Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    jo jo albini edin si te veproj mosu merakos fare o vllaqko i dashur labin kurti nuk esht zbut fare aj dote jet i njejti
    Beni, ti duhet te dallosh deshirat prej realitetit. S'eshte vellacko i dashur, cdo gje sic deshirojme te jete. Une nuk e di ne c'vend jetoni qe te mos e degjoni, shihni e ndjeni ne c'shkalle eshte zbutur Albin Kurti dhe shoket e tij, prej dites qe jane bo parti politike. Pse me s'ka aktivtete si ka pase perpara? Pse s'ka me aksione, tubime e dialogje me qytetare? Pse s'ka me demonstrasta, protesta e bllokime rrugesh? Pse me s'shfaqen si dikur ne vendet ku vertete kercenohen? Pse heshtin? Pse zhduken ne momente te rendesishme dhe shfaqen ne momente te tjera me pak te rendesishme? Cfare duan? Pse nje dite kritikojne dicka, kurse diten tjeter e harrojne ate cka kishin kritikue dje per te kritikuar dicka te re, te cilin patjeter e harrojne te pasnermen e keshtu me rradhe infinit.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Bolivari

    Citim Postuar më parë nga Bolivari Lexo Postimin

    nese nje mend jeni i shqetsuar per ket pune at,her ju duhet te vizitoni levizjen vetvendosje gjdo dit esht e hapur ne prishtine ne rrugen peiton te lutem te hene dhe te ejten me duekt ka takim me qytetar

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2010
    Postime
    21
    dhe ja dalin disa 'te pa djallezuar' e flasin se si levizja qenka zbutur. cyfyre jane keto, apo cka. levizja vetevendosje ka dal nga gjiri i popullit. ju mendoni se tere keto kopalla qe i shkruan dikush dikushi jane te verteta. festimin e vetevendosjes ,e shfrytezon ti tregoj botes ate cfare jane duke e bere pushtet mbajtesit. thuhet se albini cenka majtist e harron se sa ceveri ne evropen qe aqe shume e duam, jane majtiste. athua cila qeveri amerikane sipas tij, apo tyre qenka majtiste. thuhet se ja deri dje protestoi e ja sot ka filluar te sillet si partit tjera simotra, ketu ne kosove. po sipas teje zotni ,cila nga partit e koalicionit thaqist e rugovist eshte majtiste, dmth.komuniste ngase dihet fort mire se te dyja nuk i perkasin anes se njejt. kend deshiron ta mohoj e kend ta pranoj artikullshkruesi.pyetje qe fare nuk do pergjigje.edhe pse nuk jame anetare i asnjeres nga partit qe veprojn ne kosove, vetem tek levizja e kame pare ineresimin per shqiptaret dhe kosoven. doni ta etiketoni levizjen e vetme qe eshte ende e pa perbaltun dhe ta barazoni me ata qe nuk lane te zeze pa bere ne shpin te saj, edhe pse deri dje me pushk kinse qenkan mundue, e ata tjeret ,pacifistat si thone , ne menyre paqesore ta clirojn kosoven. dhe nuk paska me keq kur i yti 'te cliron' nga okupatori e te rrjep ndoshta edhe me shume se ai. nese jeton ne kosove do ta veresh se cila qenka me e rend. bere krahasimin vete. te jetosh ne nji vend si ky i yni dmth te jetosh vetem per kliken e thaqit the rugovistave, ngase jeten tende nuk e ke.pra sa e vlen. nese vlen thenja ,une te clirova une po ta... nanen atehere larg jemi nga clirimi. dhe kur te permendet albini ju lutemi leviz nga vendi ngase do te hyni ne gjynah. ti zotni vertet qenkeni i ri shtalb, ngase nuk po e njifkeni albinin. tek e fundit nuk dua te te kundershtoj, por eshte e drejta e secilit prej nesh te dijm se cka po na servohet. e kesaj radhe servimit tend i ka ardhur era e atyre shkrimeve qe i benin komunistat per ti demaskuar armiqt e popullit. ju gjejeni veten se ku e keni vendin. sigurisht se nuk do ta keni veshtir.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga fazli.n Lexo Postimin

    ou kuku per lvizjen vetfundosja kush eshte kah e mbron e sampatizon haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    I nderuar Bolivari!

    Në fillim kur thua se përkrahësit e Vetvendosje! jan të majt , e tenton të thuash komunist , më jap përshtypje se nuk i kupton këto dy terma , e rrjedhimisht as dallimin ne mes tyre!

    Një parti majtiste është parti shoqërore=popullore .

    Konstatimi i dytë i yt se Vetvendosje! nuk ka paraqitur alternati tjetër dhe na qenka njëlloi si partit e tjera , na len të kuptojm se nuk e ki se ke lexuar e përcjellur Vetvendosje!-n po e ke me muhabete të qajtoreve - njoni tha, ni shok i babes e ka ndi njonin tu thonë...

    Autori , ndoshta nuk është antar i ndonjë partie , po , lexoje edhe njëher shkrimin , dhe e kupton ciles racë i takon , mbase nuk e paske mar vesh deri tani.

    Prap tek muhabete e qajtoreve, kur pyet se cfarë paskan bërë Vetvendosje! për kundërshtimin e decentralizimit.
    Mjafton vetëm që ka informuar opinionin se decentralizimi është i dëmshëm për Kosoven.
    Ata që e kan dëgjuar këtë e kan kuptuar , dhe kjo na doli ashtu. Po nës ty dhe autorin nuk ju pengon ndarja e Kosves ,atëher , mbani sy e vesht mbyllur sikur i keni mbajt deri me tash kur vepron Vetvensoje!

    Sa i përket festes në Gjilan.
    Cka ka lidhje kjo me decentralizimin?!
    i njof shumë mirë doktrinat e mbetuirinave komuniste , dhe kjo mënyr e të përzierit të gjërave është specialitet i tyre, mbaje në mend!

    Shnet paq shoki!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    PO TENTOJN TA NGULFATIN VETVENDOSJE! QË NË FILLIM KOMUNISTAT TITISTO-ENVERISTO-RUGOVIST!

    Për laperin e forumit, mos harro mi pi hapat , se nuk je mirë!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    qyre more krejt tumat e mdhaj jan tubue rreth vetfundosjes haaaaaa
    pyfff e qelben krejt
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Kadal bre njerz se ky shkrim është një mendim i një personi , i cili mendim është personal.

    Kjo cfarë shkruan ky tipi , Salih Mehmeti , nuk dmth se jan ashtu.

    Shikoni përreth dhe e gjeni vet , e mos bini kaq shpejt përtokë.

    VV , sic po e shkruan shkurtimish kyfar Salihu , është parti e hapur , dhe nuk ka nevoj me lexu ketë njeri per me marr vesh se cafrë po bën "Vetvendosje!"

    Mënyren se si përpiqet të paraqes ky tipi VV dhe Albinin , të jep përshtypje se është ndonjë militant i ndonjë partie e përfaqsuar në kuvend , mos të tjhem se ndoshta edhe parti qeveritare , parti që nuk ka dëshir që të ekzistoi VV fare!

    Ky djali , po e quen festë për parteshin , kremtimin e VV në Gjilan?!

    A e din ky , edhe ju të tjerë , se VV ka ngritur zërin për këtë qështje atëher kur është dashur të ngitet ! Sipas shkrimit u duk se po, e din ky.
    Kremtimi i 5 vjetorit të Vv në Gjilan , ska lidhje me komunen e Parteshit , kjo është një absurditet , që pjell nga mendjet e komunistëve , të cilët , kundërshtarëve të tyre u hudhin fajin edhe pse i kan "vetullat mbi sy".

    VV nuk ka pranuar , e as që do të prenoi ndonjëher këto komuna false të krijuara nga partia e këtij Salihut e të salihave si ky.

    Ku dhe kurrë na i paska ra pishman VV për veprimet e tyre dhe po dojka mi la gjynahet e saja?!
    Këto pohime jan djallzore!

    Ne duhet të kultivojmë shqiptarizmin në Kosovë , e kjo sot për sot bëhet duke përkrahur "VETVENDOSJE!". Alternativat e tjera po na kthejn serbin , mbani mend!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    PO TENTOJN TA NGULFATIN VETVENDOSJE! QË NË FILLIM KOMUNISTAT TITISTO-ENVERISTO-RUGOVIST!
    Degjo Kili Merturi e them me keq ardhje po ja qe ky ndjal ishte njeri nga demonstruesit qe u dergj ne burgjet e Mitrovices ,
    eshte nje nder djemt e V,V ska si e mohon eshte nje nder djemt te pare te saj afer shume afer Albinit nuk eshte 30 vjec por i ka vetem 19 vjec dhe eshte djal i zgjuar dhe eshte shume aktiv per ceshtje Kombetare nuk pajtohet kure me te padrejten prandaj ka dal dhe nuk flet kot besoj
    uroje qe te ec perpara ne kete ruge por kame frike se do ta demtojne
    sa e njef V,V ky as un e as ti e askush se njef
    respekte
    Kili Merturi mos krahaso EVERIN ME Mumjen Rugovic dhe JOZEFIN
    HAROVE TI VENDOSISH NE VEND TE ENVERIT ATA PULAXHITE E BALLLIT DHE KURVAT E ZOGUT SE NUK SHKON ENVERI ME RUGOVEN E TITON LEJE ENVERIN SHOKU SE DUHET TE PASTROSH GOJEN PER TE PERMEND EMRIN ENVER
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etniku : 01-09-2010 më 07:12

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Bolivari Lexo Postimin
    KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SË PARTESHIT?

    Salih Mehmeti
    24 gusht Prishtinë

    Pishman i madh

    Nëse dikush do të thoshte se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ përgjatë këtyre viteve ka qenë një orvatje e kotë dhe e pacak, megjithatë kjo gjë s’do të duhej ta zhvlerësonte krejtësisht këtë parti groteske. Prehistoria e themelimit të kësaj partie në rrënojat e shkatërrimit të lëvizjes së mëparshme ‘Vetëvendosje’ meriton një vëmendje të posaçme sidomos për makinacionet e saj që e karakterizuan qysh prej ditës së parë të metamorfizimit të saj në parti politike (12 qershori i këtij viti). Ka pasë shumë që e kanë duartrokitë nxehtësisht këtë moment me ç’rast pa ia huqur dakikun edhe ia kanë mësyrë turrevrap që të stacionohen brenda konjukturave të saj mu kur kjo e shpalli dënjimin e saj që të provojë fatin në llotarinë e zgjedhjeve. Ka pasë shumë të tjerë që këtë moment e kanë nemë si kapitullim i rëndë i filozofisë dhe identitetit të saj në dukje rezistues. Pa dashur të zgjatemi në arsyet e akëcilës palë, do të duhej të reflektonim ca mbi fjalët e liderit të kësaj partie, soziut që pretendon vazhdimisht e publikisht se është Albin Kurti: ‘Konkurimi i lëvizjes sonë në zgjedhje nuk është zëvendësim i metodave tona (dmth aksioneve protestuese qytetare – shën.imi S.M) por begatim i tyre’. Ky frazim bajat është kryekreje i pasaktë se VV-ja edhe para se të shndërrohej në parti, metodat e protestës qytetare jo vetëm që i kishte varfëruar por edhe i kishte shëmtuar neveritshëm duke e vënë në pikëpyetje seriozitetin e një përpjekjeje qytetare dhe duke e denigruar publikisht atë. Nuk do të ishte e tepërt nëse themi se kriza dhe limontia e Teatrit Kombëtar të Kosovës zbutej bile edhe tejkalohej pikërisht nga kjo trupë shetitëse teatrale e cila e promovonte vetëvetën me tragjeditë publike çmimin e të cilave e paguanin të gjithë qytetarët e vendit. Prandaj, për taborrin e të dëshpëruarve do të gjendej ky ngushëllim: shndërrimi i VV-së në parti politike vetëm se do ia rikthejë krizën e shfaqjeve Teatrit të rrezbitur të Kosovës. Për ata që sadopak e kanë pasë një fije prudence për të diagnostifikuar pulsin e kësaj trupe shetitëse tetrale (lexo: ish LVV) do të duhej të vërenin se hiç më pak sesa dy muaj e kusur pas shndërrimit në parti politike, soziu që pretendon të jetë Albin Kurti së bashku me xhonglerët e tij kanë nisur të korrektohen, maturohen e të përshtaten me të foluren realpolitike, aq sa kam bindjen, se ai dhe të tjerët janë në një luftë të përhershme me vetëveten e tyre: në njërën anë është e kaluara pesëvjeçare rebele dhe e padëgjueshme ndërkaq, në anën tjetër është ndjenja e pishmanit për po këtë të kaluar që tani u duket e pakuptimtë dhe disi problematike me të tashmen e shfytyruar të tyre. Mbase nënvetëdijshëm ata janë duke e nëmur me murmuritje të kaluarën e tyre pesëvjeçare. Ndoshta pos kësaj vuajnë ca edhe nga makthi se janë disi të koritur para padronëve të tyre, që ua dhanë dritën jeshile të penetrimit në politikën institucionale. Kjo vetëkupton që aktiviteti i saj tash e tutje është në shërbim të larjes së mëkateve të moçme. Edhe pjesën tjetër të veprimtarisë së saj, kjo parti që trumbeton se veç e ka begatuar (me pjesëmarrjen në zgjedhje) e ka reduktuar vajtueshëm në paraqitje sporadike në kutitë e telivizorit dhe faqet e gazetave si dhe me reagime të sipërfaqshme ku ‘shprehin shqetësimin e tyre’. Prandaj s’do të ishte aspak e padrejtë nëse ‘begatimin’ e metodikës së saj do ta barazonim me begatimin e fjalorit të saj gjithnjë e më buroktratik, tonit të saj gjithnjë më të zbutur dhe sjelljes së saj gjithnjë e më manare.

    Nënrenditja ndaj qeverisë

    Duke qenë se tashmë kjo lëvizje pranoi të bëhet protagoniste pavetësore e skemave të mëdha atëherë edhe shfaqjet e saj në publik duken se ndjekin një parashikim metrologjik qeveritar se kur duhet të dilet dhe kur jo, me nëntekstin qëllimor se kur ka shtrëngica qeveritare atëherë duhet të dalin për t’u dhënë xhevap qytetarëve. Dua të them që makinacionet e saj puthiten me përpikmëri me projektimet e qeverisë; që çdo pikë të dobët të saj ta mbulojë pikërisht me paraqitjet mediale të VV-së dhe soziut që pretendon se është Albin Kurti i cili saora e shpërqendron vëmendjen në një armik të jashtëm ose të brendshëm: mjafton që të mos e tagentojë drejtëpërdrejtë qeverinë. I freskët është rasti i paradoditshëm (19 gusht) kur u përurua pa pikë nevoje komuna e re serbe e Parteshit, e cila është projektuar tamam sipas hullive të Dokumentit të Ahtisarit. Shpeshherë VV-ja e interpretonte me të drejtë procesin e decentralizimit si një proces getoizimi e ndarjeje që bëhej në vija etnike duke i dhënë fizionomisë së hartës politike të Kosovës një çaraveshje, plasaritje e shkërmoqje.

    Pos të tjerash në një kontekst më të gjerë, komuna e Parteshit gjykohej si një penetrim fizik i Serbisë e cila mëtonte bërjen e njëfarë ledhi territorial në Anamoravë, që do t’i këpuste lidhjet territoriale të Kosovës më tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) ose do t’i eklipsonte ato pikërisht duke i problematizuar të ‘drejtat e rrezikuara’ të serbëve në Kosovë. Jo vetëm kaq por plani i rafinuar i Serbisë zgjatej edhe më tej që këtë rrip komunash të reja serbe (në Anamoravë) ta lidhte territorialisht dhe politikisht me Malin e Zi të Shkupit dhe vise të tjera të luginës së Kumanovës (ku thuhet se jetojnë afro 40.000 ‘maqedonas’ me ndërgjegjje e përkatësi serbe). Pavarësisht se skenare të tilla dikujt do t’i duken sa të pabesueshme aq edhe jo-serioze, megjithatë ka pasë rropatje të herëpashershme të Serbisë rreth këtij sëndërgjimi i cili mbeti pa u realizuar jo si pasojë e ndonjë pamundësie të Serbisë por pikërisht e rrethanave të pavolitshme të saj që u përftuan gjatë involvimit në luftën e Bosnjë-Hercegovinës. Një plan të tillë vetë Millosheviçi ia ka shpërfaqur një zyrtari të lartë grek në përpjekjet e ethshme të këtyre dy aleatëve për të vithisur shtetin e sapokrijuar të Maqedonisë. “Të frymëzuar nga premtimet e tij Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, e themeluar pas shpalljes së pavarësisë, u orvat të krijonte veçazi ‘Republikën e Kardakut’ në pjesën veriore të vendit ku edhe jetonin pjesa më e madhe e serbëve: Skopska Crna Gora (Mali i Zi i Shkupit) dhe Kumanovska Dolina (Lugina e Kumanovës)” (Takis Mihas, Aleanca e pashenjtë - Greqia dhe Serbia e Millosheviçit, Shtëpia botuese 55, Tiranë 2005, f.91). Edhe në mos mbërriftë asnjëherë që komuna e Parteshit të bëhet realizim i një skenari të dikurshëm të Millosheviçit, ajo prapseprap do të jetë jo-praktike dhe penguese e zhvillimit ekonomik si dhe lëvizjes së qytetarëve në këto anë të Kosovës. Penguese e zhvillimit ekonomik të këtyre anëve pikërisht pse Gjilanit do t’ia shkëpuste një pjesë të konsiderueshme të arealit të tij jetësor e gjeografik. Jo-praktike madje edhe për vetë banorët e rrallë serbë të këtyre anëve sepse do t’i veçonte njësoj si në geto duke i rritë edhe më tutje gjasat e interferimit të Serbisë brenda Kosovës duke u thirrë pikërisht në ‘izolimin’ e banorëve serb. Paçka se një faturë e tillë kaq e rëndë paguhet në dëm të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu s’e pati aspak zor që të thoshte me emfazë se: ‘Komuna e re e Parteshit është dëshmi e suksesit të përbashkët’.

    Sejdiu e ish’Lëvizja ‘Vetëvendosje’ festojnë për Parteshin

    Themelimi i kësaj komune dhe deklarimi idiotesk i Presidentit, në rrethana të tjera normale, do të duhej të ishte një penallti ndëshkimore për të gjithë aq më shumë për LVV e cila luftën kundër decentralizimit e pat bërë si dominion të saj privat. Duke qenë se VV-ja e ka humbur edhe atë pak substancë të organizimit qytetar që ka pasur, po kjo ditë (19 gushti) dhe tjetra (20 gushti) u kaluan në një heshtje varri nga ana e saj. Madje me 20 gusht, zyrtarët e partisë na dhanë sihariqin se kjo ditë shënonte pesëvjetorin e themelimit të qendrës së tyre në qytetin e Gjilanit. Në kuadër të agjendës së shënimit të kësaj date kaq historike (sic!), ata paralajmëruan këto aktivitete, të cilat po i citoj pa i hequr as edhe një presje nga faqja virtuale e kësaj partie:

    12:00 - 18:00 Ekspozitë me fotografi të 5 viteve të veprimtarisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
    15:00 - 18:00 Përmbledhje të fotografive të ndryshme të qendrës së Gjilanit të cilat do të shfaqen me projector
    21:00 - 00:00 Ndejë në lokalin “CENTER” në lagjen Dardania 1 rr. 3 me rock Grupin nga Gjilani “B.o.g” dhe shfaqja e filmit dokumentar “10 Shkurti”(35 min.)

    Çmendurisht një ditë pas themelimit të komunës së Parteshit, partia e soziut që pretendon të jetë Albin Kurti, zgjodhi që të na rizgjojë emocione të fjetura me historinë e saj aq lavdiplotë (sic!).

    Kremtimi solemn i Fatmir Sejdiut për ‘suksesin e përbashkët’sikur u vazhdua me shampanjë e dolli në lokalin ‘Center’ në Gjilan nga po ata që paturpësisht thirren ende në emrin e së dikurshmes Lëvizja Vetëvendosje! Qysh kanë thënë më të vjetrit: ‘Bota digjet – kurva krihet’.

    TO BE CONTINUED
    ALBIN KURTI dhe Levizja Kombetare VETEVENDOSJE, jane opozita e vetme ne Kosove e mbase nder Shqiptare e cila me gjitha forcat e saja vepron e punon ne Kosove e gjetiu per te zgjuar kombin tone nga gjumi njehere e pergjithmone per padrejtesite te cilat po i kanosen po nga kjo bashkesi nderkombetare e cila kinse ja don te miren popullit shqiptar ne Kosove. Perkundrazi kjo bashkesi nderkombetare qe tani eshte e vendosur ne Kosove, me shume punon dhe vepron per te miren e pakices serbe ne Kosove dhe vet Serbise. Plani apo Pakoja e Ahtisarit, 6 pikeshi i Ban Kimunit, UNMIKU, OSBE e EULEX jane ne Kosove jo per VETEVENDOSJEN e Popullit Shqiptar shumice se Kosoves, por per keta jane ne Kosove qe 5 % i pakices Serbe ne Kosove te kete sa ma shume drejta ne Kosove, bile bile te kete drejta ma shume se mbi 90% qe jane Shqiptar.

    Pakoja apo Plani i Ahtisarit mundohet te e Shtramboje Historine E Shqiptareve, kjo pako i shtin ne te njetin thes si 90 % Shqiptar, si 5% pakica Serbe, si 5% pakicat tjera. Flamurin qe e ka Kosova tani ma shume ka te beje me pakicen Serbe e Tjerat se sa me mbi 90 % Shqiptare.

    Formimi i ketyre Komunave vjen po nga kjo Pako e Ahtisarit. Dhe po mos te ishte Legjenda e Gjalle e kombit Shqiptar ALBIN KURTI, dhe po te mos ishte Levizja mbar Kombetare VETEVENDOSJA e aktivizuar gjate ketyre 5-6 vjet sa jane, besomni dhe shume e vertete eshte qe do ishin bere ma shume Komuna Serbe ne Koosve, Kosova dhe Populli i saj shumice Shqiptare do kishin pesuar edhe ma shume, do ishin bere ma shume padrejtesi ndaj nesh. Por fale punes te devotshme te ALBINIT dhe Levizjes VETEVENDOSJE, jane asimiluar ne mas te madhe keto padrejtesi, ndose ende ka dhe mundohen te na bejne keta Nderkombetaret me ndihmen e Vendoreve.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Dhe po mos te ishte Legjenda e Gjalle e kombit Shqiptar ALBIN KURTI, dhe po te mos ishte Levizja mbar Kombetare VETEVENDOSJA e aktivizuar gjate ketyre 5-6 vjet sa jane, besomni dhe shume e vertete eshte qe do ishin bere ma shume Komuna Serbe ne Koosve, Kosova dhe Populli i saj shumice Shqiptare do kishin pesuar edhe ma shume, do ishin bere ma shume padrejtesi ndaj nesh. Por fale punes te devotshme te ALBINIT dhe Levizjes VETEVENDOSJE, jane asimiluar ne mas te madhe keto padrejtesi, ndose ende ka dhe mundohen te na bejne keta Nderkombetaret me ndihmen e Vendoreve.[/SIZE][/COLOR][/B]
    aiiiiiihh qka paske than bree
    po a po ta shofin syt qfar ke shkrue more dai
    po a mendon ti qe populli nuk i shofin secilin se qka ka kontribue per ket vend e popull
    po mos ja fut si kau peles bre se kerkun per zotin se kie as per se afermi se le ma te jet ashtu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    ALBIN KURTI dhe Levizja Kombetare VETEVENDOSJE, jane opozita e vetme ne Kosove e mbase nder Shqiptare e cila me gjitha forcat e saja vepron e punon ne Kosove e gjetiu per te zgjuar kombin tone nga gjumi njehere e pergjithmone per padrejtesite te cilat po i kanosen po nga kjo bashkesi nderkombetare e cila kinse ja don te miren popullit shqiptar ne Kosove. Perkundrazi kjo bashkesi nderkombetare qe tani eshte e vendosur ne Kosove, me shume punon dhe vepron per te miren e pakices serbe ne Kosove dhe vet Serbise. Plani apo Pakoja e Ahtisarit, 6 pikeshi i Ban Kimunit, UNMIKU, OSBE e EULEX jane ne Kosove jo per VETEVENDOSJEN e Popullit Shqiptar shumice se Kosoves, por per keta jane ne Kosove qe 5 % i pakices Serbe ne Kosove te kete sa ma shume drejta ne Kosove, bile bile te kete drejta ma shume se mbi 90% qe jane Shqiptar.

    Pakoja apo Plani i Ahtisarit mundohet te e Shtramboje Historine E Shqiptareve, kjo pako i shtin ne te njetin thes si 90 % Shqiptar, si 5% pakica Serbe, si 5% pakicat tjera. Flamurin qe e ka Kosova tani ma shume ka te beje me pakicen Serbe e Tjerat se sa me mbi 90 % Shqiptare.

    Formimi i ketyre Komunave vjen po nga kjo Pako e Ahtisarit. Dhe po mos te ishte Legjenda e Gjalle e kombit Shqiptar ALBIN KURTI, dhe po te mos ishte Levizja mbar Kombetare VETEVENDOSJA e aktivizuar gjate ketyre 5-6 vjet sa jane, besomni dhe shume e vertete eshte qe do ishin bere ma shume Komuna Serbe ne Koosve, Kosova dhe Populli i saj shumice Shqiptare do kishin pesuar edhe ma shume, do ishin bere ma shume padrejtesi ndaj nesh. Por fale punes te devotshme te ALBINIT dhe Levizjes VETEVENDOSJE, jane asimiluar ne mas te madhe keto padrejtesi, ndose ende ka dhe mundohen te na bejne keta Nderkombetaret me ndihmen e Vendoreve.
    A po lejokan edhe militant e partive politike me marr pjese neper forume a? Bile bane ne menyre ma te 'msheft' e jo kaq hapur me humorin tuaj. Degjo Arian (V.M) te gjithe e dime cka eshte Pakoja e Ahtisarit, negativitetet e saj, padrejtesite e vazhdueshme, shtypjen, etj.

    Albin Kurti asht ni horr djallezor qe munohet me e ngrit veten tu shfrytzu:
    -Pakon e Ahtisarit
    -Ndarjen e Mitrovices
    -Copetimin e Kosoves.

    Sikur mos tishin kto, Kurti do te ishte nje hiq (edhe tash asht, amo tash asht "famous" per shkak te mediave) ose do te ishte ni derkuc i majme i partive tjera politike. Ai asht tradhtar i shokve te tij, levizjes dhe fjalve te tij. Ty mos t'kap zori nese dikush se don Kurtin. Ka me ardh koha qe ai kome shkel ne gropen qe e ka cel vete: e kjo osht hymja ne parlament dhe sistem. Kadale kadale nashta edhe kon me hi ne koalcione me parti te tjera, etj etj. Sbesoj qe kom me guxu me bo dicka, se minihere e qojne ne burg ku o kon. Tybe as vet ti ski me njoht. O djali i mire, pevaç e burr te mire s'ka. Burre te mire qe del n'televizor ska mo.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •