E Hėnė, 23 Gusht 2010; 12:21
"Muslimanėt kanė bėri njė punė tė mrekullueshme. Kjo xhami ėshtė dritė e Uticas dhe unė jam shumė i kėnaqur qė e kemi." thotė bashkiaku Roefaro.
Derisa fushata kundėr ndėrtimit tė Qendrės Kulturore Islamike nė New York ėshtė nė rritje, banorėt e Uticas me krenari dhe krahė hapur pranojnė renovimin e kishės sė vjetėr dhe tė braktisura metodiste dhe adaptimin e saj nė xhami.
Me fjalė tė tjera, qyteti Utica ka inkurajuar rindėrtimin dhe rinovimin e ndėrtesės sė vjetėr, kishės (Trinity United Methodist Church), nė xhami. Dy vjet mė parė kjo ndėrtesė ishte nė gjendje aq tė keqe sa qė qyteti ka urdhėruar prishjen e saj tė menjėhershme. Megjithatė, bashkėsia muslimane nė Utica me anė tė negociatave me bashkiakun e qytetit ia doli ta blejė kėtė kishė tė braktisur pėr njė shumė simbolike. Procesi i rindėrtimit dhe renovimit tė kishės sė braktisur zgjati dy vjet, gjė qė ky objekt mė nė fund ka marrė njė pamje plotėsisht tė re, tė brendshme dhe tė jashtme. Me njė zbukurim tė ndritshėm dhe me bukurinė e saj, kjo xhami tejkaloi tė gjitha objektet e qytetit Utica.
Imami Ahmedin Mehmedoviē duke folur nė lidhje me gjendjen e mė parshme tė objektit tha: "Objekti ishte nė gjendje shumė tė keqe. Kulmi pikonte nga tė gjitha anėt, ndėrsa bazamenti ishte pėrplot me ujė."
Pjestarėt e Bashkėsisė Islame tė Uticas nuk janė ankuar pėr kohėn e tyre, e as pėr shpenzimet. Nė vazhdimėsi, vullnetarisht kanė punuar nė kėtė projekt qė nga viti 2008. Gati gjysmė milioni dollarė tashmė janė investuar nė renovimin e kishės, e cila daton nga vitet 1800, nė xhaminė e tanishme.
Bashkiaku i Uticas, David Roefaro tha: "Muslimanėt kanė bėrė njė punė tė mrekullueshme nė rinovimin e kėsaj ndėrtese. Ata me punėn e tyre tė palodhshme ia dolėn qė perlėn e 1800-ės, me tė cilėn banoret e atėhershėm tė Uticas ishin shumė krenar, ta kthejnė pėrsėri nė njė perlė tė shkėlqyer dhe tė ēmuar me tė cilėn banorėt e tanishėm tė Uticas janė krenar. Kjo xhami ėshtė dritė e qytetit dhe unė jam shumė i lumtur qė e kemi."
Pėr fat tė keq, mendimin e tij nuk e ndajnė tė gjithė. Kundėrshtimet pėr ndėrtimin e Qendrės Kulturore Islame nė afėrsi tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė, e ashtuquajtura "Ground Zero" vazhdon tė rritet.
Gjatė kėsaj kohe bashkiaku i qytetit Utica, David Roefaro thotė se e mirėpret praninė e njė xhamie nė qytetin e tyre, dhe apelon qė edhe tė tjerėt tė bėjnė tė njėjtėn gjė: "Unė besoj se xhamia nė New York do tė ndėrtohet, respektivisht tė rindėrtohet, sepse ajo ėshtė ndėrtesė e vjetėr Burlington Coat Factory" tha Roefaro. "Unė besoj se xhamitė mund tė ndėrtohen aty ku dėshirojnė anėtarėt e saj, nė kėtė rast kjo ėshtė tre blloqe larg nga Ground Zero."
Imam i xhamisė fton tė gjithė banorėt e Uticas pėr ta vizituar xhaminė dhe thotė: "Kjo do tė jetė njė mundėsi e madhe pėr tė parė se ēfarė aktivitete mbahen nė xhamia". Duke shtuar: "Pėr mua kjo ishte njė kėnaqėsi e veēantė pėr tė ndarė pasurinė dhe bukurinė e besimit tim me tė tjerėt dhe sinqerisht shpresoj se do tė jem nė gjendje qė kėtė ta vazhdoj edhe nė tė ardhmen."
islamgjakova.net
Krijoni Kontakt