Dashuri e pakushtėzuar - si qenka kjo???
Nėse tė krishterėt do tė ishin pyetur se cila ėshtė karakteristika kryesore e natyrės sė Perėndisė, shumica e tyre do tė ishin pėrgjigjur pa ndonjė hezitim DASHURIA. Po tė njėjtėn pyetje nėse do tua kishim adresuar myslimanėve, ka shumė mundėsi qė pėrgjigja tė jetė ALLAHU AKBAR, pra Allahu ėshtė mė i madhi, Allahu ėshtė i Gjithėfuqishmi. Pėrgjigjet janė tė ndryshme, jo se kėto nuk janė tė vėrteta por qė theksojnė specifikat kryesore tė Perėndisė tė zbuluara sipas librave tė tyre tė shenjtė.
Pėr tė krishterėt Perėndia ėshtė dashuri qė e dėshmoi kėtė nė tė dėrguarit e Birit tė tij pėr shlyerjen e mėkateve tė njeriut dhe pėr tė jetuar nėpėrmjet tij. Ata e duan Perėndinė sepse Perėndia i deshi i pari edhe atėherė kur ata jetuan nė injorancė dhe mosbindje ndaj tij. Perėndia i do njerėzit aq shumė sa qė u dha privilegjin tė quhen bij tė Perėndisė. Ai u dha atyre jetė tė re dhe siguri tė pėrjetshme nė tė jo sepse e merituan atė por sepse Perėndia duke qenė dashuri dėrgoi Birin e tij qė askush tė mos humbasė por tė gjithė tė gjejnė shpėtimin nė tė. Tė kam dashur me dashuri tė pėrjetshme, tė kam tėrhequr me dashamirėsi thotė Perėndia i Biblės. Andaj, nuk ėshtė pėr tu hamendėsuar qė pėrgjigja e tė krishterėve do ishte dashuria qė rrjedh nga vetė fakti se nė Dhiatėn e Re fjala dashuri pėrmendet mė se 250 herė.
Do tė ishte e padrejtė pėr tė thėnė qė nė Kuran nuk pėrmendet fjala dashuri, ajo pėrmendet 23 herė. Dhe me anė tė pėrmbledhjes sė tė gjitha kėtyre rasteve, natyrisht dėshmohet natyra e Allahut qė del nga kjo. Le ti analizojmė shembujt mė parė kė Allahu e do:
Bamirėsit (S.2:195; 3:134; 5:93); ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme (S.2:222; 9:108); ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira (S.19:96); ata qė e duan atė (S.3:31; 5:54); ata qė luftojnė nė rrugėn e tij (S.61:4); tė drejtit (S.49:9; 60:8; 5:42); tė devotshmit (S.9:4,7); ata qė bėjnė mirė (S.5:13).
Ne vazhdėn e studimeve tona tė kėtij karakteri, kemi hasur edhe vargje qė reflektojnė se Allahu nuk i do:
Ata qė e teprojnė (S. 2:190; 7:55); ngatėrresat (ērregullimet) dhe ata qė i bėjnė ato (S.2:205; S.28:77); besėprerėt (mohuesit) e mėkatarėt (S.2:276); tradhtarėt (S.8:58); shkapėrderdhėsit (S.6:141; 7:31; 5:87); zullumqarėt (S.3:140; 42:40); mendjemėdhenjtė qė lavdėrohen (S.31:18; 57:23); tė shfrenuarit (S.28:76); jobesimtarėt (S.30:45); asnjė tradhtarė e bukėpėrmbysė (S.22:38); gėnjeshtarėt e mėkatarėt (S.4:107).
Sipas sures 85:14 Ai ėshtė qė falė mėkatet, ėshtė i dashur. Por ndaj kujt Perėndia ėshtė i dashur? Siē vihet re mė lart ndaj kategorisė sė njerėzve qė bėjnė mirė, qė pendohen, qė besojnė, qė e duan atė, qė luftojnė nė rrugėn e tij por kurrsesi jo ndaj mėkatarėve, ndaj atyre qė e teprojnė, gėnjeshtarėve e mendjemėdhenjve. I dashur ndaj tė devotshmėve, i padashur ndaj jobesimtarėve!!! Ēfarė tregon kjo? Qė dashuria e Perėndia e shfaqur nė Kuran ndaj njerėzve ėshtė e pakushtėzuar? Absolutisht jo! Nuk mund tė jetė dashuri e pakushtėzuar pėrderisa dashuria e Perėndisė ėshtė seleksionuese pėr kategori tė caktuara njerėzore. Ajo ėshtė dashuri e kushtėzuar. Nuk mund tė jetė kjo dashuria AGAPE pėr tė cilėn Jezusi ka urdhėruar (Mat. 5:44-46), Duajini armiqtė tuaj, bekoni ata qė ju mallkojnė, u bėni mirė atyre qė ju urrejnė, dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin, pėr tė qenė bij tė Atit tuaj, qė ėshtė nė qiej, sepse ai bėn tė lindė diellin e tij mbi tė mirėt dhe mbi tė kėqijtė, dhe bėn tė bjerė shi mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt. Sepse po tė doni vetėm ata qė ju duan, ēfarė shpėrblimi do tė keni? A nuk bėjnė kėshtu edhe tagrambledhėsit?
Ėshtė tendencė e vazhdueshme e apologjetikėve islamikė nė pėrgjithėsi nė ueb-sajtet anti-krishtere, pėr ti atribuuar kėto karakteristika tė dashurisė sė pakushtėzuar AGAPE, Perėndisė sė manifestuar nė Kuran. Por asnjė varg nga ato mė lart nuk e dėshmon kėtė. Andaj, nuk ėshtė aspak etike dhe nė natyrėn e Perėndisė sipas Kuranit tė thuhet qė dashuria e tij ėshtė e pakushtėzuar pėrderisa determinizmi i tij shpesh pėrcakton fatin e pėrjetshėm tė njeriut (S. 16:93 Sikur tė dėshironte Allahu do tju bėnte njė popull, por Ai e lė tė humbur atė do dhe e udhėzon tjetrin qė do, e patjetėr do tė pėrgjigjeni pėr atė qė vepruat). Gjithsesi, nuk ėshtė tendenca kėtu pėr tė diskredituar njė sistem besimi, por pėr tė theksuar natyrėn e ndryshme tė Perėndisė sipas Biblės dhe Kuranit dhe nė veēanti dashurinė e pakushtėzuar tė tij, e cila ėshtė cilėsi karakteristike vetėm pėr Perėndinė YAHVEH tė shfaqur nė Bibėl.
Tek Romakėve 5: 6-9 thuhet: Sepse, ndėrsa ishim akoma pa forcė, Krishti vdiq nė Kohėn e tij pėr tė paudhėt. Vėshtir se vdes dikush pėr njė tė drejtė; mbase ndonjė do tė guxonte pėr njė njeri tė mirė. Por Perėndia e tregoi dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne. Shumė mė tepėr tani, duke qenė tė shfajėsuar nė gjakun e tij, do tė shpėtojmė nga zemėrimi me anė tė tij. Vetėm tre kapituj mė vonė pikėrisht nė kėtė libėr (Rom.8:35-39) thuhet: Kush do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja, a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata? ... Nė tė gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi. Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė krijesė tjetėr, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezus Krishtin, Zotin tonė. Pra le tė mė thotė ndonjėri nėse kjo nuk ėshtė dashuri e pakushtėzuar atėherė ēfarė ėshtė!!!
Shkruan: Ibrahimi
__________________________________________________ _______________
Kategoria Perėndia
Pėrgjigje Islamit faqja kryesore
__________________________________________________ _______________
© Pėrgjigjie Islamit 2008. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Marre nga site:
http://www.answering-islam.org/shqip...perendia2.html
Krijoni Kontakt