-
Drejtuesit e PLUS: Celulari i katert, nje investim per Shqiperine
Drejtuesit e PLUS: Celulari i katert, nje investim per Shqiperine
Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Petraq Shomo, Kryetar i Bordit Drejtues te "PLUS Communication Sha" tha se deri me tani jane investuar 35 milione euro dhe deri me 2011 do investohen 100 milione euro. Sipas tij, tarifat celulare do te jene nga me te ultat perkunder operatoreve te tjere ne kete fushe, nderkohe qe si investitore shqiptare, konfirmojme se te ardhurat e ketij biznesi, ashtu si te bizneseve te tjera qe perfaqesojme, do te riinvestohen ne Shqiperi, e jo diku ne bote si konkurrentet e tyre, per te ndihmuar progresin social-ekonomik te Shqiperise. Shomo tha se deri me tani PLUS ka nenshkruar mbi 150 kontrata per instalimin e antenave ne mbare territorin shqiptar; ka instaluar pajisjet ne mbi 100 antena, dhe eshte ne procesin e testimit te sherbimit ne mbi 50 antena. Sinjali i PLUS mbulon qytetin e Tiranes, Durresit, Kavajes, Elbasanit, aeroportin e Rinasit, si edhe rruget kombetare, ne drejtim te Jugut (Fier, Vlore, Gjirokaster), ne drejtim te Veriut (Lezhe, Shkoder), ne drejtim verilindor (Pogradec, Korce) si edhe rrugen e re qe lidh Shqiperine me Kosoven. Po ashtu eshte ne testim edhe marreveshja e pare e Roaming, e cila do te pasohet edhe nga te tjera, shume shpejt. Shqiptaret po presin hyrjen ne treg te Plus Communication, celulari i katert ne vend. Kur parashikohet ofrimi i sherbimeve te PLUS? Plus ka leshuar sinjalin qe me 5 Korrik 2010 (ne perputhje me afatet e Autorizimit Individual) dhe perdoruesit e pare, sigurisht qe ishin punonjesit e PLUS. Ne mungese te interkoneksionit, thirrjet vazhdojne te kryhen vetem brenda rrjetit te PLUS. Aktualisht, lidhjet fizike te interkoneksionit me operatoret e tjere ne treg, jane ne procesin e testimit, dhe shume shpejt klientet e pare te PLUS mund te perdorin sherbimet e plota te operatorit me te ri celular, ne tregun shqiptar (telefonatat, SMS, lidhjen me internet etj). Deri tani, "PLUS Communication Sha" ka nenshkruar mbi 150 kontrata per instalimin e antenave ne mbare territorin shqiptar; ka instaluar pajisjet ne mbi 100 antena, dhe eshte ne procesin e testimit te sherbimit ne mbi 50 antena. Sinjali i PLUS mbulon qytetin e Tiranes, Durresit, Kavajes, Elbasanit, aeroportin e Rinasit, si edhe rruget kombetare, ne drejtim te Jugut (Fier, Vlore, Gjirokaster), ne drejtim te Veriut (Lezhe, Shkoder), ne drejtim verilindor (Pogradec, Korce) si edhe rrugen e re qe lidh Shqiperine me Kosoven. Po ashtu eshte ne testim edhe marreveshja e pare e Roaming, e cila do te pasohet edhe nga te tjera, shume shpejt. Prioriteti yne eshte testimi i cilesise se rrjetit dhe te sherbimeve. Nuk preferojme te ofrojme sherbimin tone masivisht, pa qene 100% te sigurte per cilesine e tij. Ne kete treg tashme te zgjeruar sherbimesh celulare, cilat jane risite qe sillni ju? Per vete menyren se si PLUS eshte krijuar dhe funksionon, perfaqeson nje risi ne treg. Te mos harrojme faktin qe PLUS eshte e para dhe e vetmja kompani teresisht shqiptare ne tregun e telekomunikacionit. Per ne si investitore kjo perkthehet ne disa elemente kyc, qe jane jo vetem risi, por jane nje kontribut shume i madh per vendin dhe shqiptaret: Se pari, po investojme ne teknologjine me te mire te mundshme te telekomunikacionit sot ne bote; ketu mund te permend Nokia Siemens, NEC, Comverse, SAP etj qe na siguron risi teknologjike (qe perkthehen ne opsione per konsumatoret) dhe nje investim eficent per te ardhmen. Se dyti, eshte prioritet i yni bashkepunimi me biznesin shqiptar. Qe tani, PLUS numeron 200 punonjes me kohe te plote, dhe vec kesaj kemi kontraktuar mbi 40 kompani teresisht shqiptare per ndertimin e rrjetit, per mirembajtjen e tij apo per bashkepunim ne aspekte te tjera te biznesit. Ky fakt eshte mjaft i rendesishem, pasi direkt dhe indirekt PLUS ka hapur tashme rreth 600 vende pune ne treg. Ky numer shtohet dita dites, ne perputhje me venien ne pune te proceseve te biznesit. Se treti, stafi i PLUS, duke qene teresisht shqiptar, do te mundesoje nje prezantim ne treg ne perputhje me nevojat e tregut. Jemi e vetmja kompani telekomunikacioni qe flasim teresisht shqip dhe politikat tona te marketing-shitjeve, jane te ndertuara ne baze te nevojes se tregut shqiptar, pa diskutim qe do t'u pergjigjen me mire se kushdo, interesave te konsumatoreve. Se fundi e jo me pak i rendesishem eshte fakti se si investitore shqiptare, konfirmojme se te ardhurat e ketij biznesi (ashtu si te bizneseve te tjera qe ne perfaqesojme) do te riinvestohen ne Shqiperi (e jo diku ne bote si konkurrentet tane), per te ndihmuar progresin social-ekonomik te Shqiperise. Gjithe keta faktore konfirmojne qellimet tona te investimit: Te ngreme nje biznes per shqiptaret, ku te ardhurat do te riinvestohen ne Shqiperi dhe ku partner do te jene bizneset shqiptare, duke ndihmuar ne rritjen ekonomike te vendit, dhe kjo eshte nje risi ne treg. Sa eshte investimi i planifikuar nga PLUS? Deri me tani jane investuar mbi 35 milione Euro, dhe brenda vitit 2011 do te investohen rreth 100 milione Euro. Tarifat jane nje pike tjeter qe ka interes per qytetaret, te lidhura dhe me ofertat dhe mundesite e shfrytezimit te paketave te komunikimit. A mendoni se dalja e Plus do te sjelle risi pozitive ne kete drejtim? PLUS pretendon qe te fitoje shume shpejt besimin e konsumatoreve, dhe kjo gje nuk mund te arrihet pa qene konkurrent ne treg. Padyshim qe do te synojme permbushjen e kerkesave si per cmim, ashtu edhe per cilesi e per ta provuar kete nuk do te duhen shume dite.
KJ
-
-
Ti shikojme kur te dalin ne fushe te mejdanit keta.
Se gjithe kompanite qe aktualisht punojne tarifa shume te shtrenjta per shqiptaret kane edhe pse kur u themeluan 1000 premtime bene.
-
-
i/e regjistruar
Mirese te vije, megjithese ato idiotesirat per zhvillimin qe sjell ri-investimi ne vend deshmojne analfabetizem ekonomik. Po nejse, edhe nje here mirese te vije!
-
-
"Mir e ka dhe ky".Duhet te jete edhe ky, nje nga heronjte qe nxjer politika e soteme.
(Kur nxirni nje person,qe do ti japi moral biznesit,mire do ishte te dinim dhe historine e personit.)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt