Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te dale Edi Rama ne debat perballe Ben Blushit?

Votues
63. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    54 85.71%
  • Jo

    9 14.29%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Edi Rama dhe Ben Blushi: Debat per situaten politike

    Edi Rama nuk ka pranuar asnjehere te dale ne debat balle per balle me Sali Berishen, as para zgjedhjeve, as tani gjate bojkotit te Kuvendit.

    Rama nuk ka pranuar te dale ne debat as me Ben Blushin, rivalin e tij kryesor brenda Partise Socialiste. Blushi e perseriti ftesen per debat me Ramen gjate emisionit Opinion para disa diteve. Nderkohe qe Rama ne Top Story, 3 dite pas emisionit Opinion, nuk guxoi as ti pergjigjej pyetjeve te analisteve dhe te Sokol Balles ne lidhje me Blushin dhe Levizjen per Mendim Ndryshe brenda PS.

    Blushi gjithashtu tha se Rama jo vetem s'ka guxuar te perballet me te, po dhe gjate Asamblese Kombetare te PS i ka hequr kamerat sapo Blushi e ka marre fjalen.

    Pse ka kaq shume frika Edi Rama nga debati live, balle per balle, me oponentet e tij brenda dhe jashte Partise Socialiste?


    Ne mungese te ketij debati te drejtperdrejte, me poshte jane dy video permbledhese ne emisione te ndryshme (3 dite diference) dhe me avantazhin qe Rama reagonte pas prononcimeve te Blushit.







    Think inside the box

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165
    Pjesa e fundit tek te dyja videot eshte nga viti 2008 kur Ilir Meta i bente thirrje Edi Rames te bojkotonte Kuvendin pas ngjarjeve ne Gerdec. Rama reagoi duke kundershtuar bojkotin dhe duke vene ne dukje pse ishte e rendesishme qe dhe pas nje tragjedie te tille opozita duhet te ishte ne pushtet.

    Ishte koha kur Rama bente sipas deshires se tij dhe ne bashkepunim me Berishen ligjin elektoral sipas te cilit mendonte se jo vetem do te fitonte zgjedhjet e pergjithshme dhe largonte Berishen nga politika, por dhe do te marzhinalizonte Ilir Meten dhe LSI.

    Dy vjet me pas, kur Rama humbi zgjedhjet dhe Meta u be akoma me i rendesishem per politiken shqiptare, bojkoti eshte i justifikuar sepse plani i Edi Rames per dominim total brenda dhe jashte PS deshtoi.

    Think inside the box

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165
    On Revolution

    Nė intervistėn mė tė fundit televizive ku kish zgjedhur tė shfaqej Edi Rama bash nė minutat e fundit qė dukej sikur po ia vidhte drejtuesit tė emisionit, tha se nėse kutitė nuk hapen, protestat popullore do ta rrėzojnė kėtė regjimin e Berishės, ashtu si nė vitet ‘90 protestat popullore rrėzuan komunizmin.

    Pasi kuptoi se nė mė shumė se 2 orė emision nuk kishte thėnė asgjė te re as pėr shqiptarėt e as kishte nxjerrė ndonjė lajm pėr gazetat, pėrpjekja e Ramės pėr tituj me revolucion nuk kaloi pa vėmendje.

    Tingėlloi ēuditshėm njė deklaratė e tillė e 45-vjeēarit Rama, i cili 20 vite mė parė humbi pėr pak mundėsinė e protagonizmit politik tė lėvizjeve tė post ‘90-s.

    Udhėtimi i tij jashtė vendit pėr nė Greqi nė atė kohė rezultoi tė ishte njė nga mungesat mė tė mėdha tė tempizmit nė jetėn e tij, qė do ta largonte atė nga mundėsia e protagonizmit politik tė atyre viteve, bashkė me pamundėsinė pėr tė gjetur njė vend pėr veten mes atyre qė shtrėnguan radhėt pėr tė qenė drejtuesit e lėvizjeve studentore. Ata nuk e pranuan Edi Ramėn mes tyre.

    Refleksionet e tij frymėzuan shumė tė rinj tė asaj kohe, por nuk e ndihmuan dot Edi Ramėn t’i afrohej udhėheqjes sė lėvizjeve studentore, qė asokohe zgjodhi drejtues tė tjerė.

    Dhe Edi humbi kohė mė pas nė dritat e Parisit dhe nė anonimatin e jetės sė vėshtirė tė emigrantit.

    Si njė antikomunist dhe si njė karakter trasgresiv qė do dilte gjithmonė nga binarėt e sė zakonshmes, pakkush besoi se vite mė vonė, Ai, ministri i Kulturės me ēorape tė kuqe dhe kryebashkiaku qė pikturoi Tiranėn do ta kishte tė gjatė nė partinė e ish tė kuqve, nė Partinė trashėgimtare tė Partisė sė Punės. Qė do tė dinte tė mbante nė xhep njė teserė partie, tė merrte pjesė nė mbledhjen e forumit tė partisė sė lagjes dhe tė paguante kuotizacionet si tė gjithė shokėt e tjerė, disa prej tė cilėve emra tė nomenklaturės sė kohės sė regjimit komunist.

    Sot Edi Rama ėshtė i pari i tyre.

    Por jo i dhjetoristėve qė u rreshtuan te refleksionet e tij.

    Ata nuk janė mė askund.

    Dhe si nė njė kapėrcim ylberi nga maja mė e lartė e piramidės rozė qė 20 vjet mė parė personifikonte partinė qė duhej shembur (dhe qė ende nuk ka kėrkuar falje apo tė distancohet nga trashėgimia historike) Edi Rama u kėrkon sot shqiptarėve ta kthejnė historinė 20 vite prapa, pėr t’i kthyer atij shansin e humbur pėr tė qenė lideri i madh qė ndėrron epoka.

    Shqiptarėve qė pėr 20 vite me radhė janė rrekur me mundim tė rindėrtojnė veten e tyre, mendjen, mentalitetin, mėnyrėn e jetesės, mėnyrėn e tė dashuruarit, sot u kėrkohet tė vijnė “nėn armė”, pasi Edi Rama ka vendosur tė jetė kryeministri i shqiptarėve. Dhe jo mė vonė, por sot, tani, kėto ditė, deri mė 4 mars.

    A ėshtė kjo njė kauzė qė ia vlen njė revolucion popullor si ai i viteve ‘90? Ēfarė kanė tė ngjashme kėta kufij dy dekadash?

    Sipas Edi Ramės, regjimi “Berisha” dhe regjimi komunist kanė njė tė pėrbashkėt tė madhe. Palirinė e votės. Tjetėrsimin dhe paleximin e drejtė tė saj.

    Dhe deri kėtu le tė bėjmė njė kompromis.

    Por nėse Edi Rama ende fėmijė e mė pas djalosh vuante pafuqinė e tij pėr tė vendosur pėr fatin e fletėvotės gjatė regjimit komunist, a mund tė themi tė njėjtėn gjė pėr pafuqinė e tij pėr tė vendosur pėr fatin e zgjedhjeve tė fundit gjatė regjimit Berisha?

    Edi Rama ėshtė ai qė vendosi se cili do tė ishte sistemi elektoral, sipas tė cilit duhet tė votonin shqiptarėt nė zgjedhjet e 2009-s. Ėshtė ai qė i vuri mazhorancės tė gjitha kushtet qė mendoi mė mirė pėr mėnyrėn se si duhej ndėrtuar e me pas zbatuar Kodi i ri Zgjedhor. Edi Rama ėshtė ai qė garantoi nga ēdo tribunė plot drita e muzikė gjatė fushatės elektorale se do t’ia mbronte votėn ēdo shqiptari. Ėshtė ai qė nuk pranoi asnjė aleancė parazgjedhore, ishte ai qė kishte oreks kaq tė madh pėr pushtet sa gogėsima e vetėngopjes nuk e la tė dėgjonte asnjė nga miqtė dhe dashamirėsit e fitores sė tij.

    Edi Rama ishte i ulur nė ēdo tavolinė numėrimi tė ēdo kutie votimi me komisionerėt e PS–sė, qė nuk raportuan asnjė nga abuzimet qė ai sot valėvit si kauzė revolucioni.

    Edi Rama ėshtė pėrgjegjės sot njėsoj sa Sali Berisha pėr gjithēka ndodhi me zgjedhjet e fundit parlamentare nė vend.

    Thėnė e stėrthėnė tė gjitha kėto gjatė kėtyre muajve nuk e kanė tutur Edi Ramėn nga rruga e tij kryeneēe nė kėrkim tė pushtetit me ēdo kusht.

    Prej 8 muajsh, Edi Rama vazhdon t’u kėndojė shqiptarėve refrenin e tij elektoral “Ēohu” kėtu, “Ēohu” atje, duke i lodhur dhe duke u zbehur atyre ēdo dėshirė ritmi politik.

    Sot Edi Rama kėrkon me revolucionin e tij “Ēohu” qė tė justifikojė vendimet e veta tė gabuara politike, pėrgjegjėsinė e tė cilave duhet tė mbajė, duke anashkaluar njė sistem demokratik institucionesh, me shumė defekte ėshtė e vėrtetė, por qė pėr 20 vjet shqiptarėt po mundohen tė ndėrtojnė me shumė sakrifica.

    A mund tė motivohet njė revolucion popullor si ai viteve ‘90 me birra, qofte e furgonė falas pėr nxėnės, mėsues apo punonjės bashkish, siē kanė motivuar mitingjet e fundit tė mėdha si Rama ashtu edhe Berisha nė garėn e fundit tė forcės mes tyre?

    Ēfarė shakaje mund tė krahasojė kėta kufij dy dekadash, ku ėndrra e njė populli pėr jetėn dhe lirinė krahasohet me ėndrrėn e Edi Ramės pėr t’u bėrė kryeministėr?

    Nėse duhet tė largohet apo jo Berisha nga pushteti kjo ėshtė njė ēėshtje tek e cila mund tė ndalojmė gjatė. Por thirrja e Rames “on revolution” ėshtė po aq e pasinqertė sa qėllimi “fisnik” qė ai i mvesh bojkotit tė tij.

    Se si Berisha duhet tė largohet nga pushteti kjo nuk ėshtė mė njė ēėshtje e revolucioneve, por e institucioneve. Dhe kėtė rrugė e hapi pėr herė tė parė njė i majtė par exellance, Fatos Nano, nė dorėzimin pėr herė tė parė tė pushtetit natyralisht si njė humbės dhe dha dorėheqjen si i tillė.

    ... ...

    4 marsi nuk ėshtė larg.

    Rezoluta mė e fundit e ndėrkombėtarėve i jep njė mundėsi tjetėr politikės nė Shqipėri tė gjejė rrugėn e humbur.

    Tė lodhur nga thirrjet e shumta qė u kanė bėrė deri tani kaubojve tė politikės, ata japin njė formulė tė gatshme kompromisi, por sėrish Rama dhe Berisha vėnė kushte, pa pranuar tė ulen ende nė tryezėn e paqes, shtuar nga tjetėrkush.

    Konstitucionalistėt mė tė mirė shpjegojnė se Kushtetuta flet qartė.

    Mandatet e deputetėve socialistė pėrfundojnė mė 4 mars.

    Do tė ndodhte pėr herė tė parė nė historinė parlamentare nė botė qė 64 mandate tė zėvendėsoheshin njėkohėsisht dhe do tė ishte sigurisht njė tjetėr rekord negativ qė shporta e mbrapshtė e politikės do t’u servirte pėrsėri qytetarėve.

    Por nėse kėshtu ndodh, ka ardhur koha qė vėrtet njė revolucion tė bėhet.
    Ėshtė koha pėr Revolucionin e ligjit. Ai i ligjit mbi antiligjin. Ky ėshtė revolucioni i vetėm qė u duhet shqiptarėve sot pėr sot pėr tė thyer ēdo regjim.

    Sfida qė Edi Rama ka sot nuk ėshtė me revolucionet por me ligjin. Ėshtė sfida me Kushtetutėn. Dhe nuk i mbetet shumė kohė deri mė 4 mars.

    Eni Vasili (Shqip)
    Think inside the box

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    haaaaaaaaaa nuk thoni ndnje gje per te qene ore su ngopet me politike

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Postime
    3
    edi rama nuk duhet te lejoj te futet ne parlament asnje deputet deri kur berisha te hapi kutit

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga hysadritan Lexo Postimin
    edi rama nuk duhet te lejoj te futet ne parlament asnje deputet deri kur berisha te hapi kutit
    --------------------------------
    Gazeta"Sot",Tirane,7.2.2010

    Rama tėrhiqet nga zgjedhjet e parakohshme, kėrkon burgosjen e komisionerėve socialistė

    Ja sa komisionerė rrezikojnė tė penalizohen nga kėrkesat e kreut socialist

    Pas premtimit disamujor se me anė tė protestave dhe bojkotit do tė realizoheshin zgjedhjet e parakohshme, dje kryesocialisti Rama deklaroi publikisht se nuk ka ndėrmend tė kėrkojė zgjedhje tė reja, por thjeshtė vetėm tė hapen kutitė e votimit. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Rama tani kėrkon dėnimin e tė gjithė atyre komisionerėve socialistė qė menaxhuan nė tė gjitha nivelet e procesin zgjedhor nė Tiranė, Shkodėr, Fier dhe Berat. Pra, nė fillim i gėnjeu

    me zgjedhje tė parakohshme, tani kėrkon t’i dėnojė. Vetė komisionerėt e kanė quajtur kėtė njė tradhti tė dyfishtė, pasi zgjedhjet kanė qenė tė rregullta, ndaj dhe nuk kanė shėnuar asnjė vėrejtje nė procesverbalet e numėrimit dhe votimit. Megjithatė Rama nuk heq dorė nga dėnimi i tyre, madje kėtė kėrkesė e ka vendosur si kushtin themelor pėr tė hyrė nė Parlament. Kjo do tė thotė se Rama po tallet dhe po kėrkon t’i burgosė tė gjithė ato qindra komisionerė socialistė qė numėruan votat. Kjo do tė thotė se Rama ėshtė tallur me tė gjithė ato mijėra socialistė tė sinqertė, tė cilėt i mblodhi nėpėr sheshe pėr javė tė tėra, duke u premtuar qeveri teknike dhe zgjedhje tė parakohshme. Gėnjeshtra e zgjedhjeve tė parakohshme sa pėr tė forcuar pozitat nė parti pas “tėrmetit” qė pėsoi nga humbja, ishte njė taktikė qė funksionoi pėr Ramėn, por kjo ka venitur ėndrrėn e mijėrave socialistėve qė i besuan atij. Siē e dimė socialistėt nė protesta nuk dolėn pėr tė shuar zėrat qė kėrkonin pėrgjegjėsin e humbjes, as pėr tė mbajtur Ramėn nė krye tė PS, por ato dolėn pasi Rama u premtoi zgjedhje tė parakohshme. Ata e mbėshtetėn pasi Rama i siguroi pėr largimin e Berishės. Por, me deklaratėn e djeshme nė Durrės Rama e ka shkelur hapur kontratėn qė bėri me socialistėt pasi humbi zgjedhjet. Ky shpėrdorim besimi dėshmon edhe njė herė se kush e drejton Partinė Socialiste dhe nė dorė tė kujt janė shpresat e atyre mijėrave tė papunė qė presin ardhjen e PS nė pushtet. Mirėpo ēėshtja nuk mbaron kėtu. Edi Rama ka dalė sėrish t’i gėnjejė socialistėt pėr ta mbėshtetur nė protesta. Ai u thotė mė mbėshtesni nė protesta, jo pėr zgjedhje tė parakohshme, por thjeshtė sa tė hapen kutitė. Pra kėrkohet hapja e kutive, por jo zgjedhjet, kėrkohet mbėshtetja nė protesta, por jo pėr tė marrė pushtetit. Kur baza e pyet se pse nuk e pritėn nė Perėndim dhe kur do tė zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, Rama sulmon menjėherė reformatorėt socialistė si tradhtar, si tė shitur te Berisha si fajtor pėr humbjen, a thua se e kanė drejtuar ata PS e jo ai. Kur baza e pyet se pse nuk u bė deputet, Rama thekson se nuk e njollos karrierėn e tij me Parlamentin, duke e quajtur atė njė fasadė tė turpshme. Madje ai ka theksuar se nuk ka dėshirė fare tė vijė nė pushtet, por drejtojė demokracinė e deformuar. Tani qė deputetėt po i rrjedhin nga tė gjitha anėt dhe i duhet patjetėr qė tė shtiret duke bėrė sikur po e thyen bojkotin me dėshirė, Rama po sulmon mendimin ndryshe si parapritė ndaj pyetjeve pėr humbjen e zgjedhjeve dhe rezultatin e bojkotit. Ndėrkaq, Rama ka nisur aksionin e ri politik pėr t’u shpjeguar bazės se pse duhen vijuar protestat dhe bojkoti nėse nuk hapen kutitė. Nga ana tjetėr presidenti Topi pėr pėrgatit temėn e dialogut midis atij dhe Berishės.

    Baza
    Pas humbjes sė zgjedhjeve tė 28 qershorit, socialistėt po pėrjetojnė njė zhgėnjim tjetėr mė tė madh tė shkaktuar nga lideri i tyre, atė tė zgjedhjeve tė parakohshme. Si rrjedhojė kjo ka shkaktuar njė rebelim nė masė nė bazėn e socialistėve, tė cilėt kėrkojnė llogari pėr gjitha kėto. Nga ana tjetėr, kryesocialisti Rama, pasi humbi mundėsinė pėr tė fituar zgjedhjet e pėrgjithshme pėr shkaqe qė tashmė dihen, tani po humb edhe kontrollin e tij nė PS, ku kauzat dhe raportet me Parlamentin ndryshojnė ēdo ditė. Anėtari i Asamblesė sė Partisė Socialiste, Ylli Manjani, ėshtė shprehur se Rama duhet t’u thotė socialistėve qė e mbėshtetėn nė miting se kur do t’i realizojė zgjedhjet e parakohshme dhe pse nuk u hapen kutitė e votimit. Manjani gjithashtu ėshtė shprehur se kryetari i selisė rozė duhet t’u thotė socialistėve strategjinė qė ka ia pėr tė rrėzuar qeverinė mė tej tė kėrkojė mbėshtetje.

    Reformatorėt, tė palėkundur nė thyerjen e bojkotit


    Vijon tė mbetet e tendosur situata nė PS. Rama paralajmėron vijimin e bojkoti dhe protesta tė mėdha nesh nuk hapen kutitė. Nga ana tjetėr, pas apelit dhe argumenteve disamujore pėr kthimin nė Kuvend, 5 deputetėt reformatorė kanė shprehur vendosmėrinė e tyre se do tė futen nė Kuvend, pavarėsish vendimit tė shumicės. Reformatorėt janė tė bindur, se pas thyerjes sė akullit nga ana e tyre, mė shuma se gjysma e grupit parlamentar socialist do ta braktisin strategjinė e Ramės. 5 deputetėt socialistė, janė tė mendimit se protestat pėr votėn e lirė mund tė vazhdojnė edhe duke qenė nė Kuvend. Ata janė tė bindur se bojkotin e shpiku Edi Rama nė ēastin kur, kėtij tė fundit iu kėrkua dorėheqja pėr humbjen e zgjedhjeve.

    Komisionerėt socialistė tė Shkodrės, qė rrezikojnė burgun
    KZAZ nr. 40
    Hamdi Shullani
    Teuta Qytezashaj
    Gledis Ēeliku

    KZAZ nr. 41
    Ejll Shuku, sekretar
    Fred Zefi
    Sokol Shkreli

    KZAZ nr. 42
    Genc Haxhaj
    Prel Milani
    Arban Gjoka

    KZAZ nr. 43
    Bardh Doda
    Jorgje Dodani
    Enver Sulejmani

    KZAZ nr. 44
    Xhevdet Ēulaj
    Pjetėr Preēaj
    Gėzim Zenelaj


    Komisionerėt socialistė tė Tiranės, qė rrezikojnė burgun

    KZAZ nr. 55
    Pashk Aliaj
    Liri Braēe
    Luftar Hoxha

    KZAZ nr. 56
    Altin Xhixho
    Ndue Nikolli
    Hasan Bara

    KZAZ nr. 57
    Irena Babameto
    Ylli Kazazi
    Daut Buraj

    KZAZ nr. 58
    Ylli Bala
    Njazi Deliu
    Luveda Dardha

    KZAZ nr. 59
    Astrit Dobjani
    Erbert Bodlli
    Aida Gjeka

    KZAZ nr. 60
    Fatmir Meēja
    Haxh Memolla
    Gramoz Sokolaj


    Berat
    KZAZ nr. 1
    Krenar Suku
    Seit Dhėmbo
    Gora Zaimi

    KZAZ nr. 2
    Fatime Plaku
    Taulant Ēala
    Pjerin Tumani

    KZAZ nr. 3
    Ferdinand Gjika
    Leonora Dule
    Sybi Shehu

    KZAZ nr. 4
    Manush Maksutaj
    Ēelnik Nako
    Rudina Llango

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Aty mbahuni ju se ska zgjedhje te parakohshme.
    Max ne shtatorin qe vjen pritini.
    Iku Saliu he muze te katovices tani.
    Albania Uber Alles

  8. #-2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga hysadritan Lexo Postimin
    edi rama nuk duhet te lejoj te futet ne parlament asnje deputet deri kur berisha te hapi kutit
    Ky edi esht i paguar nga greku po ty kush te pagujti ore ,po as su ngit politik grekoMagjupiste Ky Edhi esht magjup qe puno veq per shkatrrimin e shqipris dhe po ja arrin se ka te bej me malokun Sali qe njiher psoi nga sherri i tyre e se shpejti do i perseritet .Kure Nanosi investo miliona te vjedhura nga populli duke ndertu madje ne bullgari(maqedonin e pushtuar) e sja trego qelin pse te ndalet ky magjup e gabel Edi Rama se edhe ku ka qef ne dollar e lek te vjedhur e dhuruar nga qarqe qe duan shkatrrimin e shqiptarve e qe mir po ua ben se me shum e duan te huajn se nji politikan qe do ua bente jeten e dinjitetshme ne Albania.RRoft Xhaxhi.......................

  9. #-1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga ramaik Lexo Postimin
    Edi Rama nuk ka pranuar asnjehere te dale ne debat balle per balle me Sali Berishen, as para zgjedhjeve, as tani gjate bojkotit te Kuvendit.

    Rama nuk ka pranuar te dale ne debat as me Ben Blushin, rivalin e tij kryesor brenda Partise Socialiste. Blushi e perseriti ftesen per debat me Ramen gjate emisionit Opinion para disa diteve. Nderkohe qe Rama ne Top Story, 3 dite pas emisionit Opinion, nuk guxoi as ti pergjigjej pyetjeve te analisteve dhe te Sokol Balles ne lidhje me Blushin dhe Levizjen per Mendim Ndryshe brenda PS.

    Blushi gjithashtu tha se Rama jo vetem s'ka guxuar te perballet me te, po dhe gjate Asamblese Kombetare te PS i ka hequr kamerat sapo Blushi e ka marre fjalen.

    Pse ka kaq shume frika Edi Rama nga debati live, balle per balle, me oponentet e tij brenda dhe jashte Partise Socialiste?


    Ne mungese te ketij debati te drejtperdrejte, me poshte jane dy video permbledhese ne emisione te ndryshme (3 dite diference) dhe me avantazhin qe Rama reagonte pas prononcimeve te Blushit.

    http://www.youtube.com/watch?v=TeIafUfbGr0





    http://www.youtube.com/watch?v=sEc3Xzfx03Y
    Me aq sa pash dhe kam pare nga tv,thirja duhet te ishte;

    Rama ik dhe eja Blush.

    Blush trgon se ka kalsin e politikanit qe i pershtatet kohes.

    Uroj qe ky te reformoj ps, se me ramen nuk behet as per 500 vjet.

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Me aq sa pash dhe kam pare nga tv,thirja duhet te ishte;

    Rama ik dhe eja Blush.

    Blush trgon se ka kalsin e politikanit qe i pershtatet kohes.

    Uroj qe ky te reformoj ps, se me ramen nuk behet as per 500 vjet.
    Suljoti!
    Eshte shume i bukur , per te qene i vertete!

    Por ky Beni i vogel(iShuteriqeve) e ka mendjen tek pallati gjigand qe po nderton tek Stadjumi "Dinamo"ku ka perfituar goxha toke tek fusha aneksit te stadjumit,jo nga prone te trasheguar te familjes,por nga politika.

    Sic duket s'di cfar te beje ,t'ja prishi PD ,qe nuk e pengon qe t'a ndertoje.Apo nga ana tjeter lejen,qe e ka nga Bashkia e Tiranes(Rama)!

    Kesaj i thone veshtire ta dredhesh dot me te gjithe !
    Pallati sapo ka filluar ,dhe Beni duket shume i pasjonuar mbas tij!! (edhe se librat)

    E mor Lal jane te thella ,keto....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 07-02-2010 mė 08:54

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •