-
OKB për luftë të përbashkët kundër terrorizmit
OKB për luftë të përbashkët kundër terrorizmit
Nga Express më 28.09.2010 në ora 17:08
15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë ftuar për shkallë më të lartë bashkëpunimi dhe solidariteti të vendeve anëtare të OKB-së, me qëllim të evitimit të sulmeve terroriste.
Këshilli i Sigurimit ka ftuar të gjitha vendet që të bëjnë këmbim më të shpejtë të informatave, të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve kompetente, me qëllim të parandalimit të aksioneve terroriste të grupeve drejt ose nga territori i tyre, thuhet në kumtesën e KS të OKB-së.
“Do të jemi më të suksesshëm në zbulimin e rrjeteve terroriste, siç është Al Qaida, nëse bashkëpunojmë dhe bashkërisht ndjekim aksionet e tyre, nëse këmbejmë informatat, nëse zbulojmë komplotet e tyre dhe të udhëheqësve të tyre”, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, gjatë fjalimit të saj në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt