Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Thumbs up Shtetësia e përbashkët forcon shqiptarët

    Në vitet e para të Shqipërisë demokratike, presidenti i atëhershëm z. Sali Berisha shpalosi një ide interesante e cila u kundërshtua menjëherë dhe në unison nga shovinizmi ballkanik:

    Shtetësi shqiptare për gjithë shqiptarët etnikë në rajon. Kjo i shërbente në atë kohë sa zgjimit të shpresave të shqiptarëve jashtë atdheut për një të ardhme më të mirë në një kohë të pashpresë kur jetonin nën një okupim klasik në Kosovë, IRJ të Maqedonisë apo në Mal të zi, sa edhe një gjallërimi ekonomik të Shqipërisë mjaft të varfër në atë kohë.
    Kundër këtij plani të qeverisë shqiptare të asaj kohe e cila filloi të marrë formë konkrete me aplikimin e taksës në kufi për joshqiptarët dhe lirimin e shqiptarëve etnikë nga e njëjta, hasi në reagime të rrepta të qeverisë serbe, maqedonase dh greke të asaj kohe. Përveç reagimeve të kuptueshme të armiqve të kombit shqiptar, kjo ide atëbotë u refuzua edhe nga socialistët opozitarë të trembur ndoshta nga përfytyrimi i frikshëm i votës masive të shqiptarëve etnikë pro të djathtëve në pushtet. Me kalimin e viteve ideja në fjalë nuk u realizua kurse ndërrimi i pushtetit të Tiranës në vitin 1997 shënoi një regres të madh dhe të kuptueshëm të gjithë ideve bashkuese që ekzistonin deri atëherë në agjendat e shtetit shqiptar. Socialistët në pushtet nuk i kushtuan vëmendjen e duhur kësaj çështjeje në pajtim me strategjinë e adoptuar të asaj kohe të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me “fqinjët” ballkanikë. Bashkëpunimi kuptohej nga “fqinjët” si heqje dorë nga përkrahja e organizuar institucionale e Tiranës zyrtare për shqiptarët e robëruar jashtë kufijve politikë shqiptarë. Tensionimi i situatës së sigurisë në Ballkan, lufta e armatosur e popullit shqiptar në Kosovë, Preshevë, Maqedoni për liri kombëtare, ndryshimet politike në gjithë Europën Juglindore, emigrimi i vazhdueshëm shqiptar drejt Greqisë si dhe politikat tradicionale antishqiptare të shtetit grek, intervenimi i aleancës veriatlantike kundër shovinizmit sllav, sollën deri te ndryshimet radikale të paplanifikuara dhe të pabesueshme gjeopolitike në rajonin tonë.
    Pavarësimi i Kosovës shqiptare, d.m.th çlirimi i energjive kombëtare të 2 milionë shqiptarëve të tjerë përveç 4 milionëve tashmë të lirë në shtetin shqiptar, krijoi me automatizëm mundësi për një riorientim të agjendës kombëtare të kombit tonë në Ballkan. Bashkimi kombëtar është në planin e parë të veprimit kombëtar. Nuk jemi edhe aq të sigurt për klasën aktuale politike dhe për agjendat e saj, por duket qartë se vullneti dhe dëshira absolute e shumicës dërmuese të kombit shqiptar si në shtetin shqiptar ashtu edhe në krahinën verilindore shqiptare të fushës së Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit është për një shtet të bashkuar shqiptar. Për këtë punon koha dhe shumë organizata qytetare dhe politike në gjithë hapësirën etnike shqiptare.
    Në këtë drejtim shkon edhe propozimi i fundit i një numri të madh të intelektualëve shqiptarë për dhënien e shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët etnikë në rajon. Kjo edhe nuk është diçka e re në politikën ballkanike. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë i ka pajisur me pasaportë të saj gjithë qytetarët e Liqenasit të Pogradecit si dhe bën përpjekje të ethshme që të njëjtën praktikë ta aplikojë edhe me sllavishfolësit muslimanë të Gollo Bërdës dhe të Gorës së Prizrenit. Ndaj tyre pretendime shpreh edhe Sofja gjithnjë e më nacionaliste kohëve të fundit. Përtej asaj se sllavishtfolësit myslimanë të këtyre rajoneve janë shqiptarë të pastër etnikë të detyruar nga rrethanat historike të përdorin sllavishten, prapëseprapë Shkupi dhe Sofja përpiqen ti pajisin këto komunitete shqiptare me shtetësi respektive. Bullgaria gjithashtu, ka pajisur me shtetësi një numër të madh të maqedonasve etnikë, të cilët sipas burimeve jozyrtare bëhen disa qindra mij. Greqia shoviniste dhe nacionaliste ka aplikuar të njëjtën politikë me grekët etnikë të Pondit, Turqisë apo edhe me grekë të tillë artificialë të zbuluar brenda natës dhe me presione ekonomike nga Shqipëria. Kroacia ka pajisur me shtetësi kroate kroatët etnikë të Hercegovinës që më 1992/93. Serbia bën të njëjtën gjë me serbët në Bosnjë. Hungaria me gjithë pozitën specifike të saj në Evropën qendrore është duke e shqyrtuar seriozisht këtë mundësi për hungarezët e Sllovakisë dhe më gjerë.
    Greqia, Bullgaria, Hungaria apo edhe Sllovakia janë anëtare me të drejta të plota si në NATO ashtu edhe në BE. Nga këtu shihet qartë që politika evropiane nuk mohon apo refuzon një praktikë të këtillë në marrëdhëniet mes shteteve evropiane. Pikërisht për këtë, qeveria shqiptare duhet të shqyrtojë dhe sipas informacioneve të mediave është duke e shqyrtuar mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët në rajon. Çështja e shtetësisë nuk është aq e thjeshtë si në raportet e shqiptarëve me popujt sllavo-grekë që na rrethojnë ashtu edhe në raportet primitive parapolitike brendashqiptare. Nacionalizmat primitivë sllavë dhe grekë e dinë se realizimi i kësaj iniciative e bën akoma më të shpejtë bashkimin edhe politik të shqiptarëve me Shqipërinë(Kosova sidomos), që do të ketë si rrjedhojë stabilizimin përfundimtar të faktorit shqiptar si një fuqi që nuk mund të nëpërkëmbet si deri më sot. Pikërisht për këtë si publikisht ashtu edhe në kanale të fshehta diplomatike e tjera, qeveritë nacionaliste sllave dhe greke punojnë kundër jetësimit të kësaj ideje progresiste.
    Interesat e klaneve primitive shqiptare të grupuara në gjoja “parti” politike janë gjithashtu kundër kësaj ideje, megjithëse koha siç duket është duke i relativizuar gjithnjë e më shumë ato. Opozita e sotme socialiste në Shqipërinë politike nuk do ta refuzojë këtë ide. Për më tepër, ekzistojnë edhe mundësi të rregullimeve të veçanta ligjore të çështjes në fjalë. Kjo pasi shqiptarët në IRJ të Maqedonisë, Mal të zi, luginë të Preshevës apo edhe në Çamëri edhe në një të ardhme të afërt, duhet të zgjedhin dhe të zgjidhen në formacionet politiko-territoriale të sotme dhe jo në Kuvendin e Tiranës. Krejt tjetër është çështja me emigracionin ekonomik nëpër botë i cili duhet të ketë përfaqësim adekuat në Kuvendin e Tiranës, ngjashëm me diasporat kroate, greke apo hebreje, që përfaqësohen në dhomat ligjdhënëse përkatëse me një numër të caktuar të deputetëve.
    Shtetësia shqiptare për 800 mijë shqiptarët e Fyromit nuk nënkupton me automatizëm që 30 deputetë shqiptarë të Maqedonisë të përfaqësohen në Kuvendin popullor të Tiranës, pra të jenë deputetë në një shtet tjetër. Ajo nuk nënkupton që shteti shqiptar të organizojë zgjedhje në territorin e një shteti tjetër siç vepron Serbia në Kosovë, p.sh. Ajo mund të rregullohet me nene të veçanta bile edhe në atë mënyrë, që tu pamundësojë shqiptarëve të rajonit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Ajo nuk paraqet asnjë rrezik që shqiptarët jashtë Shqipërisë duke qenë të nëpërkëmbur dhe pa mundësi prosperimi në shoqëritë e tyre të fillojnë të emigrojnë masivisht drejt shtetit amë duke i lënë tokat e tyre historike në duart e sllavëve apo grekëve.
    Shtetësia shqiptare për 800 mijë shqiptarë të Fyromit në veçanti apo 3.5 milionë shqiptarët jashtë Shqipërisë politike, mundëson që shqiptarët e këtushëm të ndjehen më shqiptarë në planin personal, të njohin më shumë dhe më mirë shqiptarët tanë duke udhëtuar më lirshëm në Shqipëri, të investojnë më shpejtë në Shqipëri, të studiojnë më lehtë dhe më lirë në Shqipëri, të bëhen pjesë e hapësirës unike kulturore shqiptare, të angazhohen pa shumë pengesa burokratike në kombëtaret sportive shqiptare dhe e kundërta. Ajo e rit vetvetiu peshën e shtetit shqiptar në politikën ndërkombëtare. Ajo i rit gjasat që në një moment të caktuar historik, territoret ku shqiptarët janë shumicë ti bashkohen edhe juridikisht shtetit shqiptar. Por kjo le ti mbetet një të ardhme më të mirë dhe më mirëkuptuese për bashkimin kombëtar nga ana e faktorëve të rëndësishëm vendimmarrës në shkallë globale. Iniciativat e këtilla duhet përkrahur me maksimumin e forcave të shoqërive tona shqiptare. Për më tepër, shoqëria civile duhet të angazhohet seriozisht që edhe në rast të stepjes së politikës zyrtare nga realizimi i këtij projekti kombëtar, të ushtrojë presionin e përhershëm qytetar që shtetësia shqiptare të jetë në dispozicion të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë etnikë në Evropën Juglindore.
    Revolution 1848

  2. #2
    Parimisht eshte e vertete se shtetesia e perbashket forcon shqiptaret, por te jeshe ne te njetin shtet me talebanet nuk besoj se eshte nje prespektive fitimprurese per shqiptaret e vertete.

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Me pasaporta biometrike te Shqiperise duhet te pajisen te gjithe shqiptaret kudo qe jane...

    p.s. SystemA, bir kurve...

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Me pasaporta biometrike te Shqiperise duhet te pajisen te gjithe shqiptaret kudo qe jane...

    p.s. SystemA, bir kurve...
    Bashkohem plotesisht me mendimin tend , jo nje here, por 100 here
    Revolution 1848

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin

    Star,tema eshte inteligjente.(si te gjitha temat qe hap).Sjell diskutim,qe duhet.
    Nenshtetesi shqiptare;duhet ti jepet te gjitheve;qe e ndjejn veten shqiptar.
    Mendoj,se nuk do forcohemi si shtet.(sepse nuk kemi shtet).Por as mund te dobesohemi).
    Ti japesh nenshtetesin personave qe nuk jetojn ne shqiperi,nuk duhet te vleje per asgje.(ose mund te vleje thjesht si numer).
    Megjithate,nuk shikoj asgje negative.(Do te ishte pozitive,sikur ketyre personave,perveç nenshtetesis,ti jepje dhe nje te ardhme).

  6. #6
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Në vitet e para të Shqipërisë demokratike, presidenti i atëhershëm z. Sali Berisha shpalosi një ide interesante e cila u kundërshtua menjëherë dhe në unison nga shovinizmi ballkanik:
    Berisha e kishte vetem sa per te shfaqur show kete punen e shtetesise.

    Nuk mendoj se e ka per seriozisht,as kesaj radhe.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Postime
    19
    Kushdo ka të drejt me mendu kështu apo ashtu,po Sali Barisha e ka shumë seriozisht.Ai haptas i thirri politikanët shqiptar që të punojnë për bashkimin kombëtar.Vetëm bashkimi bënë fuqinë.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Heta Lexo Postimin
    Kushdo ka të drejt me mendu kështu apo ashtu,po Sali Barisha e ka shumë seriozisht.Ai haptas i thirri politikanët shqiptar që të punojnë për bashkimin kombëtar.Vetëm bashkimi bënë fuqinë.
    Si punohet per bashkimin kombetar?
    Duke pasuruar veten e varferuar popullin,apo e kunderta.(po e kunderta nuk egziston,se Saliu nuk ka qene i pasur).
    Flisni per bashkimin kombetar,sikur do formoni kooperativat.(Po kooperativat edhe se te gabuara kishin nje qellim).

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Parimisht eshte e vertete se shtetesia e perbashket forcon shqiptaret, por te jeshe ne te njetin shtet me talebanet nuk besoj se eshte nje prespektive fitimprurese per shqiptaret e vertete.
    Kush jane keta taliban dhe keta shqiptar te vertete?

    taliban ke ne Shqiperi me mase po aq sa ne Kosove, dhe mati fjalet tjera here nuk mund te pergjithesosh nje popull te tere per disa qindra persona.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-07-2010
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Parimisht eshte e vertete se shtetesia e perbashket forcon shqiptaret, por te jeshe ne te njetin shtet me talebanet nuk besoj se eshte nje prespektive fitimprurese per shqiptaret e vertete.

    Parimisht, dua te them qe komuniteti i krishter qoft ne Shqiperi apo ne Kosove, nuk mund te mbijetoi pa mazhorancën TALIBANE !

    Nese doni autonomi qe mos te keni lidhje me taleban, edhe kjo eshte e mundshme ! Ne kemi krijuar komuna enkas per ortodokset ne kosove, pse mos te e bejm edhe per katoliket tan qe se ndiejn veten te relaksuar ne mesin ton ?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •