Shkeputur nga www.ardhmeriaonline.net

Humanizmi... kjo temė ėshtė mė gjithėpėrfshirėse pasi ėshtė pėr tė gjithė njerėzimin, pa bėrė dallime racore, shoqėrore dhe fetare. Tė jesh humanist do tė thotė t’i duash njerėzit, t’u dėshirosh tė mirėn dhe lumturinė, tė jesh i dhembshur me ta, tė urosh udhėzimin dhe gėzimin e tyre. Ajo qė na bashkon me tė gjithė njerėzit e tjerė, ėshtė pikėrisht fakti qė jemi njerėz dhe qenie humane.

Nuk ka gjė mė tė bukur se tė kesh zemėr tė gjerė dhe tė madhe, e cila i nxė tė gjithė. Njė zemėr e tillė, kudo qė tė ndodhet mendon si t’u falė gėzim dhe lumturi tė tjerėve. Ajo mendon pėr njė nėnė me jetimė, pėr njė nevojtar si ta ndihmojė, pėr njė tė moshuar tė braktisur, pėr jetimėt nė jetimore, pėr dikė qė nuk e njeh Zotin si ta lidhė me Krijuesin, pėr njerėzit si t’i ndihmojė dhe t’u falė gėzim etj...

Nuk mund tė ndihesh i lumtur, veēse duke i dashur njerėzit dhe duke ua uruar lumturinė ashtu siē e uron pėr veten tėnde. Kjo, edhe me armiqtė dhe kundėrshtarėt e tu, duke u uruar udhėzimin dhe mirėsinė, jo shkatėrrimin dhe skėterrėn e xhehenemit.

Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith:”Askush prej jush nuk e ka besimin e plotė, derisa tė dojė pėr vėllanė e tij, atė qė do pėr vete.”

Lidhur me interpretimin e kėtij hadithi, shumė dijetarė mendojnė se fjala “vėlla” nuk ėshtė vetėm pėr vėllanė nė fe. Ajo pėrfshin vėllazėrinė e tė gjithė qenieve njerėzore. T’u duash tė mirėn, do tė thotė tė shpresosh dhe urosh udhėzimin e tyre, jetėn e paqtė dhe nė siguri, tė jenė tė lidhur me Zotin dhe ta adhurojnė atė, suksesin nė jetė, lumturinė, familje tė konsoliduar etj… Sot nė perėndim lindin fėmijė nga bashkėjetesa mes dy personave, fėmijė tė cilėt shpesh herė u dorėzohen qendrave sociale. Fėmijė tė tillė rriten pa pėrkujdesjen prindėrore dhe mua si njeri, mė vjen keq pėr ta dhe duhet t’u dua tė mirėn.

Profeti a.s e la tė papėrcaktuar termin “vėlla” me qėllim qė tė pėrfshijė tė gjithė njerėzit. Ėshtė Ai qė ju krijoi nga njė njeri i vetėm (Ademit)

Hadithin e mėsipėrm ėshtė mirė ta kemi tė gdhendur nė zemrat tona. Sa herė tė shihesh nė pasqyrė, mendoji gjėrat qė ia uron dhe ia dėshiron vetes. Mandej, heto nėse kėto mirėsi ia uron tė gjithė njerėzve apo jo. Zbatoje kėtė hadith pėr njėzet e njė ditė nė Ramazan.

Lidhur me lumturinė, njerėzit ndahen nė katėr kategori:

I pari, ėshtė njė njeri i lumtur. I dyti, ėshtė njė i lumtur por qė kėrkon t’i lumturojė dhe njerėzit e tjerė. I treti ėshtė i vuajtur. I katėrti, ėshtė i vuajtur dhe uron qė tė gjithė njerėzit tė vuajnė si ai. Cilės kategori i pėrket ti o vėlla dhe oj motėr? Uroj qė t’i pėrkisni kategorisė sė dytė. I mjeri ti po t’i pėrkasėsh kategorisė sė katėrt. Ai jo vetėm qė vuan dhe nuk ndihet i lumtur, por kėtė kėrkon t’ua pėrcjellė dhe tė tjerėve. Ai kthehet nė njė pėrbindėsh pėr gruan e tij, fėmijėt, familjarėt dhe njerėzit qė e rrethojnė.

”Askush prej jush nuk e ka besimin e plotė, derisa tė dojė pėr vėllanė e tij, atė qė do pėr vete.”

ēifutėt e Medines qenė sjellė shumė keq me tė dėrguarin e Zotit a.s dhe myslimanėt e tjerė. Ata nuk linin rast pa komplotuar kundėr Profetit a.s.

Njė ditė, Profeti a.s ishte ulur bashkė me shokėt e tij. Nė njė moment, aty pranė kalon njė xhenaze me njerėzit qė e pėrcillnin pėr nė varrezė. Menjėherė Profeti a.s ngrihet nė kėmbė, si shenjė respekti. Disa nga shokėte tij, duke menduar se Profeti a.s nuk e di se pėr kė bėhej fjalė i thanė:”O i dėrguar i Allahut! Ajo ėshtė xhenazja e njė ēifuti.” Profeti a.s iu pėrgjigj:”Po a nuk ishte njeri?!”

Interpretimi im lidhur me kėtė hadith, ėshtė se ēdo qenie humane meriton tė respektohet. Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran, lidhur me kėtė koncept:“ “O njerėz! Frikėsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej njė njeriu..” (Nisa, 1)

Tė gjithė ne kemi njė preardhje tė pėrbashkėt, njeriun e parė Ademin a.s, i cili u krijua nga dheu i tokės. Thotė Profeti a.s:”Tė gjithė ju rridhni nga Ademi, kurse vetė Ademi rrjedh nga dheu.”

T’u duash tė gjithė njerėzve tė mirėn, nuk do tė thotė tė heqėsh dorė nga e drejta jote, tė lejosh tė zaptohen tokat e tua, tė lejosh tė shtypet populli yt dhe tė nėpėrkėmben vendet e tua tė shenjta.

Thotė Zoti nė Kuran:“O njerėz! Frikėsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej njė njeriu, ndėrsa prej atij krijoi bashkėshorten e tij, kurse prej kėtyre tė dyve krijoi shumė meshkuj e femra.” (Nisa, 1)

Zoti e kishte tė mundur qė tė krijojė shumė burra e gra qė nė fillim, por na krijoi nga njė baba dhe nėnė e vetme, me qėllim qė tė kemi njė origjinė tė pėrbashkėt.

A e ke tė mundur tani tė sillesh me tė gjithė njerėzit nė bazė tė kėsaj origjine tė pėrbashkėt? A mundesh t’i trajtosh tė gjithė njėlloj nė bazė tė origjinės sė pėrbashkėt, si myslimanėt dhe jo myslimanėt? A mundesh tė sillesh si njeri me komshinjtė e tu, me punėtorėt dhe vartėsit, me njė nėnė e cila nuk di si t’i kthejė sėrish fėmijėt e saj qė tashmė jetojnė me ish bashkėshortin e divorcuar? Ka shumė etėr tė cilėt kur divorcohen, bėjnė ē’mos qė t’i mbajnė vetė fėmijėt dhe nuk e lejojnė nėnėn e tyre t’i takojė dhe t’i shohė. Kjo ėshtė njė sjellje jo njerėzore. Si respekt pėr ndjenjat e nėnės, Zoti i ka shndėrruar nė adhurim lėvizjet e Haxheres nė kėrkim tė ujit pėr foshnjen e saj. Sa herė qė tė pish ujė Zemzemi, kujto se ky burim erdhi si pasojė e lutjes sė Ibrahimit a.s pėr familjen e tij.

Secili prej nesh duhet tė bėjė ē’mos qė njė familje tė mos ndahet dhe divorcohet. Pėr kėtė, kemi shembullin me tė mirė tė dėrguarin e Allahut a.s.

Aisheja, gruaja e Profetit a.s kishte njė skllave qė quhej Berire. Ajo ishte e martuar me njė skllav tjetėr, qė quhej Mugith. Njė ditė, Aisheja i fal lirinė Berires, e cila duke qenė e lirė vendosi tė divorcohej nga i shoqi i cili ishte akoma skllav dhe ashtu bėri. Njė ditė, ajo kryente tavafin rreth Qabes, kurse Mugith i shkonte pas duke qarė dhe duke i kėrkuar tė bashkoheshin. Profeti a.s e ndiqte kėtė skenė, bashkė me xhaxhain e tij Abasin. I ēuditur nga kjo, Abasi i tha Profetit a.s:"A e shikon o i dėrguar i Allahut?"

Profeti a.s ia ktheu:"Po o Abas. Pėr Zotin mė ēudit dashuria e Mugithit pėr Beriren dhe urrejtja qė ka Berire pėr Mugith."

Abasi i tha:"A nuk shkon t'i flasėsh o i dėrguar i Allahut?"

Profeti a.s iu pėrgjigj:"Po, do shkoj." Dhe menjėherė, vajti tek Berire tė cilės i tha:"O Berire! A nuk e shikon sa po vuan Mugith? Pėrse nuk qėndron me tė?"

Berire e pyeti:"A po mė urdhėron o i dėrguar i Allahut?"

Profeti a.s iu pėrgjigj:"Jo, unė jam thjesht ndėrmjetės."

Berire i tha:"Atėherė unė nuk kam nevojė pėr atė burrė."

Profeti a.s ia ktheu:"Si tė duash."



Humanizmi kėrkohet jo vetėm me njerėzit, por edhe me kafshėt dhe gjallesat e tjera. Sipas Profetit a.s, njė burrė fitoi xhenetin thjesht sepse i dha tė pijė ujė njė qeni tė etur. Ai zbriti nė njė pus tė thellė, mbushi kėpucėne tij me ujė dhe ia ofroi qenit. Zoti u tregua mirėnjohės pėr kėtė vepėr dhe i fali xhenetin. Po kėshtu, njė grua prostitutė, i dha tė pijė ujė njė qeni dhe Zoti ia fali gjynahet qė kishte vepruar.

Zoti ia fali gjynahet, pėr shkak se zemra e saj ishte e mbushur me humanizėm, qoftė dhe pėr njė krijesė si qeni.



Nė historinė qė do tė rrėfejmė mė poshtė, tė gjithė personazhet e saj, me gjithė dallimet, shquhen pė humanizėm tė madh. Unė e kam zgjedhur kėtė histori, pasi personazhet e saj, edhe pse janė nė konflikt me njėri-tjetrin, demonstrojnė humanizėm dhe njerėzillėk.

Ebul As ibnu Rebia ėshtė burri i vajzės sė profetit Muhamed a.s. Hadixheja ishte tezja e tij dhe ishte ajo qė i propozoi pėr t’u martuar me Zejneben. Kjo martesu u realizua para se Profetit a.s t’i besohej misioni i profetit a.s. Me t’u bėrė profet, vajza e tij Zejnebeja besoi nė fenė islame, ndėrkohė qė i shoqi refuzoi. Megjithatė, ata jetonin bashkė dhe duheshin shumė.

Ajo e duroi tė shoqin pėr njėzet vite me radhė, ngaqė martesa e njė muslimaneje me njė jomusliman akoma nuk ishte ndaluar. Ajo vazhdoi si muslimane dhe i shoqi vazhdoi jetėn e tij si jomusliman.

Dy djemtė e Ebu Lehebit, ishin fejuar me dy vajza tė Profetit a.s. Duke qenė se Ebu Lehebi i kishte shpallur armiqėsi Profetit a.s, u kėrkoi djemve t’i divorcojnė dy vajzat e Profetit a.s, si formė presioni dhe lėndimi dhe ashtu ndodhi. Ebu Lehebi nuk u mjaftua me kaq, por vajti dhe tek Ebul As ibnu Rebia dhe i kėrkoi edhe atij ta divorcojė Zejneben, meqė ishte vajza e Profetit a.s, duke i premtuar njė grua tjetėr mė tė mirė. Por ai ia ktheu:”Jo. Unė dhe ajo duhemi shumė dhe shkojmė mirė. Ajo ėshtė vajza e tezes time dhe Muhamedi nuk ėshtė sjellė keq me mua, edhe pse nuk jam nė fenė e tij.”

Profeti a.s dhe myslimanėt migruan pėr nė Medine, ndėrkohė qė Zejnebeja qėndroi nė Meke me bashkėshortin e saj dhe fėmijėt, deri kur ndodhi beteja e Bedrit.

Ebul As ibnu Rebia morri pjesė nė betejėn e Bedrit, luftoi kundėr muslimanėve dhe vetė vjehrit tė tij. Nė fund, beteja fitohet nga myslimanėt dhe Ebul As ibnu Rebia u kap rob prej tyre.

Tė gjithė familjet e robėrve tė tjerė, dėrguan tė hollat e mjaftueshme pėr tė liruar tė afėrmit e tyre. Zejnebeja, duke qenė se nuk i posedonte tė hollat e mjaftueshme, hoqi varėsen e qafės, tė cilėn ia kishte dhuruar nėna, Hadixheja dhe e dėrgoi me kunatin e saj Amr ibnu Rebia.

Kur i erdhi varėsja e mbėshtjellė me njė pėlhurė, ai pyeti:”Pėr cili rob ėshtė kjo?”

Tė pranishmit i thanė:”Ėshtė pėr Ebul As ibnu Rebia.”

Me t’a hapur, Profetit a.s filluan t’i rrjedhin lotė. Me lotė nė sy ai tha:”Kjo ėshtė varėsja e Hadixhes!” Mė pas, Profeti a.s qėndroi nė mes tė muslimanėve dhe u tha:”Kush e ka zėnė rob Ebul As ibnu Rebia?” Njė nga banorėt e Medines u ngrit dhe tha:”Unė o i dėrguar i Allahut” Profeti a.s i tha:”A pranon qė t’ia falėsh lirinė dhe njėkohėsisht, t’ia kthejmė varėsen e tė kthehet nė Mekė? Kjo, pasi Hadixheja gėzon njė status tė veēantė tek unė.” Humanizmi fillon me familjen tėnde.

Banori i Medines u pėrgjigj:’Po o i dėrguar i Allahut.”

Profeti a.s ia zgjati Ebul Asit varėsen dhe i tha:”O biri i vėllait tim! Merre varėsen, kthehu dhe i thuaj Zejnebes t’a respektojė mė shumė varėsen e Hadixhes.”

Mė pas, i tha:”O Ebul As:”A mundem tė tė them diēka mėnjanė?” Pasi ai pranoi, Profetit a.s i tha:”O Ebul As! Zoti mė ka urdhėruar qė ēdo muslimane e martuar me njė jomusliman duhet tė divorcohet. Prandaj a pranon tė ma kthesh vajzėn time?”

Ebul As ibnu Rebia i tha:”Po.”

Edhe pse e kishte tė mundur, Profeti a.s nuk ia kushtėzoi faljen e lirisė me divorcin me Zejneben. Vallė ku jemi ne myslimanėt nė krahasim me humanizmin e Profetit tonė?

Kur Zejnebeja dėgjoi se i shoqi po kthehej nga Medineja, doli dhe e priti jashtė Mekes. Me t’u takuar me tė, Ebul Asi i tha:”Pėrgatitu se duhet tė nisesh pėr rrugė! Unė i kam premtuar Muhamedit se do tė kthej tek ai.”

Lajmi se Ebul As e ka lejuar Zejneben tė shkojė tek Muhamedi a.s, filloi tė pėrhapej nė Mekė. Kėtu, do tė shohim njė qėndrim tjetėr humanist, i cili mua personalisht mė ka lėnė pa fjalė. Kėtė hadith e tregon vetė Zejnebej dhe ai transmetohet nga imam Ahmedi dhe gjendet nė koleksionin e imam Muslimit. Tregon Zejneb:”Tek unė erdhi Hind bintu Utbe – gruaja e cila paguan Vahshin pėr tė vrarė Hamzanė – dhe mė tha:”O Zejneb! Unė e di qė do tė kthehesh tek babai yt! Bota emocionale e grave nuk ėshtė si ajo e burrave, prandaj nėse ke nevojė pėr para ose diēka tjetėr, mė thuaj tė ta jap.”

Tregon Zejneb:”Nė sytė e saj dallova sinqeritet, megjithatė u frikėsova t’i them se dua tė largohem pėr nė Medine.”

Zejneben e shoqėroi pėr nė Medine, vėllai i burrit tė saj, Kinane ibnu Rebia. Kurejshėt i zunė rrugėn dhe refuzuan t’i lejojnė tė nisen pėr nė Medine. Kinane ibnu Rebia bėri gati harkun dhe u kėrkoi tė mos afroheshin, pėrndryshe do i qėllonte. Ebu Sufjani, e tėrhoqi mėnjanė dhe i tha:”Kėta njerėz janė tė nevrikosur dhe gjaknxehtė pas asaj qė u ndodhi nė Bedr. Nėse ajo largohet kėshtu haptazi, ata do tė ndihen tė fyer. Prit pak sa tė ulen gjakrat. Me t’i zėnė gjumi njerėzit, merre dhe dėrgoje tek babai i saj nė Medine. Pėr Zotin nuk dua ta privoj asnjė fėmijė nga prindėri.”

Sjelljet humane dhe prosociale ta zbusin zemrėn. Mė vonė, Ebu Sufjani pranon islamin.

Kėshtu, Zejnebeja morri dy fėmijėt e saj dhe u nis pėr nė Medine. Kur mbėrritėn nė Medine, Profeti a.s gėzohet shumė dhe thotė:”Ebul As ibnu Rebia e mbajti fjalėn me ne.”

Pas gjashtė vitesh ndarje, Ebul Asi niset me njė karvan nga Meka pėr nė Sham. Gjatė rrugės, karvani i tij sulmohet nga njė grup tė rinjsh muslimanė, tė cilėt kėrkonin tė merrnin pasuritė qė kurejshėt u kishin rrėmbyer dhe plaēkitur muslimanėve nė Meke. Ebul Asi arriti t’u shpėtojė kėtyre tė rinjve dhe u arratis. Muslimanėt iu vunė pas, por nuk e arritėn dot pasi ai u fsheh nė Medine. Fjalėt qė Ebul As ishte fshehur nė Medine filluan tė pėrhapen dhe tė gjithė u vunė nė kėrkim tė tij. Ku mund tė fshihej nė Medine Ebul As ibnu Rebia? E ku tjetėr pėrveēse nė shtėpinė e ish gruas sė tij tė dashur?

Ebul As ibnu Rebia vajti tek shtėpia e ish gruas sė tij dhe trokiti derėn. Kjo ndodhte pak para ezanit tė sabahut. Kur Zejnebeja hapi derėn, mbeti e shtangur kur pa tė shoqin e saj nė kėmbė. Ebul Asi i tha:”Mė merr nė mbrojtje dhe me fshih diku. Myslimanėt kanė marrė karvanin e kurejshėve dhe nuk di ēfarė t’ju them.”

Edhe pse besonte nė njė fe tjetėr, ishte armik i Proftit a.s dhe ishte i pėrndjekur, humanizmi i Zejnebes nuk e tradhėtoi, por i tha:”Hyr brenda o Ebul As, ti do jesh nė mbrojtjen time.”

Ajo e la brenda tė flejė, kurse vetė doli jashtė duke pritur tė thirret ezani i mėngjesit. Pasi u thirr ezani, ajo vajti nė xhami tė falej bashkė me gratė tjera. Kur Profeti a.s u ngrit dhe thirri Allahu ekber, pėr tė falur farzin, ndėrkohė qė ai lutej, Zejnebeja thėrreth me zė tė lartė nga faltorja e grave:”O njerėz! Ebul As ibnu Rebia ėshtė nė mbrojtjen dhe besėn time!”

Ajo zgjodhi kėtė kohė, me qėllim qė njerėzit tė mos e kundėrshtonin, pasi ishin nė namaz. Derisa tė pėrfundonin faljen, do tė ishin qetėsuar dhe do tė logjikonin mė drejt.

Pasi pėrfundoi namazin, Profeti a.s u kthye nga muslimanėt dhe u tha:”A e dėgjuat atė qė dėgjova unė?”

Njerėzit u pėrgjigjėn:”Po o i dėrguar i Zotit.”

Profeti a.s u tha:”Pėr Zotin unė nuk di se ē’po ndodh. Por myslimanėt kanė tė drejtė ta marrin nė mbrojtje njė njeri nė hall.”

Mė pas, Profeti a.s u takua me Zejneben dhe i tha:”O Zejneb! Nderoje, pasi ėshtė kushėriri yt dhe babai i fėmijėve tė tu! Por mos prano tė tė prekė, pasi nuk tė lejohet!”

Mandej, Profeti a.s iu drejtua myslimanėve qė i kishin marrė peng karvanin dhe u tha:”Unė u kėrkoj qė brenda mundėsive, t’i kthehet pasuria dhe tė lejohet tė kthehet nė shtėpinė e tij. Por nėse refuzoni, kjo ėshtė e drejta e juaj, pėr tė cilėn nuk u fajėsoj.”

Myslimanėt iu pėrgjigjėn:”Ashtu do tė veprojmė o i dėrguar i Allahut.”

Menjėherė filluan tė mblidhen tė gjithė mallrat e karvanit njė e nga njė, deri nė gjėrat mė tė vogla u sollėn.

Ebul As i mori tė gjithė pasuritė qė muslimanėt ia kishin marrė gjatė sulmit tė karvanit dhe u kthye nė Meke. Me tė arritur atje, ai mblodhi tė gjithė ata qė i kishin dhėnė pasuri pėr tė bėrė tregėti dhe u tha:”O njerėz! Kėto janė pasuritė tuaja! A doni gjė tjetėr?”

Ata iu pėrgjigjėn:”Jo. Ti e ke mbajtur fjalėn e dhėnė.”

Atėherė Ebul As u tha:”Unė dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut fuqiplotė dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij. Tashmė vendi im nuk ėshtė kėtu, por ėshtė nė Medine.”

Pas kėsaj ndodhie ai u nis menjėherė pėr nė Medine, ku arriti nė mėngjes herėt. Pas namazit tė sabahut, xhamia pushtohej nga njė heshtje pasi tė gjithė muslimanėt pėrmendnin Zotin. Nė momontin qė Profeti a.s dha selam dhe tė gjithė filluan tė pėrkujtojnė Zotin nė heshtje, u dėgjua njė zė nga fundi i xhamisė qė thoshte:”O i dėrguar i Zotit! Dje mė more nė mbrojtje, kurse sot kam ardhur tė tė them qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se ti je i dėrguari i Tij.”

E gjithė xhamia oshėtiu nga thirrjet:”Allahu ekber (Zoti ėshtė mė i madhi)!”

Mė pas, Ebul As ibnu Rebia i tha Profetit a.s:”O i dėrguar i Zotit! A mė lejon tė kthehem tek Zejnebeja?!”

Profeti a.s e kapi pėr supi dhe i tha:”Eja me mua!”

Tė dy vajtėn tek shtėpia ku banonte Zejnebeja dhe Profeti a.s i bashkoi sėrish nėn njė strehė.

A ka humanizėm mė tė madhe se kaq? Mėso tė sillesh si njeri me tė gjithė! Mėso tė jesh humanist! Sa mė shumė ta hapėsh zemrėn me njerėzit e tjerė, aq mė shumė tė zvogėlohen hallet dhe problemet e tua.

Nė njė shtet sy Egjipti, njerėzit kanė shumė probleme dhe vuajnė pėr kafshatėn e gojės, megjithatė sjelljet prosociale, altruizmi dhe humanizmi janė nė nivelet mė tė larta.

Transmeton Enes Ibnu Malik se i dėrguari i Zotit a.s ka thėnė:”Nuk e ka besimin e plotė dikush prej jush, nėse fle i ngopur, ndėrkohė qė komshiu i tij fle i uritur.”

Mos thuaj se nevojtarėt dhe hallexhinjtė janė tė shumtė dhe unė nuk di kė tė ndihmoj mė parė. Kjo ėshtė njė nga pusitė e shejtanit qė pėrdor pėr tė larguar nga humanizmi.

Njė ditė, shkon tek Umer ibnul Hattabi njė beduin dhe i thotė:

O Umer, me xhenet u shpėrblefsh

Gruan dhe vajzat mi vish

Tė bėj rixha kėtė ta bėsh

Umeri u ēudit nga kėto vargje dhe i tha:”Po nėse nuk e bėj, ēfarė do ndodhė?”

Beduini ia ktheu:”Atėherė unė do tė largohem.”

Umeri e pyeti:”E nėse largohesh ēfarė?”

Beduini iu pėrgjigj me vargje:

Pėr Zotin pėr kėtė do japėsh xhevap

Atė Ditė kur s’ka vlerė kjo dhuratė

Atė Ditė kur tė drejtohesh

nė zjarr, a xhenet tė dėrgohesh

Umeri shpėrtheu nė tė qara, saqė iu lag dhe mjekra dhe duke iu drejtuar njė shėrbėtori i tha:”Jepja kėtė kėmishėn time, pėr atė Ditė dhe jo pėr vargjet e tij. Pėr Zotin nuk kam kėmishė tjetėr.”



Kalifi Umer ibnul Hattab kishte caktuar ndihma pėr tė gjithė fėmijėt e vegjėl qė kanė filluar tė ushqehen dhe e kanė kaluar periudhėn e mėkimit. Njė natė, teksa kishte dalė pėr tu siguruar se njerėzimi janė tė sigurtė, dėgjon zėrin e njė foshnjeje duke qarė brenda njė shtėpi. Ai vajti pranė derės dhe foli:”Pashė Zotin o motėr, vėre tė flejė foshnjėn!” “Si urdhėron!” dėgjohet pėrsėri njė zė nga brenda. Kur u kthye para se tė shkojė pėr nė xhami, e gjeti pėrsėri foshnjen duke qarė. Vajti tek dera dhe thirri:”Ti qenke nėnė e keqe. Pėrse nuk e vė tė flejė foshnjen?” Kėtė herė gruaja nga brenda thirri:”Mė lėr rehat, pasi Umer ibnul Hattabi u jep ndihmė vetėm fėmijėve qė kanė filluar tė ushqehen. Foshnja ime akoma pi qumėsht gjiri dhe unė dua t’a mėsoj tė ushqehet me ushqime tė tjera, qė tė marr ndihmat e Umerit.” Kjo nėnė, nuk e ushqente foshnjen e saj me qumėsht gjiri, duke dashur ta mėsojė tė ushqehet me gjėra tė tjerė qė tė pėrfitojė nga ndihmat e Umerit. Ajo nuk e dinte qė ai qė i fliste tek dera ishte vetė Umeri.

Tregojnė shokėt e Umerit qė atė ditė nuk e kuptuam ēfarė lexoi Umeri nė namazin e sabahut, pėr shkak tė tė qarit. Pasi pėrfundoi namazin, u kthye nga ne dhe tha:”I mjeri ti o Umer Ditėn e Kijametit! Sa nga foshnjat e muslimanėve ke lėnduar o Umer!” Mė pas u ēua nė kėmbė dhe tha:”O njerėz! Pashi Zotin mos u nxitoni dhe t’i ndani foshnjat nga qumėshti i nėnės para kohe. Umer ibnul Hattabi do i ndihmojė tė gjithė foshnjet e muslimanėve qė lindin.”



Ji human me njerėzit qė i njeh dhe me ata qė nuk i njeh.

Tregon Umer ibnul Hattabi:”ēdo ditė pas namazit tė Sabahut, Ebu Bekri zhdukej nė njė nga lagjet e largėta tė Medines, pa e ditur se ēfarė bėn atje. Njė ditė e ndoqa dhe pashė qė hyri nė njė shtėpi tė vjetėr. Pas njė farė kohe, ai doli qė andej dhe u largua. Menjėherė unė hyra brenda dhe gjeta njė grua tė moshuar tė verbėr dhe dy fėmijė tė vegjėl. Unė e pyeta:”Kush je ti?” Ajo u pėrgjigj:”Babai i kėtyre dy fėmijėve ka vdekur, kurse unė jam e verbėr dhe e lodhur. Nuk kemi asnjė njeri qė tė kujdeset pėr ne.” Unė e pyeta sėrish:”Po ai burri qė sapo doli, kush ėshtė?”

Gruaja u pėrgjigj:”Nuk e dimė. Ai vjen ēdo ditė, pastron shtėpinė, pėrgatit mėngjesin dhe mjel delet.”

Umerit i rrodhėn lotė dhe tha:”Po i lodh Kalifėt qė do vijnė pas teje o Ebu Bekr.”



Tregohet se njė nga shokėt e Profetit a.s shihej gjithmonė i mėrzitur dhe i pėrlotur. Njė ditė, Profeti a.s e pyet mbi shkakun e mėrzisė dhe hidhėrimit. Ai i pėrgjigjet:”O i dėrguar i Allahut! Para islamit, unė kam bėrė njė gjynah tė madh dhe kam frikė se nuk do ma falė Zoti.” Profeti a.s e pyet:”Pse, ēfarė ke bėrė?”

Burri u pėrgjigj:”O i dėrguar i Allahut! Unė kam qenė nga ata qė varrosnin vajzat e tyre pėr se gjalli. Njė herė, mė lindi njė vajzė dhe gruaja mu lut qė tė mos e varros dhe pranova. Vajza u rrit dhe ishte shumė e bukur, saqė ata qė e kėrkonin filluan tė shtohen. Pėr shkak tė fanatizmit tė verbėr, e kisha tė pamundur ta shoh si grua tė dikujt dhe po aq tė vėshtirė e kisha ta mbaj nė shtėpi beqare. Njė ditė i thashė gruas:”Dua tė shkoj nė filan fis tė vizitoj tė afėrmit, por dua tė marr me vete dhe vajzėn, prandaj bėje gati.”

Gruaja u gėzua, e bėri gati dhe mu lut qė ta mbaj besėn qė i kisha dhėnė kur lindi, qė nuk do e gropos pėr sė gjalli dhe unė e sigurova pėr kėtė. Gjatė rrugės, u afrova pranė njė pusi tė thellė dhe herė shihja pusin herė vajzėn. Ajo e kuptoi se ēfarė kisha ndėrmend dhe mu ngjit pėr trupi duke qarė dhe duke mu lutur. Mua mė erdhi keq dhe e lashė. U afrova sėrish tek pusi dhe mė pushtoi sėrish fanatizmi. Vajza mu afrua dhe duke qarė mė lutej:”O baba! Mos e shkel fjalėn qė i dhe nėnės! Mos e bėj kėtė tė lutem!” Mua mė erdhi keq dhe e lashė sėrish. Mandej, u afrova tek pusi dhe kėtė herė shejtani mė shtyu drejt saj, e kapa dhe e hodha me kokė nė pus. Ajo thėrriste nga brenda pusit:”O baba! Mė vrave.” Unė qėndrova pranė pusit derisa u shua zėri i saj, mandej u largova.”

I dėrguari i Zotit u pėrlot nga kjo qė dėgjoi dhe i tha:”Nėse do urdhėrohesha t’i ndėshkoj njerėzit pėr veprat qė kanė bėrė para islamit, ty do tė ndėshkoja tė parin.”

Ji humanist qė tė shijosh lumturinė e kėsaj bote dhe duaj pėr njerėzit, atė qė do pėr vete.