Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 115
  1. #91
    [QUOTE=sheki51;2884454]
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin

    Sa cudi , cdo here thireni ne demokraci dhe tani ate demokraci kur sju vjen mire juve e shendroni ne karar,

    Po de ne shkup, por si njihej shkupi ne kohen kur lindi nene tereza ?? Shqiperi ?? apo Jugosllavi-

    ne muajin e gjashte bera analizat dhe grupi im ishte A rh + dhe plus ishte i kuq, e more vesh tani
    Sipas teje zotrote ne që u lindem në Kosovë në kohen kur Kosova ishte në Jugosllavi, a nuk qenkemi shqiptar??
    Te flasesh per Nene Terezen do te thote, te kesh nje vetedije, te hysh ne brendesin e saj, te perhumbesh, dhe aty ta gjesh veten perseri.
    Nene Terza nderoi kombin shqiptar ne permasa universale dhe nderimi i shqiptareve per të nuk ka munguar ,as nuk do te mungoje.
    Vepres se Nene Terezes iu falen politikane, sheknctare , krijues,te pasur e te vrfer , pa dallim etnie, ngjyre ,religjioni,,,është nje nga figurat e rralla shqipetare qe fitoi lavdi boterore. Nene Tereza kuptimin e jetes nuk e kerkoi ne veprimtarine politike siç bejne politikanet, as ne shpjegimin e jetes siç bejne shkenctaret, as ne krijimin dhe interpretimin e te bukures siç e bejne artistet, kuptimin e jetes e kerkoi dhe e gjeti ne ate qe quhet nderim absolut i çdo krijese njerzore. Duke ua kushtuar jeten atyre qe nuk e kishin buken, atyre qe nuk e kishin kulmin mbi koke, te braktisurve dhe te semurve, duke sjell shprese aty ku kishte deshprim dhe pikellim. Triumfoi mbi pikellimin dhe deshprimin, ua kthei dinjitetin atyre qe ndiheshin te perulur e te fyer.
    Me punen e saj bamirese, te ciles i shprehu mirenjohje bota, ajo e radhiti popullin e vet shqiptar nder popujt te cilet i shquam madheshtia me e denjë per nderim madheshtia morale qe perbehet nga humaniteti dhe vetflijimi per vellaun njeri.
    Edhe sot pas vdekjes ajo po vazhdon te beje shum per popullin e vet , në sytë e botes po ia kthen nderimin e pamjes sone, pamje kjo e lekundur nga erërat qe fryen gjate shekujve neper keto troje, kurse ne zemrat tona e frymezon dashurin , humanizmin dhe pajtimin...

  2. #92
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Apollo . kete te sugjeroj te besh vete , nuk njoh ndonje mjek per semundjet tuaja sepse me gjith qejf do te kisha preferuar ndonje.

    MIA ti nuk meriton pergjigje ,here shkine e here muslimane kete shpesh e ke thene

    FALCO ti je kosovar prejardhjen e ke nga shqiptaret, se paku keshtu jeni pranuar ne OKB sikur NENE TEREZA e si e ndjen veten ti eshte dicka personale

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [=sheki51;2885396]

    MIA ti nuk meriton pergjigje ,here shkine e here muslimane kete shpesh e ke thene

    [/QUOTE]
    Une jam vetem me ''emer'' muslimane, lol, por s'ma ndjen hic per fe. Prinderit e mi i kane emrat musliman, por s'jane as 1% fetare. Ashtu si pjesa me e madhe e 80% te muslimaneve te Shqiperise.
    Prandaj mos jep shifra kot, sa jane musliman e sa jo.
    Feelings change - memories don't.

  4. #94
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    =mia@

    MIA ti nuk meriton pergjigje ,here shkine e here muslimane kete shpesh e ke thene


    Une jam vetem me ''emer'' muslimane, lol, por s'ma ndjen hic per fe. Prinderit e mi i kane emrat musliman, por s'jane as 1% fetare. Ashtu si pjesa me e madhe e 80% te muslimaneve te Shqiperise.
    Prandaj mos jep shifra kot, sa jane musliman e sa jo.
    Po , shume e vertete kjo qe thua , shqiptaret muslimane ne Shqiperi ose jane bere ateista ose nuk ju hane per fe , kurse shqiptaret me fe te krishtere dash na hane te gjalle per fet e tyre .. Shume mire , e paramndoj te ardhmen sikurse shqiptaret kendej te krishtere qe sot jane serbe dhe sllave vetem per shkak fese .
    Nuk degjova ketu nje shqiptare orthodox te thot sma ndien per fe pervetem se shqiptareve musliman ne Shqiperi ..
    Tamam qefi grekut eshte keshtu .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 05-10-2010 më 11:03

  5. #95
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92
    Më 22 shtator 2010, me ftesë të z Ekrem Bardha, konsull nderi i Shqipërisë në Michigan, edhe një përfaqësi e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto e përbërë nga presidentja e Shoqatës Dr. Ruki Kondaj, zv/presidenti z. Tonin Ndoja dhe anëtari i kryesisë z. Ylli Loci, mori pjesë në takimin e zgjeruar të gjithë shoqatave shqiptare të Amerikës me presidentin e Republikës së Shqipërsië, z. Bamir Topi.
    http://www.albcan.org/images/Presidenti1.jpg

    Pjesëmarrja në këtë takim ishte mjaft e madhe edhe pse ishte ditë pune; makinat ecnin në rresht njera pas tjetrës dhe vargu i tyre nuk kishte të sosur. Të gjithë donin ti uronin mirëseardhjen dhe donin të bashkëbisedonin me presidentin.
    Ceremonia filloi me vizitën në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe atë të Nënë Terezëz të inaguruar vetëm para pak ditësh. Më pas programi vazhdoi me një takim të ngrohtë në sallën e madhe të Kishës së Shën Palit, e cila ashtu siç u permend dhe gjatë tubimit është ndërtuar me punën e madhe të malësorëve që jetojnë e punojnë në Michigan dhe ju shërben gjithë shqiptarëve. Në takim ishin të pranishëm mbi një mijë persona: përfaqësues të pushtetit vendor, senatorë, n/kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Naim Maloku, Ekrem Bardha e Don Anton Kcira, njerëzit e palodhur të diasporës të cilët presidenti Topi i falenderoi për kontributet e tyre te çmuara për çështjen kombëtare.
    http://www.albcan.org/images/ekrem.domantoni.JPG

    Dreka tradicionale kurorëzoi ditën e këtij aktiviteti dhe atje u shpreh një shpirt i lartë atdhedashurie, bashkëpunimi dhe një mesazh mirësie e vëllazërimi jo vetëm për shqiptarët e Amerikës por për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë e punojnë brenda e jashtë Shqipërisë.
    Gjate drekës u kryen biseda, u shkëmbyen mendime dhe u bënë fotografi me presidentin e Republikes z. Bamir Topi.
    Ne si Shoqatë u ndjemë të privilegjuar për një ftesë e pjesëmarrje të dytë pas 26 gushtit në Michigan, ku shkuam për përurimin e shtatores së Nënë Terezës dhe tani në këtë kuvend madhështor shqiptarësh e cila i dedikohet z. Bardha për vemendjen që tregon ndaj çështjes shqiptare.
    Ky aktivitet për ne radhitet në vazhdën e veprimtarive tona për një bashkëpunim të hapur e vllazëror me shoqatat e tjera shqiptare në Kanada, SHBA e më gjerë. Aktivitete të tilla na nxisin dhe na shtojnë përgjegjësinë si shoqata përfaqësuese shqiptare që të punojmë shumë për çështjen kombëtare ashtu siç kanë punuar shqiptarët ndër vite të diasporës, gjurmët e të cilëve i shohim dhe i ndjekim ne dhe brezat që do të vijnë.
    Një falenderim i veçantë shkon për zotin Ekrem Bardha për këtë ide dhe organizim të shkëlqyer për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë e për të mbajtur lart frymën kombëtare.

    Foto te tjera nga ky aktivitet:

    http://www.albcan.org/images/publiku.jpg


    http://www.albcan.org/images/grupintereza.jpg




    KRYESIA E SHOQATES

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Në Kalkutë, në gjurmët e Nënë Terezës


    Ja kush është shkrimtari, që prej 30 vjetësh ndjek gjurmët e Nënë Terezës. OJQ e tij është e pranishme në 246 fshatra dhe kujdeset për mijëra persona në nevojë

    Nga 106 ishujt në deltën indiane të Gangut, dikur plot pyje të dendur, pak më shumë se 50 janë të banueshme. Rreth 4-5 milionë bengalezët hindu, kristianët dhe myslimanët, shpesh emigrantë nga Bangladeshi jetojnë këtu me bujqësi, transportin lumor e detar, me pyjet gjithmonë e më të rrallë dhe me mjaltin e mbledhur në mënyrë të rrezikshme atje ku jetojnë tigrat dhe krokodilët. Takimi i parë është me ishullin Gaberian, i pari në Jug të Kalkutës, për celebrimet në nder të turit bengalez të një shkrimtari dhe filantropi të njohur, Domenique Lapierre, që pritet si një hero për ndihmën e tij të madhe ndaj të varfërve të Kalkutës dhe popullsisë së deltës së shkatërruar një vit e gjysmë më parë nga cikloni “Aila”. Lapierre është një nga bamirësit më të mëdhenj të Indisë, që prej vitesh ndjek gjurmët e Nënë Terezës. Me këshillën e saj ka financuar të parin nga 14 projektet humanitare. Shkrimtari e ka treguar shumë herë, madje pritet ta bëjë edhe në një libër tjetër që do të dalë së shpejti me titullin “India on Amouur”, për atë ditë të vitit 1981 kur i çoi shenjtores shqiptare 50 mijë dollarë të fituar nga suksesi me librin “Liri në mesnatë”, një bestseller për historinë e Indisë. Ajo ishte duke ushqyer një lebroz dhe i vendosi lugën në dorë. “Duaje dhe ushqeje”, i pati thënë. I prekur thellë, Lapierre e kishte pyetur se çfarë tjetër duhet të bënte dhe kështu nisi “zinxhiri” që e vuri në kontakt me një kategori të veçantë burrash dhe grash, të gjithë të ngjashëm me shenjtoren shqiptare. Një prej tyre ishte At James Stevens, ish-tregtar i këmishëve angleze dhe themelues i “Udayan”, atëherë si sot, e vetmja qendër e organizuar për t’u kujdesur për fëmijët lebrozë. Pasi i dha At James-it të gjithë 50 mijë dollarët, Lapierre publikoi në Perëndim një artikull për qendrën që rrezikonte të mbyllej. “Udayan” shpëtoi dhe shumë ish-lebrozë sot janë shëruar dhe kanë ndërtuar jetën e tyre. Këtu jetojnë dhe studiojnë të paktën 300 fëmijë. Disa shpëtuan në kohë nga sëmundja ngjitëse nga kontakti me prindërit, të tjerë janë nën kurim. E njëjta qendër tashmë më e shpejtë dhe efikase përdoret për të shëruar 75 mijë të prekur nga tuberkulozi, e financuar nga një tjetër megaprojekt. Ashti si fati i të varfërve të Sunderbans, edhe ajo e fëmijëve të lebrozëve dhe atyre të prekur nga tuberkulozi, një numër që vjen e rritet, varet tek solidariteti i perëndimorëve të udhëhequr nga Lapierre dhe personazhe të tjerë të famshëm, si lojtari australian i kriketit, Steve Vaugh, apo italiania Cristina Mondadori. Për këtë arsye, shkrimtari ka organizuar turin e tij të bamirësisë, duke sjellë në Kalkutë më shumë se 30 pasanikë perëndimorë për të vizituar, ashtu siç thotë ai, “Indinë e vërtetë plot plagë, jo atë të politikanëve dhe manjatëve të ekonomisë”. Lapierre është një nga të paktët që mund t’ia lejojë vetes një vëzhgim të tillë, në një vend me krenari të fortë kombëtare. I vlerësuar me çmimin prestigjioz “Padma Bhushan” dhe i shpallur qytetar nderi i Kalkutës, shkrimtari ka investuar 65 milionë dollarë në 28 vjet, pasi e lidhi emrin e tij me një prej tregimeve më prekëse për jetën e vështirë, në lagjet shumë të varfra të Indisë, tek libri “Qyteti i gëzuar”. Libri përmes të cilit siguroi fonde të reja për veprat e tij të bamirësisë, lindi falë At James-it që e prezantoi me një tjetër shenjtor të lagjeve të varfra indiane, At Gaston Dayanand-n, i njohur si prifti Lambert, në librin që shiti 9 milionë kopje në të gjithë botën. Nga ana e tij, At Gastoni i prezantoi Lapierre-s një tjetër figurë të rëndësishme në gjendje të administronte rrjetin e OJQ-ve lokale, që mbështesin aktualisht projektet e tij, themeluesin e SHIS, A. Wohan. Efekti i solidarizimit të shkrimtarit të pasur dhe një ish-djaloshi të kequshqyer është sot një strukturë e përbërë nga një rrjet OJQ që veprojnë në Kalkutë dhe 2486 fshatra të shpërndarë në 54 ishujt e deltës. Por me krizën ekonomike, që ka dëmtuar vlerën e dollarit dhe boshatisur xhepat e filantropëve perëndimorë, Lapierre pranon se jeton çdo ditë me ankthin se nuk do të arrijë dot të bëj rreth 3 miliardë dollarë në vit, të nevojshëm për të çuar përpara projektet e tij për OJQ-të lokale. “Ndonjëherë më vjen inat kur mendoj se disa prej njerëzve më të pasur të botës jetojnë në Indi, por që nuk bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e dhjetëra bashkëqytetarëve të tyre në nevojë. Kjo është ana tjetër e medaljes së këtij vendi që krenohet me shifrën e rritjes ekonomike prej 8 përqindësh në vit, ndërsa 60 milionë banorë flenë pa ngrënë, 50 milionë fëmijë nuk shkojnë fare në shkollë dhe 100 milionë ecin çdo ditë rreth 10 kilometra në këmbë për të arritur pusin më të afërt për të mbushur ujë”, tregon shkrimtari 80-vjeçar.

    bota sot

  7. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Shpesh e kane postuar kete video ketu ,por cuditerisht eshte fshire .


  8. #98
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga Muhamer
    Shpesh e kane postuar kete video ketu ,por cuditerisht eshte fshire .
    Do emancipoheni nje dite ju apo jo!

    Ne qoftese i thua vetes shqiptar flake tutje islamin. Islami eshte mish i huaj ne kulturen tone. Nuk eshte kulrura jone ajo.

    Islamizmi eshte nje kopje e besimit monoteist cifut i adoptuar nga arabet. Arabet e kane kthyer ne nje perrall per te imponuar kulturen e tyre.
    Islamizmi nuk eshte gje tjeter vec reklamimi i menyres arabe te jeteses. Zoti ne ate teori eshte thjesht nje vegel bindese qe te pranohej ajo menyre jetese.



    Ndjse paste Nen Tereza!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Muhamer Lexo Postimin
    Shpesh e kane postuar kete video ketu ,por cuditerisht eshte fshire .

    http://www.youtube.com/watch?v=fFhUrEO_k5c
    nga jeni me origjine ju
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #100
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    Nen Tereza qe me fat qe u largua nga Shqiperia se do kishte perfundu si armike e popullit..ndoshta dhe ajo 1 dit do akuzohet si komuniste

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •