Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 167
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Topi: Xhami e re, jo më falje rrugëve

    "Unë nuk do të dëshiroja që vitet që vijnë të na bëjnë të shikojmë besimtarë të cilët falen trotuareve apo rrugëve..."

    E enjte 9 Shtator 2010 20:12



    Për vizitë në selinë e Komunitetit Myslyman shqiptar, Presidenti i Republikës mbështeti hapur kërkesat disavjecare të këtij komuniteti për një xhami të re të madhe, afër qendrës së kryeqytetit.

    “Unë nuk do të dëshiroja që vitet që vijnë të na bëjnë të shikojmë besimtarë, të cilët falen trotuareve apo rrugëve. Kështu që unë u bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim, të kontribuojmë së bashku që edhe Komuniteti Mysliman këtu në Tiranë, në një qytet që rritet e rritet, të ketë edhe ai xhaminë e tij, institucionin e tij, që të ushtrojë, të predikojë, të falet brenda institucionit”, tha Topi.

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e lidhi gëzimin e kësaj dite me një gëzim më të madh për shqiptarët: heqjen e pritshme të vizave nga vendet e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe mendimin e favorshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës:

    “Jam shumë e kënaqur që ky Bajram i Madh vjen në një stinë të madhe, në një stinë të madhe për shqiptarët e Shqipërisë, por në një stinë të madhe edhe për shqiptarët e Kosovës dhe për gjithë kombin tone. Ju uroj gjithë shqiptarëve, lumturi dhe mbarësi!

    Kryeministri Sali Berisha mendon se këtë vit shqiptarët e festojnë Bajramin më të mëkëmbur, më optimistë dhe më të sigurt se kurrë në të ardhmen e tyre.

    “Pra, ka shumë arsye, janë njëmijë e një arsye, për të falënderuar Zotin në këtë ditë, për të pasur besim të madh e të plotë dhe për të uruar që Bajramin tjetër ta festojmë edhe më të gëzuar, edhe më të lumtur, edhe më të mëkëmbur, edhe më mirë.”, tha Berisha.

    Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetar i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, pati një mendim të posacëm për shtresat më nevojtare të shoqërisë:

    “Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë në këtë ditë të bekuar. Në radhë të parë për të gjithë ata që janë në vështirësi për të gjithë ata që përjetojnë dhimbjet e varfërisë, e papunësisë, e pamundësive, që unë jam i bindur se me kurajo, me solidaritet, me vullnet të mirë dhe më ndihmën e Zotit do kapërcehen”, theksoi Rama.

    Vizita u bënë edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. /tch/
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Po! Është e drejta e Komunitetit Musliman te kerkoje sheshin e namazgjase per xhami. Është prona e tyre. Shpresoj që te reflektoje Bashkia pas kesaj thirrje te Presidentit.
    Pershendetje dhe gezuar Bajramin!
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Duhet ne fakt nje investim i qeverise per xhami ne qender te Tiranes.Duke qene se nuk kemi ne Shqiperi femij qe bejne kilometra rruge ne kembe per te shkuar ne shkolle duke marr pamjen e atyre klandestineve qe kalonin kufirin per ne greqi ne kembe pse mos te behet xhamia.I kemi te gjitha ne rregull vetem kjo na mungonte.Nuk kemi rruge ku te ikim edhe nje sistem kanalizimi te mirefillt por na duhet xhamia.Shkollat ne gjendje te mjeruar por gjithsesi nuk mund te rrijme pa xhami.Ne spitalet shqiptar semuresh po te shkosh jo me te sherohesh qe nuk behet fjale por xhamia eshte primare.Keto jane sipas meje disa nga pikat me kritike.


    Nejse.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #4

    Nje foto spektakolare e faljes se Fiter Bajramit ne qender te Tiranes

    Nje foto spektakolare e faljes se Fiter Bajramit ne qender te Tiranes!





    Topi: Myslimanët duhet të kenë xhaminë e tyre. Jo më falje nëpër rrugë

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Shum e bukure,kjo foto deshmon se ne jemi shumic,i pelqeu dikujt apo jo.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #6
    40.000
    ..........................

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Nuk ka dyshim qe shqiptaret jane shumica pagan

    Fillojme tani???

    Ne Tirane, festa pagane





  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334



  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334



  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Tani cfare keni per te thene, se keni nje jave qe na shurdhoni?

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •