Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    161

    Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”

    Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurojë motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo me shumë optimizën duke shprehur skepticizëm.

    Por në rastin e një 18 vjecari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij.

    I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

    “Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

    Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se cfarë të ofrojë për përdoruesit.

    Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të mesme dhe jeton në qytetin e Leiçesterit në të cilin familja e tij u vendos si emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

    Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

    Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Ëin More” (Ëndërro pak fito shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.

    Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar reçesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

    Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

    Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

    E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund.

    Cka mendoni per kete, dhe desha te di nga eshte ky shqiptari nga shqiperia maqedonia apo kosova e njeh dikush kete ka bere nje pune te shkelqyer
    http://www.top-channel.tv/artikull.p...4061&ref=onews

    www.Timmp.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga number : 27-05-2010 më 13:15

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Interesante me erdhi shikova edhe unë pakës dhe ajo qe me beri me tepër përshtypje ishte kjo:

    http://www.timmp.com/static/about.php

    http://www.timmp.com/assets/images/vaag.png

    A po me duket mua a është Skënderbeu ne sfonde?


    Sa për pyetjen number, Gashi ne Kosove ka shume, ama Marsel jo, me duket se është nga Shqipëria. Gjithsesi i uroje fat shqipes
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    Ooooo sa mirë me qenë SHQIPTAR.
    Me respekt,

    Valdet Shala

  4. #4
    Lum ajo familje qe ka femije te tille
    uroj ky femije te behet shembull per moshataret e tij
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-05-2010
    Postime
    192
    ketij bravo i qofte, por google deri tani nuk e sfidon dot.

    sapo e provova motorin e kerkimit te tij, nuk mi gjen dot faqet qe mi gjen google.

  6. #6
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Bravo cunit .

  7. #7
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Gazetaret e Top Channel... jane vetem ca injorant dhe asgje me teper.
    Ketij bravo i qofte qe merr iniciativen, por pune e kote me duket nga ana e ketij
    Madje por merr vlera qe normalisht nuk i ka. Google eshte i pamundur per tu konkurruar, dhe aq me pak, duke perdorur vete google per ta bere kete

    Nejse, flluske sapuni ne ajer.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Google eshte i pamundur per tu konkurruar, dhe aq me pak, duke perdorur vete google per ta bere kete
    Kurre mos thoni kurre...

    Njehere e nje kohe njerezit qeshnin si tani edhe thonin qe askush nuk mund te konkurronte Excite apo Lycos... I mban mend njeri keta... Apo Metacrawler, Ask Jeeves etj... pastaj thonin qe askush nuk mund ta kaloje Yahoo... sot thone askush nuk mun te konkurroje google...

    E historia vazhdon....


    Bravo cunit thuaj....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Cka mendoni per kete, dhe desha te di nga eshte ky shqiptari nga shqiperia maqedonia apo kosova e njeh dikush kete ka bere nje pune te shkelqyer

    Nga kosova gashe ne shqiperi dhe maqedoni nuk ka perveqe se ne kosove (Madje gashe nuk ka ase ne kosoven lindore dhe male te zi ....


    Shto ketu edhe faktin si qdo her se ne piedestale te biznesite arrijne vetem kosovaret ,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga drifilon : 27-05-2010 më 15:31

  10. #10
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Kurre mos thoni kurre...

    Njehere e nje kohe njerezit qeshnin si tani edhe thonin qe askush nuk mund te konkurronte Excite apo Lycos... I mban mend njeri keta... Apo Metacrawler, Ask Jeeves etj... pastaj thonin qe askush nuk mund ta kaloje Yahoo... sot thone askush nuk mun te konkurroje google...

    E historia vazhdon....


    Bravo cunit thuaj....
    Fprce, mor burre, ti ke edhe njohuri te shumta nga sa kam pare nga postet e meparshme.... hapi icik source te kesaj faqes..
    Mendon se Googel mund te konkurrohet duke perdorur google api?
    Pastaj:
    "Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij"

    6 milion paund nuk perbejne as 1% te aksioneve te google.. lol, vetem nese je naiv mendon ndryshe, ky ska per te vajt me shume larg...

    Google eshte me teper sesa thjesht nje makine kerkimi, eshte kthyre ne nje folje, stil jete, Kur nuk po e konkurojne Bing dhe Yaho, qe derdhin miliona para, mendoni se nje femije do te arrij ta konkuroje?
    ohh come on, te behemi serioz
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •