Apoloni, zbulohet statuja e periudhës romake, Ekspertët: Zbulim spektakolar
Arkeologët e kanë zbuluar një bust të periudhës romake të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri.
“Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur”, tha profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë.
Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë.
Apollonia është njëri nga terrenet më të mëdha arkeologjike në Shqipëri.
Sipas tij, busti “për shkaqe të sigurisë, ishte dërguar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, pasi muzeu Apollonia ende nuk e ka të vendosur sistemin e sigurisë”.
![]()
Krijoni Kontakt