Agjėrimi dhe Mėkėmbėsi i Allahut nė tokė, njeriu

www.ardhmeriaonline.net

Islami karakterizohet nė fushėn e adhurimit nga njė larmishmėri adhurimesh. Adhurime qė demostrohen nėpėrmjet fjalėve siē janė duaja, dhikri i Allahut, urdhri pėr mirė dhe ndalimi nga e keqja, mėsimi i tė padijėshmit. Adhurime qė pasqyrohen pėrmes veprave fizike aktive siē ėshtė namazi, financiare siē ėshtė zekati dhe tė dyfishta siē ėshtė haxhi apo xhihadi. Adhurime qė s’janė as thirrje dhe as vepra aktive por qė demonstrohen pėrmes privimit apo ndalimit siē ėshtė agjėrimi, privim nga tė ngrėnit dhe tė pirit e tė tjera nevoja tė natyrshme prej agimit e deri nė perėndim tė diellit.

Por duhet pasur parasysh se ky lloj privimi dhe ndalimi pavarėsisht se nė aparencė duket pasiv nė realitet dhe esencėn e tij ėshtė njė vepėr aktive, pėr arsye se ėshtė ndalimi i egos nga diēka qė e lakmon, pėr hir tė Allahut tė Madhėruar. Kėshtu qė ėshtė njė pune shpirtėrore e vullnetshme qė ka rėndėsinė dhe peshėn e vet nė peshoren e tė drejtės, tė mirės dhe pranimit te Allahu i Madhėruar.
Ēka mė sipėr konfirmon faktin se nijeti ėshtė standardi vlerėsues nė ēdo veprim. Vetė feja nuk ėshtė gjė tjetėr veē veprimit dhe privimit, veprim tė urdhrave obligative apo stimulues dhe ndalim apo privim nga gjėra absolutisht tė ndaluara apo relativisht tė ndaluara.
Agjėrimi ėshtė njė adhurim i vjetėr qė e kanė njohur edhe fetė para islamit edhe pse pėr arsye tė ndryshme e tė padrejta pasuesit e atyre feve e patėn deformuar dhe devijuar, Allahu i Madhėruar thotė: “O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, qė tė bėheni tė devotshėm ndaj Allahut”. Bekare/183.
Por duhet pasur parasysh se agjėrimi i Islamit ndryshon nga tė gjitha llojet e agjėrimeve tė tjera.
Kėtij adhurimi tė madh Islam, agjėrimit, Allahu i Madhėruar i ka zgjedhur njė muaj tė begatė dhe bujar i cili gėzon njė pozitė dhe respekt tė veēantė nė zemrat dhe shpirtrat e myslimanėve. Muaj nė tė cilin ka zbritur grupi i parė i ajeteve kuranore tė mbartura nga Xhebrail emini pėr te zemra e mė tė nderuarit profet “Lexo me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi”.Sure Ikre 1. Ky muaj tė cilin e pėrzgjodhi Allahu i Madhėruar pėr tė zbritur librin e Tij mė tė mirė pėr te krijesa e Tij mė e nderuar ėshtė realisht i obligueshėm qė nė tė tė obligohet ky adhurim i madh vjetor, agjėrimi. Allahu i Madhėruar thotė: “Muaji i Ramazanit nė tė cilin ka filluar zbritja e Kuranit i cili ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues i sė vėrtetės nga gėnjeshtra. E kush e pėrjeton kėtė muaj duhet ta agjėrojė, e kush ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim, le ti kompensoje me ditė tė mėvonshme. Allahu dėshiron pėr ju lehtėsimin dhe jo vėshtirėsimin...”. Bekare /185.

Pse agjėrojmė?

S’ka dyshim se Allahu i Madhėruar e ka obliguar agjėrimin e Ramazanit pėr objektiva tė larta dhe urtėsi tė rėndėsishme. Besimtarit i del pėr detyrė tė meditojė dhe perceptojė urtėsinė e Allahut qė qėndron pas kėsaj urie dhe etje dhe tė konstatojė objektivin dhe sekretin hyjnor tė agjėrimit qė ky obligim tė kryhet ashtu siē e dėshiron Allahu dhe jo si e lakmojnė njerėzit.

Agjėrimi dhe njeriu

Nuk mund ta pėrcaktojmė dhe perceptojmė drejtė objektivin dhe sekretin hyjnor tė kėtij adhurimi vetėm nėse pėrcaktojmė drejtė sekretin dhe realitetin e njeriut. Pra kush ėshtė njeriu?! Cili ėshtė realiteti i tij?! Mos vallė njeriu ėshtė ky trup apo skelet qė rri nė kėmbė?! Apo vallė janė ky grup sistemesh, qelizash, mishi, gjaku, kockash dhe nervash?
Nė tė vėrtetė nėse njeriu do tė ishte vetėm kaq nuk do kishte gjė mė tė pavlerė dhe parėndėsishme.

Atėherė ē’ėshtė nė tė vėrtetė njeriu?!

Njeriu mėkėmbės “Halif” i Allahut nė tokė

Allahu i Madhėruar i njoftoi me madhėshti krijesat e Tij mė tė pastra, engjėjt, pėr krijimin e njeriut dhe kėtė nuk e bėri pėr krijesat e tjera, gjė qė tregon se njeriu do tė kishte njė pozitė dhe rol tė veēantė nė kėtė gjithėsi. “E kur Zoti yt u tha melaikeve Unė do tė krijoj nė tokė njė mėkėmbės”.Bekare 30
Allahu e prezanton krijesėn e Tij tė re me cilėsinė dhe karakteristikėn e tij dalluese, mėkėmbės nė tokė, mėkėmbės i Allahut Fuqiplotė dhe tė Gjithėdijshėm. Pra njeriu do tė ishte i autorizuari i Allahut nė tokė pėr ta organizuar jetėn nė kėtė planet nėn hijen e udhėzimit hyjnor, nėn shpalljen e Allahut.

Por kėtij roli kaq tė madh dhe tė lartė i duhen dhe i nevojiten mundėsi dhe faktorė tė realizimit tė tij dhe pėr kėtė Allahu i Madhėruar e pajisi njeriun dhe i mundėsoi 3 faktorė vendimtarė:

I pari: Natyra e dyfishte e krijimit te njeriut, shpirt dhe trup, apo natyre engjėllore – qiellore dhe natyre materiale – tokėsore.
“Dhe (pėrkujto) kur Zoti yt u tha engjėjve: "Unė po krijoi njeriun nga balta e tharė, e zezė dhe me erė. E kur ta pėrsosė atė (nė formėn e njeriut), do t’i japė atij shpirtin qė ėshtė krijese Imja, atėherė ju bini ne sexhde pėr tė”. Hixhr/28-29.

I dyti: Ambienti i pėrshtatshėm pėr ta luajtur kėtė rol qė ėshtė toka dhe gjithėsia. “A nuk e dini ju se Allahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ēka nė qiej e ēka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshmen e tė fshehta...”. Lukman/20.

I treti: Metoda hyjnore udhėzuese dhe pėrcaktuese e mėnyrės dhe rrugės sė realizimit dhe luajtjes me sukses te kėtij roli, shpallja apo kurani. “Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzues pėr tė devotshmit”. Bekare/1-2.

Kėta tre faktorė janė tė ndėrlidhur dhe tė ndėrthurur ngushtė me njėri – tjetrin dhe assesi nuk mund te kuptohet roli i tyre te shkėputur nga njeri – tjetri.

Thamė me lart se njeriu gėzon natyrė te dyfishte krijimi, atė engjėllore dhe atė tokėsore.
Vetėm me ane tė kėsaj natyre, kjo krijesė mund tė ndėrtojė relata dhe marrėdhėnie tė natyrshme efikase dhe tė domosdoshme me tė dy faktorėt e tjerė vendimtar pėr realizimin e rolit mėkėmbės nė tokė nėpėrmjet ambientit tė pėrshtatshėm dhe metodės hyjnore, Kuranit.

Natyra e tij shpirtėrore – engjėllore i mundėson njeriut tė lidhet natyrshėm me shpalljen e Allahut te Madhėrueshėm, ta kuptojė, ta perceptojė dhe ta mbarti atė.

Ndėrsa natyra e tij materiale – tokėsore ia mundėson zbritjen ne tokė tė kėsaj metode hyjnore, apo ta jetėsojė atė, pra ta zbatojė nė tokė. Mirėpo kėto marrėdhėnie dydimensionale me kuranin dhe tokėn, nuk mund tė ndėrtohen dhe te ruhen pėrjetėsisht, nga natyra e dyfishtė e njeriut vetėm nėse dy pėrbėrėsit e natyrės sė tij, trupi dhe shpirti e ruajnė harmoninė origjinale nė tė cilėn e ka krijuar Allahu i Madhėrueshėm. Pra Allahu i Madhėruar shpirtin dhe trupin e njeriut i ka krijuar ne njė harmoni tė drejtė dhe te saktė hyjnore dhe vetėm nėn hijen e saj mund ta luajė njeriu rolin e tij si mėkėmbės nė tokė.

Roli i njeriut dhe objektivi i agjėrimit

Pikėrisht kėtu del plotėsisht nė pah objektivi dhe sekreti i agjėrimit. Nė kėtė pikė kuptojmė se objektivi i agjėrimit ėshtė i lidhur ngushtė me rolin e njeriut si mėkėmbės nė tokė, pra me objektivin e ekzistencės se tij. “O ju besimtarė ju ėshtė bėrė obligim agjėrimi ashtu si[ ishte edhe pėr ata para jush me qėllim qė tė bėheni te devotshėm” Bekare 183. Pra pėr te qene te denje pėr tė luajtur rolin me tė cilin jemi ngarkuar dhe pėr tu ngritur ne nivelin e pėrgjegjėsisė sė duhur.

Harmonia mes trupit dhe shpirtit, si kusht vendimtar i suksesit te rolit njerėzor, pėrgjatė jetės nė tokė padyshim qė cenohet dhe tronditet. Pra njeriu gjatė angazhimit te tij nė tokė bėhet tokėsor mė shumė se ē’duhet. Pra veēoritė e tij tokėsore – shtazore fillojnė te jenė dominante nė tė. Gjė qė reflekton tek moralet e tij, te sjelljet e tij, te ndjenjat e tij, te fiziologjia e tij madje dhe te tė menduarit e tij. Qė do tė thotė se ka zbritur nėn nivelin e rolit dhe pėrgjegjėsisė sė tij.

Siē do tė thotė se aftėsia e tij pėr tė komunikuar, bashkėpunuar dhe ndėrvepruar natyrshėm me metodėn hyjnore, shpalljen e Allahut Kuranin, ėshtė dobėsuar, madje ėshtė rrezikuar seriozisht. Ēka do tė thotė njėkohėsisht se edhe mardheniet me mjedisin e tij ku jeton do tė stonojnė, pra nuk ndėrtohen sipas udhėzimit Kuranor. Apo tė reflektojė negativisht ndaj kėtij ambienti.

Allahu i Madhėruar pėr hir tė ruajtjes sė harmonisė trup – shpirt ka vendosur stacione apo kohė inventari apo bilanci ku njeriu tė vetėanalizohet dhe tė furnizohet me pajisjet e nevojshme qė ruajnė natyrshmėrinė e tij, harmoninė trup – shpirt, pra qė ruajnė njerėzillėkun e tij.

Allahu ka pėrcaktuar stacione ditore, pesė kohėt e namazit, stacione javore siē ėshtė dita e xhuma, stacione vjetore siē ėshtė ramazani dhe stacion njė herė ne jete siē ėshtė haxhi. Por pa pėrjashtuar kėtu aspak preokupimin dhe shqetėsimin e vazhdueshėm pėr mbarėvajtjen e relatave shumė dimensionale qė demonstrohen dhe manifestohen pėrmes pėrkujtimit tė pandėrprerė te Allahut dhe pendimit nga mėkatet.

Nė kėtė stacion vjetor, Ramazanin, besimtari me frerin e tij tė besimit ndalon pėr tė bėre inventarin e tij. Ku ėshtė me veten e tij, me shpirtin dhe trupin e tij?! A vazhdon tė jetė njeri apo e ka munduar natyra tokėsore?! Ku ėshtė me Zotin e tij dhe me revelatėn qė i ka zbritur pėr t’i ndriēuar rrugėn drejt objektivit te ekzistencės sė tij?! Ku ėshtė me shoqėrinė ku jeton?! A ndikon nė kėtė shoqėri tė ngrihet dhe tė lartėsohet, apo me sjelljet dhe veprat e tij e shtyn atė drejt humnerės?! Ku ėshtė me ambientin ku jeton?! A e ka lulėzuar dhe zbukuruar sipas dėshirės hyjnore?! A e ka organizuar jetėn nė tė, sipas metodės Kuranore, apo e ka shndėrruar nė shtėpi tė pėrjetėsisė dhe pistė konkurrimi pėr jetė a vdekje dhe mbijetesė?!
Pra, ramazani pėr besimtarin ėshtė stacioni i analizės dhe inventarit tė relatave tė tij shumė dimensionale tė cilat i mundėsojnė afrimin drejt qėllimit tė ekzistencės. Ose thėnė shkurt inventar i rrugės drejt Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė dhe tė vetmit tė Adhuruar me tė drejtė. Menjėherė me kėtė inventar bėhet edhe pajisja me aftėsinė pėr tė ndėrtuar relatat e natyrshme me Allahun, pra me udhėzimin apo metodėn e Tij hyjnore e nė tė njėjtėn kohė me aftėsinė pėr tė reflektuar sipas kėsaj metode. Apo thėnė ndryshe tė pajisurit me gatishmėrinė pėr t’iu bindur kėsaj metode hyjnore nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe tė vullnetshme. Pėrvetėsimit tė kėsaj gatishmėrie apo aftėsie, nė kėtė muaj tė bekuar, i shėrbehet pėrmes adhurimeve intensive qė kryhen duke filluar nga agjėrimi e mė pas namazi, itikafi, sadakaja e fitrit, dhikri dhe tė gjitha punėt e tjera tė mira.

Ramazani dhe Kurani

Ky muaj i bekuar ndryshe mund tė quhet edhe muaji i Kuranit kjo pėr shumė arsye por mjaftohemi me dy prej tyre.

E para: Sepse Allahu e pėrmend Kuranin nė tė njėjtin kontekst me muajin e Ramazanit.
“Muaji i ramazanit nė tė cilin ėshtė zbritur kurani udhėzim pėr njerėzit dhe sqarim e dallues i tė drejtės nga e kota.” Bekare 185. Siē njofton Allahu se kuranin e ka zbritur nė natėn e kadrit dhe kjo natė ėshtė nė Ramazan.

E dyta dhe mė e rėndėsishmja: Sepse ky muaj realisht ėshtė njė shkollė apo universitet Kuranor. Eshtė muaji i pėrjetėsimit tė Kuranit. Muaji i stėrvitjes kuranore. Muaji nė tė cilin gatishmėria e pėrjetėsimit tė normave kuranore ėshtė nė gradėn mė tė lartė tė mundshme. Ėshtė universitetet me dyer tė hapura pėr tė gjithė dhe me kushtet dhe konditat maksimale tė arritjes sė suksesit dhe kalueshmėrisė. Universitetet, nė tė cilin dėshton vetėm ai qė nuk e dėshiron suksesin, nuk dėshiron tė kalojė. Kėshtu thotė profeti Muhamed a.s.: “I dėshtuar me tė drejtė konsiderohet ai qė ka arritur Ramazanin dhe nuk i falen mėkatet”.

Ramazani dhe Shpėrblimi

Gatishmėria dhe aftėsia e pėrjetėsimit tė natyrshėm tė Kuranit nė kėtė muaj stimulohet fuqishėm edhe pėrmes sevapeve tė shumėfishuara tė punėve tė mira . Pra, Allahu e shtyn robin e Tij nė kėtė muaj drejt gradave mė tė larta tė devotshmėrisė pėrmes shpėrblimeve tė panumėrta.

Profeti (a.s.) thotė: “Puna e mirė vullnetare nė kėtė muaj ka shpėrblimin e njė farzi ndėrsa kryerja i njė farzi ka sevapin (shpėrblimin) e 70 farzeve”.

“Kush agjėron Ramazanin me besim nė peshėn dhe rėndėsinė qė ka te Allahu si dhe duke pritur sevapin prej Tij, i falen tė gjitha gjynahet qė ka bėrė mė parė”.

“Atė qė e gjen nata e Kadrit duke adhuruar Allahun duke besuar dhe shpresuar shpėrblimin e Allahut, i falen tė gjitha mėkatet qė ka kryer mė pėrpara”

“ Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se nė njėmijė muaj”. Sure Kader

“Dhjetėditėshi i parė i Ramazanit ėshtė mėshirė, i dyti ėshtė falje dhe i treti shpėtim prej zjarrit tė xhehenemit”.

“Tė gjitha punėt e birit tė Ademit janė pėr tė, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė di ta shpėrblej nė formėn mė tė mirė”.

Por ajo qė ka shumė rėndėsi tė dihet, ėshtė koncepti se shpėrblimi i agjėrimit dhe i tė gjitha adhurimeve tė tjera ėshtė nxitje pėr tė arritur gradat e larta tė devotshmėrisė. Pra, ėshtė rezultat i arritjes dhe realizimit tė objektivit tė agjėrimit dhe jo qėllim nė vetvete. Sepse nėse kur agjėrojmė kemi parasysh vetėm sevapin e tij dhe jo objektivat qė duhet tė arrijmė te vetja jonė pėrmes kėtij adhurimi, atėherė sevapi bėhet i pameritueshėm. Si shembulli i njė nėpunėsi qė lodhet shumė gjatė orarit tė punės, por pa realizuar detyrėn dhe pėrgjegjėsinė e ngarkuar. Ėshtė e natyrshme se ky nėpunės nuk meriton shpėrblimin mujor.
Kėtė kanė pėr qėllim edhe hadithet e profetit Muhamed (a.s.) ku thotė: “ Kush nuk i largohet gėnjeshtrės, mashtrimit dhe veprave tė dėmshme, le ta dijė se Allahu nuk ka nevojė pėr urinė dhe etjen e tij”.

Profeti Muhamed (a.s.) u njoftua se dy gra agjėrojnė shpesh. Profeti Muhamed (a.s.) u dėrgoi njė enė dhe u tha qė tė vjellin nė tė. Kur ato bėn ē’ka u tha Profeti (a.s.) e na u mbush me gjak dhe qelb. Njerėzit u habitėn. Profeti (a.s.) tha:
“Kėto dy gra kanė agjėruar prej gjėrave tė lejuara dhe e kanė prish agjėrimin (kanė ngrėnė) me gjėrat e ndaluara. Bashkoheshin me njėra – tjetrėn gjatė agjėrimit dhe pėrgojonin dhe shpifnin ndaj njerėzve”.

Pra, merita e shpėrblimit nuk varet nga tė agjėruarit, por nga realizimi i objektivit tė agjėrimit, nga devotshmėria. Sa mė lartė ta ngremė veten pėrmes agjėrimit, nė gradat e devotshmėrisė, aq mė i madh ėshtė sevapi, dhe e kundėrta.
Pra, sa mė shumė tė reflektojmė gjatė kėtij adhurimi, ndaj lidhjeve me Allahun, me veten, me shoqėrinė dhe me ambientin ku jetojmė, aq mė e madhe ėshtė kėnaqėsia e Allahut mbi ne. Kėtė e pohon edhe vetė ajeti Kur’anor:
“Ju ėshtė bėrė obligim agjėrimi ashtu siē ishte edhe pėr ata para jush nė mėnyrė qė tė bėheni tė devotshėm”. Bekare 183
Pra, tė arrini devotshmėrinė dhe jo thjesht tė merrni sevape.

Objektivat specifik tė agjėrimit

Mė sipėr diskutuam pėr thelbin e agjėrimit apo pse agjėrojmė dhe cili ėshtė objektivi i vėrtetė i kėtij adhurimi.
Por ky adhurim madhor me dobi kaq tė shumta na lejon dhe na krijon mundėsinė tė futemi pak mė thellė nė tė. Pra, t’i diskutojmė nė mėnyrė mė specifike sekretet dhe urtėsitė e tij apo thėnė ndryshe, qėllimet e tij specifike.

Agjėrimi edukim pėr shpirtin

Mė sipėr pėrmendėm, madje detajizuam, konceptin se njeriu nuk ėshtė ky fizik apo trup qė shohim me sy, por kuptimin e vėrtetė e merr pėrmes shpirtit tė tij tė dhėnė prej Allahut.
Kėshtu qė trupi ėshtė shtėpia e banuesit qiellor, shpirtit.

Por ja qė njeriu shpesh kujdeset pėr shtėpinė mė shumė se pėr banuesin e saj. Neglizhon shpirtin e tij dhe adhuron trupin e tij. Shpesh vetėm pėr trupin e tij lodhet, vetėm pėr epshet e tij punon dhe rreth barkut tė tij vėrtitet. Siē thotė poeti i kėtij lloji: Dynjaja nuk ėshtė veēse ushqim, pije dhe gjumė. E nėse nuk i ke kėto, dynjasė jepi selam.

Nėse njeriu ia nėnshtron dėshirat e shpirtit, trupit tė tij dhe epshet i bėn komandues tė mendjes, kthehet nė njė kafshė tė ulėt dhe djall tė dėbuar.

Kėsaj i thėrret poeti besimtar:

“O rob i trupit tėnd qė lodhesh shumė nė shėrbim tė tij.
A kėrkon fitimin tek njė tregti e humbur?
Ktheju shpirtit tėnd dhe lartėsoi vlerat e tij.
Se ti me shpirt dhe jo me trup je njeri.

E nėse njeriu i jep pėrparėsi vlerave shpirtėrore mbi instinktet trupore,
ngrihet nė nivele edhe mė tė larta se engjėjt.

“Ata tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, janė krijesat mė tė mira”. Bejineh/7.

Pėr kėtė Allahu obligoi agjėrimin, qė njeriu tė ēlirohet nga pushteti i epsheve tė tij dhe tė ēlirohet nga burgu i trupit tė tij, tė ngrihet nė nivelin e portave tė duasė e kur troket, t’i hapen dyert.
“Tre dua nuk kthehen, e agjėruesit derisa tė prishi agjėrimin, e udhėheqėsit tė drejtė dhe e atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi”. Transmetoi: Tirmidhiu, Imam Ahmedi, Ibnu Maxheh.

Agjėrimi ėshtė shėndet

Agjėrimi veē edukimit tė shpirtit ėshtė edukim edhe pėr trupin. Sepse shumė prej sėmundjeve janė pasojė e stomakėve tė mbushura e tė tejngopura.
Profeti (a.s.) thotė: “Njeriu nuk mbush enė mė tė keqe se stomaku i tij. I mjaftojnė birit tė Ademit disa kafshata sa pėr tė mbajtur drejtė shpinėn e tij. E nėse dėshiron tė hajė mė shumė se kaq, njė tė tretėn le t’ia lėrė ushqimit, njė tė tretėn ujit, e njė tė tretėn ajrit”.
Transmetoi: Tirmidhiu, Ibnu Maxheh, Ibnu Hibani.

Edukimi i vullnetit dhe i durimit

Nuk mund tė ketė shkollė pėr edukimin e vullnetit dhe tė durimit, si shkolla e detyrueshme e agjėrimit qė i hap dyert e saj njė muaj nė vit.

Ēka e ndalon njeriun tė mos hajė, tė mos pijė e tė kufizohet ndėrkohė qė gjithēka e ka pranė?! Gjė e cila pėrsėritet 12 apo mė shumė orė nė ditė dhe 29-30 ditė nė vit? S’ka gjė tjetėr veē vullnetit dhe durimit tė ndėrgjegjshėm e tė lirė qė janė tė lidhura me Allahun.

“O ju tė rinj, kush ka mundėsi le tė martohet sepse martesa tė ruan shikimin dhe nderin. E nėse s’keni mundėsi, atėherė agjėroni, sepse ai ėshtė mburojė pėr ju”. Transmetoi Buhariu.
Duke u nisur nga fakti se agjėrimi tė mėson durimin, Profeti (a.s.) e ka quajtur muaji i Sabrit (Durimit).
“Ē’do gjė ka zekat, zekati i trupit ėshtė agjėrimi dhe agjėrimi ėshtė gjysma e durimit”. Transmetoi: Ibnu Maxheh.

Agjėrimi ėshtė gjysma e durimit duke ditur se te njeriu qėndrojnė tre lloj forcash, forca epshore si te kafshėt, forca e irritimit si te egėrsirat dhe forca shpirtėrore si te melaiket. E nėse forca e tij shpirtėrore mund njėrėn prej dy tė parave, kjo do tė thotė se ka fituar gjysmėn e betejės.

Forca e pėrballimit tė sfidave

Islami ėshtė fe e dinamizmit dhe ndryshimit dhe jo e dorėzimit dhe fatalizmit. Misioni i ndryshimit, patjetėr qė pėrballet me sfida. E ai qė nuk e mund veten e tij dhe epshet e tij nuk mund tė mposhtė sfidat me tė cilat pėrballet. E ai qė nuk duron urinė e njė dite nuk mund tė durojė ndarjen pėr shumė kohė nga familja dhe vendi i tij pėr hir tė objektivave tė mėdha.

Mirėnjohje ndaj mirėsive tė Allahut

Tė jetuarit e vazhdueshėm me mirėsitė dhe begatitė e Allahut, shpesh e humb ndjesinė e vlerėsimit tė tyre dhe ul nivelin e falėnderimit tė tyre. E duke u shkėputur pėr njė farė kohe nga kėto begati, ndjenja e vlerėsimit dhe e falėnderimit tė tyre rigjenerohet.

Transmetohet se Profeti (a.s.) ka thėnė: “ Allahu i Madhėruar mė ofroi tė ma shndėrronte luginėn e Mekes nė flori. Unė i thashė: O Allah i Madhėruar mė mirė pranoj njė ditė tė ngopem e njė ditė tė kem uri. Kjo ėshtė mė e mirė pėr mua. Sepse kur mė kap uria, tė kthehem Ty e tė kujtoj. E kur ngopem, tė falėnderoj Ty”. Transmeton Tirmidhiu.

Pėrkujtim dhe pėrjetimi i gjendjes se tė varfėrve dhe tė privuarve

Ky pėrjetim praktik i tė varfėrve ėshtė njė sekret apo urtėsi shoqėrore e agjėrimit. Ėshtė njė kujtesė qė nuk vjen nga zėri i predikimeve dhe fjalimeve, por nga zėri i zorrėve dhe stomakut. Mbase ai qė ėshtė rritur nė djepin e bollėkut, mendon se s’ka prej atyre qė vuajnė pėr bukėn e gojės.
Ndėrsa agjėrimi ėshtė rast qė tė gjithė tė pėrjetojmė gjendjen e tė vobektit e si rrjedhojė tė kujtohemi pėr tė.
Transmetohet se profeti i Allahut Jusufi (a.s.) agjėronte shpesh pavarėsisht se ishte administrator i hambarėve tė tokės. Kur u pyet pse e bėnte kėtė, ai tha: “ Kam frikė se nėse ngopem harroj urinė e tė varfrit dhe tė vobektit”.

Agjėrimi dorėzim i plotė pėrpara Allahut

Mbi tė gjitha ajo qė mė sė shumti demonstrohet ėshtė dorėzimi i plotė para Zotit tė gjithėsisė si dhe bindja dhe nėnshtrimi ndaj Tij. Gjė e cila ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjitha adhurimet. E ky dorėzim del nė pah pėrmes agjėrimit mė shumė se kurdoherė tjetėr. Ēdo gjė besimtari e ka para syve tė tij, ujin, ushqimin e tė tjera por bindja ndaj Allahut dhe dashuria pėr Tė e bėjnė qė tė mos u afrohet. Pėr kėtė, Allahu e specifikon agjėrimin duke ia atribuuar Vetes dhe duke sipėrmarrė nė formė tė drejtė pėr drejtė shpėrblimin e tij.

“Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, pėrveē agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe vetėm Unė di si ta shpėrblej. Robi im lė ushqimin, ujin, kėnaqėsitė e tij pėr Mua”. Ibnu Huzejme.
Ky ėshtė agjėrimi nė Islam. Allahu nuk e ka bėrė ligj pėr tė torturuar njerėzit e Tij, por pėr tė zgjuar shpirtin, shėndoshur trupin, pėr tė forcuar vullnetin, pėr tė pėrfituar durimin, pėr tė ngjallur ndjenjėn e falėnderimit, pėr tė edukuar ndjenjėn e mėshirės dhe bindjes dhe dorėzimin ndaj Zotit tė gjithėsisė e kėshtu te ngrihet ne gradat me te larta te devotshmėrisė pėr te qene me te drejte mėkėmbės i Allahut te Madhėruar nė tokė.