Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 115
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Nënë Tereza: Gjithë bota kremton 100 vjetorin e lindjes

    Nënë Tereza E gjithë bota kremton 100 vjetorin e lindjes

    TIRANE- E gjithë bota, nga India në Tiranë kremton 100 vjetorin e Nënë Terezës, murgeshës shqiptare e cila u bë simbol universal i bamirësisë për të varfërit me aromë shenjtoreje. Mëngjesi nisi me meshën e përshpirtshme në Kalkuta të Indisë. Nju Jorku do jetë qyteti më i zbukuruar me ngjyrat bardh e blu. Për të vazhduar me një sërë aktivitetesh në të gjithë botën, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës

    TIRANE
    Kryeqyteti shqiptar përkujton me aktivitete kulturore 100 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhi e njohur nga e gjithë bota si Nënë Tereza. Rrugët e qytetit janë mbushur me postera që lajmërojnë aktivitetet si dhe me thënie të kësaj figure me përmasa globale.

    Një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare, një koncert në Durrës me titullin "Rruga e jetës sime", ndërkaq një seri filmimesh ardhur nga Vatikani, janë shfaqur në Tiranë e po shfaqen nëpër rrethe. Po mbrëmë, në Kështjellën e Rozafës në Shkodër është zhvilluar mbrëmja muzikale-poetike: "Në lavdi të emrit të saj”. Sot aktivitetet nisin në orën 8:30 me një meshë solemne. Në orën 11:30-13:30 do të prezantohet projekti i Memorialit të Nënë Terezës nga fondacioni kulturor "Nënë Tereza".

    INDI
    Në Kalkuta të Indisë, aty ku bamirësja kaloi pjesën më të madhe të jetës në shërbim të të varfërve, sot në mëngjes është mbajtur mesha në Shtëpinë e Nënë Terezës. Në Nju Dehli, në kryeqytetin idian presidenti Pratibha Patil do të kryesojë një ceremoni publike në nder të Nënë Terezës.

    SHBA
    Nju Jorku do të jetë qyteti më i zbukuruar me ngjyrat e Misionareve të Bamirësisë. Time Square do të ndricohet sot në mbrëmje nga dritat bardhë e blu, ndërsa Empire State Building nuk ka pranuar të përfshihet në festimet për Nënë Terezën.

    MAQEDONI
    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mban sot seancë solemne me rastin e shënimin të 100-vjetorit nga lindja e humanistes së madhe, ndërsa do të ndahet edhe çmimi shtetëror "Nëna Terezë". Në hapësirën galerike të Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë, do të hapet ekspozita e fotografive "Nëna Terezë - Nëna e të varfërve" nga artisti kroat Zvonimir Atletiq. Gjithashtu do të promovohet monografia "Jeni të bekuar, lutje dhe mesazhe" të Stojan Trençevskit, ndërsa midis 100 aktiviteteve dhe manifestimeve do të shfaqet edhe filmi dokumentar "Nëpër rrugët e Nënës Terezës”.. Në orët e mbrëmjes do të bëhet promovimi i këngës dhe video spotit për këngën “Një shekull dashuri” të kënduar nga Ardian Gaxha, Leonora Poloska, Selami Kolonja, Besiana Mehmedi, Mustafa Ymeri, Laura Krliu, Berkan dhe Valon Suma.

    KOSOVE
    Viti 2010 në Kosovë është shpallur vit i Nënë Terezës dhe janë paraparë një numër manifestimesh përfshirë edhe hapjen e Katedrales më emrin e saj në Prishtinë, më 5 shtator si dhe konferenca shkencore kushtuar jetës dhe veprës së saj.
    Dje në mjediset e Parlamentit të Kosovës, u hap një ekspozitë për nderë të 100 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza. Pikturat që u ekspozuan më parë në Parlamentin e Shqipërisë janë vepër e piktorit Xhovalin Paci. Sot në Mitrovicë, ura mbi lumin Ibër, e cila lidh anën jugore dhe atë veriore të këtij qyteti, do të emërtohet si “Ura e Paqes-Nënë Tereza”, në shenjë kujtese për këtë humaniste, e cila gjate gjithë jetës së saj ishte lutur për dashuri dhe paqe. Përfaqësuesit e tri bashkësive më të mëdha fetare në Kosovë, e çmojnë lart personalitetin dhe figurën e Nënës Terezë, duke thënë se humanizmi dhe vepra e saj tejkalojnë kufijtë fetarë, etnikë dhe racorë.
    Gonxhe Bojaxhi
    Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare "për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit". Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.Nëna e saj superiore në Dublin dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo, ndaj në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhëri dhe nga "Motra Agnes" bëhet atëhere "Nënë Tereza", për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux, vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Nga ajo kohë iu dedikua tërësisht të varfërve. Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.
    "Shenjtore e të varfërve", Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta. Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj.
    (Suela Gera/BalkanWeb)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    urime.
    100 VJETORI/ Nënë Tereza, aktivitet në nderim të nobelistes shqiptare.



    Friday, 20 August 2010 22:03
    Prishtinë/ 20 Gusht - Në seminarin e 29-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, në Prishtinë, i cili zhvillon punimet këtë javë, sot po mbahet tryeza kushtuar humanistes së madhe, nobelistes shqiptare, Nënë Tereza, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së saj, në këtë vit të shpallur në Kosovë “Viti i Nënës Terezës” nga Presidenti shtetit më të ri evropian, Fatmir Sejdiu.

    Në emër të insitucioneve të Republikës së Kosovës, përshëndeti ministri i Kulturës, Lutfi Haziri, i cili tha se “Nën patronatin e Presidentit të Republikës, Qeveria ka ndërmarrë të gjitha veprimet për shënimin e këtij Jubilu të madh”. Ipeshki i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka përshëndetur seminarin si dhe tryezën kushtuar Nënës Terezës. “Dëshiroj të falënderoj organizatorët e këtij seminari që sot ia kushtojnë këtë seancë Nënë Terezës, për të cilën keni dëgjuar dhe sigurisht jeni të lumtur që një njeri i tillë ka jetuar në botë, në thjeshtësi dhe në dashuri, duke investuar tërë jetën e vet në shërbim të tjerëve”, tha ai.

    Shënimi i 100-vjetorit të Nënës Terezë në Kosovë ka filluar me një akademi solemnne për 30-vjetorin e laurimit të saj me çmimin Nobel për Paqe. Më atë rast, Imzot Dodë Gjergji ka theksuar se “Nënë Tereza ishte dhe mbetet simbol i përkryer i ushtrimit të dashurisë ndaj të afërmit, dashuri kjo që tejkalon kufijtë njerëzorë e mund të shpjegohet dhe të kuptohet vetëm me dimensionin hyjnor”. Në akademinë solemne, duke e shpallur vitin 2010 “Viti i Nënës Terezë”, Presidenti i Kosovës ka theksuar se “tridhjetë vjet më parë, Nëna Terezë teksa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel, duke ia nënshkruar Don Lush Gjergjit një foto-portret të sajin, i shkroi këto fjalë: ‘Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve.”

    Don Lush Gjergji në tryezën e sotme tha se “çdo njeri vullnetmirë, sidomos ne shqiptarët, bijt dhe bijat shpirtërore, duhet që në jetën e Nënës Tereze ta gjejmë nënën tonë, ta gjëjmë frymëzimin për jetë dhe për veprim”. Pjesëmarrësit e tryezës, e cila po mbahet në ambientet e Universitetit të Prishtinës, vizituan Katedralen Nëna Terezë, e cila po ndërtohet aty atër, në qendër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, udhëheq punën e ndërtimit të Katedralës, ku pritet të mbahet mesha solemne më 5 shtator 2010, kur kremtohet 100-vjetori i lindjes së Nënës Terezë.

    Në seminarin e 29-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, në dy sesionet e tij, të gjuhësisë dhe atë të letërsisë, në temat kryesore “Kontaktet e sotme të shqipes” dhe “Poezia e sotme shqipe”, pritet që numri i kumtesave të paraqitura të jetë më shumë se njëqind. Gonxhe Bojaxhiu, e njohur me emrin si Nënë Tereza, e lindur më 1910, në Shkup, sipas Don Lush Gjergjit, gjithë jetën e saj ia përkushtoi jo vetëm Zotit, por edhe njerëzimit.

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Nene Tereza do te ngelet gjithmone nje nga misherimet me te mira te shprehjes biblike: Perendia eshte Dashuri!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-07-2010
    Postime
    127
    Qe Indianet e festojn, eshte shum normale !

    Po qe e festojn shqiptaret, dua t'ju them qe eshte me te vertet KULMI I HIPOKRIZIS !

    Sic thoshte Fatosi, ajo ishte anti-nacionaliste, sepse i perkiste Krishtit e jo Shqiptareve, se sikur ti perkiste shqiptareve, do e kishte vizituar se paku Kosovën 1 here ?!

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Hidalgo Lexo Postimin
    Qe Indianet e festojn, eshte shum normale !

    Po qe e festojn shqiptaret, dua t'ju them qe eshte me te vertet KULMI I HIPOKRIZIS !

    Sic thoshte Fatosi, ajo ishte anti-nacionaliste, sepse i perkiste Krishtit e jo Shqiptareve, se sikur ti perkiste shqiptareve, do e kishte vizituar se paku Kosovën 1 here ?!
    Medemek, ti "dijetar" i qinglave, Gjermania duhet mos me u krenu me Ajnshtajnin, pasi ai per popullin gjerman nuk beri asgje por e beri per gjithe njerezimin??!!!
    Po ashtu edhe Italia me Fermin apo me Kolombin, Polonia me Mari Kyrine,
    etj,etj,.. ??!!
    Pah sa gjoja zgjut.....sa logjike shkretinore....

    Po qe ta festojne amerikanet nene Terezen, nuk eshte hipokrizi, Urtesia Juaj???!!
    Jarigas

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Bota e civilizuar permes figures se Nënë Terezes njeh mirësinë.dashurinë dhe kujdesin ndaj te tjereve,gjë e cila neve shqiptareve na bënë te mburremi se kjo nënë e madhe doli nga gjiri i ketij populli.
    Ata pak njerez qe mundohen ta zbehin figuren e Nënë Terezës,nuk kanë komb ose se paku nuk mund ti takojnë kombit shqiptar.
    Shqiptaret duhet te jene krenar qe ishim ne gjendje te prodhojnë figura me permasa boterore siq ishte Nënë Tereza.

    Nënë Tereza në Shkodër,viti 1980




  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-07-2010
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Medemek, ti "dijetar" i qinglave, Gjermania duhet mos me u krenu me Ajnshtajnin, pasi ai per popullin gjerman nuk beri asgje por e beri per gjithe njerezimin??!!!
    Po ashtu edhe Italia me Fermin apo me Kolombin, Polonia me Mari Kyrine,
    etj,etj,.. ??!!
    Pah sa gjoja zgjut.....sa logjike shkretinore....

    Po qe ta festojne amerikanet nene Terezen, nuk eshte hipokrizi, Urtesia Juaj???!!


    Po çfar te mire more beri per njerzimin ?

    Un ne nje dokumentar qe pash "Mes besimit dhe dyshimit" kushtuar Gonxhe Bojaxhiut, ajo ne vete ju lutke "zotit" qe te ket sa me shume te varfër, sepse sipas saj, vetem njerezit e varfër qe per te, ishin Jezus Krishta ne çdo secilin, dhe vetem keshtu mund t'i afrohen "zotit".

    Ky argument qe u dha, ishte shokues ! Qe dmth, ajo s'ishte atje per ti ndihmuar njerezve, sepse nuk ishte preokupimi i saj. Ate e preokuponte mirazhi i Jezus Krishtit qe ishte ber per te obsesion ! Ajo bile thot ; Un jam gruaja e Jezus Krishtit, me kerkon shume, e kam ber pak, shpresoj te mos me hidherohet" ! ncncncncncnc...

    Shiqo, ju minoritetet e krishtera keni te drejt te gezoheni per te, sepse vertet ka konvertuar kloshara te kalkutës ne krishterizem, por ne muslimanet s'kem pse te krenohemi me te pasiqe s'ishte as krenare qe ishte me prejardhje shqiptare, sikur te ishte sepaku krenare, do e kishte ruajtur emrin e saj : Goxhe Bojaxhiu, e se kishte marren Mari Tereza !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Me keto figura krenohet kombi shqipetar
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    O njerez , respektojini figurat e cdo kombi e mos i shani ata/ato .
    C'rendesi ka se si kane qene ata/ato si njerez ....perderisa nje popull i do e i respekton , atehere nuk eshte mire ti mbani keto figura neper goje.

    U takon akademikeve te sqarojne karakteret e tyre , e jo neve.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kremtimet për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës kanë karakterizuar ditën e sotme në të gjithë botën.

    Pra në të gjithë botën zhvillohen kremtime, aktivitete e manifestime të ndryshme për të kujtuar Nënën e të varfërve.

    Në Tiranë, qindra njerëz vunë lule në monumentin kushtuar asaj. U paraqit në presidencën e Republikës, projekti shqiptaro-italian “Rruga e paqes”, në nder të Nënë Terezës në parkun kombëtar, ku do të vendosen gurë të nënshkruar nga presidentë të vendeve të ndryshme, në favor të paqes. Në Vaun e Dejës, mesha solemne, kryesuar nga Nunci Apostolik në Shqipëri. Mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha. E pastaj, një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare, një koncert në Durrës, shfaqje filmash, mbrëmje muzikale-poetike në Kështjellën e Rozafës në Shkodër, paraqitja e projektit të Memorialit të Nënë Terezës.

    Në mjediset e parlamentit të Kosovës u hap dje një ekspozitë për të Lumen shqiptare. Ura mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, u emërtua “Ura e paqes – Nënë Tereza”. Me fjalë nderimi e falenderimi për veprën e palodhur të Ganxhe Bojaxhiut u shprehën përfaqësuesit e tri bashkësive fetare në vend.

    Parlamenti i Maqedonisë mbajti sot një seancë solemne për të kujtuar 100-vjetorin e lindjes së motrës me sari bardhë e blu. U paraqit çmimi, që do të mbajë emrin “Nënë Tereza”. Në shtëpinë përkujtimore të saj në Shkup u hap ekspozita e fotografive “Nëna Terezë – Nëna e të varfërve” nga artisti kroat Zvonimir Atletiq. U promovua monografia “Jeni të bekuar, lutje dhe mesazhe” e pastaj qindra aktivitete e manifestime e shfaqje filmash. U paraqit kënga “Një shekull dashuri” kënduar nga një grup artistësh shqiptarë të Maqedonisë.

    Në Kalkutë të Indisë, presidenti indian Pratiba Patil kryesoi një ceremoni kremtore për Nënë Terezën. Motrat e saj u mblodhën në mëngjes për të kremtuar meshën, kryesuar nga kardinali Topo.

    Edhe SHBA-të do të zbukurohen me ngjyrat e Misionareve të Bamirësisë. Në mbrëmje, Time Square në Nju Jork dhe “Ura e paqes” mbi Niagarë do të ndriçohen nga ngjyrat bardhë e blu të sarit të Nënë Terezës.

    Në Romë, presidenti i provincës, me një ceremoni ku merrnin pjesë edhe motrat e së Lumes, zbuloi një gjigantografi mbi portën e Pallatit Valentini, seli e Provincës.


    Fryti i heshtjes është lutja. Fryti i i lutjes është feja. Fryti i fesë është dashuria. Fryti i dashurisë është paqja. Veprat e dashurisë nuk janë tjetër veçse vepra paqeje.

    Gjërat e vërteta lindin nga heshtja! Nënë Tereza ndodhej në Indi si drejtoreshë e një shkolle të një kongregate fetare. Në Kalkutë zbulon dramën e heshtur të të varfërve, të moshuarve, të grave e të fëmijëve, që të braktisur nga kjo botë, vdisnin në rrugët e indiferencës. Dëgjon zërin e Jezu Krishtit që i thotë: “Lëre kuvendin e shko të ndihmosh të varfërit, jeto me ta, ndër ta e si ata”. Bindet: shkon të jetojë në mes të barakave e plehrave dhe fillon të mbledhë më të dëshpëruarit e të dëshpëruarve, sidomos lebrozët. Aty ku të tjerët shihnin veç dhimbje e dështim, ajo sheh fytyrën e Krishtit. Por si mund t’i përgjigjet thirrjes së Zotit, ku gjendet forca për të thënë “po”?

    Të lexojmë nga Nënë Tereza:

    Duke e lënë veten në dorë të Krishtit, por edhe nëpërmjet një dashurie të thellë e delikate për Jezusin, sidomos në Eukaristi, në Meshë e në Adhurim.

    “Vëmendja ndaj të tjerëve – thotë misionarja – është fillimi i shenjtërisë”. Nënë Tereza kujdeset për njeriun veç e veç, jo për turmën. Qëndron me të varfërit, por di t’u drejtohet edhe të pasurve, në të cilët shpesh sheh dëshpërimin:

    “të varfërit e Kalkutës – pohon – nuk kanë asgjë, por besojnë akoma në diçka; ndërsa ata që kanë shumë, duket sikur nuk besojnë më në asgjë”.

    Flet kundër çdo lloj dhune: nga lufta tek aborti.
    “Nëse nuk e doni fëmijën – u thotë nënave që duan të abortojnë – ma jepni mua: mos e vrisni! Sepse derisa të ekzistojnë nëna që shkatërrojnë jetën e fëmijëve që në kraharor, rruga e vrasjeve dhe e luftës mbetet gjithnjë e hapur”. Mesazhi i saj është i thjeshtë: dashuria e shpallur nga Jezusi në Ungjill:

    Jezusi erdhi të na sjellë Lajmin e Mirë se Zoti na do e se duhet ta duam njëri-tjetrin, ashtu si Ai na do ne. Për këtë pati thënë: “Çdo gjë që e bëni për nevojtarët e keni bërë për mua. Nëse keni dhënë një gotë ujë në emrin tim, ma keni dhënë mua. Nëse keni mirëpritur një fëmijë në emrin tim, më keni pritur mua”. E kur të vdesim e të kthehemi tek shtëpia e Zotit, sërish do të dëgjojmë Jezusin që thotë: “Ejani ju të bekuar nga Ati im, sepse kur pata uri më dhatë të ha. Isha i zhveshur e më veshët, Nuk kisha shtëpi e më pritët në shtëpinë tuaj. Isha i sëmurë e në burg dhe erdhët të më shihni. Ejani dhe merrni në dorëzim Mbretërinë që është përgatitur për ju”.

    Ku e ka fillimin dashuria?
    Në familje.
    Si fillon?
    Duke u lutur së bashku.
    Familja që lutet së bashku, mbetet e bashkuar. E nëse ju do të mbeteni të bashkuar do ta doni njëri-tjetrin, ashtu si Jezusi ju do. Çojeni pra lutjen, gëzimin, dashurinë dhe paqen në familjet tuaja e kështu do të rriteni në shenjtëri. Shenjtëria nuk është luks për pak vetë, është një bukuri e thjeshtë, sepse Jezusi ka thënë: “Qofshi të shenjtë, ashtu si Ati im që është në qiell”. Zoti ju bekoftë të gjithëve.

    E sot 100 vjet pas lindjes, jeta dhe vepra që na la Nënë Tereza janë dëshmi dhe ikonë e dashurisë së Zotit ndaj njerëzimit e posaçërisht ndaj më varfërve e të mënjanuarve, shembull përkushtimi e shërbimi vëllazëror për të gjithë ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-08-2010 më 18:08
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •