Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ali Baba qe vodhi 13 hajdutė

    he me i lumte ..lol


    ---


    GSH

    Supermashtruesi, si pėrfitoi 1 mln euro nga 13 biznesmenė
    » Dėrguar mė: 25/08/2010 - 11:46



    Klodiana Lala

    Indrit Aliu, pa frikė mund tė quhet njė supermashtrues i sofistikuar. Madje, pėr para tij, Kejdi Kote mund tė quhet njė gėnjeshtar i klasės sė tretė. Nė dy vite, 26-vjeēari Aliu qė tashmė ndodhet nė qeli, ka mashtruar dhjetėra biznesmenė, duke u zhvatur mė shumė se 1 milionė euro. Duke u prezantuar si njeri i rėndėsishėm, me funksione e detyra nė institucione tė ndryshme, apo fondacione, ai u merrte biznesmenėve kryesisht nė fushėn e ndėrtimit, shuma tė majme parash, duke u premtuar se do tė financonte ndėrtimin e rrugėve, shkollave, apo ujėsjellėsve. Mė pas zhdukej pa lėnė gjurmė. Mė poshtė do tė botojmė tė plotė historinė e mashtrimeve tė Indrit Aliut. Prokurori Julian Zonja ka hetuar pėr njė kohė tė gjatė dhe nė kėrkesėn pėr gjykim ka renditur prova dhe fakte qė implikojnė Aliun nė veprimtarinė kriminale. Megjithatė, asnjė qindarkė e milionave tė zhvatur nuk ėshtė kthyer nė duart e biznesmenėve...
    “D & B Alb Union”
    Administratorėt e firmės “D& B Albn Union” shpk pasi kanė rėnė nė dijeni tė aktivitetit tė kompanisė sė Indrit Aliut, janė takuar me kėtė tė fundit nė zyrėn e tij nė rrugėn “Muhamet Gjollesha”. Indriti u ka treguar njė objekt qė donte tė financonte dhe u ra dakord qė firma “D & B Alb Union” tė paraqiste dokumentacionin dhe ofertėn pėr ndėrtimin e rrugės Sinanaj-Hidrocentrali Kalivaē. Bujar dhe Bashkim Nikolla dhe shtetasi grek Dimitrios Kontogiannis mė datėn 15.01.2009 kanė parė objektin nė vend nė fshatin Sinanaj dhe mė datėn 18.01.2009 kanė dorėzuar nė zyrat e firmės “Dejs & Partners Consulting” dokumentacionin pėr ndėrtimin e kėsaj rruge, dokumentacion qė ėshtė sekuestruar mė pas gjatė kontrollit tė zyrės sė tė pandehurit. Dy ditė mė pas shoqėria “Dejs & Partners Consulting” i ka dėrguar njoftim firmės “D& B Alb Union” si fituese e tenderit. Mes dy kompanive ėshtė lidhur njė kontratė sipėrmarrje pėr rikonstruksionin e rrugės Sinanaj – diga e Hec Kalivaē, komuna e Lopės qarkut Gjirokastėr me vlerė tė kontratės 7 milionė euro. Jashtė kėsaj kontrate nga ana e tė pandehurit ėshtė kėrkuar sigurimi i kontratės nė vlerėn 3 %, pra nė shumėn 210.000 euro. Kjo pagesė rezulton se ėshtė bėrė nga firma “D& B Alb Union” shpk nė kesh tė pandehurit Indrit Aliu. Mė datė 23.01.2009 firma “D& B Alb Union” ka filluar punėn pėr rikonstruksionin e rrugės, punime tė cilat janė ndėrprerė mė datė 13.03.2009 pėr shkak se i pandehuri nuk kishte bėrė asnjė pagesė pėr punimet e kryera. Deri nė kėtė datė rruga ishte hapur si trase me gjatėsi 4.5 m dhe gjerėsi 8 m dhe e gjithė kjo distancė ishte shtruar me ēakull nė vlerėn e 1.4 mln euro. Meqenėse Aliu nuk kishte bėrė asnjė likuidim firma ėshtė detyruar tė ndėrpresė punimet. Sipas administratorėve, qė me fillimin e punimeve, Aliu u bėnte presion me prishjen e kontratės nėse nuk do t’i paguanin lekė shtesė deri nė shifrėn e 500.000 eurove. Kėshtu, mė datė 05.03.2009 Bujar N ka tėrhequr nga shumėn e parave 3000 euro tė dėrguar nga Bashkim N, i cili ndodhej nė Prishtinė, tė cilat ja ka dhėnė Indritit, pasi sipas tė pandehurit, i duheshin direkt pėr njė zėvendės ministėr si dhe projektin origjinal. Mė datė 06.03.2009 i pandehuri ka kėrkuar 10.000 euro Bashkimit si kusht pėr likuidimin e situacionit tė mėsipėrm dhe mė pas ka nxjerrė si pretendim se i duheshin pėr tė operuar babain e tij nė Turqi. Pėr tė plotėsuar kėtė shumė shtetasi grek ka dėrguar 6000 euro tė cilat i ka tėrhequr Bujari dhe 4000 mijė euro Bujari i ka marrė nė shtėpinė e tij dhe nė pas ja na dhėnė Indrit Aliut nė zyrėn e tij. Mė vonė, Indrit Aliu, u ka kėrkuar njė shumė prej 50 mijė euro me arsyen se kishte njė problem shumė urgjent. Pėr t’i dhėnė kėtė shumė pėrfaqėsuesit e firmės “D & B Alb Union” kanė marrė kredi nė njė bankė dhe ja kanė ēuar nė zyrė tė pandehurit. Sipas Bujar Nikolli, pavarėsisht justifikimeve tė ndryshme qė Indrit Aliu nxirrte pėr kėrkimin e lekėve, nėse nuk jepeshin lekėt bėnte presion pėr prishjen e kontratės. I pandehuri ju ėshtė dukur i besueshėm pasi e kishin parė nė programe tė ndryshme televizive, duke sponsorizuar. Po, ashtu u thoshte se kishte kontrata me pushtetin lokal pėr ndėrtimin e rrugėve rurale. Nė momentin qė kanė kuptuar mashtrimin, Bashkimi i ka kėrkuar tė pandehurit qė tė bėnte njė deklaratė noteriale pėr shumat qė ju kishte marrė dhe pėr kėtė kanė shkuar tė noteri. Aty i pandehuri Indrit Aliu ka filluar tė qajė duke kėrkuar qė Bashkimi tė mos e denonconte nė polici.
    “Classic Volksvagen”
    Nė “Grackėn” e Indrit Aliut ka rėnė dhe Artan Mirdita, menaxher i shitjeve tė makinave tė reja pranė kompanisė “Classic Volksvagen”. Sipas kėrkesės pėr gjykim, rezulton se nga fundi i muajit janar 2009 ėshtė paraqitur nė sallonin e makinave tė reja i pandehuri Indrit Aliu si drejtor i firmės “Dejs & Partners Consulting” pėr tė parė disa mjete tė cilėt sipas tij i duheshin pėr nevojat e shoqėrisė. Nė shkurt 2009, Indrit Aliu ėshtė paraqitur nė zyrat e “Classic Volksvagen” me qėllim blerjen e tre mjeteve tė reja Passat CC, Touran dhe Golf me zero kilometra, siē dhe provohet nga kontratė e shitblerjes. Vlera pėr mjetin Passat ishte 33 mijė euro, pėr mjetin Touran 21 mijė euro dhe mjetin Golf, 16.500 euro, sipas kontratės pėr tė tre mjetet do tė bėhej parapagim gjysma e vlerės dhe pjesa tjetėr do tė paguhej me dy kėste. E gjithė kontrata do tė realizohej brenda 6 muajsh. Pas nėnshtrimit tė kontratės i pandehuri Indrit Aliu ėshtė larguar nga kompania dhe ėshtė pritur nė ditėt nė vazhdim qė ai tė bėnte pagesat pėrmes bankės. Pas disa ditė nga nėnshkrimi i kontratės pėr mjetet e mėsipėrme Indrit Aliu ėshtė paraqitur tek “Classic Volksvagen” dhe pasi ka biseduar me drejtuesit e kompanisė ka marrė mjetin “Passat CC” i regjistruar nė emėr tė kompanisė me marrėveshjen pėr tė bėrė pagesėn e menjėhershme. Por, qė nga data e marrjes se mjeteve i pandehuri Indrit Aliui ėshtė larguar duke mos bėrė asnjė likuidim tė shumave pėr mjetet. Gjithashtu, i prezantuar me parė si drejtori i njė fondacioni tė suksesshėm dhe tė besueshėm kishte marrė me qira me kontrata tė rregullta 2-3 mujore disa mjete pranė kėsaj kompanie, pėr tė cilat nuk kishte bėrė asnjė pagesė. I pandehuri ėshtė shprehur tek kolegu i kallėzuesit, se kompania e tij ishte caktuar si konsulente pėr lėvrimin e parave tė fondit islamik pėr zhvillimin e Shqipėrisė, rrethana, tė cilat krijuan besueshmėri tek ai pėr dhėnien e mjeteve. Artan Mirdita gjatė asaj periudhe ka komunikuar disa herė nė telefon me Aliun pėr likuidimin e patave dhe nė telefonatėn e fundit mė datė 12.03.2009 Indriti i kishte thėnė se ishte kryer pagesa dhe do tė dėrgonte me faks dokumentin e kalimit tė parave nė llogarinė bankare tė kompanisė, por mė pas kishte mbyllur numrat dhe ishte zhdukur.
    “Bitraj 98”
    Alban Bitraj administrator i shoqėrisė “Bitraj 98” shpk, me aktivitet ndėrtim dhe rikonstruksioni objekteve rezulton se nė muajin shtator-tetor 2008, Alban Bitraj ėshtė takuar nė Tiranė me kryetarin e komunės Bulgarec – Korcė, i cili i ka propozuar kryerjen e disa punimeve me anė tė njė fondacioni dhe meqenėse bėhej fjalė pėr punime ndėrtimi, Bitraj pėrmes kryekomunari ėshtė takuar me shtetasin Indrit Aliu. Indriti ėshtė prezantuar drejtor i fondacionit “Dejs & Partners Consulting”, duke e pėrshkruar aktivitetin e fondacionit si njė fondacion turko-italia dhe paratė e kėtij fondacioni lėvroheshin nga banka... Gjithashtu i pandehuri ka thėnė Alban Bitrajt, se ishin rreth 30 mln euro nė program qė do tė financoheshin pėr ndėrtimin e rrugėve nė Shqipėri, si dhe i ka thėnė se kishte ndėrtuar rrugėn nė Vaqarr dhe nė Sauk nėpėrmjet firmave tė ndryshme. Pas kėsaj i pandehuri i ka ofruar nėnshkrimin e njė kontratė pėr punime ndėrtimi me investimet e fondacionit. Pas bisedave, Alban Bitrajn ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e rrugės sė fshatit Dishnicė, me vlerė 70.000.000 lekė. Pėr kėtė Indrit Aliu i ka kėrkuar tė paguante 3 pėr qind tė vlerės sė kontratės, pra shumė prej 2.5000.000 lekė. Pagesa Indrit Aliu i ėshtė bėrė nė cash dhe ai i ka firmosur njė mandat arkėtimi. Tė nesėrmen, Alban Bitraj ėshtė takuar nė zyrėn e tij me Aliun dhe kryetarin e Bashkisė Librazhd, ku u bisedua pėr rikonstruksionin e Bashkisė Librazhd. Indriti reagoi se ishte gati pėr kėtė projekt si dhe ofroj pėr tė bėrė edhe tre rrugė tė tjera nė Librazhd, qė totali i tė gjithave tė shkonte nė 1 mln euro. Po kėtė ditė i pandehuri Aliu ka pėrpiluar kontratėn dhe tė nesėrmen Alban Bitraj, i ka paguar 3 pėr qindėshin, por edhe 10 pėr qind tė cilat i ka marrė i pandehuri nė formėn e bakshishit. Tė gjitha kėto lekė janė paguar nė cash ku pėr 3 pėr qind tė vlerės sė kontratės, pra 37 mijė euro i pandehuri i ka lėshuar Albanit njė mandat pagese tė vulosur dhe firmosur prej tij. Ndėrsa pėr vlerėn e 6 mln lekė tė dhėna Indritit si 10 % Alban Bitraj ka deklaruar se nuk disponon dokument. Po atė ditė Indrit Aliu i ka ofruar Bitrajt, njė tender rruge nė komunėn Lopes nė Tepelenė me vlerė 7 mln euro. Pėr kėtė ofertė Indriti i ka kėrkuar njė paradhėnie prej 90 mijė euro, qė puna tė bėhej mė shpejt dhe Albani i ka dhėnė 88 mijė euro. Pėr kėtė objekt Alban Bitraj ka lidhur kontratė me Indrit Aliun. Duke qenė se puna nė fshatin Dishnicė nuk po ecte si duhet pasi i pandehuri nuk po tregohej korrekt me pagesat sipas kontratės Alban Bitraj ėshtė tėrhequr nga objekti i Tepelenės. Duke u hequr si anėtar i bordit tė njė banke i ka premtuar Bitrajt, t’i mbyllte disa detyrime qė kishte, por nuk ka bėrė asgjė. Bitraj ka deklaruar se ka pasur edhe njė kontratė tjetėr pėr ujėsjellėsin, shkollėn dhe urėn e fshatit Llozhan nė komunės Gore, Korēė, por nuk ka filluar asnjė punim. Ai ka pohuar se ka pasur dhe njė automjet “mercedez ML” tė cilin ia kishte lėnė Indritit pėr ta pėrdorur, qė s’ka arritur ta marrė mė, pasi ia kishte marrė njė borxhli. Meqė Aliu nuk kishte bėrė asnjė pagesė Alban Bitraj, ka ndėrprerė punimet nė Librazhd e Dishnicė, punime qė i kishin kushtuar 50 mijė euro. Sipas Albanit, i pandehuri krijonte bindjen se ishte njė fondacion serioz si dhe kishte njohje tė shumta, hynte shpesh nė institucione shtetėrore por edhe banka, ku dukej se e njihnin. Po kėshtu nė zyrė mbante foto me figura tė njohura publike.
    Firma ‘Leart Kasaj’
    Prokuroria ka zbardhur dhe mashtrimin qė Indrit Aliu i ka bėrė Leart Kasajt, pronarit tė kompanisė “Leart Kasaj” qė tregton pajisje elektronike dhe sisteme sigurie kamerash. Indrit Aliu ka mundur ti marrė dhjetėra kompjuterė, si dhe ka pajisur me sistem kamerash sigurie, jo vetėm zyrėn e tij, por edhe nė komunėn Dajt pėr llogari tė tė pandehurit. Vlera e pajisjeve dhe shėrbimeve tė kryera kapte shifrėn e 73.120 euro.
    Shoqėria I.R.Z
    Ramazan Biba pronar i shoqėrisė IRZ SHpk, me aktivitet nė fushėn e ndėrtimit, ka deklaruar se nė dhjetor 2008 ėshtė vėnė nė dijeni se ekzistonte njė fondacion turko-amerikan qė investonte nė fushėn e infrastrukturės. Pėrmes tė njohurve tė tij, Biba e ka takuar Aliun, nė zyrėn e tij, i cili i ka prezantuar fondacionin si amerikano–turk qė operonte nė fushėn e antiterrorizmit, tė fėmijėve nė nevojė, dhe se fundmi kishte filluar me fondet nė infrastrukturė dhe fondet i vinin nga tė dyja shtetet. Ai i ka paraqitur Bibės disa projekte rrugėsh ndėr tė tjera edhe rrugėn e komunės Dajt. Njė javė mė pas Biba dhe Aliu kanė firmosur kontratės me njė vlerė prej 90.000.000 lekė pėr ndėrtimin e rrugės Tufinė-ShiSH rrugė kryesore Zall-Dajt. Aliu i ka kėrkuar sigurimin e kontratės nė vlerės 3 % pra 2.440.000 lekė., tė cilėn Ramazani e ka paguar nė cash. Firma IRZ ka vazhduar punimet deri mė janar 2009 ku ėshtė hapur 1 km rrugė mė vlerė 40.000.000 lekė. Mė pas ėshtė biseduar pėr ndėrtimin e rrugės Kllojkė, qė do ta kryenin dy firma “IRZ” dhe “Rami” shpk. Sipas objektit tė kontratės ishte rruga Pllumas-Kllojkė, me gjatėsi 12.3 km. Edhe pėr kėtė i pandehuri ka pėrfituar 3 pėr qind tė vlerės, pra, 5 mln e 700 mijė lekė. Indrit Aliu i ka premtuar se do ta likuidonte, brenda pak ditėsh sa t’i ēeleshin fondet dhe mė pas ėshtė zhdukur.
    Mashtrimi
    Indrit Aliu nuk ka mashtruar vetėm bizneset, por edhe qytetarėt e thjeshtė. Nikoll Prifti dhe Flora Liko, janė tė mashtruarit e radhės nga Aliu. Solli Liko bashkėshorti i Florės, ishte dėnuar nga Gjykata e Apelit Tiranė me 10 vjet burgim dhe vuante dėnimin nė burgun e Kosovės. Teksa ndiqnin gjyqin, Nikoll Prifti ėshtė takuar rastėsisht me shtetasin Mikail Ndrecka, i cili punonte shofer taksie. Ndrecka, ka thėnė se njihte njė person qė mund ta ndihmonte pėr problemin qė kishin. Mikaili ka folur nė telefon me njė tė njohurin e tij qė ishte i pandehuri Indrit Aliu dhe mė pas janė takuar nė njė lokal ku i priste i pandehuri. Aliu u ka kėrkuar dosjen e tė dėnuarit, me pretendimin qė ta shikonte njė miku i tij qė punonte nė ministrinė e Drejtėsisė. Ai ėshtė larguar dhe pasi ėshtė kthyer u ka thėnė se miku i tij e kishte parė dosjen dhe do ta nxirrte Sollin. Pėr kėtė duhet t’i jepnin 7000 euro. Pasi e kanė marrė kėtė shumė tek njė miku i tyre e kanė marrė nė telefon tė pandehurin dhe ia kanė dhėnė shumė prej 7000 euro nė njė lokal nė afėrsi tė gjykatės sė Tiranės. Pas disa ditėsh ata e kanė marrė nė telefon tė pandehurin, i cili u ka thėnė tė shkonin mė datė 3.11.2008 tek burgu i Kosovės pėr tė marrė Sollin se do tė dilte nga burgu. Nga autoritetet e burgut u ėshtė thėnė se nuk do tė dilte asnjė i dėnuar. Kėshtu Nikoll Prifti ka komunikuar me Aliun dhe ai i ka thėnė se kishte mungesė dokumentacioni dhe do ta dėrgonte pėr punė ditėsh. Ai u ka kėrkuar edhe 1500 euro tė tjera tė cilat pasi i kanė siguruar tė dy Nikoll Prifti dhe Flora Liko, shtetasi Nikoll Prifti ėshtė nisur nga Lushnja dhe ia ka dhėnė kėtė shumė tė pandehurit nė zyrėn e tij tek Zogu i Zi. Edhe pas kėtij momenti gjatė komunikimeve me tė pandehurin, ky i ka thėnė qė do tė dali shpejt duke ju dhėnė edhe disa data pėr daljen e Sollit si mė 9 nėntor, 18 nėntor, pėr vit tė ri, nė janar dhe nė shkurt, por pėrfundimisht nuk u kishte bėrė asgjė derisa mė vonė ishte zhdukur fare.
    Subjekti MA &Co sh.p.k
    Ardi Arkaxhiu, administrator i subjektit MA&Co sh.p.k nė qytetin e Kavajės ėshtė “viktima e radhės e Indrit Aliun. Mė janar 2009, Arkaxhiu ėshtė takuar rastėsisht me Aliun, tė cilin e njihte qė kur ai ndiqte studimet nė Medresenė “HAfiz Ali Korēa” nė Kavajė. Aliu i ka thėnė se ishte zgjedhur drejtor i njė shoqėrie “Dejs & Partners Consulting” qė kishte fonde pėr investime nė infrastrukturė dhe i ka propozuar nėse kishte interes tė lidhte ndonjė kontratė meqė procedurat ishin shumė tė thjeshta. Pas disa ditėsh, gjatė njė takimi nė zyrėn e Aliut, ky i fundit, i ka ofruar dy projekte, nga tė cilat Arkaxhiu ka pranuar tė merrte pėrsipėr atė tė rikonstruksionit tė rrugės “Domje” qendėr lagja Drazhe me vlerė 24.858 milionė lekė. Aliu i ka thėnė se bordi drejtues i kompanisė kishte marrė vendim qė tė bėhet ngurtėsimi pranė kėtij fondacioni i shumės 3 % tė kontratės si sigurim oferte dhe kontrate nga subjektet qė do tė kryenin punimet dhe kėto para tė mos kalonin nė rrugė bankare, por nė dorė pasi do tė qėndronin nė arkėn e kompanisė. Mė datėn 29.1.2009 Ardi Arkaxhiu dhe i ka dhėnė shumėn prej 1728 euro pėr blerjen e dokumenteve. Tė nesėrmen mė datėn 30.1.2009 edhe vlerėn 700.000 lekė qė ishin llogaritur pėr 3 %, pagese. Aliu i kėrkuar 20 % tė vlerės sė kontratės si paradhėnie nė mėnyrė qė tė fillonte puna. Mė vonė ėshtė vėnė nė dijeni tė faktit se Indrit Aliu ishte larguar nga Shqipėria.
    “Matrios” sh.p.k
    Mashtrimet e Indrit Aliut duket se nuk kanė tė sosur. Fatos Azermadhi, pėrfaqėsues i shoqėrisė “Matrios” sh.p.k ėshtė emri i radhės nė listėn e tė mashtruarve. Nė muajin Tetor 2009, Azermadhi, ėshtė njohur me Indrit Aliun, pėrmes bashkėpunėtorit tė tij Rushan Hajri. Gjatė takimit Aliu i ka prezantuar disa projekte pėr zhvillimi rrugės nė komuna tė ndryshme tė rrethit tė Tiranės. Ai i ka ofruar dy projekte tė komunės sė Petrelės, tė cilat shtetasi Fatos Azermadhio ka pranuar t’i marrė pėrsipėr. Nė kėtė moment i pandehuri i ka kėrkuar tė derdhte nė zyrėn e financės sė tij shumėn 72.000 lekė pėr sigurim kontrate dhe 2.5 % tė shumės me vlerė 1.280.00 lekė si garanci e projektit. Azermadhi ka kėrkuar qė kėto pagesa tė bėheshin aty. Tė nesėrmen e datės 20.11.2008 i pandehuri i ka telefonuar shtetasit Rushan Hajro duke i thėnė se garancia e projektit nuk ishte 2.5 % por 3.5 % duke i dhėnė kėshtu tė pandehurit edhe shumėn 8000 dollarė. I pandehuri Indrit Aliu i ka marrė Rushan Hajros 2500 dollarė me premtimin se do ta ndihmonte pėr tė futur djalin nė shkollė, pasi i ėshtė prezantuar si Drejtor i Marrėdhėnieve me Jashtė nė Ministri dhe 2300 dollarė pėr blerjen e njė akuariumi pėr zyrėn e tij.
    “Malvini” sh.p.k.,
    Prokuroria ka vėrtetuar se Pashko Palokaj administrator i shoqėrisė “Malvini” sh.p.k., ėshtė mashtruar nga Indrit Aliu, i cili i ka marrė shumat 12.000.000 lekė dhe 25.000 euro nė formėn e huajė, si dhe nė bazė tė njė kontrate sipėrmarrje tė lidhur me tė nuk i shlyer situacionin me vlerė 13.569.720. Nė lidhje me kėtė shtetasi Pashko Palokaj ka deklaruar se e kishte takuar tė pandehurin disa herė dhe ai i kishte thėnė se ia kishte kaluar lekėt nė llogari, por nuk fakt nuk kishte kaluar asgjė. Ndėrkaq, kontrata e sipėrmarrjes kishte si objekt rikonstruksionin e rrugės kombinati i autotraktorėve-Lanabregas, komuna Dajt Tiranė, me vlerė 145.636.062.00 lekė. Dy ditė pas firmosjes sė kontratės, Palokaj, ka filluar punėn dhe i pandehuri i ka thėnė qė mos tė tregonte tek firma tė tjera pasi ai ishte i vetmi qė do t’i jepte 20 % paradhėnie pėr fillimin e punimeve. Pas kėsaj, Pashko Palokaj i ka sjellė tė pandehurit 8.000.000 lekė duke ia dhėnė nė dorė, dhe njė ditė mė pas edhe 4.000.000 lekė dhe 20.000 euro. Pas dy ditėve shtetasi Pashko Palokaj ka shkuar tek zyrat e tė pandehurit pėr tė firmosur kontratėn dhe tė merrte 20 pėr qind paradhėnie, por nė fakt i ka dhėnė tė pandehurit edhe 5000 euro tė cilat ai ia ka kėrkuar, pasi sipas tij, do tė ikte nė Itali pėr tė bėrė njė skaner se ishte sėmurė.
    “Ndrekaj” sh.p.k.
    Viktor Pejtri, administrator i shoqėrisė “Ndrekaj” sh.p.k. ka shpjeguar se ishte vėnė nė dijeni se nga ana e shoqėrisė Dejs & Partners Consulting me drejtor tė pandehurin Indrit Aliu do tė jepej fondi pėr rikonstruksionin e rrugės “Herman Mayer”, fshati Sos Tiranė. Pasi ka hyrė nė marrėdhėnie me tė pandehurin ka lidhur kontratėn e sipėrmarrjes nr.256/1 prot datė 27.2.2009, ku sipas kėsaj kontrate nga ana e palės porositėse shoqėrisė sė tė pandehurit do tė porositej rikonstruksioni i rrugės sė mėsipėrme pėrkundrejt njė fondi prej 128.000.000 lekė. Me lidhjen e kėsaj kontrate ėshtė besuar se kishin tė bėnin me njė marrėdhėnie serioze sipėrmarrje. Sikurse edhe tek kontratat e tjera tė sipėrmarrjes nga ana e shtetasit Viktor Pjetri ėshtė bėrė sigurimi i ofertės nė shumėn prej 3 % tė vlerės sė investimit qė ishte shuma 3.840.000 lekė, tė cilat i janė dorėzuar tė pandehurit Indrit Aliu. Mė pas mė kot ėshtė pritur qė tė bėhej akordimi i fondeve, por kjo nuk ėshtė bėrė asnjėherė.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Mjeshter mir ja ka ba po ce do qe e paskan zbulu..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •