Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 120
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Në Kosovë, ofrohen deri në 5.000 euro për një Nokia 1100!



    Në Kosovë, ofrohen deri në 5.000 euro për një Nokia 1100!

    Kujt do t’i kishte shkuar në mendje se një Nokia 1100 do të mund të kushtojë më shumë se një iPhone 4, por kështu është duke ndodhur në Kosovë, ku në tregun e zi kohëve të fundit ky celular po kërkohet me të madhe dhe për të po ofrohen çmime marramendëse.


    Nokia 1100 është një model i prodhuar në fund të vitit 2003 dhe ka disa funksione bazë që e bëjnë një celularë të dobishëm për përdoruesin e thjeshtë. Normalisht ka një çmim të lirë ka variruar prej 30 deri në 50 euro, por kështu nuk është më.

    Por kohëve të fundit në Kosovë ky model specifik është bërë i shumëkërkuar dhe për të po ofrohen sasi të mëdha të të hollave. Për çudi një model të tillë nuk mund ta gjesh as në dyqane të celularëve, që është një argument shtesë për çmimin që po ofrohet për të.

    Burime të PCWorld Albanian kanë bërë të ditur se një celular i tillë tani për tani kërkohet në tregun e Kosovës për një shumë prej 500 deri në 5000 euro, e ka të tillë që thonë se ofertat mund të jenë edhe më të mëdha. Por burimet tona nuk kanë dashur të komentojnë arsyen se pse po kërkohet me një çmim aq marrmendës ky model.

    Ky model që nuk prodhohet më nga Nokia, nëpër botë kërkohet me çmime edhe më të larta. Madje në vitin 2009 kërkesat për të kanë arritur deri në 32.000 dollarë për një model të tillë, por kërkohej vetëm një model specifik i prodhuar në Bochum të Gjermanisë. Sipas dyshimeve të asaj kohe që ende qarkullojnë thuhet se modelet e prodhuara në gjermani kanë një lëshim në softuer që e bëjnë të mundur keqpërdorimin e llogarive bankare, duke anashkaluar sigurinë e tyre. Si të tillë këto modele u bënë shumë të kërkuara nga grupet kriminale në veçanti nga Rusët, Marokenët dhe Rumunët, që kanë shprehur intersimin për të blerë një model të tillë.

    Për shembull në Holandë apo Gjermani, llogaritë bankare online dërgojnë një SMS për të dërguar atë që është e njohur si kodi TAN për vërtetim të identitetit. Por kur një kriminel fut duart në një Nokia 1100 atëherë ai mund ta përdorë lëshimin në softuer që mundëson pranimin e thirrjeve nga çfarëdo numër për të vjedhur detajet bankare dhe për të pasur qasje të plotë në atë llogari. Më pas të gjitha të hollat e klientit janë në duart e pronarit të Nokia 1100.

    Si rezultat i kësaj duket se ofertat e çmendura për të janë paraqitur sërish në skenë. Ka supozime se hakerët Kosovar janë duke ofruar këto shuma të mëdha të hollash për të keqpërdorur në të njëjtën mënyrë llogaritë bankare, por ende nuk ka ndonjë rast të lajmëruar për ndonjë lloj keqpërdorimi të tillë.

    Në anën tjetër një hakerë nga Kosova me pseudonimin boom3rang ka deklaruar për PCWorld Albanian se edhe ai është në dijeni për diçka të tillë.

    “Po kohë më parë një person më pyeti nëse posedojë një model të tillë (Nokia 1100), dhe tha se do të më pagunate 1000 euro për të. Unë pasi nuk e kisha në pronësi këtë celularë thjeshtë për kurreshtje u bëra kinse e kam por i kërkova në vend të 1000 euro, 5000 euro. Më besoni kur ju them, ai ishte i gatshëm të paguante këtë shumë të parave” theksoi ai.

    Boom3rang, më pas bëri të ditur se ka marrë një shpjegim të shkurtër për atë se pse po vlerësohet kaq shumë ky celularë dhe ai ka marrë një përgjigje shumë të thjeshtë që dallon pak prej asaj që u tha më lartë.

    “Disa celularë të këtij modeli 1100 (padyshim që bëhet fjalë për modelet e prodhuara në Bochum të Gjermanisë), kanë një lëshim në softuer që nuk i ofron mundësinë askujt të bëjë vëzhgimin apo përcjelljen e celularit. Si të tilla, këto modele shfrytëzohen në mas të madhe nga grupet kriminale apo nga rrjete të ndryshme terroriste, që ishin të gatshme të paguajnë për këtë pajisje dhe ofertat e tyre kapin shifra prej 25.000 deri në 30.000 dollarë”.

    Sipas tij, kjo është edhe arsyeja kryesore pse po kërkohen këta celularë, në Kosovë dhe nëpër vendet e tjera të botës.

    PCWorld Albanian ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe disa banka, por asnjëra prej tyre nuk dha ndonjë koment në lidhje me këtë gjë. /PCWorld Albanian/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Nga ajo që unë po degjoj është se ofrohen 10.000 deri në 15.000 € për një të tillë, ka edhe aso fjal që thonë se ofrohen deri në 35.000 € por sa është e vërtetë nuk e di?!
    Ajo që kam ndëgjuar nuk dallon nga lajmi shumë nga lajmi që kam sjell vetëm se aty nuk u cek se drita e ketij celulari ka një lloj rreze nga e cila ti mund të nxjerresh para nga Bankomati (kjo vlen për Evropë), normalisht në lajm u cek kjo gjë por nuk permendi faktin e rrezes që përmban drita e ketij celulari.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    eshte hap ky lajm ne cdo ane

    duket se o gjo e vertete ngase dhe mua me kerkuan tu gjej deri ne 10.000 cel. te tille.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Qe ky telefon është i mirë për Kosovën se e ka dritën përpara kur shkon rryma se send tjetër nuk vyen.

    E ka një daj i imi një kësi në Kosovë, po deshi me ble dikush lajmërohuni se e shet me 4.999,90 €uro.






    _


    Interesant. Për kuriozitet kërkova ne Internet për një telefon të tille dhe ajo çfarë gjeta me befasoi: "NOKIA 1100 MADE IN GERMANY" Çmimi: 3000 Euro.
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 13-07-2010 më 12:28

  5. #5
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Është çudi se nga ketu (Prishtina) deri në Shkup ka njerëz që kanë kerkuar model të tillë dhe nuk kanë gjetur, aq i përhapur është lajmi sa që nuk mbetet vend për të kerkuar, për Gjermani mos u lodhni sepse kam kontaktuar edhe vet.
    Ajo që më intereson tani është se a ka gjasa që në ndonjë shtet të Evropës të mos këtë arritur lajmi?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    E morra për tallje, po kjo çfarë po shoh s'po ju besoj syve.

    http://cgi.ebay.at/NOKIA-1100-made-G...item255bd5486f

    18 mijë euro dhe ende nuk ka përfunduar...

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kur arrin cmimi ne 30.000 me lajmeroni ne mp

    Ndermjetesi i merr 10%

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    haj medet haj 5 copa i kam pas e i kam gjujt lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Kur arrin cmimi ne 30.000 me lajmeroni ne mp

    Ndermjetesi i merr 10%
    Hahahahahaha pse a e ki naj njo a?
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    E morra për tallje, po kjo çfarë po shoh s'po ju besoj syve.

    http://cgi.ebay.at/NOKIA-1100-made-G...item255bd5486f

    18 mijë euro dhe ende nuk ka përfunduar...
    Po veç mos harro se duhet të jetë "Made in Germany" ngase të tjerët nuk kryejn punë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •