Lutfi Haziri deklarohet mysliman i pėrkushtuar
Prizren, 24 gusht Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit ėshtė mysliman i pėrkushtuar e i edukuar nė kėtė frymė.
Kėtė e ka bėrė tė ditur i pari i kulturės sė vendit, pas interesimit tė gazetarėve gjatė vizitės qė i ka bėrė tė martėn teqesė Helvetija nė Prizren,.
Jam i besimit islam. Jam mysliman i cili u pėrmbahet kushteve dhe i cili ėshtė i edukuar nė kėtė kulturė. Jam shqiptar me etni, por me besim jam i tillė. I kam krye shumė obligime fetare qė i pėrkasin kėtij besimi. Unė jam hanefi me angazhim, ka bėrė tė ditur ministri Haziri.
Por Haziri ka kritikuar gazetarin qė ia ka bėrė kėtė pyetje, duke thėnė se nė shtetet laike nuk vetet se ēka je me besim.
Obligimet fetare nuk deklarohen, por kryhen... Mos i shkelni parimet fetare se bėni gjynah nė Ramazan. Mėkatoni ju qė nuk i dini rregullat islame, ėshtė shprehur ministri i Kulturės.
Ndėrkaq rreth vizitės sė kėsaj teqeje, Haziri ka thėnė se ėshtė pjesė e vizitave tė tij qė i bėhen kulturės islame.
Ai ka premtuar mbėshtetje nga ekzekutivi i vendit pėr rregullimin e shtėpive tė Zotit.
Natyrisht teqetė, objektet fetare, xhamitė, dhe tė gjitha objektet qė janė faltore tė Zotit, janė objekte tė Zotit ku ne i falemi besimit tonė dhe pėrkushtimin ndaj Zotit. Kėto objekte kulti do tė jenė nėn kujdesin e Qeverisė. Nėn kujdesin tonė si pjesė e angazhimeve pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore, ėshtė zotuar ministri Haziri.
Ai ka bėrė tė ditur se teqeja nė Topanicė tė Kamenicės do tė rinovohet se e ka gjendjen shumė tė rėndė, dhe se janė duke investuar nė rregullimin e teqesė nė Lugishtė tė Hasit tė Prizrenit.
Nė Topanicė ėshtė teqeja e shekullit 18 sipas dokumenteve, ėshtė pjesė e trashėgimisė. Faza e parė do tė jetė 30 mijė euro pėr konservimin dhe restaurimin, por do tė vazhdojmė me investime nė bazė tė nevojės. Ndėrsa nė Lubizhdė ėshtė investim i madh, atje po bėhet teqeja mė e madhe nė Ballkan me hapėsirė, dhe unė jam i lumtur se pjesėrisht kemi ndikuar, ka bėrė tė ditur ai.
Dashtė Zoti qė ti kryejmė punėt mė shpejt, qė besimtarėt ti kenė hapėsirat e veta dhe ta kryejnė pjesėn e lutjes sė vet. Unė u siguroj se do tė vazhdojmė me ruajt trashėgiminė tonė dhe me ju krijuar hapėsira qė ka nevojė pėr ta.
Nga ana tjetėr nikoqiri i kėtij takimi nga teqeja Helvetija nė Prizren shkurt ka falėnderuar ministrin e Kulturės pėr kėtė vizitė dhe pėr investimet qė po bėn nė rinovimin e teqeve. /koha/
Krijoni Kontakt