Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Nënçmimi i muslimanëve dhe fyerja e tyre!

    NENÇMIMI I MUSLIMANËVE DHE FYERJA E TYRE


    All-llahu xh.sh thotë:

    " E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë
    fajtorë, ata e kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë
    të madh. "
    (El Ahzab 58)

    " O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, me
    që të përqeshurit mund të jenë më të mirë se sa ata që përqeshin. "
    (El Huxhuratë 11)

    " Mjerë për secilin që ofendon dhe përqesh njerëzit. " (El Humeze 1)

    Nga Ibni Mes'udi r.a., transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:

    " Nuk do të hyjnë në Xhennet kush ka në zemrën e tij sa një atom mendjemadhësi ". Një njeri tha: " Vërtet njeriu dëshiron që rrobat dhe mbathëset e tij të jenë të bukura ", Pejgamberi s.a.v.s., i tha: " All-llahu është i Bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refusimi i pranimit të së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve të tjerë ". ( Muslimi).

    Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:

    " Për muslimanin është haram t'i cënoj muslimanit këto gjëra: nderin, pasurinë dhe gjakun e tij."
    (Tirimidhiu, hadithi hasen)

    " Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën dëm, nuk e tradhëton
    dhe nuk e nënçmon. Mjafton për mëkat nëse nënçmohet vëllai musliman ".
    (Muslimi)

    Safran bin Amru transmeton nga Rashid bin Sad, e ky nga Ibn Xhujberi,e ky nga Enesi ra, se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:

    " Kur u ngrita në Miraxh kalova pranë një populli që kishin thonj prej bakri e që i gërvishnin fytyrat dhe gjoksat e tyre me ata thonjë, pyeta : Kush janë këta o Xhibril? Më tha: Janë ata që hanë mishin e njerëzve (duke i tradhëtuar) dhe që ua humbin nderin e atyre (duke i poshtëruar) ". (Buhariu dhe Muslimi).

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Ramazan-in, ku e ke mësur arabishten dhe a e din perfekt, nëse po a ka mundësi me e përkthye në gjuhen tonë të bukur shqipe, çfar thot hoxha në minare kur e thërret zanin.?
    Kam përshtypjen s epo të përkthehet çda gjë shqip atëherë do të humb interesimi për këte fe, prandaj nuk përktheht.Lehet më mirë si engmë në mënyrë që xhamti të rrënqethen dhe njëkohësisht frigohen kur thuhet all a hu xhelneshanehu... sepse nuk din qka do thot, më sqaro të lutem ramazan.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •