Starton sot Festivali i pare Ballkanik i Teatrit

Nis sot per here te pare ne vendin tone, festivali ballkanik i teatrove, ku do te marrin pjese trupa nga Shqiperia, Kosova, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja e Serbia. “Ky festival po pritet me nje jehone shume te madhe ne Ballkan, sepse ideja e ketij festivali eshte shume ndryshe nga gjithe festivalet rajonale apo kombetare qe jane bere deri tani ne vendin tone. Do te vijne shfaqet me te mira te shteteve te Ballkanit dhe do te zgjidhet shfaqja me e mire e vitit”, tha presidenti i ketij festivali, regjisori Gezim Kame, sipas se cilit “nuk ishte aspak e lehte te organizoje nje festival te tille”. Mesohet se ne 6 netet e ketij festivali, per publikun do te vijne shfaqje nga autore te njohur nderkombetare, si Gogol, Ionesko apo Pirandelo. Nderkaq, mes 8 shfaqjeve Shqiperia do te perfaqesohet ne kete kompeticion nga tragji-komedia e shfaqur ne TK pak kohe me pare, “6 personazhe kerkojne autor”, e Luigi Pirandelos, nen regjine e Mehmet Xhelilit, si nje nga veprat me te rendesishme te dramaturgjise boterore te shekullit te 20-te. Festivali i teatrit profesionist ballkanik, ne mbremjen e fundit te tij do te zgjedhe regjisorin me te mire te vitit, skenografin, aktorin dhe aktoren me te mire. Sipas Kames, synohet qe ky festival te kthehet ne tradite, duke shpallur cdo vit shfaqjen me te mire te Ballkanit, regjisorin apo aktoret e vitit. Shfaqjet do te jene te hapura edhe per publikun, edhe pse nje pjese e madhe eshte rezervuar permes ftesave.

KJ