Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Sigurisht që e drejton leku, por edhe lekun e drejton truri jo forca brutale si në shqipëri. Leku drejtohet nga truri dhe garantohet nga ushtria. Leku duhet të ketë likuiditet të investohet për të ardhmen jo të betonohet në pronën e tjetrit. Leku duhet rrespektuar madje, dhe ai që punon për bukën e gojës e rrespekton më shumë nga të gjithë.
    nuk ka aq leke ne shqiperi saqe te nuk dime ta drejtojme. e ardhmja e nje populli varet nga aftesia per te punuar nuk varet nga pronat qe ke.
    shqiptaret me universitete fshijne xhamat ne amerike; ndaj dikush tjeter kerkon te beje leke ne menyre te lehte me ndonje menyre tjeter sepse duke shperndare pica apo mbajtur tulla nuk ndjen kenaqesi.
    shqiptaret duhet te mesojne te punojne ne vendin e tyre sepse ne vend te huaj nuk cajne dot; nuk e kam fjalen per nje perqindje te vogel.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Un nuk jam i nxehur, jam i revoltuar nga ky pisllëk mediatik që hedh baltë mbi emigrantët shqiptarë kudo që janë. Deri dje, duke qënë se vëndi është në krizë ekonomike dilnin dhe kërkonin idera se si të thithin kapitalin e këtyre emigrantëve që sipas llogarive më konservatore llogaritet të jetë trefishi i GDP-së aktuale në shqipëri, pra rreth 35(tre zero) miliardë dollarë. Mirëpo shumë njerëz janë skeptik të investojnë mundin dhe djersën në një vënd që nuk garanton as të drejtën e pronsisë dhe që reklamon krimin si të vetmin "art jetese". Nuk mundet më shqiptari të rri e të shohë kohën se si kalon dhe të bëj sehir, sepse po marrim në qafë jo vetëm veten tonë, por dhe gjeneratat që po vijnë.
    Ke te drejte.
    (Kur me ndaloi nje polic,ne itali,nja 20 vjet perpara i thash;Ne jemi nje popull qe nuk merremi as me droge e as me kurva.)Keto ishin fjalet e fundit,te famshmet e mia.
    Se e mendoja ashtu.Tani,mos me pyet se si e mendoj.
    Aty duhet permbysur gjitheçka,duhet filluar nga A-ja.
    E A-ja eshte:hapja e dosjeve.
    Fjalet e tjera kane vleften e shprehjes sime para 20 vjetesh.

  3. #43
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nuk eshte e vertete qe te gjithe shqiptaret ne US merren me pislleqe. Shumica jetojne ndershmerisht.


    Por eshte e vertete se nje pjese proporcionalisht e madhe e Shqiptareve ne vendet ku jetojne jane marre me veprimtari kriminale dhe thyerje te ligjit. Per t'u bindur mjafton nje statistike e numrit te Shqiptareve ne burgjet e Greqise, Italise, UK etj, ne krahasim me perqindjen demografike qe ze komuniteti ne ato vende.

    Numerova shpejt e shpejt te kerkuarit ne listen e FBI per distriktin e NY
    http://www.fbi.gov/wanted/fo/nywanted.htm

    Nga 16 te kerkuarit per arsye kriminale/mafioze, 2 jane Shqiptare (dmth 1/8). Behet fjale per nje zone me rreth 8-10 milione banore, ku Shqiptaret nuk duhet te jene me shume se 100 mije fryme.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #44
    Shumica jeton ndershmerisht, por ajo pakica eshte aq e madhe sa si le vend shumices te krijoje nje imazh te qendrueshem dhe pozitiv per shqiptaret. Nuk eshte rastesi qe dalin shqiptaret ne vend te pare per krime. Me nje sistem ligjor rrumpall si ai ne Shqiperi e Kosove eshte mese e pritshme qe te kete nje numer te larte individesh qe do kene probleme me ligjin ne vendet ku emigrojne. Pervec kesaj i shton ketu dhe natyren prej highlander-i te shumices se shqiptareve dhe rezultati del vete.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #45
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    nuk ka aq leke ne shqiperi saqe te nuk dime ta drejtojme. e ardhmja e nje populli varet nga aftesia per te punuar nuk varet nga pronat qe ke.
    Aftësia për të punuar ekziston përderisa shqiptarët në një sistem të mirfilltë ku Republika qëndron për Republikë dhe jo për diktaturë si në Shqipëri ja dalin mbanë me punë.
    shqiptaret me universitete fshijne xhamat ne amerike; ndaj dikush tjeter kerkon te beje leke ne menyre te lehte me ndonje menyre tjeter sepse duke shperndare pica apo mbajtur tulla nuk ndjen kenaqesi.
    Një tjetër brockull. Mos po flet për gjeneratën e vjetër që nuk di asnjë llaf anglisht pasi politika jonë ishte ruso-frënge dhe këto ishin të vetmet gjuhë që di elita shqiptare, por edhe me kaq pak mundësi do habiteshe se ka shumë njerëz, sidomos në Amerikë që punojnë në profesionin e tyre. Dhe kjo vlen vetëm për Amerikën, se në Europë është e qartë që jo vetëm për shqiptarët por për cdo komunitet rezervohen punët më të rëndomta.

    shqiptaret duhet te mesojne te punojne ne vendin e tyre sepse ne vend te huaj nuk cajne dot; nuk e kam fjalen per nje perqindje te vogel.
    Shumë dakort, por duhet të krijohet platforma. Un nuk mund të punoj për hicgjë dhe tjetri që është në politikë të marrë miliona duke bllokuar enterprenourshipin shqiptar dhe pronën private. I ke lexuar kushtetutat ndonjëherë se cfarë është gjëja që mbrojnë më shumë ? Pikërisht prona, në Amerikë madje edhe arma u la për tu mbrojtur prona. Në Shqipëri kushtetuta është vec letër higjenike, dhe nuk e zbaton askush.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #46
    Kot nuk thone, me mire syri, se sa nami. Dhe per me keq, kur kete nam e trumbetojme vete ne. Ende nuk ka nje statistike per numrin e shqiptareve neper bote e per me teper per numrin e atyre qe jane denuar. A ka ardhur numri i krimeve nga shqiptaret duke u rritur apo e kunderta? Si eshte kjo ne raport me komunitetet e tjera? Nuk di te kete ndonje raport te FBI qe jemi nje nga komunitetet me te rrezikshme, e megjithate gazetat shqiptare e bejne fakt te kryer kete gje.
    Komuniteti shqiptar me aq kohe sa ka patur te emigroj dhe nga kushtet nga ku ka emigruar, ka ecur shume. Per fat te keq per arritjet e komunitetit shqiptar, lexon pak, nderkohe qe pranojme si te qena etiketime qe jane pergjithesuese.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete qe te gjithe shqiptaret ne US merren me pislleqe. Shumica jetojne ndershmerisht.


    Por eshte e vertete se nje pjese proporcionalisht e madhe e Shqiptareve ne vendet ku jetojne jane marre me veprimtari kriminale dhe thyerje te ligjit. Per t'u bindur mjafton nje statistike e numrit te Shqiptareve ne burgjet e Greqise, Italise, UK etj, ne krahasim me perqindjen demografike qe ze komuniteti ne ato vende.

    Numerova shpejt e shpejt te kerkuarit ne listen e FBI per distriktin e NY
    http://www.fbi.gov/wanted/fo/nywanted.htm

    Nga 16 te kerkuarit per arsye kriminale/mafioze, 2 jane Shqiptare (dmth 1/8). Behet fjale per nje zone me rreth 8-10 milione banore, ku Shqiptaret nuk duhet te jene me shume se 100 mije fryme.
    Plaurent Dervishaj qe eshte nje nga ata dy shqiptaret nuk ka bere krime ne Amerike.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Qe ne listen e 10 me te kerkuarve ne Amerike, 2 te jene shqiptare, eshte gje e madhe. Vertet s'te ben pershtypje kjo ty Damian?

    Por nga ana tjeter, kam kaaaq vite ne USA e kam njohur plot, por te gjithe qe njoh e kam degjuar, me punera te ndershme jane marre. Madje shumica e shqiptareve te rinj te ardhur ne Amerike kane vajtur neper universitete. Ndersa kur shef keto komunitetet italiane dhe greke jane per turp, se punojne gjenerata te tera neper bizneset e familjes dhe pronare restorantesh ngelen.
    Kemi nja dy kokrra pastaj qe eren e kane kaq te madhe, sa qelbin gjithe komunitetin.

  9. #49
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po me vjen gjynaf per kete cunin.
    Si nuk e paska pyetura gazetari per jeten seksuale ne burg?
    Une per vete prandaj sillem mire, nuk bej krime se kam frike nga sapuni!
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •