhokse)
    A i perkiste ai botes se krishtere? Kjo ka rendesi.

    Qendresa 25-vjecare e Krujes ishte ne fakt nje perplasje qyteterimesh Europiane (Krishterim) vs Aziatike (Islam)
    Skenderbeu i sherbeu pozitivisht kesaj lufte, duke ofruar pronat e tij si "baza ushtarake" per ushtrite perendimore, dhe duke ju bashkengjitur dhe vete me ato pak forca ushtarake qe kishte. Kjo lufte e ndali invazionin islamik ne Perendim dhe ne saje te kesaj lufte sot ne Europe nuk sundon sheriati...

    (Lere se c'thone perrallat se ai rezistoi i vetem per 25 vjet...)
    Ne nje gjuhe delikate ky qendrim quhet "me reflekse ngjyrash", po tamam-tamam i bie kameloenizem. Ky kameleonizmi eshte zotesi per te nderruar ngjyrat apo paaftesi per te mbajtur nje ngjyre?

    1. Meqe Skenderbeu anti-turk ishte "i krishtere", po Kisha Greko-Orthodhokse qe ishte pro-turke a ishte e krishtere?

    2. Sipas mesimeve te Krishtit, Skenderbeu NUK duhej t`i kuindershtonte Turqit po duhej t`u kthente faqen tjeter. A i lejohet nje te krishteri te vrase armiqte?

    3. C`lidhje kishte "mbrojtja e fese" kur turqit nuk kishin asnje synim konvertimi fetar? Kryeqendra e Orthodhoksise ishte atehere edhe eshte edhe sot nen sundimin turk, mos jane gje myslimane?
    -

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Kavir
    1. Meqe Skenderbeu anti-turk ishte "i krishtere", po Kisha Greko-Orthodhokse qe ishte pro-turke a ishte e krishtere?
    Kisha Orthodhokse nuk ka qene ndonjehere pro-turke.
    Por e ka pranuar sundimin turk nga e keqja.
    Jepi Cezarit cfare i takon Cezarit dhe Perendise cfare i takon Perendise. Kjo eshte motoja e marredhenieve Kishe-Shtet (sidomos kur shteti nuk eshte i krishtere)

    Citim Postuar mė parė nga Kavir
    2. Sipas mesimeve te Krishtit, Skenderbeu NUK duhej t`i kuindershtonte Turqit po duhej t`u kthente faqen tjeter. A i lejohet nje te krishteri te vrase armiqte?
    Pyetje me vend!
    Ajo qe mund te them eshte se fjalet e Krishtit "Kthe faqen tjeter!" vlejne per marredheniet personale mes njerezve dhe si ndalese e hakmarrjes pasi e keqja ka kaluar.
    Mbrojtja e vendit dhe e nderit te familjes eshte detyre e te krishtereve, ndaj dhe Kisha nuk e ka pare si mohim-besimi luften mbrojtese, por si zgjedhje e te keqes me te vogel ne krahasim me te keqen me te madhe qe eshte pushtimi dhe humbja e identitetit, nderit dhe jetes!

    Citim Postuar mė parė nga Kavir
    3. C`lidhje kishte "mbrojtja e fese" kur turqit nuk kishin asnje synim konvertimi fetar? Kryeqendra e Orthodhoksise ishte atehere edhe eshte edhe sot nen sundimin turk, mos jane gje myslimane?
    Teoria se turqit nuk kishin synim konvertimin fetar eshte nje teori e perhapur nga islamiket te cilet duan ta paraqesin konvertimin fetare si nje akt patriotik per t'u mbrojtur nga asimilimi ne grek dhe serb. Ne menyre te ngjashme ne mund te pyesim: Perse nuk u asimiluan shqiptaret ne greke dhe serbe para pushtimit turk?

    Fakti eshte se te krishteret kane qene nen presionin e taksave te xhizjes dhe takses se gjakut, dhe per cdo meshe dhe sherbese fetare te krishtere qe kryhej duheshin paguar taksa ndaj turvqe. Po te permendim ketu dhe faktin se te krishteret shiheshin si te "pafe" nga autoritetet dhe nuk gezonin mbrojtje ne raste padrejtesie, e ben bindes faktin se Turqia dashur pa dashur ushtronte presion konvertimi .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 02-09-2010 mė 06:19
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Kisha Orthodhokse nuk ka qene ndonjehere pro-turke.
    Por e ka pranuar sundimin turk nga e keqja.
    Jepi Cezarit cfare i takon Cezarit dhe Perendise cfare i takon Perendise. Kjo eshte motoja e marredhenieve Kishe-Shtet (sidomos kur shteti nuk eshte i krishtere)
    Nga e keqja? Po sikur u quajt "bekim nga Perendia"? Si e quan Shen Kozmai psh pushtimin turk? Shpetoi te krishteret e vertete (lexorthodhokset nga heretiket katolike.


    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Pyetje me vend!
    Ajo qe mund te them eshte se fjalet e Krishtit "Kthe faqen tjeter!" vlejne per marredheniet personale mes njerezve dhe si ndalese e hakmarrjes pasi e keqja ka kaluar.
    Mbrojtja e vendit dhe e nderit te familjes eshte detyre e te krishtereve, ndaj dhe Kisha nuk e ka pare si mohim-besimi luften mbrojtese, por si zgjedhje e te keqes me te vogel ne krahasim me te keqen me te madhe qe eshte pushtimi dhe humbja e identitetit, nderit dhe jetes!
    DUAJE ARMIKUN TEND.
    Krishti kurre nuk u tha ndonjehere cifuteve "Luftoni Romen" megjithese romaket masakronin cifutet.
    Krishti nuk NJIHTE as familje, as komb: KETA JANE NENA IME! te kujton gje ky varg?
    Per te krishterin nuk ka Dinjitet tjeter vec Fese.


    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Teoria se turqit nuk kishin synim konvertimin fetar eshte nje teori e perhapur nga islamiket te cilet duan ta paraqesin konvertimin fetare si nje akt patriotik per t'u mbrojtur nga asimilimi ne grek dhe serb.

    Pu pu pu pu, largqofte, na se na e nxorre Shen Kozmain (i njejte me Apostujt) si agjent islamik. C`na bere c`na bere. Se Shen Kozmai e ka thene qe "Turqit nuk perpiqen te na nderrojne fene".
    Mos i thuaj me ato fjale se do thone qe ben punen e Qoftelargut.


    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Ne menyre te ngjashme ne mund te pyesim: Perse nuk u asimiluan shqiptaret ne greke dhe serbe para pushtimit turk?
    Kush tha qe shqiptaret perpara pushtimit turk nuk jane asimiluar? Nga e nxorre kete perfundim?

    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Fakti eshte se te krishteret kane qene nen presionin e taksave te xhizjes dhe takses se gjakut, dhe per cdo meshe dhe sherbese fetare te krishtere qe kryhej duheshin paguar taksa ndaj turvqe. Po te permendim ketu dhe faktin se te krishteret shiheshin si te "pafe" nga autoritetet dhe nuk gezonin mbrojtje ne raste padrejtesie, e ben bindes faktin se Turqia dashur pa dashur ushtronte presion konvertimi .
    C`te te them une i ziu? Te te them ke te drejte....s`me le Shen Kozmai. Te te them e ke gabim? Jo se eshte e vertete po qe t`u bejme qejfin islamikeve dhe Shen Kozmait.

    Nga gjithe keto qe the dhe qe thashe vazhdon te perforcohet pyetja:

    Ky kameleonizmi eshte zotesi per te nderruar ngjyrat apo paaftesi per te mbajtur nje ngjyre?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 02-09-2010 mė 06:57
    -

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga elinokton Lexo Postimin
    Naimi nuk permend ndonje dokument ne vepren e tij, ne dukje kjo.
    Pse behesh naiv? A mund te kete dokument me te besueshem se shpirti i popullit, grimce e te cilit "eshte" vete Naimi, Frashellinjte?!
    E fundit qe llogaritet per shkruarjen e historise eshte besueshmeria e shume prej bindjeve te shpirtit te popullit. Vete monizimi i te pasurit te NJE shpirti te popullit, eshte baze per perralla shume te bukura.


    Njohurite e Naimit vijne nga brenda Perandorise, nga cikli ku ai dhe vellezerit ishin ne eliten e atehereshme derii ne "korifi". Deri atje ku te gjithe dime se u mesuan turqve artin e te folurit ne nje fare menyre, pra ishin artiste, shkencetare europiane ne radhet e nje Perandorie Aziatike. Veshtire te korrigjojme "enpsikro" nje artist, nje rryme artistike ku roli i Frashellinjve ishte udheheqes ne zgjimin e kombit.
    S'do te thote asgje qe, meqe Naimi ishte "korifi", automatikisht vepra e tij ka vlera autentike historike. Vepra e tij eshte krijim letrar.


    Na mjafton te rifreskojme idene se nuk ishim nje popull qe u pajtua me pushtimin
    dhe Gjergj Kastrioti eshte nje nga Simbolet e kesaj ideje.
    Panda en'irini Sem!
    Flm per punen kolosale Matrix! Filoturqve i takon nje shprehes i shpirtit shqiptar te kohes si Naimi, per te mesuar me mire per shqiptaret e vertete europiane, ndersa te rinjve te shek XXI kush eshte armiku i tyre 6- shekullor.

    Me cilin pushtim su pajtua, sepse Arberine (funksionale, pra Arberia perendimore nga Shkodra e deri ne Durres, bashke me Krujen) qe la pas Skenderbeu, turqit e gjeten nen zoterimin e Venedikasve.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •